Arrestohet Mozzik, këto janë detajet e para

Reperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin e Prishtinës.

IndeksOnline mëson se Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë. Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet e bazuara për prejardhjen e dy orëve luksoze, që kapin vlerë të larta.

Në rrjetet sociale ditën e sotme, ai ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.

Njëra nga orët të cilat i bleu reperi, karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. /IndeksOnline/

Sa lek i kushton shqiptarëve krijimi i Diellës? Chat GPT jep faturën

Ky përllogaritje, sipas ekspertit, tregon se ngritja e një inteligjence artificiale që merr rolin e një drejtuesi politik nuk është vetëm një eksperiment teknologjik, por edhe një sfidë ekonomike e përmasave të mëdha.

“I bëra një pyetje të thjeshtë si user i thjeshtë. Më jep një mendim sa mund të kushtojë Diella, inteligjenca artificiale, e para ministër në botë. Ja si ndahet kostoja e përafërt:

infrastrukturë teknologjike (superkompjuterë, GPU farms, të tipit H100) çmimi nga 100 deri në 300 milionë euro vetëm për hardware. Cloud dhe server të dedikuara, çmimi është 20-50 milionë euro në vite.

100 milionë euro vetëm paga. Dhe duhet një ekip prej 300-500 personash. Fushata, edukimi dhe adaptimi social se duhet dhe kjo normale, 10-30 milionë euro. Ndërgjegjësim publik, 5-15 milionë euro.

Pra, totali i përafërt thotë, 400 milionë euro deri në 1 miliardë euro fillimisht, plus 100-200 milionë euro në vit për mirëmbajtje”, tha Progni.

“Rrëzoi pretendimet kryesore të prokurorisë”/ Dëshmia e James Rubin, reagon gazetari: Më e besueshme se…

Ditën djeshme në Gjykatën Speciale të Hagës ka dhënë dëshminë e tij James Rubin, ish-zyrtar i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

I ftuar në një studio televizive gazetari nga Kosova Behxhet Begu, bëri një analizë të shkurtër të dëshmisë së djeshme të dhënë në Hagë nga James Rubin duke theksuar se deklaratat e tij do të ndryshojnë rrjedhën e gjykimit.

“James Rubin është personalitet i jashtëzakonshëm ai ka qenë zv,sekretar i Madeleine Albright. Ajo e kishte ngarkuar si njeriu kryesor që do merrej me marrëveshjen e Rambujesë dhe që do të bindte delegacionin shqiptar për të pranuar marrëveshjen. Ai ka rrëzuar pretendimin kryesor të prokurorisë.

Ai e përshkruajti Thaçin dhe Krasniqin si dy njerëz të moderuar që nuk kishin fuqinë në konferencën Rambujesë të firmosnin marrëveshje se komandantët e zonave kishin paralajmëruar që nuk do ta respektonin një marrëveshje të tillë. Thaçi kërkoi ndërprerje të konferencës për të shkuar në Kosovë për tu konsultuar me komandantët e zonave.

Dëshmia e Rubin është më e besueshme se të gjitha dokumentacionet e gjykatës Speciale në Hagë. Kjo ndryshon gjithçka, pasi trupi gjykues nuk mund të anashkalojë një dëshmi të një ish-zyrtari amerikan të shtetit.”

Sakaq, gazetari Behxhet Begu komentoi dhe protestën madhështore të mbajtur ditën e djeshme pranë selisë së Gjykatës Speciale në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej vitesh po hetohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Behxhet Begu u shpreh se shqiptarët janë ndjerë të ofenduar nga tendenca e gjyqtarëve apo prokurorëve të Hagës të cilët përpiqen të barazojnë krimet serbe me luftën për mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës.

“Njerëzit ndihen të ofenduar kur barazohet krimi. Shqiptarët e Kosovës ishin viktima. Rubi ne tha dje që ne ishim në anën e viktimës. Nga Kosova u dëbuan më shumë se 1 milion shqiptarë. Të ngrihet një aktakuzë dhe të tentohet të barazohet krimi që ka bërë Serbia me ne, i ka ofenduar shumë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës.”

Atentat shqiptarit në Kanada, 43-vjeçari ekzekutohet në një qendër tregtare, gjendet i pajetë brenda në makinë

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat në Toronto të Kanadasë. Viktima eshte identifikuar si Paulin Harusha, 43 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, të autoriteteve 43-vjeçari Paulin Harusha ndërroi jetë në vendngjarje, pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për t’i shpëtuar jetën.

Harusha u gjet i qëlluar me armë brenda një automjeti, ndërsa ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Victoria Park Avenue dhe Sheppard Avenue East, rreth mesnatës së të shtunës.

Sipas dëshmitarëve, autorët e dyshuar janë larguar nga vendngjarja me një automjet, përpara se të mbërrinte policia.

Në një konferencë për shtyp të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos deklaroi se motivi i krimit mbetet ende i panjohur.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të kontaktojnë policinë.

Tërmet Peçi shuan heshtjen për skandalin s▪︎k sua|: U publikua në periudhë zgjedhore

Në një intervistë në DritareTV, Tërmet Peçi ka folur për herë të parë pas shpërthimit të lajmit për akuzat për abuzim seksual që dolën pak orë para zgjedhjeve të 11 majit.

Ai e ka konsideruar lajmin si “të shpifur” dhe ka treguar se publikimi i tij në atë moment ishte i qëllimshëm:

“Pak ora para kutisë së votimit nxorën një lajm shumë të shpifur. Kjo më ka ngacmuar. Mund ta kishin nxjerrë më parë, por pritën atëherë. Por ky lajm nuk ndikoi fare, sepse atje ku unë jetoj më njohin shumë mirë.”

Peçi ka kujtuar gjithashtu ngjarje të ngjashme që kanë ndodhur rreth 10 vjet më parë, kur portalet kishin publikuar lajme për fëmijët e tij asokohe adoleshentë:

“Para disa vitesh portalet po ngacmonin fëmijët e mi, që ishin adoleshentë. I gjeta numrin drejtuesit të portalit, e mora në telefon edhe më tha: ‘E di si është puna o kryetar, lajmi yt shitet.’ Pse ore me mua do bësh lekë ti? Këtu shteti vetë duhet të vërë dorë. Nëse ke diçka nxirre dhe unë përgjigjem. Por jo të më baltosësh vetëm për klikime.”

Ai ka theksuar se përdorimi i lajmeve të tilla për përfitime politike nuk është rruga e duhur:

“Kjo nuk është rruga e duhur, të baltosësh dhe të bësh politikë. Nëse do të bësh politikë, përballu me njerëzit.”/Marrë nga Dritare.net

Kujtojmë se para fushatës së 11 Majit, një histori mes një punonjëseje bashkie dhe deputetit, Termet Peçi, qarkulloi në rrjete, si një aferë seksuale.

Në media u raportuan variante të shumta, madje u tha se bashkëshorti i punonjës së Bashkisë kishte kryer edhe një kallëzim penal ndaj kandidatit për deputet.

“Rashë në KURTH…”/ Reagimi i parë i Eva Muratit pas KOMENTEVE për dasmën e Genar Topallit

Moderatorja e sportive, Eva Murati, ka bërë një reagim ekskluziv për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, rreth një komenti që ka bërë bujë për dasmën e ish-partnerit të saj, Genar Topalli.

Moderatori i njohur e ka kontaktuar Evën për të qenë pjesë e programit, për të folur rreth komentit të saj që tashmë është bërë viral në rrjetet sociale.

Në komentin e saj, Murati përmendte lekët e vjedhura nga fondet publike si dhe linte të kuptonte që Genari e ndiqte çdo ditë, madje një gjë të tillë e kishte bërë edhe një ditë para dasmës së tij me Cindy Marina.

Moderatorja nuk ishte e pranishme në studio me Sharkën, por ky i fundit lexoi një mesazh që Eva i ka dërguar në lidhje me këtë:

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”

“Mos i jepni karkaleca këtij” / Petrit Qoli: Jam duke υdekur nga turpi, se na plasët. Po na vrisni për së gjalli, po më shkatërroni

Dhjetë ditë pas u dërgua me urgjencë në QSUT, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, u shfaq në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë”.

Në dukje Dumani nuk përcillte asnjë shqetësim, ndërsa u përshëndet mes buzëqeshjes dhe batutave me avokatët para nisjes së seancës.

Seanca nuk u zhvillua normalisht për shkak të mungesës së disa prej avokatëve në proces. Situata u tensionua kur palët diskutuan mbi zhvillimin ose jo 2 herë në javë të seancës. I pandehuri Petrit Qoli shpërtheu ndaj gjykatës, duke kërkuar ritëm të procesit.

“Po kryeni gjenocid individual nga padrejtësia e drejtësisë unë kam vetëm një hall zonja kryetare, infarktin. Ai nuk të pyet. Nuk vjen me zhurmë. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi, se na plasët.

O prokuror po na vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni”, tha Qoli.

Në përfundim, duke ju referuar Dumanit, Qoli shtoi:

“O prokuror mos i jep karkaleca këtij se ky maksimumi makarona ha”.

Seanca e radhës u shty për me 18 shtator.

E TRISHTË/ Ndërron jetë operatori i njohur i RTSH-së!

Pas një sëmundje të rëndë dhe të shpejtë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pushoi së rrahuri zemra e një prej kameramanëve më të mirë të medias.

Ervin Hoti prej 22 vitesh kontribuoi në realizimin e qindra programeve televizive, duke nisur nga programet e thjeshta e deri te spektaklet.

Ai ishte një nga “sytë” më cilësor me anë të të cilit publiku ka parë dhe shijuar prodhimet e RTSH-së për më shume se dy dekada.

Ervini karakterizohej nga korrektësia dhe intuita krijuese në çdo aspekt të punës.

Dikur e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Eva Murati për dasmën e ish-partnerit: Me paratë e…

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e zhvilluar në Romë, është kthyer në një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit.

Ceremonia përrallore me luks dhe të ftuar VIP bëri bujë në rrjetet sociale, duke sjellë qindra reagime nga publiku.

Por vëmendjen e mori edhe moderatorja sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit, e cila u përfshi në një debat të zjarrtë pas një videoje të saj që u bë virale në TikTok.

Ndjekësit komentuan duke aluduar për xhelozi, madje njëri sugjeroi se Murati do të kishte dashur një dasmë të tillë luksoze. Moderatorja reagoi pa dorashka, duke lëshuar një deklaratë të fortë:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”.

Menjëherë pas kësaj, ka ardhur një deklaratë tjetër e Eva Muratit, ekskluzivisht për “Live From Tirana”. Eva shkruan:

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth.

Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme.

E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.

“Unë i di me emra të gjithë”/ Deklarata e bujshme e gazetarit Milaim Zeka: Kam përgjime të gazetarëve shqiptarë në…

Gazetari Milaim Zeka ka bërë një deklaratë të bujshme në një emision televiziv, duke pohuar se disponon përgjime të gazetarëve shqiptarë të përfshirë në skema bashkëpunimi me ambasadën serbe në Tiranë.

“Unë njoh me emër dhe mbiemër çdo gazetar shqiptar që ka shkruar kundër UÇK-së dhe luftës së Kosovës, të paguar nga shërbimi sekret serb. Ka qenë një armatë e tërë gazetarësh në Shqipëri që merrnin lekë nga ambasada serbe. Ata janë superaktivë edhe sot, i ke nëpër studio televizive,” – u shpreh Zeka.

Ai theksoi se disponon dokumente komprometuese: “I kam në dorë edhe përgjimet e ambasadës serbe. Njërit, për shembull, botuesit të gazetës Bota Sot ia kam publikuar dosjen. Ai ka qenë me mision në Tiranë. Unë i di me emra të gjithë gazetarët shqiptarë, në çfarë ore kanë hyrë në ambasadën serbe, çfarë instruksionesh kanë marrë, madje edhe përgjimet telefonike.”

Sipas tij, disa prej këtyre gazetarëve vazhdojnë të jenë aktivë edhe sot në media, duke vijuar retorikën kundër UÇK-së dhe duke mos e ndarë atë nga figura e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Unë i di me emrat të gjithë gazetarët shqiptarë, në çfarë ore kanë hyrë në ambasadën serbe, çfarë instruksionesh kanë marrë, përgjimet telefonike. Sot, i ke të njëjtit në studio që shajnë UÇK-në. Nuk e ndajnë Hashim Thaçin, duke thënë se ai gjatë luftës ka qenë hero dhe më tej ka qenë krejt tjetër”, tha Zeka.