6 mυaj ραs m. artesës, g. rυaja zbuΙon se ρse b. υrri i saj nuk dëshirοn të b. ëjë …ks me të

“Unë nuk e njihja historinë e çiftit, që do t’ju rrëfej tani, por më ka prekur shumë. Një ditë, ndërsa isha në punë, një grua mbërriti në zyrat e policisë, e frikësuar.

E përshëndeta dhe e pyeta për të më treguar se çfarë po ndodhte me të dhe kur ajo filloi të fliste, u habita.



Gruaja 20 vjeçe ishte martuar pak më shumë se gjashtë muaj më parë dhe nuk dinte shumë për burrin e saj. Në vendet më të zhvilluara, zakonisht para se të martohesh, njerëzit kalojnë në faza njohëse e pas disa vitesh fillojnë të organizojnë martesën, shkruan ShkodraNews.

Në Indi, nga ana tjetër, prindërit organizojnë gjithçka, ose nuk ju lejojnë të qëndroni së bashku për një kohë të gjatë, sepse ata menjëherë mendojnë për organizimin e gjithçkaje.



Në natën e saj të martesës, burri i tha gruas së tij se ai nuk mund të kishte marrëdhënie me të për shkak të një çështje fetare. Natyrisht, gruaja pranoi vendimin e burrit të saj të ri pa asnjë problem.



Por Minati Hauta, ky është emri i gruas së re, krijoi dyshime për këtë, por vazhdoi ta jetonte jetën e saj si çift, pa thënë asgjë.

Ditët e saj vazhduan normalisht. Derisa një ditë, ndërsa ai po bënte një dush, vajza hyri dhe zbuloi gjithçka që kishin bërë pas krahëve të saj, shkruan ShkodraNews. Ai nuk ishte një mashkull, por një grua që kishte vendosur të martohej me të vetëm për dhuratën që prindërit e saj i kishin dhënë.



E ajo ishte një makinë me vlerë katërqind e tetëdhjetë euro. Në atë vend ato janë shumë para, duke pasur parasysh varfërinë.

Dyshimet e saj më të këqija ishin zbuluar. Nuk ishte për fenë, por vetëm për para.



Minati, në atë pikë vendosi të ndahej, por pati shumë probleme pasi të afërmit e “ish-burrit” e kërcënonin atë.

Një ditë, ajo nuk duroi më dhe shkoi në polici për të denoncuar gjithçka që ata kishin bërë.



Iu desh shumë kohë që ta hidhte këtë hap, ama unë isha shumë e lumtur për të, sepse pas një kohe të gjatë ajo rrëfeu gjithçka dhe u ndje e lirë”.

E pabesueshme, çfarë ndodhi me Hautën, mendoj se kurrë nuk i ka ndodhur askujt tjetër!

Pse nuk ka Autizëm tek femijët e komunitetit rom? Çka ndikon dhe cila është arsyeja që habitë?

Kohëve të fundit, në rrjet është përfolur shumë për një nga temat më të ndjeshme sa i përket shëndetit mendor dhe fizik të fëmijëve, shkruan  Trungu&InforCulture.info

Ajo cfarë ka ngjallur kurreshtje dhe pothuajse habit tek njerëzit nëpër media sociale është pyetja se “A ka fëmijë të komunitetit Rom me autizëm apo sindromën down”.

Me ngritjen e kësaj pyetje, të shumta kanë qenë komentet me pothuajse të njejtën përgjigje, pra gati 90% e komentuesve në shumë rrjete dhe media sociale janë përgjigjur se nuk kanë takuar në jetën e tyre një fëmijë apo të rritur të komunitetit rom që përballet me dy problemet e lartpërmendura, pra me spektrin e autizmit dhe me sindromën down.

Trungu&InforCulture.info ka bërë një analizim të përgjigjeve sa i përket arsyeve që kanë dhënë komentuesit, në pyetjen se cfarë ka ndikuar sipas tyre që fëmijët rom të mos përballen me këto probleme, dhe ajo cfarë kemi hasur më së shpeshti është përgjigja se aryeja qëndron se fëmijët rom, një shumicë e tyre nuk vksinohen, dhe kjo mund të jetë sipas tyre arsyeja kryesore që ata nuk përballen me këto probleme.

Më poshtë mund të shihni disa komente të qytetarëve sa i përket kësaj qështjeje:

Sic mund të shihni nga përgjigjet, shumica kanë qenë të të njejtit mendim, ndërsa një pakicë ka dhënë përgjigje tjera sa I përket aryes, si: krijimi I familjes, pra lindjet në moshë të re, mënyra e jetesës, etj.

Sa i  përket kësaj pyetje nuk ka pasur ende një studim professional, që identifikon dhe bën analizimin e arsyeve që mund të kenë ndikuar që familjet e komunitetit rom nuk përballen me spektrin e autizmit dhe sindromën down.

Për këtë temë, në një video që mund të shihni më poshtë ka folur edhe analisti e konspiracionisti Kosovar Arianit Sllamniku.

Sic edhe njihet, ai është një nga njerëzit që në mënyrë kategorike nuk u beson vaksinave, e sidomos atyre të COVID-19 që në vitet e kaluara ngjallën shumë debate se a duhet të mirren apo jo. Dhe sipas tij, një nga arsyet që nuk ka fëmijë rom me Autizëm, është se ata nuk marrin vaksina.

Shihni videon e mëposhtme:

Kjo është një temë delicate dhe shumë e gjerë, dhe normalisht se pa u bërë studime profesionale dhe pa u dhënë përgjigjet e caktuara nga profeionistë të fushës, nuk mun të themi asgjë me saktësi, mirëpo ajo cfarë mund të themi, është se ky fakt ngjallë habi tek njerëzit, dhe poashtu ngjallë kurreshtje për të mësuar të vërtetën.

Sic dihet shnencërisht, vaksinimi I vazhdueshëm I fëmijëve është një domosdoshmëri që mjekët dhe profesionistët shëndetësor e apelojnë cdo vit, andaj do ishte mirë që të vërtetohej saktë nëse vaksinat janë ato që po ndikojnë në probleme të fëmijëve, dhe prindërit të mos kenë mëdyshje kur vendosin dhe duan të rrisin një fëmijë të shëndetshëm/Trungu&InforCulture.info

EMRI/ Hakeri 33-vjeçar nga Kosova deklarohet fajtor, rrezikon 10 vite burg federal në SHBA

Liridon Masurica, 33-vjeçar nga Gjilani, është deklaruar fajtor për komplot dhe mashtrim me akses në pajisje në SHBA.

Ai ishte administratori kryesor i faqes kriminale BlackDB.cc, e cila operonte ilegalisht nga viti 2018 deri në 2025. Përmes kësaj platforme, janë shitur kredenciale të vjedhura, informacione të kartave të kreditit dhe të dhëna personale. Këto të dhëna janë përdorur për aktivitete të paligjshme si mashtrim tatimor dhe vjedhje identiteti.

Masurica u arrestua në Kosovë më 12 dhjetor 2024 dhe u ekstradua në SHBA. Ai përballet me një dënim maksimal prej 10 vitesh burg federal. Hetimet janë kryer nga FBI në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Rasti po ndiqet nga Prokurori amerikan Carlton C. Gammons.

(Balkanweb)

Hapet rruga për ndërtime në ullishtet dhe pemëtoret e djegura – KKTU firmosi vendimin në muajin gusht

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit i ka hapur rrugën ndërtimeve në pasuritë e regjistruara si “ullishte” dhe “pemëtore”, ku për shkak të zjarreve apo shkaqeve të tjera rezulton të mos ketë pemë, drufrutore apo ullinj.

Me vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, i firmosur në datën 25 gusht, nga kryeministri Edi Rama dhe 9 ministra, thjeshtohet dhënia e lejeve të ndërtimit në këto zona, që përfshijnë edhe shumë ullishte e pemëtore të djegura nga zjarret masive gjatë muajit gusht.

https://youtube.com/watch?v=53FTW_liNu0%3Ffeature%3Doembed

Konkretisht, në vendim përcaktohet se “për të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, në rast se projekt-propozimet shtrihen mbi pasuri me zë kadastral ‘pemëtore’ apo ‘ullishte’, në të cilat nga evidentimi në terren rezulton të mos ketë pemëtore, drufrutorë ose ullinj, subjekti duhet të depozitojë pranë AZHT-së, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, disa dokumente.

Faqja 1 Vendimi
Fajqa 3 Vendimi
Faqja 2 Vendimi
Faqja 1 Vendimi

Fillimisht, duhet të paraqitet një procesverbal i gjendjes faktike të sipërfaqes së tokës ullishte apo me kultura drufrutore në terren, të shoqëruar me foto të gjendjes ekzistuese, i mbajtur nga topografi, i cili deklaron se pasuria e cila është verifikuar, është e njëjta sipas dokumentit të pronësisë, dhe agronomi, i cili verifikon gjendjen faktike mbi ekzistencën ose jo të kulturave drufrutore apo ullinjve.

“Procesverbali nënshkruhet gjithashtu nga pronari i pasurisë apo përfaqësuesi i zhvilluesit të projekt-propozimit,” thuhet në vendim. Në të njëjtin vendim përcaktohet se, pasi agronomi bën edhe deklaratën, për sipërfaqet deri në 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka pemëtore/drufrutorë, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore, brenda 5 ditëve pune.

“Në rast se njësia e vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5-ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse,” thuhet në dokument. Ndërkohë, për sipërfaqet më shumë se 0.1 hektarë, evidentimi bëhet me dy agronomë: njëri nga qeverisja vendore dhe tjetri nga Ministria e Bujqësisë.

Vendimi në fjalë i hap rrugë tjetërsimit të ullishteve, kryesisht në zonën e bregdetit të jugut, duke filluar nga Vlora, Radhima apo edhe Orikumi. E njëjta situatë është edhe në Palasë, Dhërmi, Vuno apo edhe Himarë, ku e gjithë zona në afërsi të bregut të detit është e mbushur me ullinj. Plantacione të mëdha me ullinj apo me pemëtore ka edhe në Qeparo, Borsh apo edhe Lukovë.

Një kapiten shqiptar në Itali, kush është Armir Gjeci, komandanti i ri i Karabinierëve në provincën e Torinos

Në Kompaninë e Karabinierëve të Ivreas ka një komandant të ri. Kapiten Armir Gjeci ka marrë postin e komandantit, duke zëvendësuar kapiten Manuel Grasso, i cili largohet pas katër vitesh në krye të strukturës.

Ky është një tjetër ndryshim që shënon shtatorin për L’Arma në provincën e Torinos, por në Ivrea lajmi ka një peshë të veçantë: këtu, komandanti i kompanisë është një figurë e rëndësishme dhe e pranishme çdo ditë për komunitetin.

Gjeci nuk është një emër i panjohur në uniformë. Pas formimit në Akademi dhe në Shkollën e Oficerëve, ai nisi karrierën në Alcamo të Siçilisë, ku si toger drejtoi Njësinë Operative dhe Radiomobile. Aty u përball me sfida të forta: trafik droge, mikrokriminalitet dhe situata delikate të rendit publik. Por roli i tij nuk u kufizua vetëm në aspektin e represionit. Ai zhvilloi takime në shkolla, duke folur me të rinjtë dhe prindërit për fenomenet e bullizmit, cyberbullizmit dhe rreziqet e drogave. Një qasje që e sheh uniformën jo vetëm si forcë shtypëse, por edhe si prani mbështetëse për komunitetin.

Vitet e fundit ka qenë pjesë e Njësisë Hetimore në Torino, ku ka marrë pjesë në hetime të rëndësishme shpesh të pasqyruara edhe në media. Koleget e përshkruajnë si oficer të vendosur, të saktë, që nuk lë asgjë rastësisë dhe që di të ndërtojë frymë të fortë ekipi.

Tashmë, përpara tij hapet sfida e Ivreas dhe Canaveses, një territor që nga njëra anë ruan qetësinë e qyteteve të vogla, por nga ana tjetër përballet me plagë të njohura: shpërndarje droge, vjedhje, mashtrime ndaj të moshuarve, dhunë në familje. Sfida të cilat paraardhësi i tij, Grasso, i ka përballuar me vendosmëri, duke arritur rezultate konkrete dhe duke krijuar lidhje të forta me institucionet dhe qytetarët.

Për Gjecin, ky është një “kapitull i ri” ku do të duhet të mbajë të lartë nivelin e sigurisë, të forcojë veprimtarinë hetimore dhe, njëkohësisht, të ndërtojë një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me komunitetin. Ditët në vijim ai do të prezantohet zyrtarisht para autoriteteve vendore, por prova e vërtetë do të jetë ajo e përditshmja: të fitojë besimin e njerëzve të thjeshtë, atyre që trokasin në derën e kazermës ose që shohin uniformën si garanci sigurie.

Ivrea dhe Canavese e presin. Sepse këtu, më shumë se kudo tjetër, dallimi mes një komandanti dhe tjetrit nuk matet me ceremoni, por me praninë në rrugë, me mbrojtjen e lagjeve dhe me aftësinë për të dëgjuar qytetarët.

Kërkohet ndihmë për kurimin e kamarieres 25-vjeçare të plagosur në atentatin e Shkodrës, familjarët: S’i përballojmë dot faturat

Familjarët e Meri Kacerrit, 25-vjeçares që mbeti e plagosur në masakrën e Shkodrës teksa punonte në lokalin ku ndodhi atentati, kanë kërkuar ndihmë.

Ata kanë bërë një njoftim për të bërë donacione monetare në “gofundme”, me qëllim kurimin e mëtejshëm të saj.

“Situata është shumë delikate dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, operacione dhe trajtime që shoqërohen me shpenzime të konsiderueshme, ndaj, me vështirësi të madhe, por me dorën në zemër, ju drejtohemi juve, miqve, të njohurve dhe çdo zemre të mirë që mund të japë një dorë.

Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap drejt shpresës, shërimit dhe rikthimit të Merit në jetën e saj të zakonshme.

Mirënjohja jonë është e pafund për çdo mbështetje, qoftë ajo financiare, shpirtërore apo edhe thjesht duke ndarë këtë fushatë me të tjerët.

Le ta ndihmojmë të gjithë bashkë Merin që të ngrihet përsëri në këmbë”, shkruhet në këtë njoftim.

25 vjeçarja ndodhej duke punuar si kameriere në lokalin në qendër të Shkodrës kur u lëshuan plumbat drejt tavolinës së Erogen Vaso (Brajoviç), që ishte dhe shënjestra. Nga atentati mbetën të vrarë dy miqtë e tij, ndërsa vetë ai dhe kamerierja u plagosën.

Top Channel mëson se e reja është në gjendje stabël dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është e nevojshme një ndërhyrje në krahë, aty ku ka marrë plagë, për shkak se ka fraktura.

E reja po trajtohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

I dha Ilir Metës telefonin që të fliste nga burgu me mediat, kërkohet masë disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar masë displinore për avokatin e Ilir Metës, Kujtim Cakranin, pasi ka lejuar ish-presidentin që ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar, të komunikojë me mediat nëpërmjet telefonit të tij.

Në kërkesën drejtuar Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Burgjet akuzojnë avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Ilir Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit.

“Veprimi i avokatit z. Kujtim Cakrani perbën tejkalim te rolit te tij si përfagësues ligjor, duke mundësuar një komunikim publik përmes një procedure jashtë kuadrit formal të miratimeve institucionale. Ai ka anashkaluar procedurat ligjore të kerkimit të miratimit nga organet përkatëse, duke e vendosur institucionin e paraburgimit përpara një fakti të kryer në mënyrë arbitrare dhe të paautorizuar. Kjo sjellje cënon rëndë rendin dhe sigurinë në sistemin penitenciar dhe parimin e barazisë përpara ligjit për të gjithë të paraburgosurit.

Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në referim të nenit 39 dhe neni 40 te Ligjin Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit ne Republikën e Shgipërisë” kërkon nisjen e një procedure disiplinore ndaj avokatit z. Kujtim Cakrani. Pas vlerësimit dhe trajtimit nga ana juaj, kerkojmë të na informoni lidhur me vendimarrjen dhe masën e dhënë ndaj avokat z. Kujtim Cakrani.

Bashkëlidhur po ju dergojmë ne shtojcën 1, transkriptin e bisedes së zhvilluar në emision”, thotë Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve, e cila kërkesën për masë disiplinore ia ka nisur Dhomës Kombëtare te Avokatisë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 11 Shtator 2025

Dashi

Asgjë e veçante për te dashuruarit gjate kësaj dite. Rutina do e pushtoje lidhjen e tyre dhe nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme. Beqaret nga ana tjetër do bëjnë për vete shume persona. E ardhmja e tyre do jete shume me ndryshe se me pare. Sektori i te ardhurave do përballet me surpriza te këqija. Asgjë nuk do ece si ju e kishit mendua, prandaj duhen marre masa strikte.

Demi

Dite e këndshme edhe pse jo e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me realiste se kurrë me pare. Beqaret do bien ne dashuri me një person qe nuk ia vlen për asgjë. Me vone do i vuajnë pasojat. Financat fatmirësisht do jene gjithë kohës te ekuilibruara nuk do ketë probleme apo vështirësi te mëdha.

Binjaket

Asgjë katastrofike nuk do ndodhe sot ne jetën tuaj ne çift, megjithatë duhet thënë se debatet dhe mosmarrëveshjet do ekzistojnë. Te dy do jeni tolerante dhe do zgjidhni gjithçka me qetësi. Beqaret me mire t’ia lënë kohës gjithçka dhe te mos kërkojnë me ngulm te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar do futeni ne një periudhe te privilegjuar dhe me fat.

Gaforrja

Te dashuruarit nuk duhet te nxitohen për asgjë, por duhet te bëjnë mire ti marrin gjerat sa me shtruar qe te mundin. Ne këtë mënyrë nuk do kenë as vështirësi. Beqaret do joshin persona te shumte gjate kësaj dite dhe njërin do arrijnë ta bëjnë për vete. Ai ne fakt do iu përshtatet si ne paraqitje ashtu edhe ne karakter. Financiarisht do keni fat dhe do ndiheni për mrekulli.

Luani

Do i jepni me shume rëndësi se kurrë sot jetës suaj ne çift dhe do mundoheni ta mbani atë gjate gjithë kohës te stabilizuar. Yjet do i keni ne anën tuaj. Beqaret do jene te arsyeshëm dhe nuk do pranojnë çdo lloj takimi. Ne këtë mënyrë ata do shmangin lëndimet. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm me shpenzimet dhe me te organizuar me te ardhurat.

Virgjeresha

Tensioni ne çift do filloje te ulet gjate kësaj dite. Do jeni me realiste dhe do dini te kërkoni falje për gabimet qe keni bere. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një person shume interesant do i magjepse sapo t’ua hedhe sytë. Financat do vazhdojnë te jene delikate edhe pse ju do mundoheni te jeni disi me te organizuar.

Peshorja

Do jeni shume xheloze sot për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do e lini atë te marre fryme lirisht. Kujdes sepse kjo mund te jete mbytëse dhe mund ta beje qe te largohet prej jush. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa asnjë te veçante. Merrini gjerat si t’u vijnë. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes nëse nuk doni te keni probleme.

Akrepi

Kjo dite do jete e vështirë për te dashuruarit. Nuk do merreni vesh aspak me personin qe keni ne krah dhe debatet do jene te forta. Beqaret do jene te pavendosur dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat qe do iu bëhen. Për ta ka gjera te tjera me te rëndësishme. Me financat fatmirësisht nuk do keni probleme te mëdha. Vazhdoni te shpenzoni me mençuri.

Shigjetari

Jeni ne një lidhje? Sot nuk do e lini për asnjë çast vetëm partnerin tuaj dhe marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme. te dy do jepni shume nga vetja qe atmosfera te mbetet e ngrohte. Beqaret do jene joshës, por mendjemadhësia do i beje te tjerët qe te stepen për t’i bere për vete. Ne planin financiar do iu duhet te merrni hua për t’ia dale mbanë.

Bricjapi

Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga yjet. Do e dashuroni ne mënyrë pasionante atë qe keni ne krah dhe mjedisi do behet me emocionues se kurrë. Beqaret vetëm sa do koleksionojnë flirte. Asgjë me shume sesa kaq nuk ka për te ndodhur. Yjet nuk do jene te favorshme për te ardhurat. Kujdes me çdo lloj hapi qe do hidhni.

Ujori

Do jeni shume te qete gjate kësaj dite dhe do e dashuroni partnerin sipas mënyrës suaj. Ai do ndihet mire dhe do ja kaloni për mrekulli. Beqaret do jene te favorizuar ne sektorin e dashurisë. Takimet qe do realizojnë do jene mbresëlënëse. Shpenzimet e konsiderueshme dhe te pamenduara mund t’ua vështirësojnë situatën financiare. Kujdes!

Peshqit

Dite mjaft premtuese dhe emocionuese kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire pranë partnerit tuaj dhe çdo gjë do ece për mrekulli. Pritet edhe ndonjë darke romantike. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për dashurinë e madhe. Sot do ketë vetëm flirte. Financat do ekuilibrohen dalëngadalë, por duhet te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet.

Tronditëse/ V▪︎au në tren me th. ikë 23-vjeçaren ukrainase, autori: Qeveria më ka implantuar diçka në tru, Trump nuk fal

Ka dalë në publik një audio e Decarlos Brown, të dyshuarit për vrasjen me thikë të 23-vjeçares ukrainase Iryna Zarutska në një tren në Charlotte. Audioja u regjistrua pak ditë pas arrestimit të tij dhe tregon Brown duke folur me motrën e tij, Tracey Brown.

Në bisedë, Brown pranon se i ka lënduar dorën gjatë sulmit dhe thotë se nuk e njihte Zarutskën. Ai shton se nuk kishte folur kurrë me të dhe pyet vetë: “Pse dikush do të therë dikë pa arsye?”

Brown pretendon gjithashtu se qeveria i kishte implantuar “materiale” në tru që po kontrollonin veprimet e tij, dhe insistoi se hetuesit duhet të shqyrtojnë këto “materiale” për të kuptuar pse ndodhi sulmi.

Motra e tij e pyeti pse e kishte sulmuar Zarutskën, duke e quajtur ngjarjen të pakuptimtë dhe të dhimbshme, veçanërisht për shkak të historisë së saj. Brown i tha se “materialet” ishin përgjegjëse për veprimet e tij dhe se hetimi duhet të zbulojë motivin.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Donald Trump, i cili kërkon dënimin me vdekje për autorin e masakrës. Zarutska ishte refugjate nga Ukraina, e cila kishte ikur nga lufta në vitin 2022 për të gjetur siguri në Shtetet e Bashkuara. Ajo u sulmua në mënyrë të rastësishme ndërsa ishte ende e veshur me uniformën e picerisë ku punonte, dhe sulmi u kap nga kamerat e trenit.

Autoritetet federale kanë ngritur akuza ndaj Brown për një vepër që shkakton vdekje në një sistem transporti masiv, ndërsa gjykata e shtetit e akuzon për vrasje në shkallë të parë.

Familja e Zarutskës tha se ajo ishte një artiste e pasionuar, e diplomuar në art dhe restaurim në Kiev, dhe u kujtua për kreativitetin, dashurinë për kafshët dhe dëshirën për të mësuar.

Tronditëse! Gjendet i coρëtυar brenda në makinë këngëtari i njohur, ja çfarë dyshohet (Emri+Foto)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Hollywood Hills, Los Angeles, ku policia ka gjetur një trup të copëtuar dhe të dekompozuar

në bagazhin e përparmë të një makine Tesla që i përket këngëtarit të njohur D4vd (David Anthony Burke), autor i hitit botëror “Romantic Homicide”.

Automjeti ishte i braktisur dhe u pikas nga fqinjët për shkak të një ere të rëndë dhe të padurueshme që vinte nga makina. Pas ndërhyrjes së LAPD, brenda u gjet trupi, i cili ishte i mbështjellë dhe i copëtuar në mënyrë makabre.

Policia ka konfirmuar se kjo është një çështje hetimore për vdekje të dyshimtë dhe nuk ka dhënë ende detaje për identitetin e viktimës.

Ndërkohë, D4vd përmes menaxhmentit të tij ka deklaruar se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet, por do të vazhdojë edhe turneun botëror të planifikuar, gjë që ka ngritur shumë diskutime dhe kritika në rrjetet sociale.

Hetuesit po presin rezultatet e autopsisë dhe analizave toksikologjike për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe rrethanat e sakta. Media amerikane shkruan se rasti ka ngjallur panik, duke qenë se D4vd është vetëm 19 vjeç dhe një nga emrat më të rinj në rritje të skenës muzikore.