Policia e Shtetit ka njòftuar një plan të detajuar masash për të garantuar rèndin dhe sígùrinë publíke me rastin e fíllimit të vitit të ri shkòllor 2025-2026, i cili nis më 8 shtator. Qëllimi është kríjimi i një mjedisi të sígùrt për nxënësit dhe stafin mësimor.
Më shumë prani pòlícore dhe kòntròlle të fòrta Komisariatet e pòlícisë do të sígùrojnë prani të shtuar rreth shkòllave, veçánërisht në oraret e fíllimit dhe mbárimit të mësimit, gjatë pùshimit të madh dhe ndèrrimit të turneve. Policia Rrugore do të vèndòsë píka kòntròlli pranë shkòllave që ndòdhen në rrugët krýesore.
Gjithashtu, do të krýhen kòntròlle të rrepta ndáj drejtuesve të mjeteve që transportojnë nxënës, dùke përfshirë tèstet e alkoolit, kòntròllin tekník të automjeteve dhe zbatimin e rregùllave të transportit.
Mbyllja e píkave pròblèmatíke dhe kòntròlli në shkòlla Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publík, Agron Çeli, theksoi se në báshkëpùnim me institucionet përkatëse do të pùnohèt për mbýlljen e lokaleve dhe píkave ambùlante pranë shkòllave që shèsín pije alkoolíke apo prodùkte ùshqímore të skaduara. Këto píka, sipas tij, jo rrallëherë shërbejnë si burim rrezíku për rèndin publík.
Një tjetër masë e rèndësishme është kòntròlli i nxënësve në hyrje të shkòllave për të párándáluar mbájtjen e sendeve të kùndèrligjshme. Ky kòntròll do të krýhèt nga rojet dhe oficerët e sígùrisë, në prani të mësuesve dhe nën mbíkëqyrjen e pòlícisë. Për rastet e njòftimeve të rreme, pòlícia do të vërë párá përgjegjësisë ligjore autorët që shkáktojnë paník.
Javën që vjen, moti në Shqípëri pritet të jetë krýesisht i ngrohtë dhe i kthjellët, me disa mùndësi për reshje të izoluara, veçánërisht gjatë pasdites në fùndjavë. Temperaturat ditore do të luhaten mesatarisht rreth 27 gradë celsius, dùke árrítur deri në 30 gradë në disa qytete të ùlëta si Tirana dhe Durrësi. Netët do të jenë me temperatura që do të luhaten rreth 16–18 gradë celsius, dùke ofrùar kushte ideale për áktivitete në natyrë.
E hëna, 8 shtator, do të jetë një ditë e kthjellët me vranësira të lehta, ndërsa të martën, 9 shtator, páráshíkohèt të ketë díell, por edhe reshje të izoluara pasdite. E mërkura dhe e enjtja do të sjellin mot krýesisht të kthjellët, megjíthëse pasditet e enjte mùnd të shoqërohen me stuhi të izoluara. Ditët e fùndít të javës, e premte, e shtunë dhe e díel, pritet të jenë krýesisht të ngrohta dhe me díell, me mùndësi të vogla reshjesh të izoluara pasdite.
Për adhùruesit e detit, temperaturat e ujit do të jenë rreth 23 gradë celsius, dùke e bërë këtë periudhë ideale për not dhe áktivitete bregdetare. Megjíthatë, ekspertët e motit këshillojnë të mbáni me vete një çádër të vogël ose xhaketë të lehtë për t’u përgatitur për reshje të papritura, sidomòs gjatë fùndjavës.
Në epokën e Google Earth, dronëve dhe pamjeve ajrore, nuk është e pazakontë që të dalin teori të çmendura rreth strukturave të supozuara sekrete në cepat e largët të planetit.
‘Piramida e Zezë’ në malësitë e Skocisë, është një strukturë e tillë që ka shërbyer si një vend për konspiracione dhe thashetheme të shumta, por origjina e saj nuk ka të bëjë fare me qytetërimet e humbura apo vizitorët e hapësirës, jashtëtokësorët.
Kjo është Piramida Balmoral, ose Princi Albert Cairn dhe historia e saj është shumë më tokësore.
Piramida Balmoral është një monument përkujtimor i porositur nga Mbretëresha Viktoria në nder të bashkëshortit të saj të ndjerë, Princit Albert të Saxe-Coburg dhe Gotha, pas vdekjes së saj në 1861.
Kjo strukturë ishte ndërtuar prej graniti dhe në formë piramidale dhe ishte më e madhja nga disa struktura të ngjashme të ngritura në pronën mbretërore të Balmoral në zemër të Skocisë si simbol i zisë së monarkut. Pavarësisht pamjes së saj solemne dhe emërtimit të saj popullor si “piramida e zezë”, ajo nuk është një varr apo varr, por një monument, informon media, teksa shoqërohet edhe me pamje të kësaj vepre.
Vendndodhja e saj e izoluar, në një vend që tashmë ngjall imagjinatën e udhëtarëve, ka siguruar terren pjellor për të gjitha llojet e spekulimeve.
Ajo që fillimisht u konceptua si një simbol i dashurisë së përjetshme, me kalimin e kohës u bë një “mister i vërtetë për t’u zgjidhur” për turistët dhe gjuetarët e enigmave dixhitale.
Për mirë a për keq, Piramida e Zezë nuk është vepër e perëndive apo e alienëve, por e një mbretëreshe të ve që donte ta përjetësonte kujtimin e burrit të saj të ndjerë në gur.
Një sinjal i mirë për emigrantët, kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë shanse që dipoma t’i njihet edhe në Gjermani.
Kujdestarë, mjekë, inxhinierë – punonjës të kualifikuar po kërkohen gjithnjë e më shumë në Gjermani për të plotësuar nevojat në tregun e punës në vend.Por pengesat burokratike deri tani kanë qenë të vështira për migrantët duke u bërë pengesë për vazhdimin e karrierës së tyre në Gjermani.
Një lajm i mirë në këtë kontekst vjen nga Zyra Federale e Statistikave në Visbaden. Në Gjermani po njihen gjithnjë e më shumë diplomat profesionale nga vendet e tjera.
Kuota vitin e kaluar u rrit ndjeshëm. Më 2024 janë vlerësuar pozitivisht rreth 79.100 aplikime – kësisoj rritja është me 21 përqind më shumë se në vitin 2023, vënë në dukje staticienët nga Visbadeni:
“Që nga fillimi i regjistrimit të përbashkët në nivel landi dhe federate të procedurës së rregullt të njohjes së diplomave profesionale në vitin 2016 numri është rritur vazhdimisht dhe është trefishuar.”
Kërkohen urgjentisht punonjës të kualifikuar
Për ekonominë dhe shtetin social ky është një zhvillim i mirë. Sepse sipas ekonomistëve Gjermania ka nevojë për punonjës të huaj, pasi në 15 vitet e ardhshme gati një e treta e të punësuarve do të dalin në pension. “Numri i punonjësit nga brezi më i ri nuk do të mund të plotësojnë boshllëkun që do të krijojë dalja në pension e brezit të të lindurve në vitet 1960”, theksojnë staticienët.
“Kjo në perspektivë afatgjatë vë nën presion sistemet e sigurimit social, sepse shumë njerëz do të duhet të paguhen nga një numër më i vogël njerëzish të punësuar që pagujanë kontributet dhe tatimet”, i tha agjencisë Reuters Stefan Kooths nga Instituti për Ekonominë Botërore në Kiel. “Kjo ashpërson konfliktet e shpërndarjes.” Pa reforma rrënjësore do të rriten kuotzacionet e të punësuarve për sigurimet sociale, gjë që e bën vendin jo tërheqës për investime dhe për punonjësit e kualifikuar.
Administrata Tatimore, në vijim të aksionit për goditjen ndaj evazionit fiskal, ka kryer një aksion në zonën e Shëngjinit. Nga ky aksion, u konstatuan 1 milion euro të fshehura në vetëm 8 muaj nga një subjekt në zemër të Shëngjinit.
Po ashtu, siç bëjnë me dije Tatimet përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ky subjekt kishte edhe punonjës të padeklaruar, mall pa faturë, moslëshim faturash dhe mungesë autofature.
Tatimet theksojnë se kontrollet vijojnë në gjithë vendin dhe u bëjnë thirrje bizneseve të respektojnë ligjin, përndryshe do të përballen me forcën e tij.
Njoftimi:
Administrata Tatimore vijon goditjen ndaj evazionit fiskal! 1 MILION € të fshehura në vetëm 8 muaj nga një subjekt në zemër të Shëngjinit! Po ashtu Punonjës të padeklaruar. Mall pa faturë. Moslëshim faturash. Mungesë autofature Kontrollet vijojnë në gjithë vendin ndaj ftojmë bizneset të respektojnë ligjin përndryshe do të përballen me forcën e tij!
Drama mes Arbenita Ismajlit dhe ish-bashkëshortit të saj, Fero, duket se po bëhet gjithnjë e më e ashpër.
Pas reagimit të gjatë ku modelja tregoi gjithë dhimbjen dhe akuzat e saj ndaj reperit të njohur, modeljs nuk u ndal vetëm tek ai, por edhe te babai i tij.
Një ndjekëse anonime i ka shkruar Arbenitës, duke zbuluar se në fakt ajo ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, që nuk e ka takuar kurrë.
Vajza në fjalë pretendon se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj, duke e trajtuar keq dhe duke përsëritur ciklin e traumës që më pas Fero, sipas akuzave të Arbenitës, e kishte ushtruar edhe ndaj saj.
“Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh”, shkruhej në mesazhin në fjalë, të cilin Arbenita e ka publikuar në “Instastory”.
Shërbimet e Microsoft, Azure, janë ndërprerë pas problemeve të kabllove nënujore në Detin e Kuq. Lajmin e konfirmoi vetë gjigandi amerikan i teknologjisë, që shpjegoi se nën sulm u vendosën shërbimet cloud.
Përdoruesit e Azure – një nga platformat kryesore të cloud computing në botë – do të përjetonin vonesa për shkak të problemeve me trafikun e internetit që lëviz nëpër Lindjen e Mesme, tha kompania.
Microsoft nuk shpjegoi se çfarë mund të ketë shkaktuar dëmtimin e kabllove nënujore, por shtoi se kishte qenë në gjendje të ridrejtonte trafikun përmes shtigjeve të tjera.
Gjatë fundjavës, pati raportime që sugjeronin se ndërprerjet e kabllove nënujore kishin prekur Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vende në Azi.
Kabllot e vendosura në fund të oqeanit transmetojnë të dhëna midis kontinenteve dhe shpesh përshkruhen si shtylla kurrizore e internetit.
Një përditësim i postuar në faqen e internetit të Microsoft të shtunën tha se trafiku i Azure që kalon nëpër Lindjen e Mesme “mund të përjetojë vonesë të shtuar për shkak të ndërprerjeve të fibrave nënujore në Detin e Kuq”. Ai theksoi se trafiku “që nuk kalon nëpër Lindjen e Mesme nuk ndikohet”.
NetBlocks, një organizatë që monitoron aksesin në internet, tha se një seri ndërprerjesh të kabllove nënujore në Detin e Kuq kishin ndikuar në shërbimet e internetit në disa vende, përfshirë Indinë dhe Pakistanin. Kompania e Telekomunikacionit të Pakistanit tha në një postim në X se ndërprerjet ndodhën në ujërat pranë qytetit saudit të Xhedës dhe paralajmëroi se shërbimet e internetit mund të preken gjatë orëve të pikut. Kabllot nënujore mund të dëmtohen nga spirancat e hedhura nga anijet, por në të kaluarën janë shënjestruar edhe qëllimisht.
Në shkurt të vitit 2024, disa kabllo komunikimi në Detin e Kuq u prenë, duke ndikuar në trafikun e internetit midis Azisë dhe Evropës. Incidenti ndodhi rreth një muaj pasi qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit paralajmëroi se lëvizja Huthi e mbështetur nga Irani mund të sabotonte kabllot dhe të sulmonte anijet në Detin e Kuq. Huthitë mohuan se kishin shënjestruar kabllot.
Në Detin Baltik, një sërë kabllosh nënujore dhe tubacionesh gazi janë dëmtuar në sulme të dyshuara që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Më herët këtë vit, autoritetet suedeze sekuestruan një anije të dyshuar për dëmtimin e një kablloje që kalonte nën Detin Baltik drejt Letonisë. Prokurorët thanë se një hetim fillestar tregoi për sabotim./ Al Jazeera
Nis eklipsi i hënës. Mbrëmjen e sotme qielli po ndriçohet nga një spektakël unik: Hëna e plotë e shtatorit përkon me një eklips total hënor, duke krijuar fenomenin mbresëlënës të “hënës së përgjakur”.
Eklipsi pritet të jetë i dukshëm në shumë zona të botës.
Nga fillimi deri në fund, fenomeni do të jetë i pranishëm në të gjithë Azinë dhe Australinë Perëndimore.
Herë pas here, ngjarja natyrore do të jetë e dukshme në Evropë, Afrikë, Australinë lindore dhe Zelandën e Re.
Fitim Dumani, vëllai i killerit Nuredin Dumani, tha në emisionin “MaShqip” të gazetarit Flamur Vezaj se vëllezërit Hajdar e Franc Çopja kanë vrarë në restorantin e tyre në Elbasan duke ngrënë bukë të shumërkërkuarin Talo Çela, pasi Çela dinte shumë rreth krimeve të tyre dhe kishte rrezik se mund të fliste një ditë.
Një pretendim i tillë i rëndë nuk është i provuar. Mund të jetë e vërtetë, por mund të jetë edhe sajesë.
Gjithsesi, zbërthimi i komunikimeve të figurave të krimit në aplikacionet “Sky” dhe “Encro”, ka ekspozuar jo vetëm intrigat, kurthet dhe planet, por edhe besëprerjen si element që karakterizonte disa personazhe dhe klane kriminale.
Një nga episodet më të rënda lidhet me masakrën me tre të vrarë në Bradashesh, në vitin 2018, ku një ditë më pas, Franc Çopja, organizatori dhe financuesi kryesor i vrasjeve, shkon në varrimin e shokut të tij, Endrit Alibej.
Franc Çopja është ‘solidarizuar’ me familjarët e të ndjerit Endrit Alibej, duke i hedhur 50 euro në formë ngushëllimi. Në bisedat e “Sky”, Franc Çopja i përshkruan kushëririt të tij Renato Musaku dhe situatën e rëndë që ishte në familjen e Endrit Alibej, duke i thënë se gruaja rumune e Endritit qante në gjuhën e saj Rumune duke thënë: “…Endrit jubira miaaaa…”. Dy kushërinjtë qeshin dhe tallen me dhimbjen e familjarëve të Alibejt.
Ledjan Alushaj dhe Edmond Papa akuzohen se vranë Sadikajn dhe më pas e qanë
Në 11 qershor të vitit 2022, tek rrethrrotullimi i TEG, në dalje të Tiranës me drejtim Elbasanin, u ekzekutua Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, i njohur si ‘Sanço’. Shpërthimi i një sasie të madhe eksplozivi të montuar në makinën e tij i mori jetën në vend të riut, i cili ishte pjesë e një grupi që trafikonte drogë. Nëna dhe motra e Sadikajt kanë akuzuar vetëm dy personazhe për krimin; Ledjan Alushaj, shoku i ngushtë i Sadikajt, i strehuar në Dubai, si dhe Edmond Papa, gjithashtu bashkëpunëtor dhe shok i Sadikajt, i ekzekutuar më pas në Tiranë.
“Alexandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë. Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim vranë Aleksandrin. Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”. Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tokë, këta pra janë gangsterat e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve. Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt“, ka pohuar Vanesa, motra e të ndjerit Aleksandër Sadikaj.
Nëna e Sadikajt ka rrëfyer: “Djali im ka qëndruar në hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë së bashku me shtetasit Ledjan dhe Xhoni me origjinë nga Fieri dhe banues në Sarandë. Pak kohë para se të vritej, Aleksandri më ka thënë se automjetin tip Golf me ngjyrë të bardhë e kishte lënë disa ditë për ta rregulluar në fshatin Kurjan në Fier, tek magazinat në pronësi të dajës së Edmond Papës. Ai që i sugjeroi djalit tim për ta çuar makinën në Kurjan, ishte Ledjani, i cili është lidhje e ngushtë shoqërore e vëllezërve Papa. Pas vrasjes së djalit tim Aleksandrit, kam kërkuar që të takohem me Ledjanin, të cilit i ka çuar fjalë nëpërmjet Xhinos. Ky i fundit më ka thënë që Ledjani kishte fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe nuk dëshironte të më takonte. Pasi pashë që Ledjani nuk donte të më dilte në takim, ndodhur në këto kushte kam shkuar vetë tek hotel ‘Blu Sky’ në Sarandë. Por edhe këtë herë ai nuk më ka dalë në takim. Për arsye të cilat nuk mi bëri të njohura. Më datë 17 Dhjetor 2022 në shtëpinë time në Memaliaj ka ardhur Xhino, i cili më ka thënë që ishte kthyer nga varrimi i Edmond Papës dhe më ka kërkuar që ta shoqëroja për në varreza, tek varri i Aleksandrit. Xhino më ka treguar nga telefoni një video që Aleksandri kishte regjistruar vetëm pak minuta para se të vritej, që tregonte një sipërfaqe toke që kemi në pronësi në afërsi të Qendrës Tregtare ‘TEG’ dhe për këtë pronë kishte shfaqur interes për ta blerë Ledjani. Xhino më ka pohuar që vëllezërit Papa dhe Ledjani, mbajnë armë zjarri dhe lëndë eksplozive në ambjentet e Hotel ‘Blu Sky’, në Sarandë. Dyshoj se vrasja e djalit është organizuar nga vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qiriqi, alias Jetmir Hoxha, në bashkëpumim me Ledjanin“.
Durim Bami gati të shesë çdo shok dhe mik
Në dosjen Metamorfoza 3 për perandorinë e krimit në Shqipëri shfaqet kudo pabesia mes anëtarëve të grupeve, ku spikat Durim Bami i Niklës, i cili tregohet i gatshëm për të shitur shokët, për t’i nxjerrë në pritë, për të ruajtur pozitat e veta.
Referuar gjithnjë dosjeve të SPAK-ut, ish deputeti Arben Ndoka është investuar për të vrarë Durim Bamin, pasi dyshon se Bami ka gisht në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.
Arben Ndoka komunikon me Behar Bajrin. Në një moment Behar Bajri informon Arben Ndokën se Durim Bami do të shkonte në Shkodër për t’i dërguar ca para, një rast ky për t’a vrarë. Por, Bami ia dërgon paratë me dikë dhe plani dështon.
Nga ana tjetër Durim Bami i çon fjalë Arben Ndokës për t’u normalizuar, por ndërkohë i ofron cilin do nga shokët e tij për t’ia nxjerrë në pritë vetëm që hesapet mes tyre të mbyllen. Në komunikime, Bami thotë se është gati t’i dorëzojë Ndokës cilindo shok të tij në krime, me përjashtim të të vëllait, Valterit.
Por Ndoka kërkonte kokën e Bamit. Ndërkohë, teksa përpiqet t’a vendosë në gjumë, Durim Bami bën plan për t’a vrarë Ben Ndokën te pallati para Fakultetit Ekonomik, kur Ndoka do të shkonte për të pirë në kafe.
Behar Bajri vrau shokun e ngushtë, gati të shiste edhe Durim Bamin
Behar Bajri, i cili dyshohet se vrau gruan e tij 15-vjeçare Fabiola Harxhi në gjumë në vitin 2002 me të njëjtën pistoletë që kishte vrarë shtetasin Arben Tuzi, referuar dojseve Sky Ecc rezulton se pret në besë shokët, i vret natën dhe u shkon ditën për ngushëllim.
Nga komunikimet del në pah që Behar Bajri tenton t’i nxjerrë Arben Ndokës në pritë Durim Bamin, duke e ftuar Bamin për drekë në Shkodër. Ndërkaq, në gusht të vitit 2020, Bahar Bajri arganizon vrasjen e shokut të tij Gjin Ndoji (Boriçi) në Vaun e Dejës, ndërsa të nesermen i shkon për ngushëllim në shtëpi dhe merr pjesë në varrimin e tij.
Gjin Ndoj alias Boriçi ishte një nga miqtë e ngushtë të Behar dhe Safet Bajrit. Ndoj ka qenë njëri nga të dyshuarit e policisë, që rezulton të jetë marë në pyetje për vrasjen e Fatbardh Licit.
Ndoji ishte lidhje edhe e Vis Martinajt. Ky i fundit kishte paranojë se ndoshta Gjin Ndoji, një personazh me potencial të madh kriminal, mund të bashkohej me kundështarët e tij Leonard dhe Elis Duka, pasi kishte dëgjuar se ashtu ishte shprehur Ndoji në një tavolinë pasi Dukët paguanin më shumë për krimet me porosi.
Për shkak të dyshimit të tij, Vis Martinaj bën pakt me Behar Bajrin për të eliminuar shokun e përbashkët, për të cilin më vonë shprehet se e kishte vrarë kot. Behar Bajri merr përsipër vrasjen e Gjin Boriçit, ndërsa Ervis Martinaj do të vriste Kleant Musabelliun menjëherë pas vrasjes së Gjin Ndojit, pasi Musabelliu kishte plagosur investitorin strategjik Pëllumb Gjokën, pjesë e grupit Bajri. (Behar Bajri i ishte ofruar Gjokës që t’a vriste vetë për qejf dhe pa lekë Musabelliun, por Pëllumb Gjoka kërkonte që vrasja të kryhej me pagesë).
Disa orë para se të vritej, Gjin Ndoj bisedon me Behar Bajrin, duke e njoftuar këtë të fundit se e kishte parë me BMW në zonën e Shëngjinit, duke e paralajmëruar që të bënte kujdes, pasi në atë zonë kishte prezencë të madhe të policisë dhe FNSH kishte dalë për kontrolle. Në fakt në këtë kohë Behar Bajri bisedonte me Denis Brajoviç, Pëllumb Gjokën, Edmond Prekën dhe persona të tjerë lidhur me mobilizimin për vrasjen e vetë Gjin Ndojit.
Denis Brajoviq në orën 02:43 të datës 8 gusht 2020, i shkruan Behar Brajoviq dhe i tregon se ku e ka qëlluar Gjin Ndojin duke dërguar mesazh: “…Gjoks e kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka…”.
Nga kjo bisedë del qartë se arma është bllokuar ndërsa viktima edhe pse ka qenë në grahmat e fundit të jetës, rezulton t’i ketë folur autorëve. Pas vrasjes Behar Bajri ka njoftuar në mesnatë biznesmenin Pëllumb Gjoka, ku me tyre zhvillohet kjo bisedë:
Behari: “…u kry, tani presim atë tëndin, atë që deshti ai u kry. Gjinin deshti ai…
Pëllumbi shprehet: “…ok vëlla…, kjoft me zotin, futja gjumit tani…
Të nesërmen, organizatorët kanë marrë pjesë në varrimin e shokut të tyre. Pas vrasjes së Gjin Boriçit, biznesmeni Pëllumb Gjoka komunikon me oficerin e Policisë Ardit Hasanbegaj të cilin e urdhëron të mos merret me zbardhjen e ngjarjes.
Nuredin Dumani njihte vetëm paratë
Bashkëpunëtori SPAK-ut Nuredin Dumani ishte një vrasës në ‘treg’ me pagesë, i cili kontraktohej nga grupet kriminale. Pjesë e krimit ishte edhe vëllai i tij, Dashnor Dumani.
Dy vëllezërit i përkisnin dy grupeve kriminale rivale. Dashnori punonte për llogari të Çopjave me Talo Çelën. Nuredini ishte kthyer në një ndihmës të Erion Alibej në planin e tij për të marrë hak.
Nëse Alibej i jepte përshembull 100 mijë euro Dumanit për të vrarë Talo Çelën, Dumani mund të vriste Alibej nëse Çela i jepte 150 mijë euro. Dumani ka shitur edhe vëllanë e tij, duke e implikuar në masakrën e Bradasheshit.
“Dashi më ka treguar se në atë ngjarje (masakra e Bradasheshit) kanë marrë pjesë shumë persona, ku një prej tyre është Fatos Gosa ka dhënë në vijimësi informacione në lidhje me lëvizjet e Endrit Alibej natën e atentatit si dhe në ditë të tjera para atentatit. Atë natë para se ti bëhej atentati Endrit Alibej së bashku me mamanë e tij, bashkëshorten e tij, e cila është shtetase rumune dhe në atë kohë ka qenë shtatzënë. Nga vëllai im Dashi, kam mësuar se vrasjan e Endrit Alibej është tentuar që të bëhej edhe ditë të tjera, konkretisht 5-6 ditë para ngjarjes. Persona pjesëmarrës në këtë ngjarje kanë qenë Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Haxhia, Dorian Shkoza, Mikael Qosja, Gent Sharra, Eljo Bitri, vëllai im Dashnor Dumani si dhe persona të tjerë që mund të dijë vëllai im. Në këtë ngjarje, atë natë Gent Sharra ka pasur rolin e organizimit të vrasjes sepse ai ka mundësuar vënien në dispozicion të makinës tip “Benz”. Atë natë në makinë ka shkuar dhe e ka marrë në këtë shtëpi Gent Sharra së bashku me vëllain tim. Për këtë ngjarje unë kam folur me Dashin nëpërmjet një telefoni të kriptuar, ku edhe e kam pyetur nëse ai ka marrë pjesë në atë ngjarje (masakrën) dhe çfarë roli ka patur. Dashi më ka treguar se ai ka marrë pjesë tek vrasja e trefishtë e Bradasheshit, ku ka qenë në një makinë me atentatorët por nuk ka goditur sepse ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe është hutuar. Në bisedë me Dashin me telefon të kriptuar SkyECC vetëm kaq kam biseduar në lidhje me këtë ngjarje. Ndërsa detajet Dashi mi ka treguar kur ka qenë në Shqipëri para se të largohej në Gjermani në vitin 2016, por në atë kohë nuk më tregoi se ai kishte marrë pjesë këtë gjë ma pohoi më pas kur ai ndodhej në Gjermani kur kemi biseduar me telefon të kriptuar. Nga Dashi kam mësuar se në atentatin ndaj Endrit Alibej dhe të afërmve të tij kanë marrë pjesë 2 makina, në të cilat kanë qenë Talo Çela, Miri Haxhia, Altin Ndoci, Dorian Shkoza dhe Dashi. Gjithashtu ka patur edhe persona të tjerë që kanë ndihmuar atentatorët atë natë, por nuk i di me emra konkret“, ka rrëfyer Dumani./Prapaskena
Një 30-vjeçar tradhtoi bashkëshorten e tij me një kolege pune, por iu kthye thuajse në të njëjtën monedhë. …nuk e tradhtoi bashkëshortja, por shoku i tij i ngushtë filloi të dilte me dashnoren e tij.
Një lëmsh i vërtetë me këta djem të cilët tashmë janë në telashe. I gjendur në një situatë ku nuk di se çfarë të bëjë, ai i nis një letër psikologes së “The Sun” ku i kërkon ndihmë se, si të dalë nga kjo situatë. Letra e 30-vjeçarit:
“Tradhtova gruan me një kolege pune, por tani edhe shoku im i ngushtë është lidhur me të.. nuk di si ta zgjidh dhe çfarë të bëj.
Unë jam 30 vjeç dhe jam i martuar dhe nuk e kam tradhtuar më parë bashkëshorten time. Por një ditë na erdhi një kolege e re e cila ishte vërtetë shumë e mirë.
Pas pune unë e ftova për një çaj, ndërkohë që bashkëshortes i thash se kisha shumë punë në zyrë dhe do vonohesha.
Pasi pimë diçka unë e shoqërova për në shtëpi dhe ajo më ftoi brenda. Pak minuta më vonë e gjeta veten duke bërë s.eks me të. Kjo histori vazhdoi për javë të tëra.
Një ditë takova shokun tim të ngushtë dhe ai më thotë se dukesha shumë i lumtur. Vendosa t’i tregoja për sekretin tim të turpshëm.
Pas disa ditësh i shkruaj prapë asaj dhe nuk më kthente përgjigje dhe më shmangej.
Pyeta në punë pa rënë shumë në sy dhe më thanë që ajo kishte filluar të dilte me një djalë tjetër dhe ai ishte pikërisht shoku im i ngushtë.
Por unë tani nuk di si të sillem, si mund ta fitoj prapë atë pa prishur miqësinë me shokun tim?!”
Mar rëdhënia s e ksuale gjatë nëntë muajve të sh tatzanisë është krejtësisht normale e madje rekomandohet qe te forcohet sa më shumë mar rëdhënia në çift.
Nëse shtatzënia vazhdon në mënyrën më të mirë dhe nuk ka probleme ju duhet të flisni me gjinekologun nëse mund të kryeni s eks a nal.
Por s e ksi a nal mund të bëhet, pasi më parë të dini çfarë rr e ziqesh ka.
Nëse nëna gjatë periudhës së sh tatzanisë ka probleme me k apsllëkun është më mirë që ta shm angni.
Një element tjetër i rëndësishëm që duhet marrë parasysh është marrja e infeksioneve. Ndodh që b akteret nga r ektumi mund të arrijnë lehtë në v aginë.
P enetrimet a nale në shtatzëni nuk rekomandohen vetëm në disa raste:
Nëse keni rr ezik për të abortuar, nëse keni lindje të parakohshme, nëse keni gj a kd erdhje dhe nëse shtatzania juaj është në rr ezik.Ju lutem mos e provoni kurre nga mbrapa…