Taksa e ndërtesës rritet deri në 5Ο%, nëse keni …

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.

Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.

Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.

Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.

Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.

Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.

P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.

Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë. Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.

Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.

Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.

Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve./Monitor

Njihuni me sistemin CDAA me të cilin Moska ρërgjon të gjithë Europën

Një incident i paprecedentë ndodhi së fundmi në Bullgari, ku një sulm i dyshuar rus me ndërhyrje elektronike çaktivizoi sistemet GPS në një aeroport, duke detyruar avionin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të ulej vetëm me ndihmën e hartave tradicionale. Episodi ilustron një realitet të njohur: mbi 80% e fluturimeve në rajonin përreth Rusisë janë goditur nga sulmet e Moskës mbi sistemet e navigimit. Përmes luftës hibride, Kremlini ka zgjeruar synimet e tij, duke përfshirë edhe transportin ajror. Qendrat kryesore të ndërhyrjes gjenden në Kaliningrad, ku përdoren sisteme që jo vetëm bllokojnë sinjalet, por edhe dërgojnë koordinata të rreme, duke bërë që avionët të humbasin orientimin.

Fushata hibride

Sipas të dhënave të publikuara nga Il Messaggero dhe Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), Rusia ka intensifikuar sabotazhin ndaj infrastrukturës kritike evropiane me qëllim destabilizimin e qeverive dhe uljen e mbështetjes për Ukrainën. Raportime nga Bloomberg tregojnë se Finlanda, Polonia dhe Suedia kanë ngritur alarmin për ndërprerje të shpeshta GPS, të lidhura me vendosjen e sistemeve ruse të luftës elektronike. Vetëm në Estoni, autoritetet vlerësojnë se 85% e fluturimeve preken nga ndërhyrjet, ndërsa në Lituani është regjistruar një rritje 22-fish e rasteve gjatë vitit të fundit.

Objekti i ri në Kaliningrad

Një investigim i agjencisë Tochnyi, më 15 gusht, publikoi imazhe satelitore që tregojnë ndërtimin e një kompleksi të madh antenash ushtarake pranë Chernyakhovsk, rreth 25 km nga kufiri polak. Struktura mendohet të jetë një CDAA (Circularly Disposed Antenna Array) – një sistem antenash të vendosura në rreth, i aftë të kapë, lokalizojë dhe analizojë sinjale radio në distanca shumë të gjata. Ky instalim, me diametër rreth 1.6 km, do të ishte ndër më të mëdhenjtë në botë, me një rreze të mundshme veprimi deri në 7,400 km. Përveç mbikëqyrjes së komunikimeve në Evropën Lindore dhe Baltik, struktura mund të shërbejë edhe për komunikim me nëndetëset ruse në Oqeanin Atlantik.

Një trashëgimi e Luftës së Ftohtë në version modern

Teknologjia CDAA është përdorur që nga Lufta e Dytë Botërore për zbulim dhe spiunazh elektronik. Përmasat gjigante të ndërtimit në Kaliningrad tejkalojnë madje edhe instalimin më të madh të ngjashëm në Augsburg, Gjermani, me diametër 410 metra. Edhe pse projekti ka nisur në vitin 2023, puna vijon ende dhe nuk ka një afat përfundimtar, por ekspertët parashikojnë se mund të bëhet funksional brenda pak muajsh apo disa vitesh.

E rëndë! Dentisti υ▪︎et gr υan dhe νajzën 15-νjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin amerikan Georgia ku një denist ka kryer një krim makabër duke vrarë gruan, vajzën e tij dhe më pas veten.

52-vjeçari ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas vajzën e mitur 15-vjeçare për rrethana ende të paditura. Trupat e tyre u gjetën nga policia të dielën pasdite në banesën e tyre luksoze pas një kontrolli rutinë të autoriteteve.

Zyrtarët zbuluan skenën e tmerrshme gjatë një kontrolli të mirëqenies pak pas orës 4 të pasdites në komunitetin privat dhe të rrethuar të St Ives Country Club, 30 milje në verilindje të kryeqytetit të Xhorxhias.

Gjithashtu ky krim u raportua si vrasje dhe vetëvrasje duke mos u shpërndarë informacion i mëtejshëm për shkaqet që çuan në aktin makabër, për të respektuar privatësinë e familjes.

Sipas fqinjëve dentisti ishte një personi cili e adhuronte profesionin e tij dhe e ushtronte nën “moton” për tu kujdesur për pacientët si të ishin familjarët e tij.

Suedezët, danezët dhe të rinjtë europianë pro Shqipërisë në BE. Të djathtët dhe të moshuarit kundër!

45% e qytetarëve të Bashkimit Europian janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në bllok, sipas matjeve të fundit nga Eurobarometri.

9% e tyre shprehin qëndrim të fort pozitiv dhe pjesa tjetër thjesht pozitiv.

Vendet që e preferojnë më së shumti Shqipërinë në BE janë Suedia 74%, Danimarka 60%, Holanda 59%.

Mbështetja më e ulët vjen nga Çekia 29%, Austria 30% dhe Qipro 34%.

Suedezët, danezët dhe të rinjtë europianë pro

Të ndarë sipas gjinisë, janë burrat ata që mbështesin më shumë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, 46% dhe më pak gratë, 43%.

Përsa i përket moshës, të anketuarit më të rinj të moshës 15-24 vjeç kanë më shumë gjasa që të jenë në favor të anëtarësimit të Shqipërisë 53%, e ndjekur nga ata të moshës 25-39 vjeç 48%.

Të anketuarit më të vjetër të moshës 55+ tregojnë se gjasat më të ulëta për të favorizuar Shqipërinë 40%.

Për sa i përket klasës sociale, të anketuarit që e konsiderojnë veten pjesë e klasës më të lartë janë më shumë në favor të anëtarësimit të Shqipërisë 63%, ndjekur nga ata në klasën e mesme të lartë 54%.

Suedezët, danezët dhe të rinjtë europianë pro

Ata që identifikohen si pjesë klasës punëtore tregojnë gjasat më të ulëta për të favorizuar Shqipërinë 38%.

Europianët që mbështesin zgjerimin e BE-së me Shqipërinë janë kryesisht të majtë, thotë barometri, 56% dhe 44% të qendrës.

Të djathtët ofrojnë mbështetje më të vogël, 39%.

Përsa i përket urbanizimit, të anketuarit që jetojnë në qytete të mëdha kanë më shumë gjasa të jenë në favor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE (51%), krahasuar me ato jetojnë në qytete të vogla ose të mesme (45%) dhe zonat rurale ose fshatrat (39%).

Sondazhi zbulon se 56% e e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, ndërsa mbështetja është veçanërisht e lartë tek të rinjtë.

Eurobarometri tregon se Ukraina qëndron si kandidati i mundshëm më i favorizuar, me 52% të të anketuarve në të gjithë BE-në që shprehin mbështetje për pranimin e saj në BE pasi të plotësohen të gjitha kushtet e anëtarësimit, ndërsa 41% janë kundër.

Mali i Zi ndjek nga afër, me 51% të të anketuarve që tregojnë mbështetjen e tyre, me 38% që janë në opozitë. Më tej, Bosnja dhe Hercegovina mbledh mbështetje nga 48% e të anketuarve, ndërsa 41% janë kundër, ndërsa Serbia mbështetet nga 47%.

Galeria fotografike (

2 / 2

)

Kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli, Kroacia bllokon tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria: A u hodhën në tregun shqiptar?

Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr.

Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat. Në njoftim zyrtar të EFSA është publikuar rezultati i analizave laboratorike, ku niveli i ngarkesës së lejuar është 0.01mg\kg, ndërsa rezultati kap vlerën e 0.06 mg\kg. Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit.

Ndërsa në datën 22 gusht po shteti kroat ka asgjësuar 5 ton pjeshkë nga Divjaka, sepse në këtë frut është gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel.

Fermeri shqiptar shumë herë e vjel produktin e tij në sera pa respektuar kohën e shpërbërjes që në gjuhën teknike e ka emrin karencë. Më pas kjo sjell jo vetëm pasojë financiare për eksportuesin shqiptar, por edhe një ulje të vlerës së prodhimeve ‘made in Albania’.

“Kjo mund të ketë ardhur si pasojë e mos respektimit të karencës, por jo vetëm gjithashtu kjo mund të ketë ardhur nga mbi doza që kanë përdorur fermerët ose nga mungesa e alternimit të insekdicidit fermerët duke përdor gjithmonë të njëjtin kimikat bën që kjo insekticid të kalojë tokë, bimë dhe më pas në produkt pasi nuk shpërbëhet.“- shprehet pedagogu i UBT, Fredi Brahusi.

Përdorimi pa kriter i këtyre kimikateve sjell pasojë serioze për shëndetin e konsumatorit, nga rënia e imunitetit e deri tek infertiliteti, duke penguar realizimin e shtatzanive.

“Në përgjithësi grupet e insecticide që në kë rast është tepër toksik duke shkaktuar sëmundje alergjike apo rënie të  imunitetit të njeriut, por duke sjellë edhe probleme tek riprodhimi, që do të thotë mund të shkaktojnë vështirësi në ciklin e prodhimit apo vështirësi“.

Domatet e rrezikshme nuk arritën deri tek tryeza e konsumatorit europian, nga ana tjetër, inspektorët tanë të ushqimit për gjatë muajit gusht nuk kanë dhënë asnjë alert për domatet e rrezikshme të Beratit apo pjeshkën e Divjakës nëse këto prodhime kanë qenë pjesë e familjeve shqiptarëve apo jo./TCH

E pazakontë / 27-vjeçarja gjendet pas dy vitesh e zhdukur në Kosovë: Jam e madhe, dua të jetoj e pavarur

Një rast i raportuar si person i zhdukur është zbardhur nga hetuesit e Policisë së Kosovës në Prizren, të cilët kanë arritur të lokalizojnë vajzën e raportuar të humbur.

Sipas mediave në Kosovë, bëhet fjalë për A. Gigollajn, 27-vjeçare e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga viti 2023, ndërsa më 31 korrik 2025 familjarët e saj kishin ripërtërirë raportimin në polici.

Pas veprimeve hetimore, hetuesit e Sektorit Rajonal kanë arritur ta gjejnë vajzën duke punuar në një prej restoranteve në fshatin Prevallë, Prizren.

Ajo është shoqëruar në stacion dhe është marrë në pyetje, ku ka deklaruar se është madhore dhe ka vendosur të jetojë e pavarur, pa dashur të kthehet në familje.

Të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me Prokurorin, ndërsa rasti është cilësuar si i përfunduar.

Ukrainasi “maskohet” si ushtar rus dhe i bashkohet armikut, i vret sapo i jepet mundësia

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një ngjarje të rëndë të ndodhur në fushëbetejën e Ukrainës.

Sipas kontekstit që i jepet videos në internet, por të pakonfirmuar zyrtarisht, aty shfaqet një ushtar ukrainas i veshur si ushtar rus.

Ukrainasi "maskohet" si ushtar rus dhe i bashkohet armikut, i vret

Ai i bashkohet dy ushtarëve të tjerë që pretendohet se janë rusë, dhe përshkuan një pjesë rruge bashkë me ta.

Ukrainasi "maskohet" si ushtar rus dhe i bashkohet armikut, i vret

Në momentin që ai vëren se rusët ulin armët, ai i qëllon për vdekje. Kjo praktikë zakonisht konsiderohet si krim lufte sipas të drejtës ndërkombëtare, veçanërisht nëse kryhet për të vrarë ose për të fituar avantazh.

Ukrainasi "maskohet" si ushtar rus dhe i bashkohet armikut, i vret

Galeria fotografike (

1 / 3

)

Tragjedi në Athinë, gruaja lindi e vetme në shtëpi, υ▪︎es bashkë me foshnjën para syve të fëmijëve të mitur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda banesës.

Policia dhe ambulanca morën një alarm për ngjarjen e ndodhur.

Ishte vetë bashkëshorti i të ndjerës që sinjalizoi autoritetet pasi shkoi në banesë.

Ai gjeti të vdekur gruan e tij 34-vjeçare, që siç dyshohet, u përpoq të lindte e vetme në shtëpi, duke arritur të priste edhe kordonin e kërthizës.

I sapolinduri u gjet gjithashtu i pajetë.

Në shtëpi në momentin e ngjarjes ishin edhe dy fëmijë të mitur të çiftit.

Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e plota dhe të sakta të ngjarjes.

Skandali në një kopsht privat/ Fëmija 3-vjeç del i dhunuar, prindërit akuzojnë edukatoret: Më doli djali i mbuluar me…

Një tjetër rast dhunimi është regjistruar në një nga kopshtet e vendit tonë. Kësaj here kemi të bëjmë me kopshtin “Qendra Siar” në Mëzes Fushë, ku një i mitur 3-vjeçar thuhet se është dhunuar nga edukatoret.

Ka qenë vetë nëna e 3-vjeçarit ajo e cila ka denoncuar me foto dhunën që pretendon se i është ushtruar djalit të saj.

Për JOQ, ajo ka bërë me dije se i biri ka qenë viktimë e dhunës, si nga një fëmijët tjetër në kopsht, po ashtu edhe nga edukatoret.

Sipas nënës, një ditë kishte shkuar ta merrte pas përfundimit të orarit, por ishte përballur me drejtoreshën e këtij kopshti, Erviola Truka, e cila i ishte drejtuar duke i thënë se kishin bërë një “gabim”.

Në atë moment, nëna ka vënë re se fytyra e fëmijës ishte e mbuluar me krem dhe drejtoresha i tha se kishte ndodhur një zënkë midis fëmijëve. Mirëpo, kur e kishte parë fëmijën tjetër kishte vënë re që ai nuk i kishte dhëmbët e përpara dhe sipas saj kanë qenë edukatoret e kopshtit ato të cilat kanë goditur me shuplakë djalin e saj.

Teksa ka kërkuar shpjegim nga drejtoresha , nëna e shqetësuar dhe e alarmuar për djalin e saj është përballur me një fjalor aspak adekuat nga Erviola Truka.

“Jam prind i një fëmije 3-vjeçar, i cili deri para disa ditësh frekuentonte kopshtin “Qendra Siar”, me drejtoreshë Erviola Truka, në Mezez-Fushë.

Një ditë mora djalin nga kopshti në një gjendje të rëndë, pa qenë i lajmëruar më parë për incidentin e ndodhur. Më thanë vetëm se e kishte kafshuar një fëmijë tjetër. Por, kur e pashë atë fëmijë pas dy ditësh, vura re se nuk kishte fare dhëmbë përpara.

Komunikimi me drejtoreshën ishte i mangët, pa mbajtur përgjegjësi dhe pa dhënë asnjë shpjegim për atë që kishte ndodhur. Ajo më premtoi se do të më jepte pamjet nga kamerat e sigurisë, por pas disa kohësh mora vetëm një mesazh, ku më kërkonte të mos e çoja më fëmijën në kopsht. Ky moment përkoi edhe me largimin e edukatores nga institucioni.

Nga drejtoresha kam marrë mesazhe kërcënuese dhe mallkime. Për më tepër, ajo ka nisur një fushatë ndaj prindërve të tjerë, duke e etiketuar fëmijën tim si agresiv dhe problematik”, shkruan ajo në denoncim, ndërkohë që ka publikuar edhe fotot nga biseda me drejtoreshën e këtij kopshti.

Greqia miraton ligjin për kthimin me forcë të emigrantëve pa dokumente

Parlamenti grek miratoi sot një ligj të diskutueshëm që parashikon kthimin me forcë të azilkërkuesve të refuzuar dhe kriminalizon qëndrimin e paligjshëm në vend, gjë që tani dënohet me dy deri në pesë vjet burg.

Pavarësisht kritikave të shumta nga Komisioneri i Lartë për Refugjatët, Avokati i Popullit Grek, Unioni i Gjyqtarëve Administrativë dhe një numër OJQ-sh për të drejtat e njeriut, ligji u miratua nga shumica e partisë konservatore në pushtet, Demokracia e Re (ND), partisë nacionaliste Niki dhe deputetëve të pavarur të ekstremit të djathtë pas një debati të nxehtë në parlament që filloi të martën.

Parlamenti njoftoi se të gjitha partitë e majta të opozitës votuan kundër ligjit.

Partia Socialiste Pasok e quajti ligjin “të paligjshëm, kaotik dhe të pazbatueshëm”, ndërsa Partia Komuniste – KKE e quajti atë “racist dhe të turpshëm”.

Ligji parashikon kthime të detyruara për azilkërkuesit e refuzuar, nëse ata nuk vendosin të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre.

Qëndrimi i paligjshëm përbën vepër penale dhe dënohet me dy deri në pesë vjet burgim.

“Shtetasit e vendeve të treta që u janë lëshuar urdhra kthimi do të mbahen të ndaluar derisa të largohen”, paralajmëroi Ministri i Migracionit Thanos Plevris.

Dënime me të paktën tre vjet burgim parashikohen për të huajt që u është lëshuar urdhër kthimi dhe që kthehen në Greqi pa dokumente.

Duke iu referuar politikave të fundit të BE-së që inkurajojnë kthimet e detyruara, ministri përshëndeti faktin se Greqia ishte “vendi i parë që prezantoi një masë jashtëzakonisht parandaluese” për emigrantët pa dokumente dhe “në këtë mënyrë kriminalizoi qëndrimin e paligjshëm”.

“Që tani e tutje, emigrantët e paligjshëm duhet të dinë se do të vendosen në paraburgim administrativ dhe nën mbikëqyrje” dhe se po kryejnë “një krim dhe do të shkojnë në burg”, tha ministri, i njohur për qëndrimin e tij anti-imigracion si ish-anëtar i një partie të ekstremit të djathtë.

Ligji shtrëngon më tej politikën e migracionit të Greqisë dhe vjen dy muaj pas një pezullimi tremujor të kërkesave për azil për të huajt nga vendet e Afrikës së Veriut. Kjo masë, gjithashtu e kritikuar, u miratua në fillim të korrikut pas mbërritjes së mijëra njerëzve në Kretë, një ishull shumë i njohur për turistët.