Ku është zhdukur G-Bani? Dalin FOTO dhe VIDEO nga brenda bùrgut të Fushë-Krujës

Këngëtari i njohur dhe ish-konkurrent i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Ishte vetë G Bani që ka publikuar video dhe foto nga ky ‘koncert’, teksa shfaqet në krahë të përfaqësuesve të institucionit, si dhe mikeshës së tij që e njohur në shtëpinë e BBV, Valbona Mhilli.

“Falenderojmë G-BANIN, është artisti i parë dhe i vetëm që deporton në burg të Shqipërisë për të performuar!”. Fjalët e drejtorit të Institutit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale në Fushë Krujë dhe pritja dinjitoze nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Kujdesit Social në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, punonjësit e Sigurisë dhe Rendit, administrata e IVEP por mbi të gjitha nga vetë të burgosurit, më ka lënë me mbresat më të mira sot.

Me gjithë se “shkoi shumë bukur” emocionet në të tilla raste janë të përziera sepse kur “prifti” të “mbyllë meshën” në fund, me mesazhin e shejtë “shpërndahuni në paqe”, disa shkojnë në shtëpi e shumë mbesin në qeli. Jam i sigurtë sa kaq se u kam dhënë disa minuta “arratisje” nga e përditshmja e realitetit të zymtë të burgut.”, shkruan ai krahas këtij postimi.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

VIDEO/ “Diamanti BIu” u dh*nua LIVE në TikTok, reagon Kozaku: Mirë ia kanë bërë…

Një ngjarje e pazakontë ka qarkulluar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku sipas pamjeve, personazhi i njohur në TikTok, i njohur si “Diamanti Blu“, është dhunuar.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë përdorimi i fjalëve fyese ndaj familjarëve të një personi tjetër, çka më pas ka sjellë përplasje edhe jashtë rrjetit.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta në TikTok dhe Instagram.

Një ndër reagimet më të komentuara ishte ai i Kozakut, i cili tha se “mirë ia kanë bërë” duke iu referuar sharjeve që, sipas tij, janë të pajustifikueshme sidomos kur drejtohen ndaj fëmijëve.

Kujtojmë që edhe Kozaku vetë është përfshirë më herët në një incident të ngjashëm gjatë një transmetimi “live”, pasi kishte përdorur fjalë fyese ndaj të tjerëve.

Këngëtari shqiptar sfidë me shëndetin, ish-banori i Big Brother Vip pëson paraIizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore.

Ka qenë vetë ish-banori i Big Brother Albania Vip 4 që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ai shkruan se ‘Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë’.

“Sot dua të ndaj me ju një lajm jo fort të mirë… Shkëputja ime nga koncertet dhe ekrani nuk ka qenë rastësi… Prej disa kohësh po përballem me një paralizë faciale që më ka ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur kështu edhe kordat zanore. Nuk është e lehtë të shohësh veten ndryshe, por me ndihmën e mjekëve, me besimin në Zot, me forcën që më jep familja dhe dashurinë që kam marrë nga shumë prej jush, shpresoj ta kaloj këtë sfidë. Muzika mbetet forca ime dhe shumë shpejt do jem pranë jush, më i fortë dhe me më shumë energji se kurrë. Ju dua”, shkruan Kelly.

E rrallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokaIIi, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është kapur një peshkaqen me ngjyrë portokalli të ndezur, i pari i këtij lloji i dokumentuar ndonjëherë, raporton BBC.

Shkencëtarët kanë publikuar fotot në revistën Marine Biology, duke shpjeguar se ngjyra e pazakontë vjen nga një gjendje e rrallë e quajtur “xanthism”.

Kjo ndodh kur pigmentet më të errëta në lëkurë mungojnë, duke i lejuar nuancave të verdha ose portokalli të shfaqen më qartë. Sipas ekspertëve, kjo gjendje është jashtëzakonisht e rrallë te peshqit, përfshirë edhe peshkaqenët.

Ajo që e bën këtë zbulim edhe më unik është fakti që peshku kishte gjithashtu sy të bardhë, një shenjë e mundshme e albinizmit.

Ky është një tjetër çrregullim gjenetik që ndikon në prodhimin e melaninës, pigmentit përgjegjës për ngjyrën e lëkurës, flokëve dhe syve tek kafshët dhe njerëzit.

Ky zbulim i veçantë hap mundësi të reja për studimin e kushteve gjenetike tek krijesat detare dhe tregon se sa pak dimë ende për biodiversitetin e oqeaneve.

“Paskan bërë aeropIan”/ Statuja e Jezusit në malet e Tropojës ndez debat: Cilësia e punimit shumë e dobët

Statuja e Jezusit, i vendosur në malet piktoreske të Nikaj Mërturit në Tropojë ka ndezur polemika.

Fotot e publikuara në internet u bënë virale dhe shkaktuan reagime. Debati u zhvendos te ngjashmëria e statujës me Krishtin në Rio de Janeiro në Brazil. Ajo çka është bërë më virale është punimi i fytyrës së statujës, ku mesa duket ka cilësi të dobët. Kjo ka shkaktuar replika dhe polemika të shumta në rrjetet sociale.

“Po këta paskan vendosur aeroplan, nuk është more Jezusi ky”, shkruan një komentues.

Një tjetër shkruan “Çdo gjë është në rregull veç skulpturës vetë ajo është realizuar shumë dobët. Kryesoja është bërë keq. Të tjerat janë ok’”.

“Sa qenka shëndoshur Krishti, e paskan mbajtur mirë në Nikaj-Mërtur”, shkruan një tjetër qytetar.

Video Player

Dritë në fund të tuneIit/ Astrologia: Shenja e Horoskopit që gjen suksesin në fundin e vitit 2025

Ky vit ka qenë sfidues për shumë njerëz, dhe veçanërisht për Demët, të cilët janë mësuar ta kenë jetën nën kontroll.

Pas një 2023-i të suksesshëm dhe një 2024-e të begatë falë ndikimit të Jupiterit në shtëpinë e dytë (atë të financave), viti 2025 nisi me tronditje.

Zhvendosja e Jupiterit në qershor krijoi pasiguri, dhe shumë Demë u përballën me vështirësi familjare, ndarje të dhimbshme dhe shpërthime emocionale.

Astrologu Helo shton se periudha nga prilli deri në qershor solli energji të forta që e shtynë Demin drejt izolimit dhe introspeksionit. Por kjo situatë nuk do të zgjasë. Sipas Carol Starr, fundi i vitit do të sjellë një kthesë të qartë: “Gjithçka që shkonte keq, do të nisë të shkojë mbarë.”

Me Venusin që kalon nëpër shtëpinë e shtatë të Demit, marrëdhëniet ndërpersonale do të përmirësohen ndjeshëm. Do të krijohen miqësi të reja, më të qëndrueshme dhe më të shëndetshme, ndërsa udhëtimet nuk përjashtohen si mundësi frymëzuese.

Shtatori dhe tetori janë muaj idealë për të dalë nga guaska dhe për të përfituar nga kontaktet e reja. Demët do të ndihen më të shoqërueshëm, më të hapur dhe më të frymëzuar.

Edhe në fushën profesionale priten zhvillime pozitive: pengesat që i mbajtën mbrapa gjatë verës do të kapërcehen në shtator. Po ashtu, nga tetori deri në fund të dhjetorit, dashuria do të lulëzojë, me më shumë pasion, spontanitet dhe ndjenjë aventure.

Pavarësisht një fillimi të vështirë, viti 2025 do të mbyllet për Demët me fat, energji pozitive dhe shumë premtime për të ardhmen. Çelësi për këtë transformim? Durimi – një virtyt që kjo shenjë e njeh më mirë se kushdo tjetër.

Aksident tragjik/ Ηυmbin jetën dy 16-νjeçàrë

Një tragjedi ka ndodhur në Greqi, në Kastoria, ku dy 16-vjeçarë humbën jetën.

Sipas informacioneve, në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Korisos të Kastorias, ka ndodhur një aksident trafiku dhe përmbysje e një automjeti pasagjerësh.

Dy fëmijët u nxorën nga automjeti, por u pa shenja jete. Pesë zjarrfikës dhe dy automjete morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Hakmarrje për shkak të videos? Pas shpërthimit me tritoI në banesën e Jozit, vjen reagimi i Stresit

Reperi i njohur Stresi ka bërë një postim të dyshimtë në Instagram, i cili po interpretohet si një mesazh me “kunj”. Në një InstaStory, ai publikoi një foto të shoqëruar me shprehjen: “Do korrni atë që mbillni”, të shoqëruar me emoji të shumta.

Ky reagim vjen pas shpërthimit me tritol që ndodhi në shtëpinë e Jozefin Markut, ish banorit të ‘BBVA’ dhe jo shumë kohë nga publikimi i një videoje të shumëpërfolur, ku shfaqej një moment mes Jozit dhe tij, ku ai e detyroi atë ta puthte. Për këtë arsye, fansat po e lexojnë mesazhin si një përgjigje apo sulm të tërthortë ndaj Jozit.

Megjithatë, Stresi nuk ka dhënë asnjë shpjegim të drejtpërdrejtë, duke lënë hapësirë për interpretime dhe debate në rrjet.

Kujtojmë se pak javë më parë, në TikTok qarkulloi një video e Stresit me Jozin ky ai e pyet:

‘Çka i ke çunat e Fushë Krujës?’.

‘Vëllezër’, shprehet Stresi ndaj të cilit vjen edhe një kërkesë.

‘Më puth’, dëgjohet duke i thënë Jozi, kërkesë të cilën ai e plotëson menjëherë. Ky moment u komentua në rrjet si formë presioni nga ana e Jozit, pas komenteve që Stresi ka bërë për të. Madje, u aludua se Jozi e kishte dhunuar, e pas ngjarjes, filmoi atë video.

E bija në arrest shtëpie për k▪︎ka inë, vjen reagimi i shumëpritur i EIi Farës

Pak ditë më parë, vajza e këngëtares së mirënjohur Eli Farau bë kryefjalë e medias.

Roxhensa Kapuranin, e njohur edhe me emrin Marina Fara, u ndalua me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. 39-vjeçarja, para trupës gjykuese, mes lotësh, ajo deklaroi se lënda narkotike ishte për përdorim vetjak. Pavarësisht pretendimeve, gjykata vendosi që Kapurani të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa hetimet do të vijojnë.

Ndërkohë që të gjithë sytë ishin nga Eli Fara, këngëtarja ka bërë një reagim të tërthortë vetëm pak orë më parë.

“Zgjedh të buzëqesh, gjithmonë”, shkruan ajo krah fotos së saj.

Aksidenti i trefishtë në Tunelin e Llogarasë/ Dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e sotme në “Tunelin e Llogarasë”.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

Nga pamjet e publikuara nga aksidenti duken mjetet të cilët kanë marrë dëmtime.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Audi”, një “Volvo” dhe një “Mitsubishi”.

Mjeti tip “Volvo” ka marrë më shumë dëmtime teksa edhe në foto duket se ka të shkatërruar pjesën e përparme. “Audi” dhe mjeti i tjetër kanë shpëtuar me më pak dëmtime.