E rëndë në Itali/ 70-vjeçari hidhet nga baΙΙkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara ndërron jetë në vend, personi që tentoi υet ëυrasjen mbijetoi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano mbrëmjen e djeshme.

Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës, por fati kishte rezervuar një ngjarje jo të zakontë.

70-vjeçari u hodh nga kati i katërt, por në vend që të përfundonte në trotuar, ra mbi një 83-vjeçare, e cila ndërroi jetë në vend.

Ndërkohë 70-vjeçari është ende gjallë. Pasi u transportua në spital dhe mori ndihmën mjekësore, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

© BalkanWeb

‘Bόom’ i frikshëm në tregun e pronave/ Të huajt ‘blejnë’ Shqipërinë, investojnë 135 milionë euro në 3 muaj

Investimet e huaja në Shqipëri po kanalizohen veçanërisht në blerje pasurish të paluajtshme, dhe jo më në sektorët tradicionalë si energjia, apo industria nxjerrëse.

Banka e Shqipërisë thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 398 milionë euro, me rritje prej vetëm 3 milionë euro në raport me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE

Prill-Qershor 2024 395 mln euro

Prill-Qershor 2025 398 mln euro

Rritja +3 mln euro

34% e këtyre parave u ‘hodhën’ në sektorin e pasurive të paluajtshme, ose gati 135 milionë euro. Praktikisht një në tre lekë të investuara në Shqipëri nga të huajt në periudhën prill-qershor 2025, shkoi për blerje pronash.

Për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, Shqipëria është ende një treg me leverdi për të huajt, pasi çmimet e pronave për ata janë të përballueshme. Ndërsa vala e blerjeve të apartamentet nga shtetas jo rezidentë, po vijon të shtrenjtojë pronat në vend.

Praktikisht e gjithë rritja e investimeve ka ardhur nga sektori i pasurive të paluajtshme pasi të gjitha fushat e tjera janë në rënie referuar shifrave të bankës.

Sektori i dytë me vlerën më të madhe të investimeve është ai i aktiviteteve financiare dhe sigurimit me 67 milionë euro ndjekur nga industria nxjerrëse me 43 milionë euro dhe më pas energjia 23 milionë euro dhe komunikacioni me 8 milionë euro investime të huaja në këtë tremujor të dytë të vitit.

INVESTIMET SIPAS SEKTORËVE (T2)
Pasuri të paluajtshme 135 mln euro

Ndërmjetësimi financiar 67 mln euro

Hidrokarburet 43 mln euro

Sektori i energjisë 23 mln euro

Sektori i Komunikacionit 8 mln euro

Ndërsa në gjashtë muaj vlera e investimeve të huaja direkte rezulton 760 milionë euro, me rritje prej 11 milionë euro krahasuar me vitin 2024. Edhe si periudhë 6-mujore paratë e huaja dominojnë në sektorin e “real estate”.

INVESTIMET E HUAJA NË 6-MUJOR

Janar-Qershor 2024 749 mln euro

Janar-Qershor 2025 760 mln euro

Diferenca +11 mln euro

E reja pranon greke υrasjen e motrës dhe 4 fëmijëve të saj, zbardhet DËSHMIA TR0NDITËSE e nënës: Ka…

Irene Mourtzoukou, një grua 25-vjeçare nga Greqia, ka tronditur opinionin publik me rrëfimin e saj për vrasjen e katër foshnjave, përfshirë fëmijët e saj biologjikë.

Për muaj të tërë, ajo kishte mohuar akuzat përpara kamerave televizive, shpesh me lot në sy, duke kërkuar nga publiku që të besonte në pafajësinë e saj. Por në korrik të këtij viti, gjithçka ndryshoi.

Sipas policisë, Mourtzoukou pranoi se kishte mbytur motrën e saj 18-muajshe në vitin 2014, kur ishte vetëm 14 vjeç. Vdekja e fëmijës atëkohë u përshkrua si pasojë e “komplikimeve të frymëmarrjes” dhe nuk ngjalli dyshime. Ajo më pas rrëfeu se e kishte kryer aktin për t’u hakmarrë ndaj nënës së saj pas një konflikti.

Mourtzoukou më vonë pranoi edhe vrasjen e djalit të saj gjashtëmujor në vitin 2021, si dhe dy vajzave të porsalindura njëra 19 ditëshe dhe tjetra pak më pak se dy muajshe mes viteve 2022 dhe 2023. Të gjitha këto vdekje fillimisht u regjistruan si “natyrale”, përfshirë diagnoza si pneumoni dhe krizë epileptike. Por autopsitë e mëvonshme zbuluan shenja të asfiksisë.

Historia u bë edhe më e zymtë kur në vitin 2023, pas vdekjes së djalit të partneres së saj të atëhershme, nisi një hetim penal që çoi në arrestimin e Mourtzoukou. Mjekët ligjorë në raportin e tyre të hollësishëm vunë në dukje se vdekja e këtij fëmije ishte rezultat i hipoksisë mungesë oksigjeni dhe dyshohet si një akt i qëllimshëm kriminal.

Përveç këtyre, Mourtzoukou është gjithashtu nën hetim për një rast të vitit 2016, kur një foshnjë që ajo po e kujdeste, ndërsa nëna e saj ndodhej në verandë, u gjet pa ndjenja me buzët e nxira. Foshnja u dërgua me urgjencë në spital, ku u trajtua për episode të humbjes së vetëdijes. Edhe pse ky incident nuk është përfshirë formalisht në aktakuzë, ka ngritur dyshime serioze për një model të përsëritur sjelljeje.

Për një kohë të gjatë, Mourtzoukou ishte një figurë e shpeshtë në emisionet televizive greke, ku mohoi çdo përfshirje në vdekjet, shpesh duke debatuar ashpër me gazetarë dhe ekspertë mjeko-ligjorë. Ndërsa mjekët nxirrnin përfundime të qarta për asfiksinë si shkak vdekjeje, ajo i hodhi poshtë si të pabazuara. Megjithatë, rrëfimi i saj në korrik e përmbysi narrativën publike.

Nëna e saj, gjatë një paraqitjeje në televizion, kishte deklaruar më herët se besonte që vajza e saj ishte e dhunshme dhe kishte shfaqur sjellje delikuente që në fëmijëri. Ajo madje tha se Irene kishte sajuar rrëmbimin e vet në moshë të vogël dhe se kishte qenë e diagnostikuar me “personalitet të dyfishtë”.

Ndërkohë, Mourtzoukou ka pretenduar se ishte viktimë e abuzimeve të shumta dhe se ishte detyruar të prostituonte për të ushqyer familjen. Marrëdhënia e saj e trazuar me nënën, sipas saj, ishte arsyeja e prapavijës psikologjike që çoi në këto krime. “Sa herë që debatoja me nënën time, doja t’i bëja keq”, ka deklaruar ajo para autoriteteve.

“Pushtet ABSOLUT, inerci e FRΙKSHME”/ ALARMI i Presidentit Topi: Shqipëria në DUART e një njeriu…

Ditën e sotme ishte i ftuar në emisionin Breaking në Top News ish-presidenti Bamir Topi. Ai foli rreth zhvillimeve të reja politike në Shqipëri duke e cilësual si një qeveri e cila ka vazhdimin e asaj të parës.

Duke qenë se kryeministri i venditEdi Rama fitoi bindshëm zgjedhjet e 11 majit duke marrë mandatin e katërt të qeverisjes, ish-presidenti e quajti këtë gjë si një pushtet absolutnë duart e një njeriu të vetëm.

Gjithashtu ai theksoi se qeveria Rama 4 është inerci e Rama 3 pasi edhe ministritë e përrcaktuara nukkanë ndonjë risi gjithashtu ky pushtet është i frikshëm pasi të fitohen zgjedhjet sërish edhe mes shumë skandaleve sipas tij është diçka shumë e madhe.

“E kam parë dhe e kam thënë, e kam parë si një paradoks logjik, por edhe elektoral, faktin që një qeveri që lufton për mandatin e katërt dhe është aktualisht në mandatin e katërt, vjen me një fitore më të thellë se herët e tjera, ndërkohë, paralelisht kemi mjaft skandale.

Politika, ndonëse shpesh del nga rregulli, duhet të ketë një logjikë. Kemi një pushtet që rritet, që thellohet një pushtet absolut në çdo aspekt. Në këtë këndvështrim, nuk shoh asnjë element surprizues, por vetëm një inercí të frikshme.

Nga njëra anë, kemi një kryeministër që krenohet se janë shfrytëzuar disa elementë për t’ia çuar Brukselit atë që kërkonte, por realiteti është se ne jetojmë këtu, jo në Bruksel. Ata që e perceptojnë realitetin janë qytetarët shqiptarë që përballen çdo ditë me mijëra probleme.

Personalisht, unë do të doja që të ishim në Europë dje, jo sot as nesër, por nga një pikëpamje më realiste, ky proces duhet të bazohet si në dokumente, ashtu edhe në realitetin konkret.

Në lidhje me kabinetin qeveritar: ministritë kryesore janë përsëri në dorën e të njëjtëve persona si Ministria e Financave, ashtu edhe zëvendëskryeministrja. Ndër risitë nëse mund ta quajmë të tillë është kalimi i një zonje në krye të Ministrisë së Brendshme, dhe këtë mund ta marrim si një risi pozitive.

Në qeverisjen e z. Rama, ka një inerci: “Rama 3” ka pësuar ndonjë ndryshim të vogël, por pjesa më e madhe e atyre që janë larguar, janë vendosur në krye të komisioneve parlamentare.”, përfundoi ish-Presidenti Topi.

“Njerëzit e shëmtυar dhe ziliqarë shëndoshen”/ Deklarata e nutricionistes që HABITI të gjithë

Nutricionistja e njohur, Tea Brame, ka dhënë disa këshilla për kujdesin e shëndetit dhe trupit tonë, sidomos pas periudhës së pushimeve. E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Tea pyeti ‘a e di që stresi të shëndosh?’.

“Njerëzit e shëmtuar dhe ziliqarë shëndoshen, se zilia në njëfarë mënyre është stres”, shtoi më pas nutricionistja.

“Aroma e spermës te meshkujt lidhet me ushqimin që konsumon…”, ja çfarë këshillash jep nutricionistja
Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Po, sepse kemi të bëjmë me mbidozë emocionesh negative.

Tea: Po. Çlirohet kortizoli dhe ti shëndoshesh. Kjo është e provuar me studim, është shumë interesante.

Ronaldo: Interesante kjo. Duhet t’ua themi shqiptarëve që për t’u dobësuar, një nga metodat është që të mos jeni ziliqarë, sepse ju shëndosh.

Tea: Kjo është. Por dhe stili i jetesës në total.

U përplas nga kamioni në Austri, ndërron jetë kampionia 23-νjeçare e patinazhit

Patinatorja Julia Marie Gaiser ka humbur jetën në një aksident rrugor në Austri. Ajo u përplas nga një kamion në një kryqëzim në Salzburg.

Ekipet e ndihmës së shpejtë tentuan ta rikthenin në jetë në vendngjarje, por 23-vjeçarja ndërroi jetë aty. Autoritetet vendore hapën një hetim pas ngjarjes, ndërsa shoferi i kamionit rezultoi negativ në testin e alkoolit.

Kryebashkiaku i Salzburgut, Andreas Jungman, shprehu ngushëllime për familjen e saj dhe e cilësoi humbjen si të madhe për botën e sportit. Fansat kanë reaguar gjerësisht në rrjetet sociale me mesazhe ngushëllimi.

Gaiser ka përfaqësuar më parë Italinë në patinazh artistik, përpara se të kalonte në ekipin e Austrisë. Ajo ishte pjesë e Eis Team Salzburg, me të cilin fitoi tre tituj radhazi në vitet 2023, 2024 dhe 2025. Federata

Gaiser e nisi patinazhin në moshën tetëvjeçare, më vonë se shumica e sportisteve. Karriera e saj e shkurtër por e suksesshme u shoqërua me vlerësime të shumta.

Humbja e saj shihet si një goditje e rëndë për komunitetin e patinazhit artistik. Kujtimi i saj do të mbetet përmes pasionit dhe arritjeve që solli në akull.

Sapo mirëpriti vitin e ri 2018, njihυni me vendin që është 7 vjet mbrapa

Etiopia ka festuar hyrjen në vitin 2018, duke ndjekur kalendarin e saj të veçantë 13-mujor, i cili është shtatë vjet pas atij perëndimor.

Festa e njohur si Enkutatash shënon fundin e sezonit të shirave dhe fillimin e pranverës, ku rrugët dhe tregjet në Addis Ababa u mbushën me lule të verdha adey ababa, bar për ceremonitë e kafesë dhe kafshë të ndryshme për vaktet festive.

Gjatë natës së Vitit të Ri, kryeqyteti u gjallërua me koncerte dhe muzikë live, ndërsa dita nisi me fëmijët që këndonin këngën tradicionale Abebayehosh, të ndjekur nga shërbimet kishtare ortodokse.

Ngjarja, përveç atmosferës festive, është edhe një simbol i traditave të forta kulturore dhe fetare që mbeten të rrënjosura në jetën e përditshme të popullit etiopian.

Tmerr në plazh, ujku sulmon 5-vjeçaren që po luante në rërë

Një vajzë e vogël 5-vjeçare është sulmuar nga ujku në plazhin e Marmaras në Selanik të Greqisë.

5-vjeçarja, nga Serbia, po luante në plazh rreth orës 08:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, kur ujku e sulmoi nga pas.

Kafsha e egër e kafshoi dhe i shkaktoi gërvishtje në shpinë. Ka qenë ndërhyrja e nënës së 5-vjeçares dhe të një personi tjetër që sulmoi ujkun me gurë, duke mundur të shpëtojnë fëmijën.

E mitura u dërgua në spital për të trajtuar plagët, ndërsa gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut.

Specialistët thonë se në zonën ku ndodhi ngjarja, është e njohur prania e ujqërve dhe çekejve.

Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Kosovë disa javë më parë.

UEFA bën ndryshimin surprizë, njofton vendin e ri për kualifikueset e Botërorit

Tani është zyrtare. Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e botërorit nuk do luhet në Beograd.

UEFA ka bërë me dije se sfida do të luhet në në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac me 11 tetor.

Zhvendosja nga Beogradi bëhet me synimin për të shmangur problemet dhe trazirat, në një përballje që shpeshherë i ka kaluar kufijtë e futbollit.

Si Serbia, ashtu edhe Shqipëria, janë në garë për një vend në Botëror.

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev triumfon në Kroaci

Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ra vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2.

Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë.

Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2.

Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.

Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.

Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.

Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe për faktin se i siguronte Shqipërisë medalje Olimpike, për herë të parë në historinë e vendit tonë.