“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

Nga avokat Arben Llangozi

Një video tronditëse hedh poshtë çdo alibi të SPAK-ut. Në këtë material të qartë, shihet hapur se ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka urdhëruar mbylljen e procedurave ligjore dhe kalimin e pasurisë së ushtrisë drejt oligarkëve të lidhur me pushtetin. Ky akt kriminal nuk është thjesht abuzim me detyrën, por një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe një tradhti e pastër ndaj interesave kombëtare.

Por skandali nuk mbyllet këtu. Bardhyl Kollçaku, i vetëshpallur gjeneral, jo vetëm që firmosi shkatërrimin e pronës së ushtrisë, por mori shpërblimin e turpshëm, një mandat deputeti. Pra, pasuria e shqiptarëve u shit, marina u dorëzua, dhe Kollçaku u ble me karrige politike.

Në historinë botërore, gjeneralët kujtohen për beteja të mëdha, për sakrifica dhe për humbje jetësh në mbrojtje të atdheut, por gjenerali ynë, Bardhyl Kollçaku, nuk do të mbahet mend për trimëri apo kontribute ushtarake, ai do të hyjë në histori si gjenerali i oligarkëve, njeriu që tradhtoi kombin shqiptar duke shitur pasuritë e ushtrisë dhe duke i kthyer në plaçkë pushteti për interesat e ngushta të politikës dhe biznesit të lidhur me të.

Por çfarë ka bërë SPAK? Pesë vite “hetim” dhe asnjë vendim, asnjë arrestim, asnjë përgjegjësi! Heshtja e SPAK-ut është bashkëpunim në krim dhe turp për drejtësinë shqiptare.

Kjo video është prova që duhet të çonte pas hekurave Xhackën, Kollçakun dhe gjithë zinxhirin politik-ushtarak që shiti pasuritë e vendit te oligarkët. Çdo ditë që kalon pa arrestime, është një dëshmi tjetër se drejtësia në Shqipëri është e kapur, e shitur dhe e gjunjëzuar para pushtetit dhe parasë.

VIDEO

Izrael-Palestinë / Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për zgjidhjen me dy shtete, Shqipëria abstenon

Sot, nën udhëheqjen e Francës dhe Arabisë Saudite, 142 vende kanë miratuar Deklaratën në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, mbi zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete mes Palestinës dhe Izraelit.

Dhjetë shtete, mes tyre Izraeli dhe SHBA votuan kundër, ndërsa Shqipëria është mes 12 shteteve që abstenuan. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka deklaruar jo më larg se katër muaj më parë se mbështet zgjidhjen me dy shtete, deklaratë që e ka bërë nga Izraeli.

“Së bashku, po hartojmë një rrugë të pakthyeshme drejt paqes në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron, mbështetës i kësaj deklarate.

“Franca, Arabia Saudite dhe të gjithë partnerët e tyre do të jenë në Nju Jork për ta bërë këtë plan paqeje realitet në Konferencën mbi Zgjidhjen me Dy Shtete. Një e ardhme tjetër është e mundur. Dy popuj, dy shtete: Izraeli dhe Palestina, që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, ka thënë Macron.

Izrael-Palestinë / Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për

Votimi në OKB

“L▪︎ftuan të shpëtojnë vëllanë”/ Letra e babait që humbi dy vajzat në aksident: Për herë të fundit, më kërkuan një darkë

Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal.

Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.

Përmes një letre, babai i vajzave të ndjera shpreh dhimbjen për humbjen e dy vajzave të tij dhe sfidën për kurimin e djalit, i cili vijon betejën me leuçeminë.

“Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë, vetëm një mbrëmje me mua. Më folën me një zë që më dridhet ende në shpirt: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. E dinin që do shkoja në stan, në mal, ku rrija më shumë se një muaj. Ndoshta e ndjenin diçka, një parandjenjë që unë e injorova”, shkruan babai në letrën e tij.

“Nuk pranova. Jo se nuk i doja por se nuk munda ta harxhoja lekët e vajzave të nxjerra me aq sakrifica. Ishim në luftë me leuçeminë e djalit të vogël, Islit. Dhe mendova se ishte më mirë të kurseja. Silueta e tyre më është ngulitur në mendje e shpirt. Qëndronin te dera, të heshtura me kokën ulur. I përshëndeta me dorë dhe humba pas kthesës së rrugës. Ngjita malin në këmbë, drejt stanit, 3 orë ecje mes ferrave, shkurreve në terrenin e thepisur. Ishte ora 20:30 kur më ra telefoni. Një zë i trazuar më tha: ‘Ka ndodhur një aksident, por nuk jemi të sigurt; mund të jenë vajzat e tua’. M’u ngri zemra. Elvisa dhe Rozina, a janë mirë? A janë gjallë?”

Vrapova nëpër natë, në terr, nëpër gurë e humnera për të mësuar të vërtetën. Nuk më mbante më toka, më mbante vetëm dhimbja. Në gjysmën e rrugës, një therje më çau kraharorin, si një parandjenjë tragjedie. Pas vetëm dy minutash, një tjetër telefonatë. E hapa me duart që më dridheshin e atë zë s’do e harroj kurrë: Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë”. Në atë natë të zezë, mes askundit, humba gjithçka. U ula aty, nuk doja të ngrihesha më. Zbritjen nga mali që zgjat tre orë, e bëra për një orë e gjysmë i shkatërruar, por i gjallë për të parë vdekjen me sytë e mi”.

Elvisa dhe Rozina u shuan në pak sekonda, mbrëmjen e 24 gushtit në aksidentin tragjik, ndërsa udhëtonin nga fshati i tyre drejt Sarandës. Kishin marrë një tezgë këtë vit e punonin si shitëse ambulante në Sarandë, shisnin shishqebap, bukë me qofte e misra. Ishin shumë të lumtura sepse çdo para e fituar, i afronte edhe më shumë me kurimin e vëllait 7 vjeçar.

Isli është diagnostikuar me leuçemi para pothuajse 4 vitesh. Familja nuk i ka pasur kushtet për ta ndjekur, kanë bërë sa kanë mundur këtu në Tiranë dhe disa herë e kanë dërguar në Athinë, por asnjë rezultat. Elvisa dhe Rozina ishin krahët e prindërve të tyre. Fëmijërinë e kaluan nëpër male, në stane, duke ndihmuar me bagëtitë.

“Flinin mbi xhupat e prindërve, të shtruar mbi gurë. Me duar të njoma mblidhnin çaj dhe e shisnin. Edhe sot, në muret e shtëpisë së tyre, varen tufat e fundit të çajit që ato mblodhën para se të ndodhte aksidenti. Kishin zgjedhur të ndihmonin familjen por dhe të përqafonin rrugën e dijes. Elvisa kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori, në 1 shtator do të fillonte punë. Ndërsa Rozina këtë vit do të ishte në vitin e tretë për infermieri. Dëshironin të vazhdonin ëndrrat për t’u bërë dikushi, por mbi të gjitha, një ditë të mund të shëronin vëllain e tyre nga leucemia”, shkruan i ati.

Por sot nuk janë më. Prindërit janë të shkatërruar e djali i vogël rritet pa dy motrat që ishin gjithçka për të. Shtëpia është bosh, dhimbja mbizotëron e zija ka pushtuar çdo cep. Vetëm rikthimi i Islit të shëruar mund të sjellë jetë sërish në familjen Dhimaku.

Shpallet programi i ri/ Ja sa do të rriten pagat, pensionet dhe bonusi i bebes muajt e ardhshëm

Partia Socialiste ka shpallur programin e ri ekonomik, ku parashikohen ndryshime të rëndësishme për pagat, pensionet dhe bonusin e bebes.

Që nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë, për pensionistët po përgatitet një dokument i ri në bashkëpunim me Bankën Botërore, që do të çojë gradualisht pensionin minimal në 20 mijë lekë dhe mesatarin në 40 mijë lekë deri në vitin 2029.

Një tjetër vendim lidhet me nxitjen e lindshmërisë: nga janari 2026, bonusi i bebes do të pësojë një rritje të ndjeshme.

Për fëmijën e parë ai do të kalojë nga 40 mijë në 300 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë e të tretë do të arrijë respektivisht në 420 mijë dhe 600 mijë lekë. Pagesat do të shpërndahen në mënyrë të përmuajshme deri në moshën 5 vjeçare të fëmijës.

Këto vendime pritet të miratohen me nisjen e sesionit të ri parlamentar, duke ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e familjeve shqiptare.

Avionë nga disa vende anëtare dhe anije luftarake gati, si po i përgjigjet NATO sulmit rus në Poloni

NATO ka nisur një iniciativë për të përforcuar mbrojtjen e krahut lindor të Evropës pas ndërhyrje me dron rus në hapësirën ajrore polake këtë javë, njoftoi të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Operacioni “Roja Lindore” do të fillojë në ditët në vijim dhe do të përfshijë asete nga Danimarka, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe të tjera, tha Rutte.

“Eastern Sentry do t’i shtojë fleksibilitet dhe forcë qëndrimit tonë dhe do ta bëjë të qartë se, si një aleancë mbrojtëse, ne jemi gjithmonë të gatshëm të mbrohemi”, shtoi ai.

Rutte tha se inkursioni me dron “i rrezikshëm dhe i papranueshëm” i Rusisë të mërkurën “nuk ishte një incident i izoluar”.

“Pakujdesia e Rusisë në ajër, përgjatë krahut tonë lindor, po rritet në frekuencë”, tha Rutte.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Gjenerali Amerikan Alexus Grynkewich, tha se operacioni, i cili do të jetë “fleksibël dhe i shkathët”, do të përfshijë aftësi të zgjeruara, mbrojtje të integruara ajrore dhe tokësore dhe shkëmbim të shtuar të informacionit midis partnerëve të NATO-s.

Grynkewich vuri në dukje se do të duhet pak kohë që i gjithë operacioni të përfundojë, por hapat e parë do të fillojnë “menjëherë”.

Ndër pajisjet e dedikuara për operacionin janë dy avionë F-16 dhe një fregatë luftarake kundërajrore nga Danimarka, tre Rafale nga Franca dhe katër Eurofighter nga Gjermania, sipas një njoftimi për shtyp nga aleanca.

“Edhe pse fokusi ynë është te Polonia, kjo situatë i tejkalon kufijtë e një kombi. Ajo që prek një aleat na prek të gjithëve”, tha Grynkewich.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, flet gjatë një konference për shtyp mbi shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë, në selinë e NATO-s në Bruksel, të premten.

Iniciativa është modeluar sipas operacionit “Baltic Sentry” që NATO nisi më parë këtë vit në përgjigje të sabotimit të kabllove në Detin Baltik, tha Grynkewich.

“Polonia dhe qytetarët nga e gjithë Aleanca duhet të jenë të sigurt nga reagimi ynë i shpejtë në fillim të kësaj jave dhe njoftimi ynë i rëndësishëm këtu sot”, tha ai, “NATO do të vazhdojë të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj.”

Operacioni do të mbulojë të gjithë krahun lindor të shteteve të NATO-s, “nga veriu i largët deri në Detin e Zi dhe Mesdhe”, tha Grynkewich. “Në të gjithë krahun lindor, ne do të përshtatemi dhe ndryshojmë vazhdimisht qëndrimin tonë në një mënyrë që e mban kundërshtarin të papërgatitur, por gjithashtu i përgjigjet kërcënimeve specifike ndërsa i shohim ato të shfaqen”, tha ai.

Kryeministri polak Donald Tusk e quajti të premten ndërhyrjen me dron rus në vendin e tij një “sulm” dhe tha se nuk ishte një gabim, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi se shkelja e hapësirës ajrore mund të ketë qenë aksidentale.

“Do të dëshironim gjithashtu që sulmi me dron ndaj Polonisë të ishte një gabim. Por nuk ishte. Dhe ne e dimë këtë”, tha Tusk në një postim në rrjetet sociale .

Polonia ka informacione që tregojnë se Rusia lëshoi deri në 21 dronë në vend të mërkurën, por jo të gjithë u gjetën, tha për mediat lokale kreu i Zyrës së Politikës Ndërkombëtare presidenciale të Polonisë, Marcin Przydacz. Është e mundur që disa dronë të kenë kaluar hapësirën ajrore, tha Przydacz në një intervistë me Radio ZET të premten.


|

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 13 shtator 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Kjo fundjavë e mesit të shtatorit do t’ju shohë në një fazë dinamike. Marsi i favorshëm do t’ju shtyjë të ndërmerrni veprime dhe të merrni vendime të rëndësishme, veçanërisht në jetën tuaj dashurore. Nëse ka pasur tensione në familjen tuaj, tani është koha e duhur për të sqaruar çështjet.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 13 shtator 2025), Venusi është në anën tuaj, duke sjellë sharm dhe magnetizëm gjatë kësaj ore të mesit të muajit. Marrëdhëniet tuaja mund të forcohen dhe nëse jeni beqarë, mund të takoni dikë interesant. Sa i përket punës, përpiquni të mos e teproni me punën.

BINJAKËT

Gjatë orëve të ardhshme të kësaj fundjave, do t’ju duhet pak kohë për veten tuaj për të sqaruar disa çështje personale. Marrëdhëniet shoqërore do të favorizohen, por është më mirë të shmangni debatet e kota. Yjet ju këshillojnë të dëgjoni më shumë dhe të flisni më pak.

GAFORRJA

Kjo fundjavë mund t’ju sjellë disa surpriza. Projektet në çift do të fitojnë vrull dhe lidhjet familjare do të forcohen. E diela do të jetë veçanërisht frymëzuese, veçanërisht në punë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 13 shtator 2025), nën ndikimin e Diellit në shenjën tuaj, do të ndiheni energjikë dhe të vendosur. Është koha e përsosur për t’u mburrur dhe për të fituar njohje. Dashuria mund t’ju surprizojë.

VIRGJËRESHA

Kjo është një fundjavë reflektimi të brendshëm. Ju keni nevojë për heshtje dhe vetëanalizë për të rimbushur bateritë tuaja. Yjet ju ftojnë të ngadalësoni, të shkëputeni nga rutina e përditshme. Kjo është një kohë e shkëlqyer për t’iu përkushtuar mirëqenies suaj.

PESHORJA

Mund të gjeni ekuilibrin që po kërkoni tani në mes të muajit. Marrëdhëniet shoqërore do t’ju ofrojnë momente të këndshme, por dashuria do t’ju pushtojë mendimet. Nëse keni qenë të larguar, tani mund të ndodhë një pajtim i rëndësishëm.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 13 shtator 2025), kjo fundjavë do të sjellë njohuri të thella. Ju jeni më të vëmendshëm se zakonisht ndaj shenjave përreth jush dhe kjo ju lejon të bëni zgjedhje të mençura. Në dashuri, mund të dëshironi një ndryshim.

SHIGJETARI

Po përjetoni një kohë rilindjeje. Po dëshironi aventura, udhëtime dhe përvoja të reja. Nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme, përpiquni të rizbuloni pak energji. Sa i përket karrierës, ju presin mundësi që kërkojnë guxim dhe iniciativë.

BRICJAPI

Orët e ardhshme do të jenë të dobishme për të vënë gjërat në rregull. Jo vetëm në shtëpi, por edhe në jetën tuaj personale. Yjet sugjerojnë që të mos nënvlerësoni një intuitë që mund të jetë vendimtare në ditët në vijim.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 13 shtator 2025), qielli është i favorshëm për takime dhe ide të reja. Je krijues dhe i etur për ndryshim. Përdori këto ditë për të planifikuar diçka të rëndësishme.

PESHQIT

Kjo fundjavë është një fundjavë reflektimi dhe thellësie emocionale. Do të ndiheni të frymëzuar dhe me dëshirë të madhe për t’u lidhur me ata që i doni vërtet. Por kini kujdes nga melankolia: përpiquni të qëndroni të përqendruar në të tashmen.

Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve (Video)

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një video virale me Naser Al Khelaifin.

Presidenti i PSG-së ka shfrytëzuar këto ditë në vizitën e tij në kryeqytetin e Shqipërisë. Kështu sot është shpërndarë video e tij, ndërsa ndodhet në një dyqan fruta-perimesh.

Al Khelaifi prej vitesh investon në futbollin europian. Më konkretisht te PSG ku vetëm në edicionin e kaluar fitoi Ligën e Kampioneve.

Sot pati edhe një mbledhje të Shoqatës Europiane të Klubeve – ECA, pikërisht në Shqipëri. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i dhuroi fanellën e kuqebluve Al Khelaifit./PANORAMASPORT.AL

Pamjet e shpërndara me presidentin Al Khelaifi: (VIDEO)

Trump e bën sërish, thotë se ndali luftën Shqipëri-Azerbajxhan: I ftova të dy liderat në zyrën time (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump ka ngatërruar sërish Shqipërinë me Armeninë duke thënë se kishte arritur të ndalte luftën me Azerbajxhanin.

Gjatë një interviste këtë mëngjes në “Fox News”, Trump ngatërroi “Armenia” me “Albania” kur tha se kishte arritur të ndalonte luftën disavjeçare me Azerbajxhanin.

“I ftova të dy liderat në zyrën time. Ishiun ulur larg njëri-tjetrit. I thashë afrohuni”, rrëfeu Trump. Kjo është hera e dytë që Trump bën lapsus duke ngatërruar emrat “Albania” me “Armenia”.

Qeveria hap ‘thesin’, miliarda lekë shtesë për pensionet në 2026-ën

Vendimi i fundit i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) krijon kushtet për rritje të pensioneve në vitet në vijim.

Tavanet e reja buxhetore për periudhën afatmesme 2026–2028 parashikojnë shpenzime deri në 204 miliardë lekë ose 11,7 miliardë lekë më shumë se tavani i programuar i vitit 2025.

Nëse shuma do të shpërndahej proporcionalisht për të gjithë përfituesit, çdo pensionist do të merrte mesatarisht rreth 16.220 lekë më shumë në vit, që përkthehet në rreth 1.350 lekë shtesë në muaj.

Rritja, për ekonomistin Adrian Civici, krijon kushtet për zbatimin e objektivave të qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore.

“Kjo shumë është tavan buxhetor, që nënkupton disponibilitetin financiar dhe monetar që do të ketë instituti i Sigurimeve Shoqërore për shpërndarjen e gjithë strukturës së pensioneve në Shqipëri,” shprehet z. Civici.Ekonomisti e vlerëson rritjen e tavanit, pasi krijon “siguri, stabilitet dhe garanci për dhënien e pensioneve për gjithë sistemin“.

Pavarësisht rritjes së planifikuar, pensionet ende mbeten pas nevojave me të cilat përballen pensionistët sot.

“Natyrisht, kjo shumë është e vogël, por po të kemi parasysh kostot e jetesës dhe nevojat që kanë pensionistët…” thekson z. Civici.

Statistikat e fundit të ISSH-së tregojnë se në fund të vitit 2024 ishin 721.398 pensionistë në total. Nga këta, 607.567 përfitojnë pension pleqërie, 65.926 pension invaliditeti dhe 47.905 pension familjar.

“NATO do të lançojë “gardë” për të forcuar mbrojtjen”/ Reagon Rutte: Ja vendet kryesore që marrin pjesë

NATO do të lançojë një “Gardë Lindore” për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor të Evropës, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, duke shtuar se pamaturia e Rusisë në ajër po rritet në frekuencë.

Ai tha se “Garda Lindore” do të përfshinte një sërë aleatësh, përfshirë Danimarkën, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe të tjerë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, Alexis Grinkevich, do të mbajë një konferencë për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel.

Deklaratat vijnë dy ditë pasi Polonia rrëzoi dronë në hapësirën e saj ajrore me mbështetjen e avionëve ushtarakë nga aleatët e saj të NATO-s, duke shënuar herën e parë gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë që një anëtar i aleancës ushtarake perëndimore është raportuar të ketë hapur zjarr.

Kryeministri polak Donald Tusk tha të martën se ndërhyrjet e kësaj jave nga dronë në hapësirën ajrore të vendit të tij nuk ishin për shkak të ndonjë gabimi rus, pavarësisht deklaratës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump se incidenti mund të ketë qenë aksidental.

“Edhe ne do të donim që sulmi me dron ndaj Polonisë të kishte qenë një gabim. Por nuk ishte. Dhe ne e dimë këtë”, tha Tusk për X.