“Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes”/ Rama paralajmëron shkelësit: Garanci bankare për çdo leje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja të forta në sektorin e ndërtimit dhe të sigurimeve, gjatë një mbledhjeje me deputetët e Tiranës dhe drejtues të bashkisë.

Ai tha se pas tërmetit janë bërë ndërhyrje të arsyeshme, por ka pasur devijime serioze, përfshirë edhe nga noterët.

Rama njoftoi se do të ndërmerren masa për rregullimin e sistemit të sigurimeve, përfshirë dhe garantimin bankar për lejet e ndërtimit, si dhe konfiskimin e objekteve të braktisura apo ndërtimeve problematike që datojnë që nga vitet ’90.

Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo tejkalim mbi 2% të lejes së ndërtimit do të çojë në sekuestrim të menjëhershëm të objektit.

“Ne kemi bërë disa ndërhyrje të arsyeshme pas tërmetit, por gjithsesi ka pasur shumë devijime në disa kategori, përfshirë edhe noterët. Për këtë arsye do e adresojmë edhe problematikën e sigurimeve jo vetëm për tërmetet. Dhe bashkë me sigurimin jemi duke siguruar edhe një garanci bankare për të gjithë ata që marrin një leje drejtimi. Nga ana tjetër do të marrim një tjetër masë për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura dhe ndërtimet që nga vitet ‘90 që qëndrojnë si karakatina dhe që kanë problematika të natyrës mjedisore dhe të shëndetit të njerëzve. Kur vjen puna për shkeljen e lejes së ndërtimit mbi 2% mbi lejen e ndërtimit, atëherë kjo do të prodhojë sekuestrim të menjëherë të të gjithë ndërtimit. Paligjshmëria është e plotë, nuk është e pjesshme, bëhen me muaj dhe me vite nga njëherë janë me vetëdije të plotë ndaj ligjit”, tha kryeministri Rama.

Si të reagoni pas një pickimi insekti? Ja hapat e thjeshtë që bëjnë diferencën në verë

Vera nuk sjell vetëm rreze dielli dhe pushime – ajo është gjithashtu sezoni i insekteve. Nga mushkonjat bezdisëse te bletët dhe grerëzat më të rrezikshme, pickimet janë të shpeshta dhe ndonjëherë problematike. Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas një pickimi, për të shmangur komplikimet:

1. Qetësohuni dhe analizoni çfarë ju ka pickuar
Shumica e pickimeve kalojnë vetë, por është e rëndësishme të kuptoni nëse bëhet fjalë për një mushkonjë të zakonshme apo për një insekt me thumb, si bleta apo grerëza. Kjo ndihmon në mënyrën si do reagoni.

2. Kontrolloni për thumb dhe hiqeni me kujdes
Nëse është bletë, ka mundësi që thumbi të ketë mbetur në lëkurë. Mos e shtrydhni me gishta – përdorni një kartë plastike për ta shtyrë lehtë jashtë, duke shmangur përhapjen e helmit.

3. Lani menjëherë zonën e prekur
Pastrimi me ujë dhe sapun është hapi më i thjeshtë, por shpesh i anashkaluar. Ai ndihmon në parandalimin e infeksioneve dhe qetëson lëkurën.

4. Vendosni një kompresë të ftohtë
Një leckë e lagur me ujë të ftohtë ose pak akull mbi zonën e pickimit redukton enjtjen, skuqjen dhe kruarjen. Mbajeni për 10-15 minuta.

5. Aplikoni krem qetësues
Kremrat antihistaminikë, locionet me aloe vera ose për raste më të forta, kortizonikët (me rekomandim mjeku) mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

6. Ndiqni reagimet e trupit
Nëse ndjeni fryrje të pazakontë, vështirësi në frymëmarrje, marramendje apo skuqje të përhapur, mos humbni kohë – mund të jetë një reaksion alergjik i rëndë dhe kërkon ndihmë mjekësore urgjente.

7. Mbroni veten për herën tjetër
Parandalimi është çelësi: vishni rroba të gjata në natyrë, përdorni sprej kundër insekteve dhe shmangni zonat me ujëra të ndenjura ose bimësi të dendur, ku insektet shumohen.

Kujdesi i menjëhershëm dhe vëmendja ndaj sinjaleve të trupit bëjnë diferencën. Vera është për t’u shijuar – jo për t’u kruar!

Hati Brika në një romancë me biznesmenin shqiptar? (Foto)

Hati Brika festoi ditëlindjen dy ditë më parë me një festë luksoze ku dominuan femrat dhe eleganca.

E rrethuar nga shumë mike, ajo u shfaq në qendër të vëmendjes me stilin e saj të veçantë. Por ajo që ra më së shumti në sy ishte prania e një biznesmeni nga Shqipëria, Enea Marku.

Sipas Kosovarja, ai ishte mashkulli i vetëm në mesin e dhjetëra të ftuarve, duke e shoqëruar nga afër Hatin në këtë ditë të veçantë.

Ende nuk dihet nëse marrëdhënia e tij me Hatin është thjesht miqësore apo diçka më shumë, por fakti që ai ishte i pranishëm në një moment kaq të rëndësishëm për të, ka ngjallur shumë kureshtje, shkruan “Kosovarja.

“Berisha s’ka më ç’të mbrojë”,Ngjela shpërthen pas shtyrjes së gjyqit “Partizan”: Po luajnë me zjarrin, është në fund …

Seanca e dytë gjyqësore në GJKKO ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi u shty sot për herë të dytë, për në datën 15 Shtator, pasi avokati i tyre Genc Gjokutaj kërkoi përjashtimin e të gjithë trupës gjykuese.

Por për avokatit Spartak Ngjela, sjellja e avokatit është jo profesioniste.

Në një intervistë për një emision televiziv, avokati Ngjela tha se avokatët kërkojnë të fitojnë me procedurë përmes këtyre manovrave. Por sjellja e avokatëve, sipas Ngjelës, tregon që Sali Berisha është fajtor.

Dosja “Partizani” ndaj z.Berisha, ndaj dhëndrit të tij, përsëri shtyrje në gjykatë. Çfarë do të thotë kjo? U bë e disata herë që shtyhet seanca.

Spartak Ngjela: E shtynë avokatët, nuk janë profesionistë. Duan të fitojnë me procedurë. Mendjelehtë. SPAK-un do gënjejnë ata? E kuptoni që SPAK-un nuk e drejtojmë ne? Kot lodhen, procedurë që nuk arrihet. Vjen një moment i caktuar që ata nuk pyesin më as avokat asgjë, ka ndodhur, ju e dini. Kot më futët në këtë problem se janë injorantë, nuk kanë mbrojtje. Çfarë provojnë me këtë? Që Saliu është i fajshëm. Janë budallenj. Kur çështja trajtohet kështu, i pandehuri është i fajshëm dhe s’ka asnjë shpresë të fitojë pafajësinë e tij. Kurse avokatët janë për të fituar pafajësinë, do mbrojtje. Në qoftë se s’ke mbrojtje, dorëzohu. E çfarë fiton me këtë? Nuk e lejojnë ata që të shkojë çështja në Kalendat Greke dhe të lirohet i pandehuri. Non sens, mbrojtje shumë e dobët, dilitante.

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë të akuzuar nga SPAK për aferën “Partizani”. Berisha do të gjykohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, ndërsa Malltezi për korrupsion dhe pastrim parash.

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

Burime nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.

Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë burime të tjera njerëzore (për nënkryetarët) që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë deri në zgjedhje (pa dhënë një afat).

Burime nga “A2 CNN” nga bashkia bëjnë me dije se Rama ka shkarkuar edhe Anuela Ristanin me gjithë nënkryetarët e bashkisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.

Ndërkohë në mbledhje të gjithë kanë raportuar për zonat e tyre të cilat kanë në administrim. Pozitivisht Rama është shprehur vetëm për IMT dhe Policinë Bashkiakë (duke mos fshehur që edhe këto kanë probleme).

E bujshme! Del sekreti i madh i Sali Berishes ne vitin 1985, do emërohej ministër, ja pse u bë SHEFi Demokracise

TIRANË– VNA ka siguruar ekskluzivisht një material arkivor të Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht Drejtorisë së Kuadrit, e cila, në një shkrese sekrete, i dërgon Komitetit Qendror të PPSH, më 28 shkurt 1985, emrat e si kandidat i mundshëm për ministër të Shëndetësisë edhe Sali Berishën, me të dhënat e profilit të tij.

Për të qenë transparent me publikun, po botojmë sot faqen e parë të dokumentit arkivor dhe shkresën zyrtare, ku në krahun e majtë janë listuar emrat e Petrit Gaçes dhe Sali Berishës si dy kandidatët kryesorë të nomenklaturës së Komitetit Qendror për postin e ministrit të Shëndetësisë.

Më poshtë janë listuar gjithashtu emrat e mjekëve kandidatë për postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë apo për pozicione të tjera drejtuese, si shef kuadri dhe drejtor të Institutit të Higjenës dhe Epidemiologjisë, që Ministria e Shëndetësisë i propozon KQ të PPSH.

Dy mjekët kandidatë për postin e ministrit, Gaçe dhe Berisha, i pari pjesë e grupit të mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e diktatorit Enver Hoxha, dhe Berisha mjek i Hysni Kapos dhe më vonë i njohur në rrethin e familjarëve të Hoxhës. Shkresa është dërguar në Komitetin Qendror më pak se dy muaj para vdekjes së Hoxhës. Asnjë prej tyre nuk arriti të bëhej ministër i Shëndetësisë nën drejtimin e Ramiz Alisë, përveç Sali Berishës, i cili shtatë vite më vonë u bë drejtues i Partisë Demokratike, post që e mban edhe sot, pas thuajse tre dekadash.

Çfarë mbetet tek ty? Të shprehesh interesin dhe të bësh ofertën e çmimit. Është mrekulli. Kemi filluar me këtë. Një gjë që kam 12 vjet që përpiqem, kemi bërë shumë ligje. Tani kemi bërë një sistem, për të gërmuar brenda dhe për të nxjerrë gjithë overlap-in. I thua ligjvënësve hiq këto se nuk duhen. Ka momente që del pengesë një ligj i 52-shit. Me këtë IA do jetë mrekulli. Unë e di që do vijë momenti që IA do ketë parlamentin. Është i frikshëm, por nuk është i kontrollueshëm. Ti thua që nuk vazhdoj në këtë rrugë, por është komshiu që vazhdon, ça do bëj unë do lej komshiun,” tha Rama./VNA

U lind dhe u rrit emigrante! 21 vjecarja kthehet ne Shqiperi per tu bere police, arsyeja do iu cudise

Kjo është Alma Rexhepi, 21 vjeç.

Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj që në këto ditë të nxehta vere zgjedhin si do të vishen dhe ku do të shkojnë, Alma po jeton ëndrrën e saj, të shërbejë në uniformat blu. Prej më shumë se një viti ajo është pjesë e patrullës së përgjithshme të komisariatit nr 1 në Tiranë.

“Që e vogël shikoja policë dhe doja të bëhesha si ata. Jam ndikuar dhe nga gjyshi që ka qenë oficer”, shprehet ajo për Top Channel.

U lind dhe u rrit në Greqi ku studio dhe ushtroi sporte marciale dhe arriti të merrte edhe rripin e zi por ëndrra për të veshur uniformën blu nuk iu zbeh. Pavarësisht se prindërit të cilët janë rezidentë në Greqi e kishin fëmijë të vetëm nuk mundën dot ta pengonin të ndiqte pasionin e saj.

“Ëndrra më solli në Shqipëri.  Mami dhe babi janë në Greqi unë erdha në tiranë ndoqa akademinë dhe tani jam police. Jam shumë e lumtur që realizova ëndrrën dhe kam ambicie edhe për më tej. Kur të hapet akademia për oficere do të konkurroj”. 

Por, të punosh në polici nuk është e thjeshtë sidomos kur je e re dhe për më tepër vajzë pasi përballesh me shumë situate të vështira, por Alma ka ditur ti kalojë më së miri.

“Kur vendosim gjoba ndodh që na shajnë na ofendojnë por unë vazhdoj punën se po zbatoj ligjin. Ndodh të kemi përballë persona të dehur apo të sëmurë që duhet të dish sit ë sillesh. Ose kur ka konflikte duhet të ndash palët”. 

Policia është një ambient që dominohet nga burrat, por Alma është ndierë mëse e respektuar nga kolegët.

“Kolegët si të rinjtë ashtu edhe të vjetrit më kanë respektuar shumë. Më kanë mësuar sit ë veproj në momentet e para kur kam nisur punë”. 

Për Almën ky është vetëm fillimi, është e ndërgjegjshme që nuk ka për të qenë e lehtë por është e sigurt se pasioni që ka për këtë profesion do ti mjaftojë.

E solli në vëmendje vetë Rezarta Shkurta, kush është ish-Missi, gruaja e parë e nipit të Enverit (FOTO LAJM)

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, është shpeshherë pjesë e medias rozë, jo vetëm për shkak të mbiemrit të njohur, por edhe për lidhjen e tij të gjatë me ish-këngëtaren dhe sipërmarrësen Rezarta Shkurta.

Prej vitesh, Rezarta dhe Ermali janë bashkë dhe ndajnë një jetë familjare të ekspozuar herë pas here në rrjetet sociale. Por së fundmi, një postim i bërë nga Rezarta ka ngjallur interes të madh publik, pasi ka rikthyer në vëmendje të shkuarën më pak të njohur të Ermalit – më saktë, martesën e tij të parë dhe marrëdhënien me ish-bashkëshorten.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, Ermal Hoxha shfaqet me djalin e tij 22-vjeçar, Rein, duke treguar një marrëdhënie të afërt dhe të ngrohtë mes babait dhe të birit. Fotoja solli reagime të shumta, sidomos nga ndjekës që nuk ishin në dijeni të faktit se Ermali ka një djalë të rritur nga një martesë e mëparshme.

Por kush është nëna e Reit?

Bëhet fjalë për Sonila Caushajn, një ish-miss dhe ish-bashkëshorte e Ermal Hoxhës. Ashtu si Rezarta, edhe Sonila e ka nisur rrugëtimin e saj nga skena e bukurisë, duke marrë pjesë në konkursin e “Miss Shqipëria” në vitet ’90. Martesa e saj me Ermalin është zhvilluar në rrethana disi të fshehta për publikun, ndërsa divorci ka ndodhur prej vitesh dhe kontaktet mes Sonilës dhe familjes Hoxha thuhet se kanë qenë të pakta.

Në vitin 2015, emri i Sonilës u rikthye në titujt e mediave, kur ajo u përfshi në një konflikt të hapur me vjehrrën e saj të dikurshme, Teuta Hoxhën – bashkëshorten e Enver Hoxhës. Shkak u bë libri autobiografik i zonjës Hoxha, ku ajo e përmendte nusen e parë të djalit të saj. Sonila reagoi publikisht, duke kundërshtuar versionet që ishin dhënë në libër dhe duke i cilësuar të pasakta e fyese ndaj saj dhe djalit të saj.

Pas kësaj përplasjeje, Sonila është tërhequr nga vëmendja publike dhe është përqendruar te jeta private dhe edukimi i djalit të saj, Rein, ndërsa Ermali ka vijuar jetën me Rezarta Shkurtën dhe vajzën e tyre.

Ndërkohë, duket se marrëdhëniet mes Ermalit dhe të birit janë ruajtur dhe forcuar me kalimin e viteve, pavarësisht ndarjes nga nëna e tij. Kjo konfirmohet edhe nga fotot e fundit, që tregojnë një lidhje të fortë babë e bir, duke përçuar një imazh pozitiv dhe familjar.

Ngjarja hedh dritë mbi një faqe më pak të njohur të jetës së Ermal Hoxhës dhe rikthen në vëmendje një histori të vjetër dashurie, që dikur ka qenë në qendër të familjes më të diskutuar në Shqipëri, por që sot është veç një kujtim në sfondin e një jete të re.

Jeta priνate e Enver dhe Nexhmije Hoxhës – marrëdhëniet, s ▪︎ k si dhe leximet

Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës ka publikuar librin e tij ku ka rrëfyer sekretet e “Bllokut”. Kalo ka sjell kujtimet e tij personale në një libër, ku rrëfen raportet me personazhet e kohës, nga diktatori Hoxha tek bashkëshortja e tij Nexhmija Hoxhën, Ramiz Alinë dhe shumë të tjerë që jetonin në zonën e Bllokut, njofton Klan Kosova.

Pjesë nga libri

Nuk ishte e lehtë ta njihje Nexhmijen në të gjitha dimensionet dhe veçoritë e saj origjinale, as së jashtmi dhe as së brendshmi, madje kjo e dyta, njohja e mendimeve dhe ndjenjave të saj, qe edhe më e vështirë.

Edhe pse pata rastin të kisha kontakte si mjek me të për më shumë se 15 vjet, nuk mund të pretendoj se e njoha dot atë në tërësi dhe hollësi. Aq më pak e patën njohur shqiptarët sa kohë ishte gjallë Enveri. Ata, me sytë të mbërthyera gjatë 40 viteve tek lideri i madh, pak vëmendje dhe interes treguan për të shoqen, si person. Për shumicën e tyre ajo ishte thjesht Gruaja e Enverit. Dhe vetëm kaq.

Edhe ajo vetë rrinte disi e tërhequr, duke qëndruar kryesisht në zyrë e në shtëpi. Kishte zgjedhur vullnetarisht të rrinte në hije. Ajo as arriti, por as u përpoq që të fitonte zemrat e shqiptarëve. Ndoshta, sepse i mjaftonte simpatia dhe adhurimi që një numër i madh i njerëzve shprehnin për të shoqin. Por, kur së bashku me të vdiq edhe regjimi i tij, Nexhmijes iu desh që të dilte nga guaska, të bëhej e dukshme dhe aktive, duke u përpjekur t’i bënte njerëzit të besonin se gjithçka e Enverit ruhej e gjallë tek ajo. Mirëpo ishte e vonuar. Pa autoritetin, famën, zërin dhe karizmën e të shoqit ajo vetë nuk ishte as tërheqëse, as e besueshme dhe as bindëse për ta.

Përkundrazi, siç nuk e priste, ajo u bë për pjesën e pakënaqur të popullsisë “tabelë qitjeje”, pasi iu faturuan asaj gabimet dhe padrejtësitë e pushtetit që u përmbys. A e meritonte? A i takonte asaj të paguante të gjithë, ose pjesën kryesore, të haraçit të të këqijave që bëri regjimi i kaluar? Në ç’masë, pa qenë personalisht anëtare e organeve të larta partiake e shtetërore, pati realisht gisht ajo në vendimet e marra prej tyre?

Askush tjetër përveç asaj vetë nuk ka mundësi të dijë të vërtetën. Ajo mund të hamendësohet ose të vlerësohet bazuar në fakte, perceptime ose sipas intuitës së gjithsecilit.

Fajësitë e saj janë bazuar kryesisht mbi faktin e statusit si gruaja e Enverit dhe sidomos në vitet e fundit të jetës, kur ai ishte më i sëmurë.

Me hamendësimin se ajo, edhe pa qenë anëtare e forumeve e strukturave të larta vendimmarrëse, mund të ketë influencuar ose edhe drejtuar vetë në emër të tij. Askush, as unë, nuk e vë dorën në zjarr se kjo absolutisht apo në një masë të caktuar nuk ka ndodhur.

Nexhmija vetë në deklaratat publike dhe në librat me kujtime që ka botuar i ka mohuar të tilla akuza apo hamendësime, ndërsa fakte ose konfirmime të dokumentuara për to nuk di të jenë dhënë.

Ndërkohë, ish anëtarë të Byrosë Politike, Sekretarë të Parë të partisë në rrethe, ministrat të qeverisë, kryetarë dhe shefa të sigurimit, hetuesisë dhe prokurorisë, fajtorë të sigurt dhe të njohur me emër dhe mbiemër, si iniciatorë dhe firmëtarë dokumentesh dhe aktesh mizore, çuditërisht përmenden nga media, madje dhe nga vetë viktimat, përciptazi ose shkarazi.

Ata, meqenëse i shoqi nuk është më gjallë, e derdhin thuajse të gjithë urrejtjen, mllefin dhe fajet për bëmat e mbrapshta të atij regjimi kryesisht e personalisht tek ajo.

Historia di me fakte, me emër dhe mbiemër, se cili person i udhëheqjes së lartë urdhëroi me kokën e tij pushkatimin mizor të 67 ballistëve që u zunë rob në Lushnjë.

Cili propozoi pushkatimin e 22 intelektualëve të pafajshëm në Tiranë për bombën në Ambasadën Ruse, cili propozoi dhe nguli këmbë për kolektivizimin e detyruar të bujqësisë dhe heqjen e tre-dynymshit fshatarëve, cili propozoi tufëzimin e bagëtive, cili ndërmori hapin e parë për ndalimin e fesë dhe prishjen e kishave dhe xhamive, cili urdhëroi ndërtimin e 173 mijë bunkerëve, anembanë vendit, cili si kryetar i Komisionit të Internimeve sygjyrnosi me firmën e tij 12.500 qytetarë shqiptarë dhe shumë akte të tjera si këto të dënueshme? Disa nga këta autorë thuajse janë ricikluar dhe pasardhësit e tyre vazhdojnë të emërohen në poste qeveritare. Ramizi, i cili pati firmosur ato vendime dhe që i indoktrinoi me propagandën që drejtoi mendjet dhe shpirtin e disa brezave radhazi me utopinë e “njeriut të ri”, ishte njëri prej tyre.

Ai, fillimisht, nuk u përmend si fajtor për ato, përkundrazi u promovua për disa kohë në postin më të lartë dhe mandej u konsiderua si shpëtimtar dhe misionar i frymës së re. Ndërkohë, në sa apo në cilën nga ato keqbërje ka qenë personalisht Nexhmija iniciatore, propozuese ose autore e faktuar?

Pa dyshim, ajo i ka pasë ditur në mos të gjitha shumë nga ato padrejtësi që ndodhnin, por nuk u kundërvu direkt as indirekt për të ndikuar t’i parandalonte a zbuste ato tek i shoqi. Përkundrazi, i pat miratuar me zell prej militanteje, mjafton që ato i pat miratuar më parë Byroja Politike dhe Enveri. Ajo, pa dyshim, ka personalisht pjesën e saj të përgjegjësisë, por jo të gjithë përgjegjësinë, as pjesën më të madhe të saj. Ramizi e dinte mirë këtë, por nuk e tha. Përkundrazi, thuhej se fshehtas pati dhe ai vetë gisht në to, fajësime dhe demonizime që u gjeneruan dhe u përhapën për Nexhmijen.

Në periudhën e ndërrimit të sistemit, mbase atij iu desh që në opinionin e njerëzve të bëhej Nexhmija kurban në vend të tij, si kryefajtore, pavarësisht se ishte ai që pati pozitë më të lartë dhe përgjegjësi më të mëdha sesa ajo në hierarkinë vendimmarrëse të regjimit që u shemb.

U desh që fajet e regjimit dhe ish-titullarëve të tij të shkriheshin si skrap në zjarrin e urrejtjes popullore për të krijuar me to “Kuçedrën Nexhmije”, si simboli i të gjitha të këqijave të diktaturës dhe fajtorja kryesore, në mos e vetme e saj.

Në mungesë të Enverit, përqendrimi dhe personalizimi i gabimeve dhe fajeve të regjimit komunist tek e veja e tij, sikur ajo qenkej njësoj përgjegjëse sa ai, apo dhe më shumë se sa ai, ndoshta u desh për t’i ruajtur dhe shpëtuar përkohësisht imazhin e Ramizit si “e keqe e nevojshme dhe shpresuese” në atë periudhë ndryshimesh të vështira.

Në fakt, Enveri nuk e pat njësuar ndonjëherë të shoqen me veten. Ai ishte autoritar. Hijerëndë. Por, nuk ishte “burrë grash” as “lolo” lehtësisht i influencueshëm. Ai imponohej me një shikim. Me një mbledhje të vetullave dhe rrudhave në ballë. Ndonjëherë me buzëqeshje, pa fjalë. Me heshtje. “Burrëria tradicionale” e meshkujve shqiptarë me nuanca mazohizmi ishin të shfaqura krenarisht dukshëm në mënyrën e tij të sjelljes.

Gjatë viteve në kontakt direkt, as unë, si mjek personal i tij, nuk u çlirova dot nga ndjenja e ndrojtjes dhe e përgjegjësisë që më pushtonte në çdo takim me të. Ai rrezatonte autoritet, prandaj as guxova me iniciativën time ta ndaja me të ndonjë mendim, shqetësim apo ta ndikoja në ndonjë drejtim, jashtë kuadrit të detyrës sime profesionale.

Nexhmija dhe të gjithë vartësit e tjerë e kishin pranuar me përulje supremacinë e tij të plotfuqishme. Mendimet, sugjerimet, dëshirat dhe vendimet e Enverit ishin për të gjithë ata, përfshi edhe Nexhmijen ose, më saktë, në radhë të parë për Nexhmijen, tabu.

Diferenca e moshës prej 13 vjetësh me Enverin, brishtësia fizike e karakteriale e saj, pati vulosur që në ditën e parë të njohjes së tyre kompleksin e adhurimit dhe nënshtrimit të përhershëm të saj ndaj burrërisë, vendosmërisë dhe guximit të Enverit si vendimmarrës i pakundërshtueshëm që imponohej me bindjen se kishte gjithmonë të drejtë. Kjo nuk përjashton të ketë pasur sukses edhe ajo, si të gjitha gratë, në rolin e “zogut të natës”, për t’i vënë në vesh dhe marrë prej të shoqit miratime për nevoja, çështje apo plane të jetës familjare apo personale të saj. Por, me shumë pak mundësi për çështje shtetërore.

Sipas Zhaklinë Kenedit, “gratë e pushtetshme” ndahen në dy kategori: ato “me pushtet në shtet” dhe ato “me pushtet në shtrat”.

Gjykuar nga aparenca e jashtme, nga gjestet, mënyra e shikimit, timbri i zërit apo “gjuha e trupit”, Nexhmija nuk ishte lozonjare apo tip gruaje shtrati. Përkundrazi, dukej e “akullt”, serioze si e superblinduar me parime. Në marrëdhëniet me të shoqin, jo nazet e feminiteti, por devotshmëria ishte pika e fortë e saj. Madje, në vitet pasi Enveri pati pësuar infarktin në zemër, ata flinin të ndarë.

Nexhmija ia pat “dhuruar” Enverit edhe pjesën e saj të shtratit bashkëshortor. Ai flinte i vetëm në shtratin e gjerë dopio. Vendin e saj herë pas here mund ta zinte një “femër” tjetër. Ajo ishte Guxi. Kështu quhej macja më “mendjemadhe” që kam parë e njohur unë. Ajo ishte e bukur, i shkëlqenin qimet nga shëndeti dhe gjezdiste krenare nëpër dhomat e korridoret e brendshme, me hap të sigurt dhe shpërfillëse ndaj njerëzve të shtëpisë. Në takt, ishte macja e dashur e Pranverës, por Guxit sa herë që i mbushej koka shkonte pa pyetur askënd te dhoma e Enverit. Nëse e gjente të mbyllur portën e dhomës së gjumit të tij, Guxi ishte e zonja që ta hapte vetë atë. Ajo kërcente deri te doreza dhe e hapte pa problem. Pasi hynte, shtrihej në të njëjtin shtrat me Enverin dhe përgjumej plot kënaqësi pranë tij. Ai nuk bezdisej, e pranonte dhe e përkëdhelte. Dukej që mes tyre ishin miq.

Ndërkohë Nexhmija “vigjilonte” gjatë natës gjysmë e zgjuar, përballë, mbi një divan të ngushtë brenda së njëjtës dhomë, për ta ndihmuar të shoqin në rast të ndonjë shqetësimi eventual.

Marrëdhëniet e shtratit, nëse patën të tilla në ato vite, ata i ruajtën rreptësisht si intime dhe private. As njëri as tjetri nuk më pyetën, as morën këshilla mjekësore, në konfidencialitet, për rreziqet dhe implikimet e mundshme në marrëdhëniet seksuale në kuadrin e infarktit të zemrës dhe sëmundjes së diabetit, prej së cilës Enveri vuante prej vitesh. Por në literaturën mjekësore, si edhe nga përvoja jetësore njiheshin raste atakësh, aksidentesh, deri edhe vdekje të befta te meshkujt me sëmundje të tilla të zemrës, gjatë marrëdhënieve në shtrat.

Kështu i pat ndodhur në vitet e monarkisë një ish-ministri shqiptar, i cili vdiq papritur gjatë aktit në një prej hoteleve të Romës. E njëjta tragjedi ndodhi jashtë Tiranës në vitet kur kujdesesha për Enverin, me vëllanë e njërit prej ish-udhëheqësve të shquar të Byrosë Politike. Edhe ai, fatkeqi, vuante njësoj nga zemra e diabeti dhe ishte më i ri se vëllai i tij dhe Enveri. Vdekja e tij e beftë, e njëjtë me atë të dikurshme të ish-ministrit monarkist, pat ndodhur jashtë shtëpisë, në rrethana që, për arsye të kuptueshme, nuk u bë publike.

Ngjarja e tronditi së tepërmi emocionalisht vëllanë e tij byroist, por ndoshta dhe e vuri në vështirësi e para dilemës nëse duhet ta nderonte, duke marrë pjesë në ceremoninë e tij mortore, apo ta dënonte, duke mos shkuar në të. Besoj që për këtë ai e kish pyetur dhe kish marrë miratimin e Enverit, sepse ky më thirri dhe më dha porosi të shkoja të qëndroja edhe unë pranë kolegut dhe mikut të tij, ndonëse atë e shoqëronin edhe mjekë të Klinikës Speciale. Kjo mbase si qokë a shenjë solidariteti me të.

Kur shkova nuk e dija pse dhe si kishte ndodhur ngjarja. Enveri nuk më tha asgjë. Mbase priti që pasi të kthehesha kjo temë të hapej nga unë. Ndërkohë unë prisja ta hapte ai, por më kot. Sidoqoftë, atëherë, për herë të parë, u kujtova që këtë faktor rreziku eventual ne si ekip mjekësor e patëm harruar dhe neglizhuar.

Po sikur t’i ndodhte diçka e ngjashme edhe Enverit? Ne mjekët do të gjendeshim krejt të zbuluar dhe do të viheshim me siguri para përgjegjësisë. Asnjë këshillë, shqetësim, as diskutim, as shënim për një eventualitet të tillë nuk ishte përmendur në kontaktet tona me të, as shënuar si dokument në kartelën e tij klinike dhe as në protokollet e ekipit tonë mjekësor. E kishim quajtur thjesht çështje intime, private të tij. E keqja ishte se, për arsye që kuptohen, ky problem nuk mund të diskutohej me Nexhmijen. As me djemtë. Kush do të guxonte t’ia cenonte Enverit privatësinë pa kërkesën dhe lejen e atij vetë?

Atëherë me droje dhe në konfidencialitet e diskutova  me mësuesin tim Fejzi Hoxha. Ai ishte gjirokastrit, kishte thuajse të njëjtën moshë të Enverit dhe kish qenë shokë shkolle dhe fëmijërie me të. “Mos e nga këtë temë”, më tha ai. – “Asnjë mashkull, as ai, nuk do që të flasë e tregojë për këto gjëra. Dhe as nuk do i ndjekë këshillat që do japim ne. Përkundrazi, i zemëruar që futemi pa na ftuar në gjërat intime të tij, mund të na sikterisë. Lëre si të jetë shkruar”, më këshilloi ai. Dhe kështu u bë.

Nga droja, por edhe në respekt të privatësisë dhe intimitetit të tyre, nuk e zura asnjëherë në gojë këtë subjekt delikat, edhe pse me interes mjekësor. Iu luta qiellit dhe Zotit që e keqja të mos ndodhte dhe ndoshta ai më dëgjoi. Kështu, mbeti enigmë edhe masa e supozuar e “pushtetit” të Nexhmijes ndaj të shoqit me ndikimin e saj në shtrat.

Sa për “pushtetin në shtet”, në rastin e Nexhmijes do të tingëllonte si teprim. Ajo, nën hijen e të shoqit, nuk krijoi dot “klorofilin”e një personaliteti individual. Nuk pati dhe as tentoi të krijonte ndonjë rrymë “Nexhmijëzimi” me platformë origjinale ideore, pushtetare e politike si alternativë e dizajnuar dhe e imponuar personalisht prej saj. Ajo ishte dhe mbeti deri në fund “krijesë” e Enverit, shtojcë e tij.

Dalin pamjet! Hati ne lidhje me biznesmenin e njohur shqiptar? Kush eshte i riu qe…(Foto)

Hati Brika festoi ditëlindjen e saj dy ditë më parë me një festë që tërhoqi vëmendjen jo vetëm për shkëlqimin dhe luksin, por edhe për disa detaje intriguese që tashmë po bëhen objekt diskutimi në rrjetet sociale dhe në media.

Festa, e organizuar në një ambient të zgjedhur, ishte një kombinim perfekt mes klasit, elegancës dhe gruas moderne. Të ftuarat ishin kryesisht femra – vajza të njohura të ekranit, blogere, mike të ngushta të Hatis dhe figura të njohura të jetës sociale. Atmosfera u dominua nga muzika e përzgjedhur, dekori luksoz dhe pijet e rafinuara, ku çdo detaj dukej i menduar me kujdes për të reflektuar personalitetin e Hatis.

Por ajo që ngriti më shumë vetulla ishte prania e një emri që deri tani nuk ishte lidhur publikisht me Hatin – biznesmeni shqiptar, Enea Marku. Sipas burimeve të “Kosovarja”, ai ishte mashkulli i vetëm mes dhjetëra të ftuarve, duke u dalluar menjëherë jo vetëm për elegancën e tij, por edhe për afërsinë që tregoi ndaj Hatis gjatë gjithë mbrëmjes.

Ai qëndroi në krah të saj gjatë gjithë festës, duke e shoqëruar në mënyrë të kujdesshme dhe diskrete, por mjaftueshëm sa për të ndezur spekulime. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për një lidhje të afërt, ndoshta më shumë se miqësore. Pavarësisht kësaj, as Hati dhe as Enea nuk kanë bërë ende ndonjë deklaratë publike për natyrën e marrëdhënies së tyre.

A ishte kjo thjesht një pranisë miqësore apo sinjal për një histori të re dashurie në horizont? Misteri vazhdon, por një gjë është e sigurt – Hati Brika di si të tërheqë vëmendjen, edhe kur nuk flet.

Ndërkohë, fansat e saj po presin me padurim një konfirmim ose mohim, ndërsa rrjetet po vlojnë me komente, dyshime dhe përgëzime. Në këtë skenë ku çdo gjest lexohet dhe çdo foto analizohet, duket se Hati dhe Enea kanë për momentin gjithë vëmendjen.