Ishte i vetmi që mbijetoi nga përplasja e avionit të “Air India”, por jeta e “njeriut mrekulli” është kthyer në makth, familjarët: Ëndërron sikur është ende në avion…

Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, është i vetmi pasagjer që mbijetoi nga rrëzimi tragjik i avionit të Air India me 242 persona në bord. Por ndonëse ka shpëtuar fizikisht me vetëm disa plagë në fytyrë dhe gjoks, ai mbetet i rrënuar psikologjikisht nga ajo që ka përjetuar dhe nga ndjenja e fajit për vdekjen e vëllait të tij.

I ulur në vendin 11A të avionit Boeing 787 Dreamliner, Vishwash është quajtur nga mediat indiane “njeriu mrekulli” dhe “fëmija i Zotit”, por për të vetë, mbijetesa është një barrë e rëndë për të jetuar.

“Nuk e di si shpëtova. I pashë të gjithë duke vdekur para syve të mi”, u shpreh ai për mediat.
Vëllai i tij Ajay, 35 vjeç, humbi jetën në rrëzim dhe Vishwash është torturuar që prej asaj dite nga ndjenja e pafuqisë pasi nuk e ndihmoi dot.

“Jam mirë fizikisht, por më vret fakti që nuk arrita ta shpëtoja vëllain tim”, tha ai për The Sun.
Ai kishte tentuar të rezervonte dy vende pranë njëri-tjetrit për fluturimin fatkeq AI171, por ishte i detyruar të zgjidhte vende të ndara për shkak të mungesës së vendeve.

“Nëse do të ishim ulur bashkë, ndoshta të dy do të kishim shpëtuar,” shton ai.

Sipas të afërmve të tij, Vishwash kalon net të vështira, me gjumë të shqetësuar dhe makthe të përsëritura. “Ëndërron sikur është ende në avion dhe i sheh të gjithë duke vdekur,” tha Krunal Keshave, një kushëri i tij nga Leicester. “Ai nuk flet për aksidentin, por mban gjithçka brenda.”

Pas rrëzimit, Vishwash tentoi të kthehej në avion për të shpëtuar vëllain e tij. Pamjet e siguruara nga MailOnline e tregojnë atë duke iu lutur punonjësve të urgjencës: “Vëllai im është atje dhe po digjet për së gjalli. Duhet ta shpëtoj.”

Sipas punonjësit të parë të ndihmës në vendngjarje, ai ishte i gjakosur, i çorientuar dhe në shok, por i vendosur të kthehej brenda. Ai më pas mbajti arkivolin e vëllait të tij në një ceremoni në Gujarat.

Avioni u përplas në një konvikt të një kolegji mjekësor në qytetin e Ahmedabadit, duke vrarë 241 nga 242 personat në bord, përfshirë 52 shtetas britanikë – duke e bërë këtë një nga aksidentet ajrore më të rënda për Britaninë.

Hetimet për rrëzimin janë përqendruar tek veprimet e kapitenit Sumeet Sabharwal, i cili dyshohet se fikur çelësat e furnizimit me karburant në mes të panikut, ndërkohë që oficeri i parë Clive Kunder përpiqej të stabilizonte avionin. Regjistrimet nga kutia e zezë tregojnë një shkëmbim të tensionuar midis dy pilotëve, ku asnjëri nuk merr përgjegjësinë për ndërprerjen fatale të furnizimit me karburant.

Ndërkohë, për Vishwash, mbijetesa ka ardhur me një çmim të tmerrshëm emocional. Ai jeton çdo ditë me kujtimin e vëllait të humbur dhe peshën e të qenit i vetmi që shpëtoi nga një katastrofë që preku dhjetëra familje në Indi dhe Britani.

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Kërcënohet drejtori i IKMT-së, i vendoset kurorë me lule në shtëpinë e prindërve

Një kurorë me lule, simbol mortor, është vendosur në derën e shtëpisë së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i IKMT-së në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar në polici si një akt kërcënimi.

Nika ka pasur rol kyç në aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, ku është përballur me kundërshtime nga banorët.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.07.2025, shtetasi E. N., 44 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se në banesën ku jetojnë vetëm prindërit e tij, në fshatin Sektor, Velipojë, në pjesën e jashtme të banesës, mbi kangjellat e portës, ka konstatuar një kurorë me lule. Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Nika është kërcënuar edhe më herët për shkak të detyrës. Policia po heton për të identifikuar autorët dhe për të garantuar sigurinë e tij.

“Hiqeni qafe!”, rrëmbeu dhe d. ogji të g jaIIë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, lirohet nga burgu Marjeta Karaj

Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurt Dedës.

Lirimi i gruas u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe caktoi Gjykatë e Tiranës të rishqyrtojë dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit.

Apeli zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim për të pandehurit ku nën akuzë është gruaja, djali i saj në kërkim dhe Gazmend Ngota.

Ky i fundit shprehet se viktima fshihej prej Luljetës për shkak të një borxhi. “Ne e pamë bashkë me Besmirin dhe ai i thirri në emër duke e marrë në makinë. Kur pyeti Luljetën se çfarë të bënim me të, ajo i tha: ‘Hiqeni qafe’.”/Top channel

“Të ka dalë emri që iu bën qefin të burgosurve”/ Efi Dhedhes reagon sërish: A mbaruat punë ju? (Video)

Efi Dhedhes ka reaguar së fundmi përmes një Instastory në lidhje me thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi se emri i saj ka dalë në listat e vajzave që zhvillon takime private me të burgosur.

Dhedhes është shprehur se askush nuk ka të drejtë të flasë për një person qoftë ky person personazh publik apo jo.

Ajo ka patur edhe një mesazh për komentuesit e saj teksa u shpreh se ata po i prishin postimet me komente të tilla të pavërteta. Sipas saj kjo teme dhe reagimet e komentet e personave të cilët i cilësoi si të mjerë dhe të papunë nuk e prekin fare.

Gjithashtu sqaroi në një video tjetër se nesë do kishte qenë ajo inicialet duhet të jenë I. DH dhe jo E. DH pasi emri i saj nuk është Efi por vetëm për instagram.

VIDEO

Gledis Nano fiton gjyqin me Qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me Qeverinë shqiptare. Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra.

Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Ardian Dvorani, Gentian Hamiti dhe Sokol Ibi, të cilët rrëzuan ankimimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat kishin kërkuar anulimin e vendimit që i dha të drejtë Nanos.

Në bazë të këtij vendimi përfundimtar, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim prej 60 pagash mujore, që përkon me afatin pesëvjeçar të mandatit të tij të ndërprerë, në vlerën totale prej rreth 100 mijë euro.

Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte deklaruar publikisht se i kishte kërkuar dorëheqjen. Arsyeja zyrtare për largimin e tij ishte “mosrealizimi i objektivave”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë më 26 qershor 2025 dhe ende nuk dihet nëse qeveria do të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda afatit 30-ditor.

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi sot afër brigjeve lindore të gadishullit Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, sipas shërbimeve që monitorojnë aktivitetin sizmik.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash në det, pas një lëkundjeje paraprake, sipas të dhënave nga Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ). Fillimisht, kjo qendër raportoi magnitudën si 6.7, por më pas e përditësoi në 7.4. Edhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) konfirmoi të njëjtën magnitudë.

Pas tërmetit, Qendra Kombëtare për Paralajmërimin për Cunami në SHBA lëshoi një paralajmërim për shtetin e Havait, i cili u anulua pak më vonë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, raportoi gjithashtu se paralajmërimi për cunami në rajonin e Kamçatkës është hequr, duke cituar shërbimet lokale të emergjencës.

Më herët, autoritetet kishin paralajmëruar se valë deri në 60 centimetra mund të përplasnin disa pjesë të rajonit, përfshirë edhe kryeqytetin e krahinës, Petropavlovsk-Kamchatsky.

Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo viktima, ndërsa autoritetet vazhdojnë monitorimin e situatës.

Dhjetë sekretet e çifteve që nuk ndahen kurrë!

Në një botë ku lidhjet shpesh treten mes stresit, mungesës së komunikimit dhe jetës së ngarkuar, disa çifte ia dalin të qëndrojnë bashkë — me dashuri, me respekt, me forcë. Ata nuk kanë një formulë magjike, por ndjekin disa parime që nuk lëkunden me kohën.

1. Komunikojnë edhe kur është e vështirë

Ata nuk rrinë në heshtje. Flasin. Shprehen. Nuk shtypin emocionet. Kur diçka nuk shkon, përballen me të — pa inate, pa akte pasive-agresive, por me qartësi.

2. Janë miq të vërtetë përpara se të jenë partnerë

Lidhja e tyre nuk mbahet thjesht nga emocionet e momentit. Në themel është miqësia: qeshin bashkë, ndajnë mendime, e duan shoqërinë e njëri-tjetrit edhe kur jeta s’është “romantike”.

3. I japin njëri-tjetrit hapësirë pa u larguar

Çiftet e forta e dinë që liria personale nuk është kërcënim për lidhjen. Ata lejojnë njëri-tjetrin të rriten si individë, jo vetëm si “gjysma” e dikujt.

4. Falin dhe nuk e mbajnë të kaluarën si armë

Gabimet ndodhin. Por falja është zgjedhje. Ata nuk e përdorin të shkuarën për të goditur në çdo debat. Janë të vetëdijshëm që s’mund të ecësh përpara me një thes gurësh në shpinë.

5. Ruajnë afërsinë fizike dhe emocionale

Puthjet, përqafimet, shikimet me kuptim — janë pjesë e gjuhës së përditshme mes tyre. Edhe në ditët e lodhura, ndjenjat nuk mbeten në hije.

6. Mbështesin ambiciet e njëri-tjetrit

Njëri nuk e ndjen veten “më poshtë” apo “në hije”. Nuk ka garë, por bashkëpunim. Ecuria e njërit është festë për të dy.

7. E marrin jetën me më shumë humor dhe më pak dramë

Shumë probleme zgjidhen me një buzëqeshje të sinqertë. Çiftet që qeshin bashkë, kapërcejnë më lehtë gjithçka. E thjeshtojnë, nuk e ngatërrojnë.

8. Kujdesen për marrëdhënien edhe kur nuk ka krizë

Nuk presin që gjërat të shkojnë keq për të vepruar. Marrëdhënia është prioritet i përditshëm, jo detyrë emergjente.

9. Ndajnë vlera, jo vetëm momente

Mund të kenë pasione të ndryshme, por e shohin jetën me të njëjtin vizion. Ajo që i bashkon janë themelet, jo thjesht zbavitja.

10. Zgjedhin çdo ditë të jenë bashkë, jo vetëm të qëndrojnë

Dashuria për ta nuk është një ndjenjë që “ndodh”. Është një vendim që përsëritet. Me qëllim, me përpjekje, me prani.

Sepse lidhjet e forta nuk ndërtohen me fjalë të mëdha, por me veprime të vogla që përsëriten çdo ditë.

Aksident me υdekje/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të diel në Divjakë.

Nga informacionet paraprake mësohet se Mali Meta, 62-vjeçar, duke drejtuar një zetor në parcela, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit bujqësor dhe për pasojë zetori është përmbysur në një kanal, duke e zënë poshtë.

Bashkëfshatarët janë afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmë, por fatkeqësisht, Maliq Meta nuk ka arritur dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

8 të arrestuar në Mykonos/ Policia greke e përfshirë në trafik droge me shqiptarë, 5 mln euro të sekuestruara

Tetë persona janë arrestuar nga policia greke, si pjestarë të një grupi kriminal që shiste drogë në Mykonos. 4 efektivë të policisë greke dhe 4 shqiptarë, përfshirë dhe një person tjetër në kërkim, bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke rihedhur në treg drogë të sekuestruar nga policia.

Hetimet e policisë zbuluan edhe lidhje të oficerëve me pjestarë të mafias greke, duke i informuar për kontrollet policore.

Kreu i grupit kriminal ishte një oficer 42-vjeçar grek. Ai kishte qenë i pezulluar që nga 14 janari 2025 për mashtrimin e një ish-partneri në tetor 2024. Një oficer policie 31-vjeçar, që shërbente në Stacionin e Policisë së Akropolit, ishte “krahu i djathtë” i tij. Ai më parë kishte shërbyer në Departamentin e Narkotikëve të Athinës Juglindore, nga ku dyshohet se kishte sekuestruar lëndë narkotike të konfiskuara dhe i kishte shpërndarë ato për shitje përmes rrjetit.

Bashkëpunëtorët e tij ishin një Shef Policie 35-vjeçar i Nëndrejtorisë së Policisë së Mykonos dhe një Shef Policie 43-vjeçar i caktuar në Departamentin e Policisë së Akarnasit. Bashkëpunëtorë civile të grupit ishin 43-vjeçar i kërkuar, një shqiptar 24-vjeçar dhe motra e tij 29-vjeçare, partnerja e kreut të grupit si dhe dy persona të tjerë nga Shqipëria. Në të njëjtën dosje, akuzohen edhe 13 persona të tjerë, përfshirë një Shef Policie i cili shërben në Departamentin e Policisë Pydna-Kolindros, por gjatë periudhës së hetimit ai shërbente në Nëndrejtorin e Policisë së Mykonosit.

Midis emrave të hetuar, janë tre individë me precedentë të rëndë kriminalë, emrat e të cilëve u përfshinë edhe në dosjen e madhe që heton vrasjet e katër anëtarëve të mafias grekë të cigareve të udhëhequr nga i shumëkërkuari “Entik”, i cili fshihet në Dubai.

Oficeri 42-vjeçar i policisë u arrestua më 23 tetor 2024, për mashtrim të përsëritur kundër ish-partneres së tij. Në atë kohë, telefoni i tij celular u konfiskua. Policia kishte informacione se si kishte një pozicion drejtues në një bandë trafikimi droge në ishullin e Mykonos dhe më gjerë. Deklasifikimi i komunikimeve zbuloi përfshirjen e tij në trafikimin e drogës dhe formimin e një organizate kriminale me të dyshuarit e tjerë.

Në të njëjtën kohë, dolën në pah kontaktet e tij me individë të lidhur me aktivitetet e mafias greke, në kontekstin e informimit të tyre rreth kontrolleve të ardhshme policore dhe aktiviteteve të tjera. Shumë nga komunikimet e tij me oficerin 31-vjeçar të policisë u zbuluan, ndërsa regjistrimi i mbikëqyrjes së tyre zbuloi një marrëveshje midis tyre për një pazar droge që i përfshinte të dy.

Oficeri i policisë e informoi 42-vjeçarin për largimin e tij nga Departamenti i Zbatimit të Ligjit për Narkotikët dhe aftësinë që kishte për të larguar lëndët narkotike.

Zbulohen 5 milionë euro në llogari bankare

Autoritetet identifikuan transaksione bankare midis dy oficerëve të policisë, të cilët luajtën një rol kyç në rrjet. Gati 5 milionë euro u gjetën në llogaritë e 42-vjecari dhe partneres së tij, ndërsa dyshohet se ishte i përfshirë edhe vëllai i 29-vjeçaras shqiptare, i cili transportonte dhe kanalizonte drogën e sekuestruar.

Anëtarët e organizatës komunikonin ekskluzivisht përmes aplikacioneve online, ndërsa “truri” policor i rrjetit dyshohet se është i përfshirë edhe në raste të tjera të paligjshme, siç është informimi i biznesmenëve për kontrollet policore.

‘Digjet’ vendi, vala më e nxehtë e shekullit ‘godet’ fuqishëm, temperaturat pritet të shkojnë deri 50°C në këto zona

La Repubblica shkruan se java e ardhshme do ta ndajë Italinë në dy pjesë. Veriu do të përballet me stuhi të forta dhe reshje të dendura, ndërsa në qendrën dhe jugun e shtetit fqinj do të mbizotërojë një valë rekord të nxehti, e përshkruar nga meteorologët si “vala më e fuqishme e dekadave të fundit, ndoshta edhe e historisë”.

Vala afrikane e të nxehtit, e njohur në zhargonin meteorologjik si “Deveja”, po prek që tani rajonet e Siçilisë, Sardenjës dhe Pulias, ku temperaturat kanë arritur tashmë 40°C. Ndërkohë, në një lartësi prej 1 mijë e 500 metrash, parashikohen rreth 30°C, një vlerë jashtëzakonisht e rrallë për Italinë.

Por e gjitha kjo nuk është asgjë krahasuar me atë që pritet të ndodhë nga e hëna në zonat e brendshme lindore të Siçilisë, mes Sirakuzës, Katanias dhe Kaltanisetas. Për shkak të erërave të forta, lagështisë shumë të ulët dhe largësisë nga deti, temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C.

Sipas ekspertëve, është e mundur që në këto zona të regjistrohen temperatura maksimale mbi 49°C, një nivel që do të thoshte potencialisht rishkrim i historisë klimatike të Italisë dhe të gjithë Evropës. Kjo do të thyente edhe rekordin evropian prej 48.8°C të regjistruar në gusht të vitit 2021 në Floridia, provincë e Sirakuzës.

Rekordi botëror prej 56.7°C, i vendosur në vitin 1913 në Luginën e Vdekjes (Death Valley), në Kaliforni, mbetet ende larg për momentin. Ai vend njihet si më i nxehti në Tokë dhe vazhdon të tërheqë turistë nga e gjithë bota, të cilët bëjnë foto para termometrit të famshëm të Furnace Creek.

Arritja e temperaturave afro 50°C nën hije në Itali dhe në Evropë do të ishte një precedent historik. Në kushte të tilla ekstreme: metalet fillojnë të zgjerohen (edhe pse nuk është e dukshme me sy të lirë), plastika e butë deformohet, gjalpi apo dylli që kanë pika shkrirjeje më të ulëta shkrihen plotësisht, ndërkohë që infrastruktura dhe rrjetet elektrike mund të rrezikojnë kolaps të menjëhershëm. Por më shqetësuese është se proteinat në trupin e njeriut nisin të denaturohen, çka mund të çojë në çrregullime mendore, marrje mendsh dhe humbje ndjenjash.

Kjo është ajo që meteorologu Mattia Gussoni nga ilMeteo.it e cilëson si “fytyra e re e verës së shekullit XXI”: pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor, me ngjarje ekstreme që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të qëndrueshme.

Por kjo situatë ka edhe një anë tjetër. Pjesa më e madhe e Mesdheut qendror dhe perëndimor do të përjetojë temperatura +8°C mbi mesataren sezonale, veriu i Italisë do të gjendet në një “zonë përplasjeje” atmosferike, e goditur nga një ciklon që do të prekë edhe Evropën veriore.

Veçanërisht në Alpe, në Piemonte dhe Lombardi, priten reshje intensive brenda pak orësh, mbi 100-150 mm, sasi që normalisht bie për një muaj të tërë, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe rrëshqitje dheu në zona të pjerrëta.