“Pse nuk më keni thënë se…”/ Çfarë ndodhi? Arbana Osmani ‘shpërthen’ me tone të ashpra ndaj ndjekësve të saj, ja arsyeja

Μoderatorja e njohur Arbana Osmani është mjaft e pranishme në mediat rozë dhe aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka zgjedhur që përmes rrjeteve sociale të komunikojë më shpesh me ndjekësit e saj, duke ndarë mendime apo reagime të ndryshme, shkruan “Kosovarja”.

Në një postim Arbana ka bërë një pyetje që ngjalli reagime “Po ju pse nuk thoni që do vijë Anna Vissi për koncert në Ksamil?”

Nuk preferoi të prishte pushimet, mungesa e Ronaldos në varrimin e Diogo Jotës zhgënjen tifozët

Diogo Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, u përcollën këtë të shtunë të 5 korrikut në banesën e fundit, pasi ndërruan jetë në një aksident tragjik në Spanjë.

Në ceremoninë mortore para varrimit, morën pjesë figura të shumta të futbollit, të cilët kishin lidhje me Diogo Jotën, te kombëtarja e Portugalisë, por edhe në klubet ku ai kishte luajtur.

Ajo që bëri bujë të madhe, ishte mungesa e kapitenit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo. 40-vjeçari nuk ishte i pranishëm në funeralin e dy ish-lojtarëve.

Arsyeja ende nuk dihet, ndërsa në mediat ndërkombëtare aludohet se luzitani është parë me pushime në Mallorca.

Ra në sy gjithashtu edhe mungesa e Mohamed Salah, shok skuadre te Liverpool.

Në ceremoni ishin të pranishëm lojtarët e tjerë të Portugalisë, Bernardo Silva, Diogo Dalot, Joao Cancelo dhe Ruben Neves.

I pranishëm ishte edhe trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez.

Mungesa e Ronaldos është vënë re gjerësisht në mediat portugeze. Gazetari Antonio Ribeiro Cristovao tha se, si kapiten i kombëtares, shumëkush priste praninë e tij.

Policia franceze çan me thikë gomonen e emigrantëve të nisur për në Angli, në rrezik jeta e rreth 100 personave

Dhjetëra emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshit drejt Mbretërisë së Bashkuar me ndihmën e trafikantëve, u ndaluan nga policia franceze në një plazh në jug të qytetit Bulon.

Sipas BBC-së, trafikantët përdornin gomone për të marrë njerëz nga pika të ndryshme përgjatë bregdetit.

Dy grupe të mëdha emigrantësh, shumica me jelekë shpëtimi, dolën nga kodrat e rërës afër dhe vrapuan drejt detit për të hipur në anije. Mendohet se në plazh ndodheshin rreth 80 deri 100 persona

Anija e parë e trafikantëve, që lundronte rreth 100 metra larg bregut, ishte tashmë e mbushur dhe nuk ndaloi për të marrë më shumë njerëz. Pak më vonë arriti një anije e dytë, pothuajse bosh, e shoqëruar nga një anije e rojës bregdetare franceze që ndodhej më larg në det.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-14875619/Migrants-fury-French-police-slash-boat-drag-shore-Channel-Britain.html?ico=embedded

Emigrantët, duke mbajtur duart njëri-tjetrit, u drejtuan drejt anijes nën drejtimin e një personi që koordinonte operacionin. Kur gomonia u kthye dhe filloi të lëvizte prapa pranë bregut, dhjetëra njerëz ranë në ujë deri në bel, duke u përpjekur të hipnin.

Në fillim, policia refuzoi të ndërhynte dhe qëndroi në breg duke monitoruar situatën. Një zyrtar tha për BBC-në se nuk lejoheshin të hynin në ujë përveçse në rast nevoje për shpëtim.

Por situata u përkeqësua kur gomonia, e mbushur me burra, gra dhe fëmijë, u lëkund rrezikshëm nga valët dhe motorri pranoi defekt. Një nga policët urdhëroi kolegët e tij të hynin në ujë, pasi pasagjerët ishin në rrezik.

Ata hoqën pajisjet e rënda dhe përdorën thika për të prishur gomonen, ndërkohë që trafikantët përpiqeshin të fiksonin motorin. Në mes të zërave dhe tensionit, pasagjerët u shpëtuan duke arritur në breg pa u dëmtuar.

Menjëherë pas kësaj, policia tërhoqi gomonen e dëmtuar në breg. Emigrantët mbledhën gjërat që kishin lënë pas në plazh dhe nisën të lëvizin drejt brendësisë për t’u kthyer në strukturat veriore.

Autoritetet franceze theksuan se rregullat mbeten të njëjta dhe nuk ka ndryshuar taktika ndaj përpjekjeve për kalim ilegal, pavarësisht presionit nga Britania për masa më të ashpra.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik e përshkroi prishjen e gomones si një “moment të rëndësishëm” dhe tha se qeveria britanike mirëpret këtë veprim.

Bllokohen vilat në Himarë, banorët kishin nisur jetesën pa përfunduar ndërtimi! Arrestohet edhe një inxhinier

Shkaktuan ndotje në plazhin e Gjilekës, duke hedhur mbetje inerte nga ndërtimi i një objekti hotelerie në këtë zonë, arrestohet inxhinieri i subjektit ndërtues.

Në bashkëpunim me AZHT dhe IKMT, u bllokua ddhe objekti në ndërtim dhe vilat përreth tij, në disa prej të cilave ishin futur banorë pa përfunduar procesi i çertifikimit.

“Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe mbrojtjen e mjedisit në zonat turistike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht të Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ushtruan kontroll në një subjekt ndërtues në vendin e quajtur Gjilekë, Drimadhë, fshati Dhërmi, ku po ndërtohen objekte hotelerie dhe banimi, me leje të miratuar.
Gjatë kontrollit u konstatuan shkelje mjedisore dhe administrative, konkretisht:

• Depozitimi i mbetjeve inerte ndërtimi në afërsi të objektit dhe në vijën bregdetare, duke sjellë ndotje të ambientit përreth;

• Përdorimi i objekteve banimi pa çertifikim për strehim të banorëve, në një fazë kur ende nuk ishin përfunduar punimet dhe procedurat ligjore për vënien në funksion të tyre.Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Dh., 26 vjeç, me detyrë inxhinier zbatues i këtij projekti ndërtimor, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”.

Gjithashtu, nga ana e IKMT-së u mbajt procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes administrative dhe u bë bllokimi i objektit, deri në marrjen e masave për eliminimin e të gjitha shkeljeve ligjore të konstatuara. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Alarm zjarri në avionin e Ryanair, 18 të ρΙagosυr pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Tetëmbëdhjetë persona janë plagosur pas një “alarm të rremë zjarri” në një aeroplan të Ryanair në aeroportin e Palma de Majorkës, ndërsa pasagjerët e frikësuar u hodhën nga krahët, përmes daljeve të emergjencës.

Fluturim nga Aeroporti i Pama de Majorkës për në Mançester u “ndërpre” për shkak të një sinjali të rremë paralajmërues për zjarr, sipas Ryanair. Disa pasagjerë u lënduan ndërsa zbrisnin nga avioni përpara se të ktheheshin në terminal.

Pasagjerët u filmuan duke e braktisur aeroplanin nëpërmjet njërit prej krahëve të tij përpara se të hidheshin në pistë, ndërsa zjarrfikësit dhe policia nxituan në vendngjarje. Koordinatorët rajonalë të reagimit ndaj urgjencës mjekësore thanë se 18 persona kishin nevojë për ndihmë me “lëndime të lehta”.

Një punonjës i hutuar i aeroportit u dëgjua duke i thënë një kolegu në një mesazh me radio: “Avioni është gati të niset nga platforma dhjetë ose tetë dhe tani njerëzit po hidhen nga krahu në tokë. Diçka po ndodh, diçka po ndodh, po evakuojnë aeroplanin. Tani po vijnë zjarrfikësit.”

Edhe Ryanair konfirmoi se fluturimi ishte ndërprerë për shkak të një paralajmërimi të rremë për zjarr.

U ekzekυtua me tre ρΙumba në qafë, identifikohet profesori i υ▪︎arë në Greqi, 43-vjeçari dyshohet se…

Është identifikuar 43-vjeçari i cili u vra mesditën e djeshme në rrugën “Eirinis” në Agia Paraskevi të Greqisë, me të paktën tre plumba në qafë.

Sipas mediave greke, 43-vjeçari është me origjinë norvegjeze, profesor dhe baba i dy fëmijëve.

Policia greke arriti të identifikojë viktimën falë çelësave që ai mbante me vete, si dhe dëshmive nga personat e pranishëm në zonë.

Autori kryesor i dyshuar për vrasjen në gjakftohtësi është ish-bashkëshorti i partneres së viktimës, i cili aktualisht është në kërkim nga autoritetet.

Sipas dëshmitarëve, autori është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, pasi ka qëlluar disa herë me armë drejt viktimës. Ende nuk është e qartë nëse ai kishte një mjet transporti të parkuar afër dhe u largua i vetëm, apo nëse ndonjë person tjetër e ndihmoi të ikë nga vendi i krimit.

Sipas dëshmive, autori i krimit kishte veshur rroba të zeza e maskë dhe dyshohet se është larguar me vrap drejt rrugës Evergetou Giavasis.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima nuk kishte pasur kurrë më parë ndonjë kontakt me autoritetet apo ndonjë përfshirje në çështje penale.

ANALIZA: Izraeli dhe Turqia rrezikojnë të shkojnë drejt përplasjes

Financial Times raporton se lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka rishkruar ekuilibrat e fuqisë në Lindjen e Mesme, duke sjellë një Izrael të guximshëm që kërkon të ripërcaktojë rajonin, një regjim iranian të dobësuar që lufton për të mbijetuar dhe një SHBA hezituese për t’u zhytur në një tjetër konflikt të zgjatur. Por pasoja më e rrezikshme mund të mos vijë nga përplasjet me Iranin, por nga një rivalitet gjithnjë e më i ashpër mes Izraelit dhe Turqisë.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, në një samit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, pasqyroi frymën e re në Ankara: “Nuk ka problem palestinez, libanez, sirian, jemenas apo iranian, por ka qartazi një problem izraelit.”

Kjo qasje tregon një ndryshim të dukshëm në mendësinë turke për rolin e Izraelit në rajon. Nga një ish-aleat, më pas rival, Izraeli tani perceptohet hapur si kundërshtar.

Sipas Financial Times, Ankaraja është gjithnjë e më e shqetësuar nga vetëbesimi i ri dhe roli hegjemonial i Izraelit, një status që vetë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka lakmuar për vite me radhë.

Një aleat i ngushtë i tij, Devlet Bahçeli, madje akuzoi kohët e fundit Izraelin se po përpiqet të “rrethojë Anadollin” dhe të destabilizojë Turqinë. Dikur teori, këto qëndrime tani janë pjesë e diskursit zyrtar turk dhe mediave.

Por një obsesion i ngjashëm ekziston edhe në Izrael, ku disa pjesë të aparatit të sigurisë e shohin ndikimin rajonal të Turqisë si një kërcënim afatgjatë “më të rrezikshëm se Irani”. Mbështetja e hapur e Erdoganit për Hamasin ka nxitur reagime të ashpra nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke çuar në shkëmbime të ashpra dhe përpjekje izraelite për të thelluar lidhjet me kurdët sirianë, të perceptuar prej kohësh si armiq nga Ankaraja.

Ky konflikt ka si bazë edhe ideologjinë, edhe gjeopolitikën.

Qeveria e Erdoganit ka ndërthurur populizmin islamist sunit me nacionalizmin turk, të mishëruar në platformën “Shekulli i Turqisë” që synon të rikthejë fuqinë e saj rajonale. Ndërkohë, një koalicion i djathtë në Izrael ka një vizion po aq të ngulitur për dominimin ushtarak në Liban, Gaza dhe Siri.

Këto vizione konkurruese lënë pak hapësirë për kompromis.

Siria pritet të jetë fusha kryesore e konfrontimit.

Pas rrëzimit të regjimit të Assad në fund të 2024-ës, të dyja vendet përpiqen të formësojnë rendin e ri. Turqia ka zgjeruar ndikimin e saj duke mbështetur aleatët e saj dhe kontrollon pjesë të mëdha të veriut të Sirisë, me ambicie për më shumë prani ekonomike e ushtarake. Izraeli, nga ana tjetër, ka shtuar sulmet ajrore dhe ka shprehur mbështetje për autonominë e kurdëve dhe druzëve, duke e parë qeverinë e re siriane me mosbesim për shkak të lidhjeve xhihadiste.

Tensionet arritën kulmin në prill, kur Izraeli bombardoi një vend ku Turqia planifikonte ndërtimin e një baze. Sipas Financial Times, mes dy palëve ekziston tashmë një linjë kontakti ushtarake, por marrëdhëniet diplomatike janë të ngrira. Ankara, ndërkohë, ka nxjerrë mësime nga lufta me Iranin, duke filluar të forcojë mbrojtjen përballë epërsisë ajrore dhe inteligjente të Izraelit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, sipas Financial Times, duhet të përdorë marrëdhëniet e tij të mira me Netanyahu dhe Erdoganin për të menaxhuar këtë përplasje. Një zgjidhje për luftën në Gaza mund të zbusë pak pakënaqësinë turke, por rivaliteti i gjatë mes dy vendeve duket se nuk do të shuhet.

Për dekada, SHBA-të i kanë trajtuar Turqinë dhe Izraelin si aleatë të domosdoshëm, edhe pse shpesh të vështirë, dhe si shtylla të stabilitetit rajonal. Tani, këto dy shtylla po përplasen mes tyre.

Me Iranin të dobësuar, Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet të kuptojnë se testi i ardhshëm i Lindjes së Mesme mund të vijë pikërisht nga rivaliteti midis dy partnerëve të saj më të afërt.

Gjermania hedh hije të forta dyshimi: Pas çdo telefonate me Trump, Putin nis sulme të ashpra mbi Ukrainë

Gjermania hedh hije të forta dyshimi për nëse Donald Trump është në gjendje të shërbejë si një aktor paqeje për konfliktin në Ukrainë. Kancelari Friedrich Merz sheh një lidhje midis telefonatës së Presidentit rus Vladimir Putin me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe sulmeve ajrore masive që pasuan në Ukrainë.

Kancelari ka deklaruar vazhdimisht ditët e fundit “se ekziston një model me presidentin rus dhe se telefonatat zakonisht shoqërohen me sulme edhe më të ashpra”, tha zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius në Berlin. “Ajo që ndodhi mbrëmë e mbështeti ose e përforcoi këtë përshtypje”, tha ai.

Sulmet masive ndaj Ukrainës pas telefonatës flasin vetë, tha Kornelius. Ai shpresonte se kjo do të kontribuonte në “një proces vendimmarrjeje në lidhje me qëndrimin ndaj Rusisë, veçanërisht në lidhje me sanksionet”. Deri më tani, Presidenti i SHBA-së Trump nuk i është përmbajtur kërkesave të BE-së për të shtrënguar sanksionet kundër Rusisë.

Rusia sulmoi kryeqytetin ukrainas Kiev me dhjetëra dronë luftarakë. “Sipas informacioneve paraprake, kemi disa zjarre në lagjen Solomyanka”, shkroi shefi i administratës ushtarake Tymur Tkachenko në Telegram. Të gjitha zjarret përfshinë ndërtesa banimi. Një burrë u plagos. Dëmet e shkaktuara nga dronët u zbuluan gjithashtu në të paktën katër lagje të tjera. Të shtëna kundërajrore u dëgjuan në zonën e qytetit për orë të tëra.

Sipas Forcave Ajrore Ukrainase, ushtria ruse qëlloi 550 dronë dhe raketa. Nga 539 dronë të nisur nga Rusia, 268 u interceptuan dhe dy nga njëmbëdhjetë raketat u shkatërruan. Ushtria ruse gjithashtu lëshoi të paktën një raketë hipersonike Kinzhal (Dagger).

Raketa balistike dhe kruz u qëlluan gjithashtu në disa valë drejt objektivave në Kiev dhe zonën përreth. Sipas raporteve të pakonfirmuara, një objektiv kryesor ishte baza ajrore ushtarake e Vasilkivit në jug të qytetit me tre milionë banorë.

Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiha i konsideroi gjithashtu sulmet e ripërtërira si një shenjë të qartë se Moska nuk ka interes për paqe. “Menjëherë pasi Putin foli me Presidentin Trump,” shkroi Sybiha në mediat online të premten.

“Dhe ai po e bën këtë qëllimisht. Putini po demonstron qartë shpërfilljen e tij të plotë për Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë ata që bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës.” Ukraina i ka rezistuar luftës së agresionit rus për më shumë se tre vjet dhe u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj perëndimorë të forcojnë mbrojtjen e tyre ajrore.

Dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë, teksa pjesa tjetër e vendit po digjet nga zjarret masive

Një fenomen i rrallë natyror ka goditur Turqinë këtë të premte, ku reshjet e dëborës mbuluan disa rajone të verilindjes së vendit, ndërkohë që pjesa tjetër e territorit po përjeton temperatura ekstreme dhe përballje me zjarre masive.

Sipas raportimeve të mediave lokale, dëbora e pazakontë për muajin korrik ra mbi zonat malore, duke krijuar një kontrast të thellë me pjesën tjetër të vendit ku temperaturat kanë kaluar 40°C.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë rrugë dhe fusha të mbuluara me dëborë, ndërsa banorët shprehen të habitur për këtë ndryshim ekstrem të motit në mes të verës.

https://x.com/AFP/status/1941186192428749008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1941186192428749008%7Ctwgr%5E0bb5935bfc6924eac0b286df40fe72fae3bb31a2%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Fkosovabota%2Fdebore-e-pazakonte-ne-verilindje-te-turqise-teksa-pjesa-tjeter-e-vend-i95405

Ndërkohë, në jug dhe perëndim të Turqisë, qindra zjarrfikës janë angazhuar për të shuar dhjetëra vatra zjarri që janë përhapur për shkak të nxehtësisë përvëluese dhe erërave të forta, ku shumë banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre si masë sigurie.

Dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë, teksa

Meteorologët turq e cilësojnë situatën si të jashtëzakonshme dhe paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në rritjen e fenomeneve ekstreme, të cilat mund të ndodhin në të njëjtën kohë por në zona të ndryshme gjeografike.

Zyrtarët lokalë kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe ndjekje të rekomandimeve zyrtare, si për shkak të kushteve të vështira të motit, ashtu edhe për rrezikun e përhapjes së mëtejshme të zjarreve.

Gjurmët e harruara të një individi nga Egjipti i Lashtë, ADN-ja që ndryshon historinë

Në një arritje historike, studiuesit kanë analizuar plotësisht ADN-në e një personi nga Egjipti i Lashtë, duke sjellë njohuri të paparë mbi prejardhjen e një burri që jetoi gjatë periudhës kur u ndërtuan piramidat e para.

Ky individ, të cilit i janë gjetur eshtrat e varrosura në një enë të mbyllur balte në fshatin Nuwayrat, në jug të Kajros, ka jetuar rreth 4,500 deri 4,800 vjet më parë, duke u bërë kështu mostra më e vjetër e ADN-së së lashtë egjiptiane që është analizuar ndonjëherë.

Sipas studimit të botuar në revistën Nature, 80% e materialit të tij gjenetik i përket popullsive të lashta të Afrikës Veriore, ndërsa 20% lidhet me popuj nga Azia Perëndimore dhe rajoni i Mesopotamisë.

Gjetjet japin prova të reja për lidhje kulturore mes Egjiptit të lashtë dhe shoqërive në “Harkun Fruktdhënës”, një zonë që përfshin Irakun, Iranin dhe Jordaninë e sotme. Ndërsa deri më tani lidhjet ishin të njohura vetëm nëpërmjet zbulimeve arkeologjike, këto rezultate të reja ofrojnë dëshmi gjenetike që i thellojnë njohuritë tona.

Analiza e skeletit të burrit tregoi gjithashtu shenja të punës së vështirë gjatë gjithë jetës së tij, duke ofruar një portret të plotë të jetës së këtij individi.

Shkencëtarët analizuan plotësisht ADN-në e këtij egjiptiani të lashtë, duke zbuluar për herë të parë të dhëna gjenetike shumë të detajuara për prejardhjen dhe lidhjet e tij me popullsitë e tjera të lashta.

Dr. Adeline Morez Jacobs, autore kryesore e studimit dhe studiuese në Universitetin Liverpool John Moores në Angli, tha se “duke bashkuar të dhënat nga ADN-ja, kockat dhe dhëmbët e tij, kemi mundur të ndërtojmë një pasqyrë gjithëpërfshirëse.” Ajo shtoi se shpreson që mostra të tjera ADN-je nga Egjipti i lashtë do të ndihmojnë të përcaktohet më mirë kur filluan këto lëvizje nga Azia Perëndimore.

Edhe pse ky studim përqendrohet në një individ të vetëm, ekspertët besojnë se zbulime të mëtejshme do të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të prejardhjes së egjiptianëve të parë, që themeluan një nga civilizimet më të njohura dhe më të qëndrueshme në histori.