“Jam me fat që kam qenë në atë moment”, Stine flet për marrëdhënien me Roza Latin

Edhe pse ka kaluar shumë kohë që Stine dhe Roza Lati i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, emrat e tyre vijojnë të përmenden shpesh në media.

Për marrëdhënien e dikurshme mes dyshes duket se ende ka interes për publikun që të dinë rreth saj.

Vetë Stine ka folur disa herë për raportin që ka pasur me Rozën, por së fundmi ai ishte i ftuar në “Andale”, ku u pyet për një kapitull të hershëm të jetës së tij.

Reagimi i tij ishte i matur dhe larg çdo ngarkese emocionale apo ndjesie nostalgjie.

“Asnjë gjë, kohë e bukur. Jam me fat që kam qenë në atë moment. Çdo kohë duhet respektuar”, u shpreh Stine.

Ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë lloj kontakti me Roza Latin madje as marrëdhënie shoqërore, duket që një distancë është vendosur dhe respektuar nga të dyja palët.

Qëndroi i mbγΙlur në një makinë për rreth katër orë, hυ mb je tën fëmija 2-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Valls të Katalonjës, në Spanjë, ku një fëmijë rreth dy vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi ka qëndruar i mbyllur për rreth katër orë në një makinë të parkuar, në mes të temperaturave përvëluese.

Sipas raportimeve të agjencisë Efe, autoritetet po hetojnë mundësinë që fëmija të jetë harruar aksidentalisht nga babai i tij, i cili kishte shkuar në punë, duke e lënë makinën pranë kompanisë ku punonte. Temperaturat në zonë kishin kapur mbi 36 gradë Celsius, veçanërisht në orët 12:00-15:00, kur edhe besohet se fëmija ndodhej i mbyllur në automjet.

Një kalimtar që kishte dyshime për praninë e një fëmije në vështirësi në makinë e informoi menjëherë babain, i cili vrapoi në përpjekje për ta shpëtuar të birin dhe e nxori nga automjeti, duke tentuar ta çonte në një zonë të freskët. Por, fatkeqësisht, shërbimet e urgjencës konstatuan se ishte shumë vonë për të ndërhyrë, ndërsa babai ka përjetuar një gjendje të rëndë shoku pas marrjes së lajmit për humbjen e të birit.

Policia katalanase ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa autopsia do të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes, me hipotezën kryesore të lidhur me goditjen fatale nga nxehtësia.

Kjo tragjedi vjen në një moment kur Katalonja po përballet me temperatura rekord dhe një situatë të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që kanë përfshirë rajonin. Dy persona humbën jetën në komunën e Coscò-së, brenda perimetrit të një zjarri të përmasave të mëdha që ka djegur mbi 5,000 hektarë tokë.

Ekspertët paralajmërojnë se valët ekstreme të të nxehtit po rrezikojnë gjithnjë e më shumë jetët e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të moshuarve, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe masa parandaluese në përballje me këto kushte të vështira klimatike.

Industria e lojërave të fatit, Artan Hoxha tregon si funksionon skema që financoi fushatën zgjedhore: Janë 360 mln euro

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se një nga financuesit kryesorë të fushatës kanë qenë paratë e pista që vijnë nga lojërat e fatit pasi kur u mbyllën me ligj kjo industri kaloi në dorën e krimit. Hoxha tregoi skemën si funksionon kjo industri dhe shtoi se buxhetit i shtetit ka humbur shumë dhe vazhdon të humbasë para duke mos e çuar deri në fund legalizimin e lojërave të fatit.

“16 mijë njerëz që ishin të siguruar në atë sistem ngelën të papunë. Një numër i madh pikash që paguanin, qira drita ujë dolën nga skema. Në atë kohë lojërat e fatit paguanin mesatarisht 60 milionë euro në vit taksa. Kanë kaluar 6 vjet, herë 6, i thonë 360 milionë euro që shteti shqiptar i ka humbur,. Mund të bëheshin shkollë, rrugë spitale, tunele. I ka humbur dhe i ka lënë në dorë të krimit. Industria e lojërave të aftit nuk ndalon. Vesi i kumarit është provuar gjithandej për ta ndaluar, nuk ka dhënë rezultat. E vetmja gjë është të vendosësh rregulla që kjo industri të shkaktojë sa më pak pasoja, ta bësh më të padukshëm për moshat e reja dhe të përfitosh sa më shumë. Shqipëria lejoi vetëm një kazino.
Kemi një elitë të pasurish që nuk duan të duken në Tiranë shkojnë në fundjavë në Selanik, Budva. Janë para që dalin nga Shqipëria, shkojnë atje.Në këto 6 vjet ne minimalisht i hoqëm taksave të buxhetit 360 milionë euro. Gjatë kovidit pati rritje dhe xhiro në total është rritur me 2.5 herë. Që do të thotë shteti mund të merrte më tepër taksa, mund të ishin deklaruar shumë më tepër njerëz.
Që të funksionojë një pikë lojërash fati, apo sallon gjëja e parë që duhet të kesh është që të bashkëpunosh me policinë. Kjo industri është e para që korrupton agjencitë e zbatimit të ligjit, policinë, prokurorinë, agjencinë e shërbimit informativ. E kam ngritur zërin para zgjedhjeve, që me këto paratë do të ndikohet në zgjedhje. E dha efektin e saj, shumica e njerëzve që kanë qenë jashtë Shqipërisë dhe kanë pasur nevojë për para kesh janë mbuluar me këtë industri.
Kjo industri si funksionon?Ka një kompani të rregullt të ligjshme, e cila ka qenë aktive para se të mbylleshin lojërat e fatit dhe ka mbrapa një grup kriminal i cili e ndihmon kompaninë e para që të mos preket nga rivalët dhe e dyta të mbledhë borxhet.

🔊
Masa që mori kryeministri, jo vetëm nuk e ndihmoi por krijoi një problematikë ia çoi këto të ardhur a botës së krimi. Industrinë e lojërave të fatit e ka bota e krimit. E kemi kriminalizuar dhe atë që ishte te lagjja, ai që merrte rrogën.
Kjo histori u bllokua menjëherë pas ngjarjes me Vis Martinajn dhe u rihap menjëherë pasi u zhduk Martinaj në 9 gusht të 2022. Menjëherë ka dalë kryeministri dhe ka folur për hapjen e kësaj industrie. Është kaluar ligji dhe nuk janë bërë aktet nënligjore. Dëgjoja ca deputetë të mazhorancës, e ngrenë zërin që do bënte namin. Duke mos u miratuar aktet nënligjore do të thotë që çdo ditë që nuk legalizohet paratë i shkojnë krimit. Humb buxheti, qytetarët.
Kemi një kompani legale, e cila pret të legalizohet dhe të marrë licencën. Ka një organizatë kriminale, nga ana tjetër policia që të mbulojë të vijnë lojtarët. Kjo është skema. Kur ishte fushata kanë financuar aktivitetet politike. Merr dhe ndonjë thërrime dhe opozita.

Në fushatë, një nga financuesit kryesorë kanë qenë paratë që vijnë nga industria e lojërave të fatit.”, tha Hoxha

“Nuk kam nerva të bëjë tre orë rrugë me makinë”, Françeska Murati shfaqet duke udhëtuar me helikopter në jug të Shqipërisë

Françeska Murati tashmë është në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale.

Pas blerjes së një apartamenti luksoz me vlerë prej 700 mijë dollarësh, i cili së fundmi u përfshi nga flakët vetëm pak ditë pas blerjes.

Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria duke bërë një jetë luksoze që nga veshjet e shtrenjta, udhëtimet, apartamenti i ri, e deri te postimet më të fundit në Instagram ajo shfaqet duke udhëtuar me helikopter në jug të vendit.

Në një video e postuar, ajo shprehet se po udhëton nga Tirana drejt jugut për disa ditë pushime, duke thënë se “nuk kam nerva të bëjë tre orë rrugë me makinë”.

SPAK gati të thërrasë Edi Ramën për të dëshmuar për aferën “Partizani”, juristët zbërthejnë detajet, si dënimi i…

Prokuroria e Posaçme (SPAK) po përgatitet të thërrasë kryeministrin Edi Rama si dëshmitar në aferën e bujshme “Partizani”, duke tronditur skenën politike në Shqipëri. Juristët e njohur zbërthejnë detajet e procesit, ndërsa dënimi i ish-kryeministrit Sali Berisha duket se i hap rrugë arrestimit të kreut të qeverisë. Avokati Edmond Petraj paralajmëron një proces të gjatë dhe kompleks, ku Rama ka detyrimin ligjor të japë shpjegime, ndërsa Berisha sipas tij, duhet të përballet me drejtësinë pa politizime. Ndërkohë avokati Kujtim Ibraj thekson rëndësinë e gjykimit të zakonshëm që lejon thirrjen e dëshmitarëve dhe prezantimin e provave të reja, duke nënvizuar peshën e ekspertëve ekonomikë në këtë çështje madhore.

Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri vlerëson këtë si një moment epokal për Shqipërinë, ku nëse dënohet Berisha, rruga hapet për ndëshkimin edhe të Ramës, duke treguar besueshmërinë dhe pavarësinë e SPAK-ut. Por këto zhvillime pritet të shkaktojnë një rrëmujë të paparë politike dhe juridike, duke vënë në provë sistemin e drejtësisë në vend. Pra Shqipëria po përballet me një pikë kthese, ku drejtësia dhe politika përplasen në mënyrë dramatike dhe të paparashikueshme.

Fillimisht ka qenë avokati i njohur, Edmond Petraj, ai i cili ka komentuar gjyqin për dosjen “Partizani”, duke theksuar se procesi sapo ka filluar dhe do të jetë i gjatë e kompleks. Ai shpjegon se nëse gjykata pranon listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, do të vlerësojë se cilët janë të arsyeshëm për t’u thirrur. Petraj sqaron se kryeministri Edi Rama ka detyrim ligjor të paraqitet para gjykatës për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen, por thirrja e tij si dëshmitar do të marrë kohë. Madje ai nënvizon se zoti Berisha duhet të trajtojë këtë proces si një çështje juridike, pa politizim, ndërsa sipas tij, se procesi parashikohet të zgjasë minimumi dy vite në shkallën e parë. “Në qoftë se gjykata pranon listën e dëshmitarëve të cilën do të paraqesë pala mbrojtëse, mendoj që gjykata do të shikojë cili është i arsyeshëm dhe cili duhet të dëshmojë në proces. Por, zoti Rama ka detyrim ligjor të paraqitet para gjykatës dhe t’i japë shpjegime për sa i përket këtij rasti, për atë pjesë për të cilën ai do të shikohet gjatë procesit.

Por, kjo është pika… Po, derisa të shkojmë tek thirrja e zotit Rama si dëshmitar, do të jetë një kohë shumë e gjatë. Kështu që të shikojmë, procesi sapo ka filluar. Tani janë kërkesat paraprake të cilat bëjnë avokatët, se duhet të dish që zoti Berisha në këtë rast duhet t’i nënshtrohet procedurës dhe skemës të strategjisë së mbrojtjes që do të bëjnë avokatët. Nuk është se zoti Berisha do të vejë të bëjë politikë aty. Kjo është një proces penal, është një proces juridik, është një proces themeli që zoti Berisha duhet të tregohet më i vëmendshëm, për ta mos politizuar dhe të përballet me drejtësinë për atë akuzë të cilën tashmë e ka ngritur Prokuroria e Posaçme, dhe gjyqtari i seancës paraprake e ka pranuar zotin Berisha si të pandehur dhe dosja i ka kaluar për gjykim. Pra, 50% zoti Berisha është i dënuar, sepse gjykata, për të cilën është më e rëndësishme, është gjyqtari i seancës paraprake. Ai studion aktet në tërësi dhe në qoftë se i ka elementë të cilët gjatë hetimeve nuk konvenojnë me atë akuzë që është ngritur zotit Berisha, ajo normalisht ose e pushon, ose e kthen, ose i kërkon prokurorisë kohë për të bërë hetime shtesë.

Kështu që kjo ngelet për t’u parë. Ngelet për t’u parë. Në ditët në vazhdim do të jetë një proces i rëndësishëm edhe për avokatët, sepse, ja thashë, do të jetë një proces maratonë dhe themeli. Pra, duhen veshur këpucët. Tashmë, që në kohën të cilën ka konsistuar kërkesa për kthimin e pronave, nëse ka procese gjyqësore, administrimi i atyre dosjeve, si janë dhënë vendimet, si ka dalë kjo shkresë nga arkiva e shtetit, si ka qenë e futur, pra janë shumë elementë që Kujtimi e kupton shumë mirë që do të kapen zë për zë, se Berisha do të kërkojë të dali i pafajshëm. Ky do të jetë një proces i gjatë, dhe afati kohor, ndoshta shkalla e parë, minimumi them unë, do të jetë dy vjet minimumi i procesit”, deklaroi Petraj në “Top Channel”.

Reagimi i avokat Kujtim Ibrajt

Ndërkohë edhe avokati Kujtim Ibraj ka komentuar gjyqin për dosjen “Partizani”, duke theksuar se kemi të bëjmë me një gjykim të zakonshëm, jo të shkurtuar. Ai shpjegon se kjo procedurë lejon thirrjen e dëshmitarëve dhe paraqitjen e provave të reja gjatë procesit, duke e bërë atë më të gjatë dhe kompleks. Ibraj vëren gjithashtu rëndësinë e çështjes, pasi i akuzuari, zoti Berisha, ka qenë Kryeministër i Shqipërisë për tetë vite. Për më tepër, ai nënvizon rolin e ekspertëve ekonomikë në këtë gjyq, që do të kërkojë kohë dhe përkushtim të veçantë për shkak të natyrës së çështjes.

“Për shkak sepse kemi të bëjmë me një gjykim të zakonshëm, siç e përmendi dhe zoti Petraj. Pra, nuk jemi me gjykim të shkurtuar, të cilët gjyqi vazhdohet mbi bazën se si janë aktet, por kemi një gjyq të zakonshëm, pra për shkak të procedurës. Pra, kemi dy lloj gjykimesh. Kemi tre llojesh: Kemi gjykim të zakonshëm, gjykim të shkurtuar dhe gjykim të drejtpërdrejtë në qoftë se gjykohet sipas procedurës penale. Pra, zoti Berisha ka zgjedhur dhe mbrojtësit e tij që të shkojnë në procedurë me gjykimin e zakonshëm. Gjykimi i zakonshëm të jep favor, Xhoj, për shkak sepse gjatë procesit ti mund të thërrasësh dëshmitarë, mund të paraqesësh prova dhe ndoshta ky gjykim i zakonshëm e ka gjykuar dhe projektuar që, gjatë fazës së seancave të ndryshme gjyqësore, të paraqesin prova të reja dhe mund të thirren dëshmitarët që ata dëshirojnë të jenë gjatë këtij procesi.

Unë besoj që do të jetë një proces i gjatë dhe me shumë ngarkesë për shkak të vetë kompleksitetit që ka si çështje, për shkak se zoti Berisha, në kohën kur bëhet fjalë që janë kryer këto vepra penale, ka qenë Kryeministri i vendit. Pra, kemi të bëjmë me një personalitet, po themi, në këtë gjykatë, i cili ka drejtuar tetë vjet si Kryeministër Shqipërinë. Dhe nuk është një proces i thjeshtë, po të themi, siç mund të na duket. Por, për shkak se kemi të bëjmë edhe, sidomos, ky gjyq do të jetë shumë i rëndësishëm edhe nga ana ekonomike, Xhoj, sepse ka shumë elementë që do të jenë ekspertë ekonomikë që do të thirren, që do të përballohen pavarësisht veprimeve të tjera juridike. Por, ka edhe elementë shumë të ekspertizës ekonomike, dhe ekspertiza ekonomike në proces penal të tillë do shumë kohë”, deklaroi Ibraj në “Top Channel”.

Reagimi Ergys Mërtirit

Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri e vlerësoi me nota të larta nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas tij, Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë dhe personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur nëse shkon ai përpara drejtësisë hapet rruga edhe për të tjerët. “Së pari është goditur një i paprekshëm. Sali Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë, jo më kur ka qenë në opozitë dhe ka qenë personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur shkon ai përpara drejtësisë ky është një lajm i mirë, sepse hapet rruga edhe për të tjerët. Nëse dënohet Berisha hapet rruga që të dënohet edhe Rama. Nëse shpëton Berisha edhe Rama i ka mbyllur rrugët që ai të shkojë përpara drejtësisë. Kjo është epokale për Shqipërinë.

Në këto 35 vite kur nuk është dënuar asnjë drejtor dhe kur s’kanë patur mbështetje. Është edhe precedenti se ti do të dënohesh edhe kur krijon skema korruptive. Rasti i ngjashëm është Erion Veliaj, që është kapur për një skemë korruptive me shumë aktorë. Për SPAK-un është e rëndësishme sepse tregon besueshmëri se godet nga të dyja palët. Deri tani kemi parë një sërë njerëz nga Edi Rama dhe SPAK duhet të tregojë se është i paanshëm dhe tregon se SPAK e ka fuqinë t’i shkojë deri në fund”, deklaroi Mërtiri “MCN TV”.

Erdogan acarohet me Ramën,ultimatum të heqë dorë nga krijimi i Shtetit Bektashi dhe të rinisë…

Turqia ka “ndëshkuar diplomatikisht” kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke i kërkuar të braktisë menjëherë idenë për krijimin e “Shtetit Bektashi” në Shqipëri, një projekt që i besuari i presidentit turk, Recep Erdogan, Fuat Oktay e ka quajtur “të çuditshëm” dhe potencialisht “provokues për harmoninë fetare”. Në Tiranë mbërriti këtë të hënë një delegacion i Asamblesë së Madhe turke, i udhëhequr nga Oktay, njeriu i besuar i presidentit Erdogan, i cili zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputetë të Komisionit të Jashtëm, duke dërguar një mesazh të prerë: kërcënimi për të mos ecur përpara me projektin Bektashi është real.

Por kërkesat turke nuk ndalen këtu: vendi fqinj kërkon edhe goditje të fuqishme ndaj institucioneve me lidhje me Fondacionin Gylen, duke kërkuar mbylljen e çdo segmenti të mundshëm të lëvizjes FETO në territorin shqiptar. Tensioni shtohet edhe më tej për shkak se Shqipëria ka kontrastuar me politikat e Turqisë në çështjet e Lindjes së Mesme, duke mbështetur Izraelin përkundër qëndrimit kritik të Ankarasë ndaj “gjenocidit në Gaza”. Ky zhvillim dominohet nga një atmosferë të lartë presioni: Ankara sheh Ramën si fajtori kryesor që përdor propagandën dhe mashtrimet për të promovuar projektin me jehonë ndërkombëtare. Në këtë skenar, Rama përballet me një konflikt të rëndë ndërmjet ambicies së tij për të krijuar një Shtet Bektashi të veçantë dhe nevojës për të mbajtur aleancën strategjike me Turqinë.

Ky është pothuajse një “ultimatum diplomatik”: ose Shqipëria heq dorë nga ky projekt, ose rrezikon përkeqësimin drastik të marrëdhënieve me Ankaranë dhe jo vetëm për fetë, por për të gjithë orientimin strategjik ballkanik. Por a do guxojë Rama ta sfidojë “sulltanin Erdogan”? Apo do të pranojë presionin e një force që kërkon përcaktim të qartë të rolit të Shqipërisë në rajon? Kjo mbetet të shihet, ndërkohë që referuar kësaj situate, duke qarrtë se “sulltani” turk Erdogan është qejfmbetur me mashtrimet e kryeministrit shqiptar, ku kryesorja është goditja e gylenistëve, gjë që Rama nuk e ka përmbushur.

Detajet

Konkretisht Turqia duket se nuk është shumë e kënaqur me qëndrimet dhe politikat e kryeministrit Edi Rama në raport me të. Edhe pse Rama e ka deklaruar se e ka “vëlla” Erdoganin, në fakt, kur vjen puna te kërkesat e tij, nuk është treguar korrekt dhe, kjo gjë duket se ka krijuar qejfmbetje në Ankara. Këtë të hënë ishte në Tiranë një delegacion nga Asambleja e Madhe e Turqisë, i drejtuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, Fuat Oktay. Ata kanë pasur një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, si dhe me një grup deputetësh nga Komisioni i Punëve të Jashtme. Edhe pse Kuvendi vendosi të nxjerrë një deklaratë formale për këtë takim, ai që ka dhënë më shumë detaje ka qenë deputeti Kreshnik Çollaku, i pranishëm në takim.

I ftuar në një emision, ai tha se në bisedën me delegacionin turk është prekur edhe çështja e Shtetit Bektashi. Çollaku ka thënë se Fuat Oktay ka dalë kundër këtij projekti, duke sugjeruar që të mos shkojë përpara. “Në takim u prek dhe kjo temë (Shteti Bektashi) dhe qëndrimi i Parlamentit turk dhe kryetarit të Komisionit të Jashtëm, ishte se dukej një ide e çuditshme dhe që mund të provokonte problematika të panevojshme. Statuset të veçanta mund të provokojnë harmoninë fetare”, tha ai.

Ndërkohë, më shumë detaje kanë nxjerrë mediat turke, të cilat kanë publikuar informacione nga deklarata e Oktay. Zyrtari turk është ndalur edhe te gylenistët, ku këmbëngul se duhet të mbyllen institucionet e financuara nga Fondacioni Gylen në Shqipëri. Sipas tyre, duhet të eliminohet çdo mbetje e asaj që ata e quajnë FETO. Një tjetër çështje ka qenë lufta në Lindjen e Mesme. Tashmë dihet pozicionimi i Turqisë, e cila është kundër Izraelit dhe, në takime, është kërkuar që të mos përkrahet “gjenocidi i Izraelit” në Gaza. Deri më tani, Shqipëria ka qenë kundër linjës së Turqisë, pasi ka mbështetur Izraelin.

“Shkëmbyem mendime mbi thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe eliminimin e individëve dhe organizatave të lidhura me FETO-n. Gjithashtu, shkëmbyem mendime mbi çështje të tilla si përpjekjet e vendit tonë për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në Ballkan, rëndësia e hapave të ndërmarrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, ndalimi i gjenocidit të Izraelit në Gaza dhe agresionit të tij në rajon, si dhe vendosja e paqes në Lindjen e Mesme bazuar në një zgjidhje me dy shtete”, ka thënë Fuat Oktay sipas mediave turke. Duhet theksuar se Fuat Oktay është mes njerëzve të besuar të presidentit Erdogan, raporton “Pamfleti.net”. Ai ka mbajtur për disa vite postin e zëvendëspresidentit të Turqisë, pra ka qenë vetë zëvendësi i Erdoganit. Dhe mesazhet e tij sot janë jo thjesht të një deputeti.

Zbardhen faturat e luksit që fundosin Metën dhe Kryemadhin, 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit në SHBA për…

Rigels Seliman

Për një periudhë 3-vjeçare, nga dhjetori 2014 deri në nëntor 2017, SPAK dyshon se çifti Meta-Kryemadhi kanë shpenzuar 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku (kushëri i Monika Kryemadhit). Bëhet fjalë për episodin e ri të dyshuar të korrupsionit që SPAK ka zbuluar dhe ishte një ndër provat që përdori në seancën ku u paraqit informacioni dy mujor për çështjen e Metës, i cili u la sërish në qeli. Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri më tani, pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letër-porosi.
SPAK ka administruar disa letër porosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare. Në raportin dy mujor të SPAK për çështjen e Metës, thuhet se kjo shumë është përdorur për të bërë pagesa për veshje nga Kryemadhi në Londër, Vjenë, Las Vegas e Beverly Hills, por edhe për pagesat për qëndrimet në hotele apo biletat e avionit. “Shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi me kartën American Expres Centurion me numër XXXX XXXXXS-31017, për periudhën Dhjetor 2014- Nëntor 2017 kapin vlerën 234,677.83 USD. Sipas përshkrimit të llojit të shërbimit, pagesat e kryera nga Monika Kryemadhi janë kryesisht për blerje ne dyqanet e veshjeve në Londër, Vjenë, Las Vegas, Beverly Hills; pagesa të qëndrimit në hotel në Londër, New York dhe Las Vegas si dhe bileta avioni për udhëtimet”, thuhet në raportimin dymujor të SPAK për çështjen e Ilir Metës.

Karta e parë

Nga ana tjetër, kujtojmë se në kartën e parë të Adrian Shatkut, që përdori Monika Kryemadhi, një nga episodet në dosje tregon se ajo shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në një dyqan në San Marino, sipas detajeve në dosjen e Prokurorisë së Posaçme. Sipas dosjes së SPAK, më datë 24 shtator 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në WhatsApp se ka shkuar në San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora (vajza e saj) do ta vazhdojë universitetin në Angli dhe jo në Amerikë. Më datë 25 shtator 2014, Monika Kryemadhi, ndërsa ndodhet në San Marino, ka tentuar të bëjë blerje në “Ferretti Boutique”, por karta American Express (AMEX) nuk është pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit në WhatsApp.

Nga këqyrja që iu bë llogarisë bankare nr. 390127 të Monika Kryemadhit, rezulton se më datë 25 shtator 2014, Monika ka bërë blerje në dyqanin Ferretti Boutique, në vlerën 3.000 euro (432.096 lekë), paguar me kartën me nr. 411418**5349, e lidhur me llogarinë e saj bankare, e cila është debituar. Në vijim, Monika Kryemadhi ka tentuar të bëjë blerje në dyqanin Maçapani, por karta përsëri nuk është pranuar. Lidhur me refuzimin e kartës AMEX Black, Adriani i është përgjigjur se ndoshta kompania e kartës ka kujtuar se ajo ishte e vjedhur dhe, pasi bën një telefonatë, i thotë Monikës se mund ta përdorë. Në vijim, Monika përsëri nuk e ka realizuar blerjen dhe Adriani i shkruan se pengesat shkaktohen “ngaqë nuk e ke përdorur asnjëherë”. Monika i shkruan se “E përdora qëparë”.

Adriani informon Monikën se kompania bëri “reset” të kartës dhe se ajo mund ta përdorë. Nga bisedat rezulton se pagesa për blerjen në vlerën 12 mijë (euro ose USD) është kryer me sukses. Monika i lutet që ta lënë kartën të hapur për çdo rast dhe Adriani i shkruan se kishin kujtuar se ishte amerikane dhe nuk kishte kuptim që të ishte edhe kartë e zezë, edhe e mbyllur. Ndërkohë që Adriani po priste zgjidhje për hapjen e aksesit të kartës së kreditit, i shkruan Monikës përsëri lidhur me lejen që kompania e tij duhet të sigurojë nga Edmond Haxhinasto dhe konkretisht: “- Mondi duhet të japë akses siç është ATU e Bashkimit. Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë, është paralizuar tregu dhe pasuria publike për Bashkimin dhe Zenin… Për pajisjet e sigurisë duhet parë pak ambienti dhe çfarë është objektive dhe pastaj i porosisim dhe i instalojmë.”

Me kërkesën për ndihmë juridike nr. L 180 Prot., datë 07 mars 2024, i është kërkuar autoriteteve gjyqësore të San Marinos informacion nëse në dyqanin Maçapani, me adresë “Via 3 Settembre”, Dogana – San Marino, në datën 25 shtator 2014, ditë në të cilën janë zhvilluar bisedat në fjalë, janë kryer blerje me kartat American Express nr. 3727 194193 31009 dhe nr. 3796 213399 9803. Gjithashtu, të identifikojnë numrin e kartës së kreditit që është përdorur në këtë dyqan në datën 25 shtator 2014 në intervalin kohor 16:00–19:00. Me shkresën nr. 1205/2 Prot., datë 09 korrik 2024, autoritetet gjyqësore të San Marinos, në përgjigje të letërporosisë së ekzekutuar, kanë përcjellë ekstrakt të llogarive bankare të kompanisë Maçapani, me numër regjistri 3513, COE 19622, në Banca Agricola Commerciale.

Në ekstraktin e llogarisë rrjedhëse nr. 06/01/62737, në monedhën euro, të kompanisë Maçapani S.R.L., me të dhënat për periudhën 24–30 shtator 2014, evidentohet se më datë 26 shtator 2014 është kredituar shuma 12.000 euro. Përshkrimi i pagesës është “Arkëtim me POS, datë 25.09.2014”. Në llogari nuk rezulton asnjë pagesë tjetër e kryer më datë 25 shtator 2014. Vlera në fjalë, e kredituar në favor të llogarisë së këtij dyqani/butiku, përputhet me bisedat e zhvilluara në të njëjtën kohë në rrjetin social WhatsApp midis personit nën hetim Monika Kryemadhi dhe shtetasit Adrian Shatku.

Delinda Disha i “përvishet” politikanit britanik: Dil rrugëve të Anglisë dhe shiko si deg. jenerohen vajzat e djemtë anglezë, ne shqiptarët punojmë me nder!

Nigel Farage përgjatë ditëve të fundit është kthyer në vendin tonë një ndër politikanët më të diskutuar, e kjo për shkak të deklaratave të bëra nga ky i fundit se “1 në 50 shqiptarë në Angli ndodhe në burg” dhe replikave të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama.

Ndonëse, vetë kreu i qeverisë u përkujdes që t’i tregonte deputetit britanik se e ka gabim dhe se është duke insistuar në një gabim me vetëdije, Farage nuk është sprapsur nga “statistikat” e tij të cilat vijon t’i referohet se të sakta dhe që japin një pasqyrim të shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.

Së fundmi, lidhur me këtë çështje e cila po diskutohet gjerë e gjatë, ka reaguar edhe aktorja Delinda Disha e cila përmes një videomesazh dhe disa pamje të shkëputura nga rrugët e Londrës i ka rikujtuar Farages jetën e “shthurur” të rinisë angleze.Aktorja shton se në një kohë kur vajzat dhe djemtë britanikë dehen rrugëve, shqiptarët kontribuojnë për atë vend dhe punojnë në mënyrë të ndershme dhe paguajnë taksa ashtu sikurse dhe ligji e parashikon.

“Doja të përshëndesja pak atë deputetin anglez, Nigel Farage. I dashur deputet para se të vish dhe të vizitosh vendin tonë të mrekullueshëm, Shqipërinë, se sapo ndoqa lajmet dhe pashë që e kishe pranuar ftesën që të ka bërë kryeministri Edi Rama.

Të ftoj që në fundjavë të dalësh në këmbë dhe të shohësh se si dehen dhe pshuren dhe degjenerohen djemtë edhe vajzat e reja aty në Londër në Angli. Marr spuntën dhe jam shumë e sigurt te kjo që po them se pjesa dërmuese e shqiptarëve që kanë shkaur atje janë njerë të ndershëm dhe punëtorë . Ata kontribuojnë dhe paguajnë taksat për atë vend.

Ndërsa tani po mendoj, sa pak që jemi dhe sa shumë që na lakojnë. I bie që ne e bëjëm vezën me dy të kuqe. Por, jemi pak edhe saktë edhe ato punë që i bëjmë i bëjmë me besë dhe krenari. Aty në Angli ti ke lloj lloj popujsh, lloj lloj racash, indianët, polakët, mund të merresh me ata”, thotë Disha, teksa më tej reagimin e saj përmbyll duke thënë se në momentin që Farage do të vijë në Shqipëri, duke qenë se pranoi dhe ftesën e kryeministrin Rama për të vizituar vendin tonë, ai do të ndihet si “Zoti”, pasi tradita e shqiptarit nuk e lë mikun të “bjerë poshtë” dhe është i gatshëm që ta vendosë atë mbi veten.“Por unë jam e bindur deputeto që ti sa të shkelësh në Shqipëri do të ndihesh Zot sepse shqiptari kështu e ka, kur miku i vjen në shtëpi, shtëpia është e Zotit dhe e mikut”, e përmbyll aktorja këtë videomesazh për politikanin britanik.

Vendi po ρërjeton ’fe. rrin’, temperaturat priten të shkojnë në 43 gradë/ Meteorologët: Ja kur i nxehti arrin kulmin

Pas shumë ditësh me temperatura përvëluese mbi 40 gradë Celsius në qershorin e dytë më të nxehtë prej vitit 2010 bashkë me atë të vjetshmin, meteorologët grekë paralajmërojnë për një valë të re të nxehti prej fundit të kësaj jave dhe ditëve në vazhdim.

Sipas tyre gjatë javës që vjen pritet një rritje e shpejtë e temperaturave, me termometrin që do të arrijë – në shumë zona – deri në 43 gradë Celsius.

Pavarësisht se kjo valë e të nxehtit do tërhiqet nga Evropa Qendrore në 24 orët e ardhshme, Greqia do të gjendet sërish nën ndikimin e masave ajrore shumë të nxehta- thonë ata.Kulmi i saj pritet të jetë mes së hënës dhe së enjtes, nga 7 deri më 10 korrik, me kushtet meteorologjike që do të bëhen veçanërisht të rrezikshme, sidomos në qendrat urbane dhe zonat kontinentale, ku temperatura do të mbetet e lartë edhe gjatë natës.

Autoritetet greke kanë marrë masa për përballimin e valës së të nxehtit prej muajit të kaluar sidomos në zonat turistike si Akropoli, ku ka pasur një kujdes të veçantë për shkak të numrit të madh të turistëve.

Gjithashtu bashkia ka hapur qendra me ajër të kondicionuar në dispozicion të njerëzve ,ndërsa ka edhe një numër telefoni për këdo që ka nevojë për këshilla mjekësore për shkak të të nxehtit.
Mjekët këshillojnë banorët të mos hedhin mbeturina gjatë orëve më të nxehta të ditës, të qëndrojnë të hidratuar, të shmangin alkoolin dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre.

Autoritetet kanë ndaluar punën për disa profesione në ambiente të hapur si ndërtuesit dhe shpërndarësit e porosive nga ora 12:00 deri në 17:00 me orën lokale.

Greqia shpesh përjeton vera të nxehta dhe të thata, por valët e motit të nxehtë me shumë ditë dhe temperatura tepër të larta janë bërë më të shpeshta vitet e fundit, së bashku me zjarret pyjore, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Vetëm në ditët e fundit qindra zjarrfikës grekë janë përballur me tre zjarre të mëdha në ishullin Kios , në periferinë e Athinës dhe në disa zona rreth Selanikut.

Babai ab▪︎ zoi me vajzën, Luiz Ejlli nuk përmbahet në reagimin e tij: Ja çdo t’i bëja Zamir Metës

Zamir Meta, 36-vjeçari shqiptar që abuzoi me vajzën e tij të mitur, ka përfunduar pas hekurave ditën e sotme.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa së fundmi ka reaguar ashpër edhe këngëtari Luiz Ejlli.

Në një postim në InstaStory, nëse do të ishte kryeministër, Luizi shkruan se Metën “nuk do të kishte nen kushtetute që ta mbronte” dhe se do ta varrte me duart e tij, pasi këta njerëz, “nuk kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu”.

“Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij” Po të isha unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë. S’do kishte nen kushtetute që ta mbronte.

Do t’ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta VARJA në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit! Dhe mos më flisni për të drejta. Ata s’kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu.

Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie! S’ka më “prit se do flasë shteti”. Jo! Shteti jemi ne.

Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet.

Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi. Dhe po, “më mirë një popull i egër për drejtësi sesa një shoqëri e butë që hesht përballë monstruozitetit”