Këtë të enjte, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, përmes një postimi në “Facebook”, ka ndarë një lajm të trishtë, pasi mjekja Anesteziste Reanimatore në QSUT, Nertila Kodra Gora, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Prej 27 vitesh, Dr. Nertila, ka shërbyer si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT.
Për ndarjen nga jeta të mjekës Nertila Kodra, ka reaguar dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila u shpreh ngushëllime vajzave të saj, bashkëshortit, prindërve, miqve dhe kolegëve që ndanë me të jetën dhe profesionin.
“QSUT i shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmve për ndarjen nga jeta të mjekes anesteziste, Doktore e Shkencave Mjekësore, Dr. Nertila Kodra Gora.
Prej 27 vitesh, Dr. Nertila ka shërbyer me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Ajo spikati për profesionalizmin, urtësinë dhe dashurinë e pakushtëzuar për pacientët dhe kolegët.
Në këtë moment të vështirë, stafi i QSUT-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta vajzave të saj, bashkëshortit, prindërve, miqve dhe kolegëve që ndanë me të jetën dhe profesionin.
Pusho në paqe, Nertila. Do të të kujtojmë me respekt e mirënjohje të përjetshme”, thuhet në reagim.
Ronela Hajati po i shijon ditët e verës në një resort luksoz në Turqi, por një postim i fundit i saj ka ndezur menjëherë spekulimet për një lidhje të re.
Në një nga story-t në Instagram, këngëtarja postoi një foto ku shihet një mashkull i vetëm në pishinë, shoqëruar me mbishkrimin: “Në pishinë me super pamje.”
Pa ndonjë sqarim apo identifikim të personit në foto, ndjekësit kanë nisur menjëherë të aludojnë se bëhet fjalë për partnerin e saj të ri.
Ronela nuk ka reaguar ndaj komenteve, duke i shtuar edhe më shumë misterit që rrethon këtë imazh.
Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve. Por një gjë është e sigurt — “pamja” nga pishina nuk ka kaluar pa u vënë re.
Një grua me origjinë nga Gjeorgjia, e punësuar si pastruese në ishullin grek të Kiosit, do të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuza për zjarrvënie të pavullnetshme. Sipas autoriteteve greke , gruaja ka pranuar se ka hedhur në mënyrë të pakujdesshme një cigare të ndezur, e cila dyshohet se ka shkaktuar njërin nga 5 vatrat shkatërruese që kanë përfshirë ishullin ditët e fundit.
Zëvendësdrejtori i zjarrfikësve në Kios tha për mediat ndërkombëtare se gruaja ndodhet ne qeli dhe do te jap dëshminë e saj përpara prokuroreve këtë të premte. “Ajo u kap në flagrancë dhe e pranoi se kishte hedhur cigaren që ndezi njërin nga pesë vatrat aktive,” tha ai. “
Dëshmitarë okularë konfirmuan gjithashtu incidentin, duke shtuar peshë në hetimet që po zhvillohen. Megjithëse ky rast po trajtohet si një zjarr i shkaktuar nga pakujdesia, autoritetet po hetojnë mundësinë që disa nga vatrat e tjera të jenë vënë qëllimisht, pasi është e vështirë të shpjegohet përhapja e tyre në zona kaq të ndryshme në të njëjtën kohë pa ndërhyrje njerëzore.
Që nga dita e diel, mbi 400 zjarrfikës, të ndihmuar nga avionë që hedhin ujë dhe qindra vullnetarë, po luftojnë për të vënë nën kontroll flakët në Kios. Janë evakuuar dhjetëra fshatra, ndërsa qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në ishull. Deri më tani, rreth 40,000 hektarë janë djegur. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një shifër të saktë për numrin e turistëve që ndodheshin në Chios në momentin e shpërthimit të zjarreve më 22 qershor.
Greqia, një nga vendet më të prekura nga ndryshimet klimatike në Mesdhe, po përballet me një rritje të ndjeshme të zjarreve pyjore vitet e fundit për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve gjithnjë e më të thata. Aktualisht, vendi po kalon valën e parë të të nxehtit për këtë verë, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C në ditët në vijim.
Përballë kësaj situate, qeveria qendrore ka ashpërsuar dënimet për zjarrvënie dhe krime mjedisore . Kodi Penal parashikon burgim deri në 20 vjet dhe gjoba deri në 200 mijë euro për zjarrvënie të qëllimshme.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, ka ndarë një pjesë të veçantë të jetës së saj në një intervistë emocionuese me moderatoren Alketa Vejsiu. Në këtë bisedë të hapur dhe të sinqertë, ajo rrëfeu sfidat e mëdha dhe sakrificat e familjes së saj që qëndrojnë pas suksesit të sotëm në muzikë.
Fifi tregoi se hapat e parë në karrierën muzikore nuk do të ishin të mundur pa një gjest të jashtëzakonshëm dashurie nga nëna e saj. “E mbaj mend sikur ishte dje kur nëna ime, pa hezitim, shiti gjithë florinjtë e saj për të më ndihmuar mua të filloja rrugën në muzikë,” rrëfeu këngëtarja me emocion të thellë.
Por rruga drejt ëndrrës nuk ka qenë pa vështirësi. Fifi zbuloi se shpesh është përballur me frikën e thellë që të humbasë frymëzimin në mes të krijimit, duke ndjerë një ankth të vazhdueshëm: “Më vinte frikë se mos harroja atë melodinë që më vinte në mendje në atë moment, ose fjalët që po shkruaja. Ishte sikur çdo ide mund të zhdukej papritur.”
Në intervistë, ajo foli gjithashtu për vështirësitë e marrëdhënieve personale dhe ndikimin që ato kanë pasur mbi shpirtin e saj. “Ka momente kur ndjen keqardhje dhe faj, por mësova se askush nuk mund të të ngrejë nëse nuk ngrihesh vetë. Më e keqja është të fajësosh të tjerët, sidomos partnerin, sepse shpesh është vetë smira që të verbon,” tha Fifi me sinqeritet.
Kjo intervistë e Fifit u shndërrua në një moment reflektimi mbi çmimin e suksesit, mbi dhimbjen dhe forcën që duhet për të ecur përpara, por edhe mbi dashurinë e pakushtëzuar të nënës, që u bë shtylla e ëndrrës së vajzës së saj.
Ivanka Trump, vajza e Presidentit Donald Trump dhe Jared Kushner pak ditë më parë kanë zhvilluar një vizitë në Vlorë.
Sipas mediave të huaja, ata janë ndalur pikërisht tek një ekspeditë në ishullin e Sazanit, vend ku pritet edhe të investohet prej tyre, pas vendimit të autoriteteve shqiptare.
Ajo që ra në sy ishin masat e shtuara të sigurisë.
Tensionet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sollën në Vlorë rreth 200 agjentë të shërbimeve amerikane për ruajtjen e vajzës së presidentit të Amerikës dhe dhëndrit të tij, me origjinë hebreje.
Ata janë parë edhe në qytetin e Vlorës, ku çifti ka shëtitur në shëtitoren ‘Lungomare’ dhe kanë drekuar në një restorantin Gjurma me shef Aldo Mehmetin.
Vizita e çiftit vjen në kohën kur mediat ndërkombëtare kanë rikthyer vëmendjen mbi projektin e paralajmëruar nga Kushner për ndërtimin e një resorti ultra-luksoz në ishullin e Sazanit. Projekti, me një vlerë të parashikuar investimi prej 1.4 miliardë eurosh, synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.
Sazani, ish-bazë ushtarake me 562 hektarë, është nxjerrë tashmë nga përdorimi ushtarak në dhjetor të vitit të kaluar, duke hapur rrugë për zhvillimin turistik të zonës.
Ky është momenti kur Kryeministri Edi Rama zbret në aeroportin e Schiphol-it në Hagë, në një nga udhëtimet më të diskutueshme të kohëve të fundit.
Videoja e publikuar nga Dosja.al tregon kryeministrin shqiptar teksa del nga një avion privat i tipit Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR”.
Ky udhëtim u krye pak ditë më parë me rastin e samitit të liderëve të NATO-s, ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Ajo që ngre pikëpyetje nuk është pjesëmarrja në samit, por mjeti dhe kostoja e udhëtimit: 34,965 euro për një drejtim të vetëm me çarter privat.
Dosja.al, shkruan se një fluturim me këtë tip avioni, një ndër më luksozët në qarkullim, kushton minimalisht 35 mijë euro, edhe kur rezervohet një muaj më parë.
Brenda avionit lejohen cigaret, kafshët shtëpiake, ka kuzhinë të plotë, tualet privat dhe një asistent personal gjatë gjithë fluturimit.
Ushqimi ofrohet në nivel gourmet, përfshirë sushi dhe specialitete të tjera.
Dosja.al iu drejtua zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë për të mësuar se kush e ka paguar çarterin dhe mbi çfarë baze financiare është realizuar fluturimi, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pasur asnjë përgjigje.
Kryeministri vetë, në raste të mëparshme kur është pyetur për çarterët që përdor, ka dhënë deklarata kontradiktore.
Pasi u publikuan të dhëna nga hakerat iranianë mbi fluturimet me çarter të Ramës me avionin Airbus A319-100, ku pretendohej se kostoja ishte 15 mijë euro në orë, Kryeministri tha:
“Te taksia ime, këta mund të thonë miliona e miliarda, taksia që fluturon, por në fund janë shifrat, se kanë fatura të paguara. Unë si Kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë po të krahasojmë vit me vit, pra 2021 me 2010, i kushtoj taksapaguesve 4 herë më pak kosto udhëtimi. Për mua është 650 mijë të vjetra (65 mijë lekë të reja).”
Në atë kohë Rama deklaronte se kishte një marrëveshje promocionale me “Air Albania” dhe udhëtimet ishin pjesë e reklamës për kompaninë.
Kur Dosja.al publikoi kontratën e rezervimit të njërit prej çarterëve por jo marrëveshjen promocionale që ai përmendte, Rama reagoi me një postim në Twitter:
“I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?!
Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Lëre pastaj kur thonë me çarter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën!
Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale! Po ku është hilja thonë, se s’ka mundësi?! Ka si s’ka!
Hilja është ashiqare fare te përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.”
Postimi:
Në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, Rama shmangu totalisht kostot, por u përpoq të justifikonte fluturimet me “rëndësinë e punës shtetërore”:
“Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Më vjen zor dhe habitem, çfarë fluturimi luksi? Të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim, edhe gjatë gjithë kohës, i bëj vetëm në economics si të gjithë të tjerët, të gjitha.
Fluturimet e punës, me avionin që pata mundësi të kem, janë fluturime pune, janë shkurtim kohe, shkurtim shpenzimesh. Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat.”
E vërteta është se ky udhëtim nuk është kryer me “Air Albania” dhe as nuk ka lidhje me marrëveshje promocionale. Avioni është me regjistrim turk dhe nuk rezulton të jetë në pronësi apo bashkëpunim me linjën shqiptare.
Madje, Air Albania, që Rama e ka promovuar vazhdimisht si një arritje personale, sipas Arben Ahmetajt ka falimentuar.
“Ky Air Albanian e ka falimentuar. Kreu i organizatës e ka falimentuar. Më vjen keq për pronarët, në respekt të qytetarëve, kam këtu bilancin e Turkish. Që nga 31 dhjetori 2019, humbja e Air Albania është 20 milionë euro. Rama ka thënë se unë jam imazhi i Air Albania.
Tani imagjino Michael Jordan që është imazhi i NIKE që të humbë dhe ta mbajë si imazh. Qytetarët kanë paguar për çarterin e Ramës përmes taksave.
Jemi duke folur për devijim të parave. Një fluturim deri në Romë nga Tirana është 14 mijë euro. Le t’i numërojnë të gjitha udhëtimet. Le të shohin sa faturohet Qeveria për një udhëtim në minimum, pastaj le të shohin se çfarë ka ndodhur me taksat në Air Albania. Le të shohin detyrimet aeroportuale”, tha Ahmetaj.
Ky nuk është një udhëtim pune. Është një shëtitje 35 mijë euroshe me sushi, puro dhe asistencë personale në 11 mijë metra lartësi. Dhe për çdo qytetar që nuk e kupton, mos u shqetësoni, Rama do të thotë se kushton vetëm 65 mijë lekë të reja. Mbase e ngatërron me pagën minimale.
Ndaj pyetja e vetme që mbetet është: Kush e paguan çarterin e Ramës? Ju, ai vetë… apo ndoshta “reklama për Shqipërinë”?
Sepse në fund të ditës, kur udhëton si sheik por qeveris si asket, ose je mjeshtër propagande… ose thjesht e di që s’të kërkon askush llogari./Dosja.al
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, teksa sezoni turistik po hyn në kulmin e tij.
Tre vajza janë përfshirë në një përplasje fizike me njëra-tjetrën, me sa duket për shkak të një vendi parkimi.
Fillimisht konflikti ka nisur me debate verbale, por më pas situata ka agravuar në përleshje fizike, ku vajzat janë kapur për flokësh, siç dëshmohet edhe në një video të publikuar online.
Në përpjekje për t’i ndarë, ndërhyn edhe një zotëri, ndërkohë që ende nuk dihet me saktësi vendndodhja e incidentit në qytetin bregdetar.
Pritet një reagim zyrtar nga Policia e Vlorës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe masat që mund të ndërmerren.
Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra ka qenë rreth 17 km në juglindje të Patosit.
Thellësia e tërmetit është përllogaritur në vetëm 5 kilometra, çka e bën atë relativisht sipërfaqësor dhe më të ndjeshëm nga banorët e zonës.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, veçanërisht në Fier, Patos dhe Ballsh.
Në Shqipëri janë ndjerë disa lëkundje tërmeti gjatë ditëve të fundit, me më të fortën pranë zonës së Fushë Krujës me magnitudë 4,2 i shkallës Rihter.
Këtë të enjte, që në orët e para të mëngjesit u bë e ditur se një grup inspektimi i Policisë së Shtetit pranë Komisariatit Mat, kanë qenë në territorin e Njësisë Adminiatrive Ulëz për kontroll të bimëve të dyshuara narkotike të llojit kanabis.
Burimet tona bëjnë me dije se përgjatë ushtrimit të kësaj detyre një nga punonjësit e policisë Mat, gjatë kontrollit në vendin e quajtur Trodhë, në kufi me rrethin e Krujës, është ndier i përkeqësuar nga shëndeti.
Menjëherë është njoftuar shërbimi i ambulancës, por automjeti i nisur nga Spitali i Burrelit nuk ka mundur të shkojë deri në vend, për shkak të terrenit të thyer dhe pa rrugë automobilistike.
Në këto kushte është njoftuar të vijë helikopteri për të bërë transportin e punonjësit të policisë, në gjendje të përkeqësuar shëndetësore.