Berisha: Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme për shkak të Ramaduros

Sali Berisha është shprehur se Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme, për shkak të qeverisë së Edi Ramës dhe karteleve të drogës, që sipas kreut të PD-së, kontrollohen nga kryeministri.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në një deklaratë për media, ku tha se Rama u damkos nga media numër një e SHBA-së dhe e botës.

Ai shtoi gjithashtu se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shkatërruar procesin zgjedhor të 11 majit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ramaduro! Ramaduro.

Çfarë komenti tjetër do?

Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro.

E kupton vetë!

Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës.

Po për kë bien këto kambana?

A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë.

A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega.

Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti.

Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës.

Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme.

Kjo është arsyeja.

Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku.

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën e pagës mujore nga buxheti i shtetit për deri në tre vite, në bazë të legjislacionit aktual që rregullon statusin e funksionarëve të lartë publikë.

Ky përfitim bazohet në nenin 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, i cili në pjesën për pagesën kalimtare parashikon se pas largimit nga funksioni, një deputet përfiton dy paga mujore të plota dhe më pas 50% të pagës bruto referuese, për aq kohë sa ka ushtruar funksionin, por jo më shumë se tre vite.

Aktualisht, paga mujore bruto e një deputeti është 310 mijë lekë, çka do të thotë se secili nga ish-deputetët do të përfitojë 155 mijë lekë në muaj deri në vitin 2028.

Sipas përllogaritjeve, përfituesit janë të shpërndarë në këtë mënyrë:

45 deputetë të mazhorancës socialiste

34 deputetë të opozitës

3 deputetë të Partisë Socialdemokrate

Ky trajtim financiar konsiderohet si një mbështetje për ish-funksionarët publikë në periudhën pas largimit nga detyra, megjithatë ka ngjallur debat në opinionin publik për shkak të kostos së lartë për buxhetin e shtetit.

TR 0NDlTËSE! V e▪︎υret në banesën e saj 31-vjeçarja në Fier

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Ngjeqar në Fier, ku një grua 31-vjeçare është gjetur e vetëvarur në banesën e saj. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo ka ndërruar jetë në spital si pasojë e gjendjes së rëndë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa një grup i posaçëm hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie. Deri më tani nuk dihen motivet që çuan të renë në këtë akt ekstrem.

Njoftim i Policisë:

Gjatë natës, dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj, në fshatin Ngjeqar, shtetasja E. A., 31 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

U rrëzua pranë një vullkani aktiv por moti i keq pengoi kërkimet! Gjendet e υd▪︎kυr turistja 26-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur Indonezinë dhe Brazilin, pasi Juliana Marins, një turiste braziliane 26-vjeçare, u gjet e vdekur pasi u rrëzua nga një shkëmb pranë një vullkani aktiv . Ajo kishte rrëshqitur dhe ishte rrëzuar rreth 129 metra nga një shkëmb të shtunën në mëngjes, gjatë një ecjeje me miq në destinacionin popullor turistik në Azinë Juglindore.

Pamjet e dronëve dhe thirrjet për ndihmë dëshmonin se Marins ishte ende gjallë pas rrëzimit, por përpjekjet e shpëtimit u penguan vazhdimisht nga mjegulla e dendur, shikueshmëria e ulët dhe terreni i vështirë. Ajo ndodhej e bllokuar në një zonë me rërë të butë, çka e bënte të rrezikshme dhe të ndërlikuar çdo përpjekje për ta nxjerrë me litarë.

Më shumë se 50 persona morën pjesë në kërkimin intensiv që zgjati katër ditë. Autoritetet indoneziane konfirmuan të martën se trupi i saj u gjet, ndërsa nuk është bërë ende e qartë kur ndodhi vdekja apo nëse trupi është rikuperuar plotësisht.

Juliana punonte si publiciste në Brazil dhe ishte gjithashtu një valltare me shkop, e njohur në rrjetet sociale për udhëtimet dhe pasionin për natyrën.

Nga Gjesti te Jozi! Ledri Vula jep komentet që s’duhen humbur: Ka disa këngë të…

Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, në Top Channel, Ledri Vula ka zbuluar se me kë nga kolegët e tij mund të bashkëpunonte dhe me kë jo.

Teksa moderatori i njohur, Eni Shehu, i përmendi disa emra, këngëtari i dashur për publikun u përgjigj shkurt.

I pyetur nëse do të donte të bënte këngë me fituesin e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Gjesti, Ledri u përgjigj se do ‘donte të shikonte energjinë e tij’.

Ndërsa për ish-banorin tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Jozefin Marku, Vula tha shkurt ‘jo’.

Pjesë nga intervista:

Unë do të them disa emra dhe ti do të bësh reagime, sepse dua të kuptoj se me kë do të bashkëpunoje. Me Gjestin?

Do kisha pasur qejf me shkuar një herë në studio me të, me e pa si energji

Vetëm për aq?

Jo, si punon. Ka disa këngë të mira

Me Albanin?

Po

Me Jozin?

Jo

“Merr fund” pasurimi i influencerave shqiptare, Drejtoria Tatimeve nis hetimet: Nuk kanë deklaruar 33 milionë € fitime nga rrjetet sociale!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vënë nën hetim 100 individë apo subjekte, të cilët dyshohet se nuk kanë deklaruar në shtet të ardhurat e përfituara nga rrjetet sociale, Facebook, TikTok, Instagram, Google e PayPal.

Sipas reagimit zyrtar, bëhet fjalë për vlerën monetare 33 milionë euro, para këto të padeklaruara në borderonë e shtetit.

“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara!

Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.”

Drejtoria e Tatimeve i drejtohet të gjithë individëve apo subjekteve në fjalë për të kryer sa më parë detyrimet për të shmangur nisjen e një hetimi më të thelluar si dhe masa të tjera penalizuese.

“Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.”

U shoqërua nga Linda Rama, kryeministri Edi Rama publikon foton familjare krah liderëve të NATO-së në pallatin mbretëror

Në prag të samitit të rëndësishëm të NATO-s po mbahet në Holandë, mbrëmë u organizua një darkë zyrtare nga Mbreti Willem-Alexander në pallatin Huis ten Bosch, në Hagë.

Liderë nga mbarë bota, përfshirë edhe ata të vendeve anëtare të Aleancës, janë bërë pjesë e kësaj pritjeje, që shënon hapjen simbolike të punimeve të samitit. Në mesin e të ftuarve ishin edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ndërkohë ditën e sotme kreu i qeverisë ka publikuar foton familjare në darkën e mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO.

edi rama nato

“📸FOTO FAMILJARE e darkës së mikpritjes së Familjes Mbretërore për liderët e NATO-s🌍🕊️”, shkroi Rama.

25 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.8 lekë dhe do shitet me 85.1 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.6 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.8 lekë dhe do shitet me 105 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.2 lekë dhe do shitet me 115.5 lekë.

Shqipëria ‘në fΙakë’/ ‘S hρërthen’ termometri, ja sa pritet të shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Nëse menduat se vala e fundit e të nxehtit ishte ekstreme…, prisni të shihni çfarë po vjen nesër!

Sipas parashikimeve më të fundit nga Instituti i Gjeoshkencave, temperaturat pritet të arrijnë 40 gradë Celsius në disa zona të vendit, duke e kthyer ditën e nesërme në njërën nga më përvëlueset e verës.

Ekspertët paralajmërojnë për rrezik të shtuar për grupe të ndjeshme, si të moshuarit, fëmijët dhe ata me probleme kardiovaskulare.

Mjekët këshillojnë të mos dilni jashtë në orët e pikut, të konsumoni shumë ujë dhe të shmangni qëndrimin në diell. Qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të jenë të kujdesshëm me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

“Raportoni çdo zjarr apo tym në numrat 128 ose 112. Respektimi i masave parandaluese shpëton jetë, pronë dhe natyrën“, thuhet në njoftim.

Greqia prej tre ditësh në ferrin e flakëve, shpallet gjendja e jashtëzakonshme, mijëra të evakuuar

Greqia po përballet me një tjetër valë zjarresh shkatërrimtare, këtë herë në ishullin turistik të Hios, ku prej tre ditësh flakët kanë djegur sipërfaqe të mëdha toke dhe pyje, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga forcat ajrore dhe ndihma nga Athina, Selaniku dhe ishulli i Lesbos, po luftojnë me flakët që përparojnë me shpejtësi në disa vatra. Të martën në mëngjes, mbi 440 zjarrfikës me 85 automjete dhe 13 mjete ajrore (helikopterë dhe avionë) po përballeshin me situatën dramatike.

Pamje apokaliptike tregojnë zjarrfikës duke luftuar kundër flakëve, ndërsa qielli është mbuluar nga re të dendura tymi të zi. Disa fshatra janë evakuuar që prej të dielës, kur zjarret shpërthyen pranë qytetit kryesor të ishullit.

Ministri i Mbrojtjes Civile dhe i Krizës Klimatike, Giannis Kefalogiannis, deklaroi se ekziston dyshimi për zjarrvënie të qëllimshme, duke përmendur se zjarret kanë shpërthyer në vende të ndryshme dhe të palidhura me njëra-tjetrën.

Ai njoftoi përforcime të policisë dhe patrulla ushtarake të shtuara në Hios.

“Kushdo që luan me jetët e qytetarëve dhe shkakton kaos me veprime të qëllimshme do të përballet me drejtësinë”, paralajmëroi ai.

Zjarret rrezikojnë gjithashtu plantacionet me pemët e mastikës, një prodhim i çmuar për ishullin. Sezoni turistik është në kulm, çka e bën situatën edhe më kritike.