“Arbri e ka mbyllur ciklin e vet”/Bledi Mane shpreh dëshirën për të qenë opinionist i BBV?!

Iftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje telefonike, ka qenë gazetari Bledi Mane. Ai ka folur më shumë mbi luftën Izrael-Iran, por dhe shumë lajme të tjera. Lidhur me showbizin, si i komenton ai ish-banorët e BBV pas daljes së tyre nga reality show dhe planet e tyre të karrierës?

A e mendon Bledi të rikthehet si pjesëmarrës në “Big Brother VIP 5”?

Besoj se do të më pëlqente në rolin e opinionistit. Ndoshta me Nedën do bëja një dyshe të lezetshme, sepse Arbri besoj e ka mbyllur ciklin e vet. Gjëra më të mëdha po e presin. Kështu që një sugjerim, Arbri duhet të mbyllë misionin edhe me “Big Brother”, edhe me organizatën humanitare. Duhet të japë kontributin tani në integrimin e Shqipërisë në BE dhe veçanërisht në politikë. Kështu që çdo njeri ka etapat e veta, ia sugjeroj Arbrit, ia jap këtë këshillë publikisht.

Do të doje të ishe krah Nedës apo një opnionisteje tjetër?

Mendoj se Nedën.

Të pëlqeu Neda këtë edicion?

Nga 4 deri tek 10, i vendos notën 7. Por me mua besoj se do arrijë tek nota 9.

Konfirmohet banorja e dytë e Big Brother VIP Albania 5! Ja kush do jetë gazetarja që do marrë pjesë

Menaxherja e artistëve dhe rekrutuesja e talenteve, Rea Shena ka qenë e ftuar në një lidhje telefonike me emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Ky i fundit e ka pyetur në lidhje me emrat që po qarkullojnë në rrjet që mund të jenë banorët e mundshëm të edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”.

Një nga emrat që po përflitet shumë, është dhe Kostana Morava. Si e komenton Rea? A i duhet “Big Brotherit” ky personazh?

Gjithmonë, “Big Brother-i” i duhet edhe personazhit, edhe anasjelltas. Unë mendoj se Kostana është personazh tipik për “Big Brother”, sepse nuk ka as frena, as barriera. Do të bënte gjithçka për show. Është personazhi tipik, i duhur, që mund të ngacmojë çdokënd aty, mund të krijojë lojëra, mund të krijojë aleanca, mund të krijojë armiqësi shumë të forta.

Mendoj se do të ishte shumë interesante për “Big Brother”. Sepse edhe brenda do të krijojë shumë situata, por dhe jashtë komenti do jetë jashtëzakonisht i lartë për të.

Arrestohet për spiunazh azerbajxhanasi në Sudë me 5000 foto nga baza e Natos! Dyshohet si agjent i Iranit

Organet greke të Shërbimit të Inteligjencës po vazhdojnë me intensitet hetimet ndaj një 26 vjeçari me pasaportë polake dhe origjinë nga Azerbajxhani i cili është arrestuar dy ditë më parë nën dyshimin për spiunazh, në një hotel të qytezës së Sudës në Kretë.

Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet, 26-vjeçari mbërriti në Greqi më 18 qershor me një leje qëndrimi polake dhe rezervoi një dhomë hoteli për një muaj duke paguar me para në dorë dhe duke kërkuar posaçërisht pamje nga Gjiri i Soudë-s ku ndodhet baza ushtarake e Natos. Gjatë qëndrimit atje , ai doli nga dhoma vetëm dy herë për të blerë gjëra të domosdoshme nga një mini-market.

Kjo ka ngjallur dyshime tek Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i cili ndodhet në gadishmëri për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, si dhe pas arrestimit të një tjetër azerbajxhanasi në Qipro. Disa orë pasi është mbikqyrur, agjentë grekë kanë hyrë në dhomën e tij për të kontrolluar dhe i kanë gjetur më shumë se 5,000 fotografi të bazës ushtarake.

Në momentin e kontrollit policor, 26-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe menjëherë kërkoi avokat duke folur vetëm në rusisht dhe turqisht dhe duke thënë se është turist.Në dhomë u gjetën dhe u sekuestruan një laptop, një telefon celular, një kartë banke polake, një aparat fotografik dhe një USB, me fotografi , kryesisht të anijeve luftarake që hynin dhe dilnin nga Gjiri i Soudë-s.

Sipas të njëjtit informacion, 26-vjeçari nga Azerbajxhani kishte të instaluar në laptop një program të veçantë për enkriptim, ndërsa fotot i dërgonte një marrësi të panjohur.Thuhet se ai ka profilin e një agjenti të trajnuar mirë, me përvojë në rastet e spiunazhit. Dyshohet se kjo është një praktikë e zakonshme e iranianëve – po shqyrtohet nëse ata fshihen pas kësaj historie- të cilët, për shkak të numrit të madh të azerbajxhanasve në vendin e tyre, i konvertojnë dhe i rekrutojnë ata, në mënyrë që agjentët e tyre të mos zbulohen

Baza ushtarake e NATO-s në Souda është një nga instalacionet më të rëndësishme të NATO-s dhe SHBA-ve në Mesdheun Lindor. Ajo përbën bazën kyçe për operacionet detare dhe ajrore në Mesdhe dhe Lindjen e Afërt pasi është pika më e madhe e furnizimit me karburant dhe ujë për anijet luftarake në rajon.Përdoret si port dhe bazë ankorimi për anijet e NATO-s, Flotën e 6 amerikane dhe forcat detare greke.Ka pistë për avionë luftarakë dhe avionë të transportit dhe shërben si pikë furnizimi, riparimi dhe logjistike për flotën e NATO-s.

“Kër▪︎ënon” Ministri i Jashtëm Iranian: Nuk do të rikthehemi në tryezën e bisedimeve me SHBA-në, për sa kohë…

Në një intervistë për medien arabe Al-Araby al-Jadeed, Araghchi tha se Teherani ka marrë mesazhe nga Uashingtoni dhe se i ka kthyer përgjigje përmes ndërmjetësve dhe kanaleve jo të drejtpërdrejta.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani nuk do të rikthehet në bisedime me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që “agresioni” ndaj vendit të tij vazhdon.

“Përderisa agresioni kundër Iranit vazhdon, nuk do të ketë negociata të drejtpërdrejta,” deklaroi Araghchi, raporton CNN.

5 mijë koka bërthamore, 13 mijë avionë, 1.3 mln ushtarë: Pse Amerika është një makineri lufte e frikshme?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë vetëm një superfuqi globale në hartën ekonomike dhe politike. Ato janë fuqia ushtarake më e përparuar në planet… një fuqi e bazuar jo vetëm në superioritetin numerik, por edhe në dominimin teknologjik, praninë globale dhe aftësinë për të projektuar pushtetin në çdo pikë të botës brenda pak orësh.

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara përbëhen nga Ushtria Amerikane, Marina Amerikane, Forcat Ajrore Amerikane, Korpusi i Marinës Amerikane, Roja Bregdetare Amerikane dhe komponenti më i ri, Forca Hapësinore Amerikane. Së bashku, ato formojnë makinerinë ushtarake më të madhe dhe më të përparuar teknologjikisht të krijuar ndonjëherë.

Numerikisht, SHBA-të kanë afërsisht 1.3 milion personel ushtarak aktiv dhe mbi 800,000 rezervistë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare, ndërsa kanë edhe rrjetin më të madh ushtarak të bazave në vendet e huaja, me një prani në më shumë se 70 vende.

Forca e SHBA-së nuk qëndron vetëm te numrat. Ajo që e bën unike është superioriteti i saj teknologjik.

Për shembull:

F-35 Lightning II: avioni luftarak më i përparuar i gjeneratës së pestë në botë, me aftësi të fshehta, rrjetëzim të përparuar dhe epërsi ajrore.

Aeroplanmbajtëset e klasit Gerald R. Ford: Anijet luftarake më të përparuara të ndërtuara ndonjëherë, me katapulta elektromagnetike, automatizim dhe radarë të përparuar.

Nëndetëse të klasit Virginia dhe Ohio: Platforma të teknologjisë së fundit për parandalim strategjik dhe operacione precize.

Sistemet satelitore dhe të luftës kibernetike: SHBA-të kanë një pozicion udhëheqës në fushën e hapësirës kibernetike, me njësi të specializuara që mbështesin dominimin elektronik dhe të informacionit.

Shtetet e Bashkuara zotërojnë afërsisht 5,000 koka bërthamore, nga të cilat afërsisht 1,600 janë menjëherë funksionale. Triada strategjike bërthamore e raketave balistike ndërkontinentale (ICBM), nëndetëseve me raketa balistike (SSBN) dhe bombarduesve strategjikë siguron një aftësi “sulmi të dytë” dhe vepron si një shtyllë e parandalimit global.

Shpejtësia e reagimit të SHBA-së është jashtëzakonisht e lartë. Ata kanë 11 transportues aeroplanësh, ndërsa Kina ka 3 dhe Rusia vetëm 1. Ata mund të operojnë njëkohësisht në dy ose më shumë teatro operacionesh, ndërsa flota e tyre e madhe e avionëve të transportit dhe furnizimit me karburant ofron fleksibilitet të pakrahasueshëm operacional.

Forcat e Armatosura të SHBA-së në numra:

Fuqia Ajrore

SHBA zotëron mbi 13,300 avionë ushtarakë, duke përfshirë rreth 2,200 avionë luftarakë të avancuar si F-15, F-16, F-22 dhe F-35. Flota e bombarduesve përfshin 150 njësi të tipit B-1B, B-2 dhe B-52.

Helikopterët janë një pjesë kyçe e mobilitetit dhe mbështetjes ajrore, me një total prej 5,400, përfshirë 970 helikopterë sulmi Apache. Avionët për furnizim me karburant (KC-135, KC-46) janë rreth 550, ndërsa 1,050 avionë transporti strategjik (C-17, C-130, C-5) garantojnë aftësinë për projeksion global të forcave.

Forca Tokësore Ushtarake

Armatimi tokësor amerikan përfshin 6,000 tanke M1 Abrams, ku rreth 2,500 janë aktivë. Po ashtu, mbi 41,000 automjete të blinduara si Bradley, Stryker, Humvee dhe të tjera janë në dispozicion të trupave.

Artileria përbëhet nga 1,400 njësi, përfshirë mjetet vetëlëvizëse dhe të tërhequra, ndërsa kapaciteti raketor është i përfaqësuar nga mbi 1,000 sisteme HIMARS dhe MLRS.

Fuqia Detare

Marina amerikane ka gjithsej 490 anije luftarake, përfshirë 11 aeroplanmbajtëse të klasës Gerald R. Ford dhe Nimitz, që përbëjnë simbolin e dominimit detar. Flota përfshin gjithashtu 68 nëndetëse bërthamore (SSN dhe SSBN), 90 shkatërrues dhe kryqëzues, si dhe 33 anije luftarake amfibe për operacione detare-tokësore.

Në tërësi, 20 fregata moderne dhe 100 anije mbështetëse përforcojnë kapacitetin logjistik dhe operacional të marinës.

Arsenali bërthamor

SHBA zotëron 5,044 koka bërthamore në total, nga të cilat 1,600 janë operacionale. Kapacitetet strategjike përfshijnë 400 raketa balistike ndërkontinentale Minuteman III (ICBM), 14 nëndetëse bërthamore me raketa Trident II, si dhe 60 deri në 70 bombardues strategjikë të gatshëm për misione bërthamore.

Fuqia Punëtore Ushtarake

Personeli aktiv i Forcave të Armatosura të SHBA-së përbëhet nga 1.33 milion trupa, ndërsa 800,000 janë pjesë e rezervës dhe Gardës Kombëtare. Në total, mbi 2.13 milion forca mund të mobilizohen në rast konflikti të gjerë.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 25 Qershor 2025

Nga Paolo Fox

DASHI

Hëna hyn në shenjën tuaj dhe ju sjell një dozë të mirë fati, në shumë fusha. Si në punë ashtu edhe në dashuri. Ju do të jeni protagonistët, pavarësisht se Saturni përpiqet t’ju bëjë disa hile. Sot do t’ju duhet të bëni një zgjedhje: a është më mirë të zgjidhni rrugën e rehatshme, por të mërzitshme, apo atë të paprekshme dhe stimuluese?

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 25 qershor 2025), keni rënë në një periudhë të caktuar, yjet po lëvizin kundër jush dhe nuk po ju japin qetësi. Nëse ndjeni nevojën të shkëputeni nga jeta juaj, mos e shtyni për më vonë sepse nervat tuaja mund të prishen më shpejt se sa pritet.

BINJAKËT

Yjet sugjerojnë që të përfitoni nga bujaria e Venusit për t’u zënë me personin që ju intereson. Nuk mund të rrini gjithmonë duarkryq dhe t’i lini të tjerët të vrapojnë drejt jush, ndonjëherë duhet të luani edhe në sulm dhe jo vetëm në mbrojtje.

GAFORRJA

Një ditë interesante që do t’ju lejojë më në fund të vendosni pak rregull në kaosin e jetës suaj. Për disa ditë yjet kanë vendosur t’ju mundojnë me disa dyshime, por që nga nesër mund të gjeni zgjidhjen për problemet tuaja pa pasur nevojë të përpiqeni shumë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 25 qershor 2025), yjet po të buzëqeshin dhe po të nxisin të marrësh gjërat në duart e tua. Është në rregull të ndjekësh tufën, por duhet të kesh mendimin tënd, veçanërisht në fushën profesionale, përndryshe kërcimi në cilësi nuk do të ndodhë kurrë.

VIRGJËRESHA

Energjia juaj është jashtëzakonisht e lartë në këtë periudhë në të cilën Hëna puth shenjën tuaj dhe dëshiron t’ju japë gëzim dhe qetësi, një kombinim që ju ka munguar kohët e fundit, por që së shpejti do të kthehet në sulm. Mos u dekurajoni nëse jo gjithçka duket se po shkon në rrugën e duhur.

PESHORJA

Familja juaj ka vendosur t’ju tregojë një sekret të mbajtur prej kohësh që do ta bëjë të vështirë përqendrimin tuaj. Puna juaj mund të vuajë, kështu që ndoshta është koha të merrni disa ditë për të reflektuar.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 25 qershor 2025), Hëna do t’ju shoqërojë në një aventurë të re. Ju jeni shumë më të sigurt, të guximshëm dhe doni të përfitoni nga kjo valë e re force për t’u kënaqur me diçka që gjithmonë ju është mbajtur larg. Mos lejoni që të demoralizoheni nga ata që nuk besojnë tek ju, java do të fillojë shkëlqyeshëm dhe do të sjellë me vete shumë pushtime të tjera.

SHIGJETARI

Je në një periudhë tranziti dhe nuk mund ta kuptosh çfarë po ndodh në kokën tënde. I keqkuptuar dhe i zhytur në trishtim, asgjë nuk duket se të kënaq më si më parë. Ky qëndrim mund ta largojë familjen dhe partnerin tënd, kështu që në vend që të ngresh një mur dhe të barrikadosh veten në trishtim, gjej një mënyrë për të shkatërruar demonët e tu.

BRICJAPI

Dita do t’ju përfshijë nga një këndvështrim sentimental. Ata që ende nuk e kanë zbuluar dashurinë do të jenë të lumtur të dinë se yjet janë të favorshëm për takime të reja, vishni veshjen tuaj më të mirë, një spërkatje parfumi dhe një buzëqeshje e madhe do të jenë të mjaftueshme për të lënë personin që ju intereson.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 25 qershor 2025), kini kujdes me financat dhe një krizë të mundshme nervore. Përgjegjësitë që lidhen me punën mund t’ju vënë në vështirësi serioze, por mos lejoni që ato t’ju demoralizojnë.

PESHQIT

Horoskopi parashikon një ditë relaksuese ku do të dëshironi të eksploroni pasionet tuaja dhe të vini në praktikë disa këshilla nga një i dashur.

Kiara Tito ndan pamjet nga shtëpia e re, ja si duket banesa

Moderatorja Kiara Tito ka ndarë për herë të parë me ndjekësit pamje nga shtëpia e saj e re. Në një video të publikuar në rrjete sociale, ajo shfaq ambientet e brendshme të shtëpisë ku po jetoje me bashkëshortin, Luizin dhe vajzën, Luna.

Shtëpia karakterizohet nga një stil modern dhe me një atmosferë të ngrohtë familjare. Detaje të personalizuara dhe kënde të kuruara me kujdes tregojnë përkushtimin e çiftit në krijimin e një ambienti të rehatshëm dhe të dashur.

Fansat kanë shpërthyer në komente pozitive, duke komplimentuar stilin dhe harmoninë që reflekton shtëpia e tyre.

VIDEO

Xhevahiri në Mesdhe, The Guardian shkruan për projektin e Jared Kushner në Sazan: Ishulli i Trump-ëve! Do jetë diçka e jashtëzakonshme

Në Sazan, një ishull i vogël pranë brigjeve të Shqipërisë , peizazhi është Jurasik. Fier, livando gjigante, plumb, rozmarinë, fshesë dhe dafina rriten në malin në qendër të tij. Pamja nga maja, me perëndimet e diellit dramatike, është marramendëse.

Shqiptarët e quajnë Sazanin Ishulli i Trumpëve – Ishulli Trump. Deri më tani, pothuajse i paprekur nga zhvillimi, është në prag të shndërrimit në një Mekë për turizmin ultra-luksoz, një tjetër shtesë në portofolin e pasurive të patundshme të Ivanka Trump dhe Jared Kushner. Duke folur në podkastin Lex Fridman në korrik 2024, Ivanka Trump mezi e fshihte entuziazmin e saj: “Po punoj me burrin tim, kemi këtë ishull prej 1,400 akrash në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira”, tha ajo. “Do të jetë e jashtëzakonshme.”

Kjo që po ndodh në Shqipëri është e pabesueshme, nuk ndodh në asnjë vend tjetër europian

Një muaj e gjysmë pas votimeve, elektorati ende nuk di se cili është rezultati!

E pabesueshme!

Një muaj fushatë elektorale.

Një ditë votimet.

Tre – katër ditë numërimi i votave.

Po vete një muaj e gjysëm për t’i rinumëruar.

Dhe ka ende budallenj që thonë se ligji ekektoral është i mirë!

Se ne qytetarët duhet të kemi besim te rezultati i zgjedhjeve dhe te numëruesit!

Se ne kemi kapur standarde evropiane!

Ndërkohë që politika merret me numërimin e kokrrave të misrit dhe e derdh thesin pastaj numëron përsëri, populli qesh, tallet, shikon hallet e veta!

MendonI më se organizmat elektorale mund të jenë më të besueshme?

Pale : Prill, maj, qershor, korrik, gusht, shtator, gjashtë muaj pa Kuvend praktikisht, nuk dihet se me çfarë statusi ish deputetë akoma i shohim në sallë që na qeverisin, kur s’kanë asnjë mandat.

Gjashtë muaj pushime me rroga disamilionëshe.

Këto janë standardet?

Rrahin ujë kot në havan në Kuvend! Sa për të na thënë se janë në punë!

Gjeni një vend evropian ku të duhen gjashtë muaj pas votimeve për të pasur një qeveri të re!

Gjeni një vend evropian ku duhen dy muaj për t’u numëruar votat!

Çfarë talljeje!

Në bashkëpunim me atë që e quan veten opozitë, por që nga shifrat që kemi në zgjedhje sot për sot nuk është më një organizëm politik! Nuk ka rol në përthyrjen e vijave të forcave politike në vend.

Edhe thotë se votat na u vodhën dhe kërkon rinumërimin e votave!!!

Fatkeqësisht!

E blen me 50 lekë litrin, jahti i miliarderit të njohur furnizohet me naftë në Durrës

Në kalaten nr. 5 të portit të Durrësit, mëngjesin e kësaj të marte është ankoruar jahti gjigand “Andromeda”, në pronësi të miliarderit ruso-izraelit Yuri Borisovich (Bentsionovich) Milner.

Jahti do të furnizohet me 250 000 litra karburant, i cili është pothuajse falas falë politikave të Ramës, dhe me pas do të nisë lundrimin drejt destinacionit të radhës portit të Dubrovnikut, Kroaci.

Siç dihet, jahtet e tilla ndalojnë në Shqipëri pasi furnizohen me naftë 50 lekë litri, pa akcizë, ndërkohë që shqiptarët me rroga minimale e paguajnë me 180 lekë litrin.

Vlera e jahtit Andromeda arrin në 250 milionë dollarë, ku vetëm kostoja vjetore e mirëmbajtjes është rreth 25 milionë dollarë. Miliarderi Juri Borisovich, pronar i këtij superjahti është i njohur si bashkëthemelues në disa kompani globale interneti, ndërsa aktualisht është investitor në sipërmarrjet gjigande si Facebook, Twitter, Alibaba, Spotify etj.