Gjermania nxjerr armatimet e rënda, përgatitet për luftë!

Gjermania e vitit 2025 po ndryshon. Nën udhëheqjen e Kancelarit Friedrich Merz, vendi po ndërmerr hapat më radikalë të politikës ushtarake që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Qëllimi i Merz është i qartë: ta bëjë Bundeswehr-in “forcën më të fortë ushtarake konvencionale në Evropë”. Kjo deklaratë, siç vëren Economist në një artikull, nuk është thjesht simbolike.

Ajo shpreh vetëbesimin e ri të Berlinit dhe qëllimin e tyre për të marrë një rol udhëheqës në sigurinë evropiane, në një kohë kur Rusia po kërcënon përsëri kontinentin dhe Shtetet e Bashkuara nuk shihen më si një garantues i caktuar i mbrojtjes evropiane.

Prova më e habitshme e këtij ndryshimi ishte ceremonia ushtarake më 22 maj në Vilnius. Për herë të parë që nga viti 1945, tanket gjermane u vendosën përgjithmonë jashtë vendit, duke formuar Brigadën Lituaneze, pjesë e angazhimit të Berlinit ndaj NATO-s.

Tentativë rrëmbimi në Tiranë, shënjestër vajza 6 vjeçare e detektives Shkënda Lili

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në zonën e Astirit, Tiranë, ku një vajzë 6-vjeçare është bërë objekt i një tentative rrëmbimi. Vajza është e bija e detektives private Shkënda Lili, dhe incidenti ka ndodhur pranë kompleksit të banimit ku jeton familja.

Sipas burimeve nga vendngjarja, një grua rreth të 55-ave, e veshur me syze dhe sjellje të dyshimta, ishte parë disa ditë më parë duke vëzhguar vajzën në zonë.

Mëngjesin e djeshëm, ajo iu afrua të miturës në hyrje të pallatit dhe tentoi ta joshtë me çokollata e karamele, për ta tërhequr më pas me forcë.Fati i mirë ishte ndërhyrja e disa fqinjëve të cilët, duke parë situatën nga një lokal aty pranë, ngritën zërin dhe alarmuan autoren. Gruaja u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia.Pamjet filmike të zonës janë sekuestruar për të identifikuar autoren.

Burime konfidenciale nuk përjashtojnë mundësinë që kjo të jetë më shumë se një tentativë rrëmbimi, ekzistojnë dyshime se pas kësaj mund të fshihet një grup i strukturuar kriminal dhe se ngjarja mund të ketë lidhje me profesionin delikat të Lilit.Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet nuk kanë dalë ende me një deklaratë zyrtare. Prapaskena

Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është AUTORI! U vetëdorëzua në polici

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një konflikt mes fqinjëve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Personi i identifikuar si Shpëtim Osma ka qëlluar me armë ndaj çiftit Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur të dy.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes palëve ka nisur për motive banale dhe ka përfunduar me dy të plagosur: Sami Disha është qëlluar në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij Nadire Disha ka marrë një plagë në bark. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autoritetet kanë sekuestruar armën e përdorur dhe po marrin dëshmitë e dëshmitarëve të mundshëm.

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ja paga që përfitohet

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anušić, prezantoi sot një plan për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili do të zgjasë dy muaj dhe do të paguhet me një rrogë neto prej 1,100 eurosh në muaj.

Sipas Anušić, objektivi i shtetit është të trajnojë nga 800 deri në 4,000 të rinj çdo vit. Kjo nismë lidhet me ndryshime të propozuara në Ligjin për Mbrojtjen dhe Ligjin për Shërbimin në Forcat e Armatosura. Fillimisht, amendamentet do të kalojnë për konsultim publik përpara se të votohen në parlamentin kroat.

Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për meshkujt 19-vjeçarë, ndërsa femrat do të kenë mundësinë të shërbejnë në mënyrë vullnetare. Trajnimi do të zhvillohet në kazermat e Knin, Slunj dhe Požega. Për ata që e kryejnë këtë shërbim, propozohet edhe përparësi në punësim në sektorin publik.

Alternativa për kundërshtarët me ndërgjegje përfshin dy mundësi shërbimi civil: njëra me tre muaj qëndrim në kazermat nën Ministrinë e Brendshme me 250 euro në muaj, dhe tjetra me katër muaj shërbim pa pagesë në administratën lokale.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci u hoq në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë ka qenë vetëm vullnetar, por me interes të ulët. Ministri Anušić, nga partia në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat, është një prej mbështetësve më të fortë të kësaj iniciative. Megjithatë, presidenti Zoran Milanović ka kundërshtuar deri më tani rikthimin, duke kërkuar një debat të gjerë kombëtar mbi këtë çështje.

U aksidentua tre javë më parë, ndërron jetë në spital 25-vjeçari!

Ka ndërruar jetë në spital 25-vjeçari Erdal Tumba, i cili u aksidentua më 18 maj, në fshatin Pouskë të Prizrenit. K

ujtojmë se në aksidentin e 18 majit humbi jetën në vendngjarje edhe Dilge Nanovçe, një nga tre personat që ndodheshin në automjetin e aksidentuar.

25-vjeçari Erdal Tumba u dërguar menjëherë në Spitalin Publik të Prishtinës, ku mori trajtim mjekësor për tre javë, por për fat të keq nuk i mbijetoi plagëve.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Edber Tumba, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “E di që je në parajsë, vëllai im i bukur… Thuhet se Allahu i merr herët robërit e tij të preferuar”.

U shtyp nga traktori në punë, humb jetën në Itali 38-vjeçari shqiptar

Një tjetër aksident në vendin e punës i ka marrë jetën një 38-vjeçari shqiptar në Itali.

Viktima, banues prej kohësh në Castel Bolognese, po punonte në një arë të një ferme bujqësore mes Solarolo-s dhe Castel Bolognese-s.

Rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës. Fatkeqësisht, e gjetën të vdekur.

Dinamika e aksidentit është ende për t’u sqaruar, por sipas hipotezave të para, burri mund të jetë shkelur për vdekje nga një traktor. Dyshohet se është shtypur nga pirunët e mjetit ngritës.

Ndihma e shpejtë 118 mbërriti në vendin e ngjarjes, por për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar, vdekja u konstatua në vend.

Media serbe ndaj pamje nga skemat e Silvinjos: Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës

Një zhvillim i pazakontë ka shoqëruar seancën e fundit stërvitore të Kombëtares shqiptare, ku përveç gazetarëve vendas, janë shfaqur edhe përfaqësues të mediave serbe.

Gazeta e përditshme “Kurir” ka publikuar materiale video dhe fotografi nga stërvitja, duke pranuar hapur se e ka ndjekur seancën jashtë hapësirës së autorizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në një artikull të botuar me titull provokues “Spiunuam shqiptarët në mes të Tiranës”, media serbe jo vetëm që pranon ndjekjen e stërvitjes, por edhe e paraqet si një “arritje”, duke përshkruar detaje nga puna taktike e trajnerit Silvinjo dhe përgatitjet e skuadrës kuqezi në prag të sfidave të radhës.

Veprimi ka ngritur pikëpyetje serioze lidhur me masat e sigurisë në kampin stërvitor të Shqipërisë, pasi mbetet e paqartë se si gazetarët serbë kanë mundur të qëndrojnë për një kohë të gjatë pranë fushës, pa u ndaluar nga personeli përkatës.

“Nuk je normal”, Stojkoviç i kundërvihet gazetarit! Konferenca nis dhe mbyllet në shqip nga trajneri serb (Video)

Dragan Stojkoviç ka folur në konferencë për shtyp. Në prag është ndeshja Shqipëri-Serbi, që do të luhet të shtunën prej orës 20:45.

Trajneri serb nuk pëlqeu një prej pyetjeve ku iu vendos në dyshim pozita si trajner.

Në anën tjetër konferenca nisi në shqip dhe u mbyll po në shqip prej tij.

Stojkoviç uroi po ashtu Kurban Bajramin në fillimin e fjalës së tij. Pas konferencës iu bashkua grupit në “Air Albania” për seancën e fundit stërvitore./PANORAMASPORT.AL

Episodi në konferencë: (VIDEO) + (VIDEO)

“Ju keni bashkëshorten serbe”, si iu përgjigj Gjimshiti pyetjes provokuese të gazetarit serb

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, tensionet dhe kurioziteti nuk mungojnë as në konferencat për shtyp.

Gjatë konferences së kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, një gazetar serb e ka zhvendosur vëmendjen nga futbolli te jeta personale e mbrojtësit.

Gazetari serb i ka drejtuar një pyetje rreth bashkëshortes së Gjimshitit, e cila është me origjinë serbe. Por kapiteni shqiptar nuk ka preferuar të japë komente për jetën private.

“Bashkëshortja nga Serbia? Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private. Jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit. Kështu e lëmë me futboll,” – u shpreh me qetësi, por qartësisht i vendosur. (TemA)

Elon Musk bën akuzën “B0MBË” ndaj Donald Trump: Ai është brenda dosjeve…

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij.

Përplasja filloi kur Musk kundërshtoi projektbuxhetin për të cilin tha se do e rriste borxhin amerikan me disa triliona dollarë. Por Trump iu përgjigj duke thënë se Musk kishte qefmbetje pasi projektligji do të heqë kreditë tatimore për automjetet elektrike me vlerë deri në 7,500 dollarë për automjet, të cilat Musk argumenton se janë thelbësore për nxitjen e përdorimit të automjeteve elektrike dhe mbështetjen e shitjeve të Teslës.

Së fundmi, Elon Musk duket se ka kaluar limitet duke sugjeruar se Trump është në dosjen “Epstein”, të pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein.

Dosja e Epstein, që përmban dokumente dhe emra të panjohur, dyshohet të personazheve të fashëm që janë shoqëruar me Epstein, u premtua se do të publikohej e gjitha nga administrata e re e Trump, diçka që nuk ndodhi.