Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një konflikt mes fqinjëve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Personi i identifikuar si Shpëtim Osma ka qëlluar me armë ndaj çiftit Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur të dy.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes palëve ka nisur për motive banale dhe ka përfunduar me dy të plagosur: Sami Disha është qëlluar në këmbë, ndërsa bashkëshortja e tij Nadire Disha ka marrë një plagë në bark. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar në komisariat. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autoritetet kanë sekuestruar armën e përdorur dhe po marrin dëshmitë e dëshmitarëve të mundshëm.