Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë sot në fshatin e tij në Pavlan. Ai ka publikuar një foto nga ky fshat derisa është shfaqur i lumtur. Në një motoçikletë, Gjesti është parë i lumtur derisa këndon këngën e tij të fundit.

“A po don shihemi më vonë në katun…” ishin fjalët e këngëtarit.

Nuk dihet nëse këto fjalë këngëtari ia ka drejtuar Eglit, e cila kohëve të fundit ka qenë në Kosovë ku ka xhiruar një klip të ri të një kënge të saj të re bashkë me Fifin dhe një reper të ri.

Për kënd ishte ftesa e Gjestit…?

Gjenden të υdekυra 3 motra të vogla, BABAI i tyre akuzohet për rrëmbimin dhe VR▪︎ SJEN e tyre

Tre motra të mitura që u zhdukën teksa vizitonin babanë e tyre të pastrehë janë gjetur të vdekura pranë Leavenworth, në Qarkun Chelan, Uashington, konfirmoi policia të martën.

Ndërkohë, vijon kërkimi për babanë e tyre 32-vjeçar, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e tyre.

Trupat e motrave Decker — Paitin, 9 vjeç, Evelyn, 8 vjeç dhe Olivia, 5 vjeç — u gjetën vonë të hënën mbrëma pranë kamionit të babait të tyre, në një kamping në Wenatchee. Në zonë po kërkonte edhe një helikopter i Sigurisë Kombëtare, sipas raportimeve nga KIRO 7.

Fillimisht, policia e Uashingtonit nuk lëshoi një alarm Amber, duke deklaruar se nuk plotësoheshin kriteret për një rrëmbim të dokumentuar apo rrezik të menjëhershëm për jetën. Në vend të tij, të shtunën u lëshua një alarm “Persona të Zhdukur në Rrezik”.

“Në këtë rast, bëhej fjalë për një prind me të drejta ligjore kujdestarie. Vonesa në kthimin e fëmijëve, ndonëse shqetësuese, nuk është në vetvete një tregues i rrëmbimit,” tha zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Chris Loftis. Ai pranoi dështimin e sistemit duke deklaruar: “Padyshim, këtë herë nuk funksionoi. Kemi tre fëmijë të vdekur.”

Autoritetet po bashkëpunojnë tani me Marshallët e SHBA-së për të gjetur Deckerin. Një shpërblim deri në 20,000 dollarë është ofruar për informacion që çon në arrestimin e tij.

Decker, i cili është i pastrehë dhe i ndarë nga nëna e fëmijëve, njihej si një njeri që qëndronte nëpër kampe dhe hotele të zonës me qenin e tij, sipas policisë. Ai mori vajzat të premten dhe u pa më pas gjatë fundjavës në anën perëndimore të Leavenworth, duke nxitur një operacion policor në zonat pyjore përreth qytetit, sipas NCWLIFE.

Ekipi i Hetimit të Krimit nga Policia e Shtetit të Uashingtonit mbërriti të hënën për të kontrolluar kamionin e Deckerit dhe zonën përreth. Procesi pritet të përfundojë sot.

Decker është një ish-ushtar i Ushtrisë Amerikane dhe ka shërbyer së fundmi në Gardën Kombëtare të Shtetit. Sipas autoriteteve, ai nuk kishte marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të detyrueshme për më shumë se një vit dhe ishte në proces të shkarkimit.

Parlamenti Europian miraton raportin për Shqipërinë: Zgjedhje konkurruese, por të polarizuara. Kujdes ndërhyrjeve nga Kremlini

Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian ka miratuar me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime raportin për Shqipërinë, i përgatitur nga Andreas Schieder.

Raportuesi austriak nënvizoi se Shqipëria është tashmë një shtet pararojë me reformat integruese me objektiv anëtarësimin e vendit në familjen evropiane brenda vitit 2030, megjithatë ende nuk është arritur vija e finishit.

Në raport bëhet thirrje për miratimin e reformave të rëndësishme, ndalimin e ndërhyrjeve të huaja – si ajo ruse – për frenimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE, si dhe për më shumë dialog politike. Sa i përket zgjedhjeve, përmendet fakti se ato ishin konkurruese, por të zhvilluara në një mjedis të thellësisht të polarizuar, me shqetësime për përdorimin e burimeve administrative.

Nevojë urgjente për thellimin e reformave

Duke përshëndetur synimin e Shqipërisë për të përmbyllur bisedimet e anëtarësimit deri në vitin 2027 dhe progresin e arritur deri tani, eurodeputetët theksojnë nevojën urgjente për të intensifikuar reformat. Prioritetet kryesore përfshijnë forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Forcimi i pluralizmit mediatik dhe transparencës mbetet thelbësor për të ndërtuar besimin e publikut.

Dialog politik dhe lufta kundër ndërhyrjeve të jashtme

Raporti vëren se polarizimi politik vazhdon të jetë i theksuar dhe i shoqëruar me retorikë përçarëse, duke bërë thirrje për dialog politik më konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Eurodeputetët shprehin shqetësim serioz për ndikimin e huaj keqdashës, veçanërisht nga burime të lidhura me Kremlinin, që kërcënojnë institucionet demokratike të Shqipërisë dhe përpjekjet për anëtarësim në BE. Ata bëjnë thirrje për rritjen e qëndrueshmërisë institucionale ndaj abuzimeve me financimin politik, manipulimeve mediatike dhe kërcënimeve kibernetike.

Mbështetje përmes iniciativave të BE-së

Eurodeputetët përshëndesin instrumentin e ri të Reformës dhe Rritjes prej 922 milionë eurosh të dedikuar për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbështesë Agjendën e Reformës të Shqipërisë sapo të përmbushen kushtet. Hapja e zyrës së Parlamentit Evropian në Tiranë shihet si një hap thelbësor për të forcuar lidhjet mes BE-së, institucioneve vendore dhe partnerëve të shoqërisë civile në të gjithë rajonin.

Procesi zgjedhor dhe reformat në drejtësi

Raporti analizon zgjedhjet parlamentare të majit 2025, duke i përshkruar ato si konkurruese, por të zhvilluara në një mjedis të thellësisht të polarizuar, me shqetësime për përdorimin e burimeve administrative. Eurodeputetët u bëjnë thirrje partive politike shqiptare të angazhohen për reforma të plota zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Përparimi i bërë në reformat gjyqësore dhe hetimet për korrupsionin në nivele të larta vlerësohen pozitivisht, megjithëse ndërhyrja politike mbetet një sfidë. Eurodeputetët bëjnë thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur llogaridhënien.

Raportuesi Andreas Schieder (S&D, Austri) tha:

“Shqipëria me të drejtë mund të quhet një ‘kandidate pararendëse’ për anëtarësimin në BE. Kjo edhe falë mbështetjes së gjerë nga populli shqiptar. Por ende nuk jemi në vijën e finishit. Është thelbësore të vazhdohet në këtë rrugë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, duke luftuar korrupsionin dhe forcuar shtetin e së drejtës. Duhet një fokus i qartë në zgjerimin e modelit ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e modelit të mirëqenies sociale, si dhe në një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe të plotë”.

Historia e vërtetë e nisjes makiaveliste e ndeshjes nga PSG ndaj Inter: Kurthi brilant psikologjik i Luis Enrique

Nisja e ndeshjes nga Paris Saint-Germain kundër Inter është bërë pjesë shoqëruese e një ndeshjeje triumfale për francezët në finalen e Champions League.

Topi i dërguar në anësore, pranë flamurit të këndit në gjysmën e fushës zikaltër, nuk ishte një gabim, por një hile e zgjuar strategjike që kishte (dhe ka) një qëllim të saktë taktik: të vendoste menjëherë presion të lartë mbi kundërshtarin, duke i çorientuar me atë zgjedhje që nuk ishte as gabim, as pa qëllim.

Nuk ishte as hera e parë që Luis Enrique kishte propozuar një zgjidhje të tillë, duke përdorur atë qasje të pazakontë edhe në raste të tjera gjatë sezonit, përfshirë edhe gjysmëfinalen e Kupës së fituar kundër Arsenal.

E vërteta – dhe kjo u pa edhe më pas, nga mënyra si mori drejtim ndeshja – është se trajneri spanjoll kishte në mendje një plan ndryshe nga ai i ndërtimit të lojës vetëm mbi zotërimin e topit dhe kontrollin e fushës.

Ai kishte ngritur një kurth dhe donte më shumë: të futej në mendjen e Inter dhe ta shkatërronte psikologjikisht.

Si?

Duke ushtruar ritëm dhe një prani mbytëse, të tillë që t’i detyronte zikaltërit të bënin pikërisht atë që ai kishte studiuar: t’u humbiste çdo pikë reference, t’i godiste në sigurinë e një formacioni të konsoliduar, me përvojë, të aftë të përmbyste aksionin falë shpejtësisë së anësorëve (Dumfries, Dimarco) ose futjeve të mesfushorëve të luftës dhe organizimit (Barella), të nxirrte jashtë loje sulmuesit (Lautaro dhe Thuram) duke neutralizuar edhe Calhanoglu dhe Mkhitaryan.

E rëndë në vend, gj endet i υetë.υarυr në banesë 37-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Referuar njoftimit të Policisë së Elbasanit, një shtetas 37-vjeçar me iniciale M. B., është gjetur i vetëvarur në banesën e tij.

37-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacione paraprake

-Në lagjen “11 Nëntori”, është gjetur i vetëvarur, në banesë, shtetasi M. B., 37 vjeç. Ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Temperatura ‘ekstreme’, paralajmëron meteorologia: E premtja e 6 qershorit, dita më e nxehtë e muajit

Meterologia Anira Gjoni thotë se muaji qershor do të karakterizohet nga temperatura të larta. Në NJë emsion, Gjoni u shpreh se e premtja e 6 qershorit, është dita më e nxehtë e muajit.

“Nis me temperatura shumë të larta. Temperaturat do shkojnë deri në 34 gradë të premten. 3 javët e mbetura do jenë me temperatura 2-3 gradë më të ulëta. Në përgjithësi do jetë muaj i thatë me temperatura të larta.

Nuk do kemi rrebeshe, të paktën sa i takon kësaj jave, nuk do të kemi reshje. Presim që kjo verë të jetë e nxehtë, e treta në radhë më e nxehtë në 5 vitet e fundit. Por do të jetë me temperatura 1 ose 2 gradë më ulët se ajo e vitit 2024.”, theksoi ajo.

4 qershor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 4 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 85.6 lekë dhe shitet me 86.6 lekë.

Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.2 lekë.

Paundi britanik blihet me 115.5 lekë dhe shitet me 116.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.1 lekë, ndërsa në shitje me 63.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

“Nuk iki unë”/ Thanë se u largua nga PD, Kalaja ‘përgjigjet’ me armë: Më shpallët non-grata, mos u gëzoni…!

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka bërë një reagim sqarues në lidhje me lajmet e raportuara mbrëmjen e djeshme nga mediat, se ajo ishte tërhequr nga kjo forcë politike pas rezultatit të dobët të 11 Majit.

Ajo ndan një fotografi nga poligoni dhe thotë se nuk është larguar nga Partia Demokratike dhe lajmet janë të pavërteta. Sipas Adriana Kalasë, burimi i këtyre informacioneve janë mediat që i shërbejnë pushtetit.

“Së pari, informoj të gjithë miqtë e mi realë dhe virtualë që janë dëshpëruar nga ky lajm se, unë nuk jam dorëhequr, pasi siç më njohin shumë mirë Ata, unë nuk largohem dhe nuk i kthej “kurrizin” askujt, qoftë dhe 1 person të jetë bashkuar me parimet e mia.

Së dyti, informoj të gjithë ata që janë gëzuar nga ky lajm, se nuk i’a jap këtë kënaqësi, se siç e dinë ata,  unë kauzat i çoj deri në fund. Së treti, do vijoj të kontriboj për vendin tim, pasi:

1. Unë politikën vijoj ta shoh si moral të vlerave.

2. Unë nuk bëj kompromis me të vërtetën.

3. Për mua, korrupsioni dhe krimi nuk kanë ngjyrë.

Aq më shumë tani, që denoncimet i’a bëj me dije drejtpërdrejtë Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA, të akredituar në Shqipëri.  Do shihemi së shpejti…”, shkruan Adriana Kalaja, duke theksuar se dhe degët e PD-së së Tiranës e kanë shpallur non-grata prej tre vitesh.

Vidhet një USB dhe dokumente te një banesë tek Zogu i Zi, policia kap dy nga autorët

Një vjedhje ka ndodhur dje në një banesë pranë një qendre tregtare në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.

Autorët e vjedhjes kanë marrë sende me vlerë në banesë, por edhe dokumente, USB dhe hardisk.

Për këtë vjedhje, përveç Komisariati nr.2 është angazhuar e gjithë Policia e Shtetit, ku në kohë rekord ka arritur të identifikojë autorët të cilët dyshohet se kanë qenë 4 persona, ku dy prej tyre janë arrestuar.


Burime për Vox News thonë hajdutët kanë qënë të qartë në objektivin e tyre, sepse nuk kanë prekur para, por vetëm USB dhe dokumentat, që dyshohet se kanë materiale kompromentuese. 

E ndαjnë pemën në mes,ajo që gjetën bręnda saj i trυIIosi fare

Në një muze të Gjeorgjisë së fundi është dërguar një trung peme në të cilin është gjetur një qen i mumifkuar prej 20 vitesh.

Ky sipas ekspertëve është brenda pemës prej vitit 1980 dhe tani kafsha është vendosur në një muze në Gjeorgji transemton Lajmeflesh.

Ata besojnë se qeni ka qenë duke ndjekur një kafshë dhe është ngjitur rreth 10 metra në pemë, përpara se të bIIokohej. Megjithatë është interesante për t’u zbuluar se si ka mundësi që qeni u mumifikua brenda pemës.

Drejtuesit e muzeut thonë se mumifikimi ka ndodhur nga një efekt kimik në trungun e pemës, ku era e kafshës së ng ordhur e përzier me një lengë me aromë të pemës ka bërë insektet të zhd uken e në këtë mënyrë të mos e hanë q enin.