Një vjedhje ka ndodhur dje në një banesë pranë një qendre tregtare në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.
Autorët e vjedhjes kanë marrë sende me vlerë në banesë, por edhe dokumente, USB dhe hardisk.
Për këtë vjedhje, përveç Komisariati nr.2 është angazhuar e gjithë Policia e Shtetit, ku në kohë rekord ka arritur të identifikojë autorët të cilët dyshohet se kanë qenë 4 persona, ku dy prej tyre janë arrestuar.
Burime për Vox News thonë hajdutët kanë qënë të qartë në objektivin e tyre, sepse nuk kanë prekur para, por vetëm USB dhe dokumentat, që dyshohet se kanë materiale kompromentuese.