V▪︎ kja e 54-vjeçares pas operacionit, reagon sërish mjeku: U zgjua në mesnatë, për 3-4 minuta ndërroi j etë

Mjeku Ilir Shani, i cili kreu ndërhyrjen tek 54-vjeçarja që ndërroi jetë në një spital privat në Durrës ka reaguar për Top Channel pas ngjarjes.

Mjeku: Pacientja është ekzaminuar, ka bërë koronarografi në Milano dhe ishte rekomanduar rënia në peshë, ngushtimi i stomakut është operacioni më i përhapur në Europë dhe Amerikë, por si çdo operacion nuk është i përjashtuar nga komplikacionet, shkon deri në 2, ka edhe raste në 7%.

Pacientja u operua, operacioni shkoi normalisht, doli në pavion, komunikonte, lëvizte, nuk kishte asnjë lloj shqetësimi, zgjohet në mes të natës së ditës së dytë, nuk arrin të flasë dhe për tre, katër minuta ndërroi jetë, me të gjitha manovrat. Sipas raportit paraprak të dhënat tregojnë një infarkt masiv miokardi.

Ndihma është dhënë menjëherë, çdo gjë ka ndodh për 4-5-6 minuta, gjendja ishte e pakthyeshme, aludime akuza bëhen, por le ta vërtetojnë organet komp0etente. Nuk ishte paciente kardiake, kishte bërë koronarografi në Milano dhe ishte rekomanduar rënia në peshë.

“Vota e diasporës u manipulua”, Papa kërkon hetim të thelluar: Nëse DASH s’i njeh zgjedhjet, do përsëritet skenari i…

Gazetari Robert Papa, autori i emisionit “Fokus” tha se DASH deri më tani i ka njohur parregullsitë në zgjedhjet në Shqipëri dhe s’e ka uruar Ramën për fitoren. Megjithatë Papa thekson se ende s’e dimë nëse DASH nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 majit Ramës. Nëse kjo ndodh, sipas tij, do të duhej të ndiqej e njëjta qasje me vitin 96-të. Papa shton se opozita duhet të paraqesë provat e duhura dhe të evidentohet marzhi i manipulimeve.

“Në opozitë është në të drejtën e vet të kërkojë të drejtën e saj, nëse mendon se ia kanë vjedhur zgjedhjet. Pashë ato pamjet. Raporti i parë është i ODIHR, që ka vënë rë edhe shkeljet e mëdha. SHBA ka pasur vëzhguesit e vet, raporti ka shkuar në DASH. Deri më tani DASH s’e ka uruar Ramën, sic ka ndodhur me Macorn, Melonin, etj.

Ka pasur një deklaratë për mua si i atashuar, që jemi në dijeni për parregullsitë e zgjedhjeve, shqiptarët duhet të kishin votuar të paintimiduar. Off record kam informacione të tjera. Ajo që më jep optimizëm është që ky departament, s’është si i Yuri Kim. S’është vetëm rasti ynë, është ai i Rumanisë. Dje ka pasur hiring në Senat, më pas në Kongres, sekretari Rubio.

Përmes donacioneve përmes një kongresmen mund t’i bëhej pyetje direkte Rubios. Shqiptaro-amerikanët s’kanë lobing të fortë si Greqia dhe Serbia. Mbetet shumë për t’u bërë. Votimi i diasporës u pa qartë që ka manipulime. Nëse DASH s’do t’ia njihte zgjedhjet Ramës, rrjedhoja logjike do të shkonte si në 96-ën, por a do jetë kjo administratë me atë qasje, s’e di. BE duket se mbështet Ramën.

A do donte BE të kishte një autokrat?! Sipas burimeve të DIA-s janë 8 miliardë dollarë që vijnë nga droga. Opozita duhet të afrojë prova. Por duhet të kemi prova të bindim një të huaj. Është vështirë mentaliteti ynë, mentaliteti i tyre. E ke të vështirë t’ia shpjegosh një amerikani administratën.

DASH ndërhyn, siç ndërhyri në 96-ën, por s’dua të ngre shpresa te demokratët që do ketë mosnjohje nga DASH. Deri tani njeh parregullsitë dhe s’e ka uruar Ramën për fitoren. E kemi forcën për hiring në Kongres apo Senat? Nuk bëhet thjesht me pagesa lobistësh. Marzhi i vjedhjes sa është? Duhen prova të mëdha, duhen reagime të mëdha”.

Mbërrijnë helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore, ja ku do të qëndrojnë

Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë.

“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri. Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”, shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri ndau ndër të tjera dëshminë e Kapiten Ertion Kodra, shef i Mirëmbajtjes së Black Haëk, i cili vlerësoi këtë investim që ofron kushte më të mira pune.

“Ky hangar do të ndihmojë shumë në rritjen e operacionalitetit dhe mirëmbajtjes së helikopterëve Black Hawk duke ofruar kushte më të mira pune dhe shërbimi për efektivin e mirëmbajtjes. Ndërtimi i këtij angari është për të akomoduar deri në 4 helikopterë Black Hawk, por jo vetëm për akomodimin. Këtu do të bëhet edhe mirëmbajtja ditore si dhe të gjitha proceset. Do jetë i pajisur edhe me vinç që do të shërbejë për heqjen e pjesëve më të rënda”, tha Kapiten Kodra.

Incident në ajër! Kriset xhami, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente

Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të devijojë drejt aeroportit të Splitit në Kroaci, duke bërë një ulje emergjence për shkak të një xhami të krisur në anën e pilotit dhe rënies së presionit në kabinë.

Mediat lokale raportuan se të gjitha shërbimet emergjente ndodheshin në pistë në pritje të avionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ky ishte incidenti i dytë brenda ditës për të njëjtin avion, i cili më herët gjatë mëngjesit kishte devijuar edhe gjatë fluturimit DY1934 Oslo–Tiranë, duke u ulur në Berlin për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë brenda pak orësh.

“Truri i krimit në Shqipëri është në Fier”, Karamuço: Shqiptarët ndonjëherë i ngrenë kurth vetes, ja kur nis rreziku

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv theksoi se raportet e huaja e nxjerrin krimin me origjinë nga Shqipëria si nënkontratkor dhe jo si “koka” e grupeve, siç pretendohet rëndom nga publiku.

Sipas tij, frazat kur thuhet që shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për trafikun e drogës janë totalisht të gabuar, sepse në thelb asgjë nuk është e vërtetë.

Ai theksoi se tregun e trafikut të drogës e kontrollojnë grupet italiane si Camorra apo Ndragheta.

“Historia e kriminalitetit italian e fut Shqipërinë si prestanome dhe si nënkontraktor. Kam vënë re shumë raporte këto vite, që prokurorët e antimafias qeshin, kur i janë thënë raportet tona, se ne i bëjmë vetë nganjëherë kurth vetes kur themi se “shqiptarët kanë pushtuar sheshet e Romës për drogë”. Kush të lë në Romë në ty? Kush të lë Camorra apo Ndragheta? “, tha ai.

Ai shtoi se sa i përket vendit tonë, truri i krimit të organizuar është qytetit i Fierit.

Sipas Karamuços, grupet kriminale shqiptare bien në kurth në momentin kur ekspozohen apo dhe kur krijojnë lidhje me eksponentë të politikës si në nivel lokal ashtu dhe qendror.

“Truri tradicional i krimit të organizuar në Shqipëri është Fieri. Problemi është që këto janë celula, që hidhen në punë kur gjejnë marrëveshje, negociata me grupe e mëdha. Në momentin kur ti ekspozohesh dhe gabimi që ti bën që atashohesh në biznes dhe kërkon nxitjen dhe mbështetjen e eksponentëve të caktuar politikë lokalë dhe qendrorë, aty pastaj është një kurth i madh”, shtoi ai.

Foto/ Pas ndarjes nga Jashari, Hati shfaqet ne unazë në gishtin e fejeses!

Pas ndarjes së përfolur nga partneri i saj Jashari, Hati duket se ka zgjedhur të mos e kthejë kokën pas.

Duket që ajo po jeton një jetë luksi, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendjen me disa lëvizje që kanë ngjallur shumë kuriozitet në rrjete sociale.

Një veturë e re e shtrenjtë është dhe një unazë me gurë të çmuar në gishtin e saj. A ka diçka të re tek Hati? Kjo pritet për tu parë në vijim.

“Nuk është i mirë në s.htrat por e dua”, Miki deklarohet për Xhonin

Në këtë episod të Për’puthen do të ndiqni pjesën tjetër të takimit Miki Xhoni. Çfarë ndodhi mes tyre? A mundën të sqarohen çifti?
Një deklarim i papritur nga Miki për dashurinë që ndjen për Xhonin. Po ky i fundit si ju përgjigj këtij deklarimi?

Për’puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri.
Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta.

Temperaturat në këtë shtet arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një valë të nxehti të jashtëzakonshme, me temperaturat që janë pranë kufirit prej 50°C.

Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë (NCM), temperatura më e lartë e regjistruar sot ishte 49.3°C në zonën Bada Dafas, rajoni Al Dhafrah i Abu Dhabit, rreth orës 14:00, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo nxehtësi ekstreme është përhapur në mbarë vendin, ku shumë zona kanë regjistruar temperatura nga 45°C deri në 48°C.

Kushtet mbeten të vështira për banorët, të cilët po përballen jo vetëm me vapën përvëluese, por edhe me lagështi të lartë dhe erëra me pluhur.

Shpejtësia e erës varion nga 10 deri në 25 km/h deri në 35 km/h.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit, pasi stuhitë e pluhurit mund të shfaqen papritur.

Gjithashtu, niveli i lagështisë pritet të arrijë deri në 90 për qind në disa zona, duke krijuar një atmosferë mbytëse dhe të pakëndshme.

Modelja e 0n lγFans b.ën s▪︎ ks me 583 b. υrra në 6 orë dhe përfundon në sρital (VIDEO)

Modelja e OnlyFans, Annie Knight, ka përfunduar në spital, pasi mori pjesë në një sfidë seksuale të pazakontë.

28-vjeçarja, e njohur për fotot e saj erotike, deklaroi se kishte kryer marrëdhënie me 583 burra brenda 6 orësh.

Siç mund të parashikohet, “maratona seksuale” pati pasoja të menjëhershme në shëndetin e saj.

Më 20 maj, Knight postoi një video nga krevati i spitalit, duke shkruar:

“Të shtrohesha në spital, sepse do të bëja seks me 583 burra, nuk ishte në qëllimet e mia për vitin 2025.”

VIDEO

Sipas saj, sfida seksuale u zhvillua më 18 maj dhe menjëherë pas kësaj eksperience, ajo përjetoi dhimbje dhe gjakderdhje.

Në një intervistë për “Us Weekly”, Knight u shpreh:

“Nuk jam shumë mirë. Kam pasur shumë gjakderdhje që kur përfundoi sfida. Do mbijetoj, por është e dhimbshme.”

Pavarësisht shqetësimeve shëndetësore, ajo këmbëngul se nuk është penduar.

Madje, tha se ishte e habitur nga fakti se e realizoi me aq “lehtësi”:

“Të bësh seks me 583 persona në një ditë është shumë. U shqetësova se s’do ia dilja, pasi rekordi im i mëparshëm ishte 24.”

Knight gjithashtu kritikoi komentet negative për burrat pjesëmarrës në sfidë, duke thënë:

“Në fund të ditës, këta burra donin vetëm të bënin seks. Më mërzit kur shoh njerëz që i sulmojnë.”

VIDEO

Ishin “kokë më kokë” me vota, habit Alimehmeti për komunikimin me Tabakun

Ilir Alimehmeti, i ftuari në podcastin  “Të Pashoq” ka dhënë detaje mbi komunikimet që ka pasur me Berishën, teksa tha se me Tabakun s’ka pasur asnjë kontakt.

– Keni pasur komunikim me Sali Berishën?

Po, kemi komunikuar – si në telefon, ashtu edhe përballë.

– Çfarë ju tha?

Shifrat flasin vetë. Nuk kam dëshirë të them më shumë; nuk jam tip emocional. Unë komunikoj përmes votës – pra, përmes mbështetjes nga njerëzit. Ky është sistemi që kemi ne. Votën kemi si mjet. Ju vetë keni dëgjuar çfarë ka deklaruar në media, ai ka folur qartë. Nuk mund të flas në emrin e tij.

– Po në përfundimin e numërimit të votave, çfarë shkëmbyet me Jorida Tabakun?

Nuk kemi kontaktuar.

– Më duket e çuditshme, si nuk keni komunikuar?

Nuk kemi folur. Çfarë ka të çuditshme këtu?