Erdogan: Nuk do të kandidoj më për president

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke theksuar se Turqia ka nevojë për një Kushtetutë të re, e cila pasqyron frymën e kohës moderne dhe vlerat demokratike.

“Nuk kam asnjë qëllim të kandidoj sërish. Qëllimi ynë i vetëm është të rrisim reputacionin e vendit tonë. Turqia po ndryshon, bota po ndryshon. A mendoni se në një botë kaq dinamike mund të ecim përpara me një Kushtetutë të krijuar në kohën e grusht shtetit, që ende mban erën e mentalitetit të puçistëve? Turqia nuk mund të ecë më me një Kushtetutë të tillë. Na duhet një Kushtetutë e propozuar nga civilët, jo nga puçistët”, ka deklaruar Erdogan, sipas agjencisë shtetërore Anadolu.

Erdogani prej kohësh ka qenë mbështetës i hartimit të një Kushtetute të re, për të cilën thotë se do të jetë më demokratike, më civile dhe në përputhje me nevojat bashkëkohore të shoqërisë.

Kushtetuta aktuale e Turqisë u miratua në vitin 1982, pas grusht shtetit ushtarak të vitit 1980, dhe megjithëse është ndryshuar disa herë, kritikët thonë se ajo ende përmban elemente të një sistemi autoritar dhe logjikë puçiste.

Megjithatë, opozita turke shpreh shpesh dyshime mbi qëllimet e Erdoganit, duke pretenduar se reformat e tij synojnë forcimin e pushtetit personal dhe dobësimin e institucioneve të pavarura.

Sidoqoftë, deklarata për tërheqjen e tij nga gara presidenciale mund të hapë një dinamikë të re politike në vend, veçanërisht në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vitit 2028.

Erdogan u rizgjodh president për herë të tretë në vitin 2023, dhe sipas mandatit aktual, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028.

Analistët parashikojnë se çështja e Kushtetutës së re do të jetë temë qendrore në vitet në vijim, pasi forma e sistemit kushtetues do të përcaktojë rregullat e garës politike në Turqinë e pas-Erdoganit.

EMRI / Ekzekυtohet me ar më zjarri shqiptari në Greqi, i ρΙagosur para se të υdiste telefonoi gruan: Më që ΙΙoi miku im…

Shqiptari që u ekzekutua ditën e sotme në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë, është identifikuari si Altin Arapaj, 41 vjeç.

Ai është ekzekutuar është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.

Ka dyshime se para se pasi është qëlluar, viktima ka arritur të telefonojë gruan e tij dhe i ka thënë emrin e autorit, teksa mediat greke citojnë se i ka thënë ‘më ka qëlluar një mik’.

Altin Arapaj rezulton person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë ai rezulton i përfshirë edhe në trafik droge.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes.

Hapet “Kutia e Pandorës” kush është koordinatori i Edi Ramës që mbante lidhjet me grupin e Durrësit që u godit nga…

Hapet “Kutia e Pandorës” kush është koordinatori i Edi Ramës që mbante lidhjet me grupin e Durrësit që u godit nga SPAK dhe Antimafia italiane, si pritet të dalin fijet e politikanëve të lidhur me krimin e organizuar e baronët e drogës
Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Antimafia italiane kanë shënjestruar një nga rrjetet më të fuqishme të krimit të organizuar në Shqipëri. Goditja u përqendrua dje në Durrës, por përtej arrestimeve dhe konfiskimeve, ajo që pritet të dalë në dritë është një skemë e frikshme lidhjesh mes krimit dhe politikës, që dyshohet se është ndërtuar dhe e mbrojtur nga vetë qeveria e Edi Ramës. Në epiqendër të këtyre zhvillimeve që do të shkundin themelet e pushtetit, është përmendur një emër që deri më tani ka qëndruar në prapaskenë: Ergys Agasi, i identifikuar si koordinatori i Ramës me grupet kriminale, sipas një denoncimi të drejtpërdrejtë të bërë publikisht nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

Në një intervistë për televizionin italian Rai3, e dhënë gjatë arratisë së tij nga drejtësia shqiptare, Arben Ahmetaj hodhi një akuzë direkte dhe tronditëse ndaj kryeministrit, duke deklaruar se ai ka pritur personalisht eksponentë të krimit të organizuar në zyrën e tij të qeverisë. Madje, Ahmetaj konfirmoi se i ka parë me sytë e tij këta takime, ku merrnin pjesë figura të botës së errët nga Dibra, Elbasani dhe veçanërisht Durrësi. “Grupet kriminale marrin tenderë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Ndërtojnë, pastrojnë paratë në ndërtim në Shqipëri.Praktikisht shesin drogë në të gjithë Europën dhe pastaj i kalojnë në Shqipëri. Ka në fakt një koordinim mes organizatave mafioze. Ata nuk vriten me njëri-tjetrin sepse Edi Rama iu ka kërkuar të mos i hapin telashe”, tha Ahmetaj. Më tej, ai zbuloi identitetin e personit që ka mbajtur lidhjet mes Ramës dhe botës së krimit: “A është Rama i lidhur me këto grupe kriminale? Nuk është vetëm i lidhur, por po të jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi. Është një tip që jeton në Durrës, pranë klanit të Durrësit. Tani është bërë për llogari të Ramës, koordinator i të gjithë grupeve. Agasi bën koordinatorin dhe pastaj ai i përdor për zgjedhjet”, tha Ahmetaj pak kohë më parë.

Kush është Ergys Agasi?

Ergys Agasi për të cilin dyshohet se ka një urdhër-arresti, është një biznesmen nga Durrësi, djali i ish-deputetit socialist, Bardhyl Agasi i cili ka qenë Sekretar i PS në kohën kur kjo forcë politike drejtohej nga Fatos Nano. Edhe pse i ati ka qenë socialist, në skenën politike Ergys Agasi është futur nga LSI. Ai ka mbajtur postin e kreut të Inspektoratit të Mjedisit, në kohën kur Ministër i Mjedisit ishte Lefter Koka. Gjatë kësaj kohe, Agasi duket se ka krijuar lidhje të forta miqësie me Alqi Bllakon, pasi me babanë e ish-deputetit socialist ka edhe një kompani, “EA LOGISTOCS”, me objekt transportin kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave. Por në vitin 2017, Agasi dha dorëheqjen nga posti dhe iu bashkua Partisë Socialiste dhe sot ai ka një pushtet të madh nën hije. Me një influencë mjaft të madhe pas pushtetit të dhënë nga Edi Rama, Agasi shfaqet herë si biznesmen, herë si këshilltar i Ramës, herë si koordinator i lidhjeve të politikës me botën e egër të krimit për interesa elektorale sipas denoncimeve të Ahmetajt dhe opozitës

“Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

Gjithashtu, në kuadër të hetimeve të fundit të SPAK dhe Antimafias italiane, u zbuluan detaje tronditëse për rrjetin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës. Një prej emrave kyç të këtij grupi është Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, i cili shihet si pasardhësi i kreut të bandës, Xhevdet Troplinit. Përveç trafikut të drogës, Doçi zotëron një rrjet të gjerë biznesesh dhe pasurish, duke përfshirë restorante, kompani tregtare, por edhe një firmë ndërtimi – “Eldemar Construction”. Një vit më parë, kjo kompani mori leje zyrtare për ndërtimin e një hoteli 10-katësh në Durrës, leje që u miratua nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Ky fakt zbulon një aspekt thelbësor të mënyrës sesi paratë e pista të trafikut të drogës pasurohen dhe legjitimohet ndikimi i grupeve kriminale në ekonominë shqiptare, veçanërisht në sektorin e ndërtimit.

Skenari i dhënë nga Ahmetaj për koordinimin e lidhjeve mes politikës dhe krimit organizuar në Durrës gjen kështu një provë konkrete dhe shqetësuese. Në kontrollin e banesës së Doçit, SPAK sekuestroi 3 milionë euro cash, një tjetër tregues i fuqisë financiare të bandës. Kjo rrjetë kriminale jo vetëm që ka kapur tregjet e drogës në Europë, por po përdor lidhjet politike për të mbrojtur dhe zgjeruar interesat e saj në Shqipëri. Për më tepër, miratimi i lejeve për ndërtim nga instanca të larta qeveritare tregon si lidhjet mes politikanëve dhe krimit janë pjesë e skemave të mëdha të pastrimit të parave dhe influencës mbi ekonominë dhe politikën lokale. Kjo goditje e SPAK dhe Antimafias italiane, së bashku me akuzat e hapura dhe të dokumentuara nga ish-ministri Arben Ahmetaj për lidhjet direkte të Ramës me “koordinatorin” Ergys Agasi dhe grupet kriminale në Durrës, duhet të jetë një alarm për publikun dhe institucionet. “Kutia e Pandorës” është hapur, dhe pritet që vijat e errëta politike që lidhin pushtetin me baronët e drogës të dalin në dritë.

Video mahnitëse/ Macja ndjen tërmetin në Kretë para se të ndodhë dhe vrapon për siguri

Tërmeti i fortë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kretë nuk u ndje vetëm nga njerëzit, por edhe nga kafshët.

Në videon e publikuar nga Meteo Hellas, shihet një mace e cila ndjen tërmetin para se të ndodhë.

Ajo ngrin menjëherë, shikon përreth për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe vrapon të fshihet.

Pak sekonda më vonë, toka fillon të dridhet.

Macet gjithmonë i perceptojnë dridhjet para njerëzve, prandaj shumë herë kur jemi pranë tyre dhe i shohim të shqetësuara, kemi frikë se një tërmet është i afërt.

Tërmeti ishte me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter dhe u ndje në vendet fqinje si Turqia, Libia dhe Egjipti./vizionplus.tv

VIDEO

“Tërmet” shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës – Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

Në Bashkinë e Tiranës, po vijon një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë hapa për të larguar një sërë zyrtarësh dhe punonjësish të afërt me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Pas shkarkimit të Ermal Goxhajt dhe Arbër Dokushit, janë larguar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, së bashku me një numër punonjësish të tjerë, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf mbështetës, disa prej të cilëve kanë shërbyer në Bashki për më shumë se një dekadë.

Këto lëvizje vijnë në një kohë trazirash për Bashkinë e Tiranës, pas arrestimit të Veliajt dhe në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në skenën politike dhe institucionale.

Panik në ajër, avioni goditet nga breshëri dhe përplaset me një zog pas turbulencave

Pasagjerët e një fluturimi nga Nju Delhi për në qytetin e Srinagarit në Indi përjetuan momente tmerri.

Fillimisht gjatë udhëtimit pati turbulenca, më pas mbi aeroplan nisi breshëri dhe në fund maja e tij pësoi dëme serioze nga një përplasje me një zog.

Videot nga brenda aeroplanit tregojnë pasagjerët duke bërtitur ndërsa aeroplani ndriçohet nga shkëndijat e rrufeve.

Pavarësisht aventurës së fluturimit dhe dëmtimit serioz në ‘hundën’ e avionit që e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente, asnjë nga 227 personat në bord nuk u lëndua.

“Ishte tmerruese dhe jam ende në shok”, tha një pasagjer në aeroplan.

“I shpëtuam rrëzimit, urime pilotit që e uli avionin shëndoshë e mirë”, tha një tjetër.

Pas uljes, avioni është vendosur në kategorinë AOG (Avion në Tokë) për t’iu nënshtruar inspektimeve dhe riparimeve të dëmeve.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-14738259/Terrified-passengers-scream-flight-hell-plane-hit-severe-turbulence-hail-storm-nose-smashed-bird-strike.html?ico=embedded

Aktivizohet linja e sinjalizimit të DEA-së në Shqipëri, ambasada e SHBA: Ja ku mund të kontaktoni nëse keni informacion mbi trafikun e dr. ogës

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka ndarë në rrjete sociale një numër kontakti për të gjithë ata që mund të kenë informacion mbi trafikun e drogës të grupeve kriminale shqiptare.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë DEA-n dhe të japin informacionet që kanë mbi trafikun e narkotikëve dhe se të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

Ambasada thekson se SHBA mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare në luftën kundër drogës dhe pastrimit të parave.

Njoftimi i Ambasadës:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Disfata e opozitës, Açka: Berisha duhet të dorëhiqet, sulmet ndaj SPAK ‘groposën’ PD-në

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ajo ka ngritur akuza dhe ka kritikuar sjelljen e opozitës gjatë fushatës, sidomos në raport me institucionet e drejtësisë.

“Në fakt nuk ka një reflektim nga opozita në raport me SPAK. Edhe kjo më shqetëson. Kur e sheh që pëlqyeshmëria e shqiptarëve ndaj SPAK shkon në 75 përqind dhe në retorikën opozitare ne e sulmojmë, nuk ishte mendoj e duhura”, tha Açka.

Sipas saj, sulmet e vazhdueshme nga ish-kryeministri Berisha ndaj SPAK ndikuan negativisht në perceptimin e publikut për opozitën.

“Unë mendoj që një nga arsyet ishte dhe sulmi që Berisha i bënte SPAK, por që mos të lexosh mirë vullnetin e shqiptarëve në momentin që kërkon votat e tyre, mendoj që ka qenë e gabuar”, tha Açka.

Deputetja kritikoi përqendrimin e fushatës elektorale vetëm tek figura e Berishës, duke lënë në hije ekipin dhe alternativën politike të PD-së.

“Një tjetër problem i zgjedhjeve ishte përqendrimi i zgjedhjeve tek zoti Berisha. Do duket që ajo gjëja personale e tij, që nga shtatori i 2021 e sot. Iu mbart edhe partisë edhe fushata u përqendrua për të mbajtur figurën e tij në qendër, duke harruar që ne erdhëm në zgjedhje me një ekip”, u shpreh ajo.

Duke analizuar rezultatet e votimit, Açka u shpreh se opozita ka humbur mbi 140 mijë vota dhe sipas saj, ky është rezultat i vendimeve të gabuara dhe përpjekjes për të siguruar pozicione personale.

“Ne na kanë munguar mbi 140 mijë vota në 11 Maj. Këta që nxituan për të marrë listën e sigurt për të mbrojtur veten e tyre, të gjithë këta bishta që ne na mbetën rrugës i mori Rama. Projekti ka qenë që të mbahet lista personale që është një nga shkeljet”, tha Açka.

Ajo ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si janë përzgjedhur kandidatët për deputetë, duke theksuar se disa kanë shkuar në Kuvend pa vota.

“Diçka nuk shkon, ka deputetë që shkojnë në parlament pa vota. Mbyllën veten e tyre dhe lanë në listë vota të pakonfiguruara”, vijoi Açka.

Açka tha gjithashtu se opozita duhet të reflektojë thellë për braktisjen e votuesve, përfshirë diasporën që, sipas saj, ka votuar për Edi Ramën.

“Kemi një lloj qëndrimi mbi këtë që po ndodh. Përse ne po na braktisin edhe si është e mundur që diaspora votoi Edi Ramën. Faji që na takon duhet ta marrim. Sigurisht që ka faj dhe Berisha se me atë që mëtoi nga shtatori e këtej nuk po mban një qëndrim koherent. Humbja e thellë, Berisha duhej të jepte dorëheqjen, ka gjasë në një parti familjare”, përfundoi ajo.

NDODHI DHE KJO/ Trofeu i Champions League vidhet në Lisbonë

Një ngjarje e pazakontë dhe befasuese ka tronditur Lisbonën fundjavën e kaluar, ndonëse është bërë publike vetëm në orët e fundit. Teksa qyteti festonte titullin kampion të fituar nga Sporting Lisbona në “Primeira Liga”, një incident i papritur e ktheu atmosferën festive në një çështje serioze, që rrezikoi të merrte përmasa ndërkombëtare.

Sipas burimeve të shumta në median portugeze, trofeu zyrtar i “UEFA Women’s Champions League”, i cili ndodhej në stadiumin “José Alvalade” si pjesë e promovimit të finales së madhe të 25 majit, është vjedhur gjatë festimeve masive të tifozëve të Sportingut.

Trofeu, që pritej të ngritej nga një prej dy superfuqive të futbollit europian të femrave, Barcelona apo Arsenal, u zhduk në mënyrë misterioze nga hapësira e ekspozimit publik në ambientet e stadiumit.

Finalja e Champions League për femra është ngjarja më e rëndësishme e futbollit të klubeve në Europë për këtë kategori, dhe për herë të parë do të zhvillohet në Lisbonë, një vlerësim i madh për Portugalinë si organizatore. Në prag të këtij eventi, UEFA e kishte vendosur trofeun në një zonë të hapur për publikun, për të nxitur interesin dhe rritur vizibilitetin e ngjarjes.

Incidenti ndodhi të dielën, kur mijëra tifozë të Sporting Lisbona mbushën rrugët e kryeqytetit për të festuar titullin e 20-të kampion në historinë e klubit. Në kulmin e festimeve, me hyrje të pakontrolluara dhe turmë të dendur, kupa u zhduk në mënyrë misterioze, duke shkaktuar shqetësim në radhët e organizatorëve dhe UEFA-s, që u vu në dijeni menjëherë pas ngjarjes.

Policia portugeze ndërhyri shpejt, duke nisur një hetim intensiv për të zbardhur rrethanat e zhdukjes. Pas një operacioni që zgjati disa orë, autoritetet arritën të gjejnë trofeun dhe ta rikuperojnë pa dëmtime. Megjithatë, mbetet ende mister se si kupa arriti të zhdukej në mënyrë aq të lehtë nga një vend që supozohej të ishte i siguruar. Asnjë person nuk është arrestuar deri më tani, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve të mundshëm vazhdojnë.

Ky incident ka shkaktuar nervozizëm në radhët e UEFA-s, që po monitoron nga afër situatën dhe ka kërkuar rishikim të protokolleve të sigurisë për ditët në vijim. Finalja e 25 majit pritet të jetë një spektakël i madh sportiv mes Barcelonës (për femra), kampione në fuqi e Europës, dhe Arsenalit, një nga ekipet më të suksesshme në Angli.

UEFA nuk ka dhënë ende një koment zyrtar mbi ngjarjen, por burime pranë organizatës e kanë cilësuar incidentin si “shqetësues” dhe kanë kërkuar rritje të menjëhershme të masave të sigurisë në Lisbonë.

Ngjarja, ndonëse e përfunduar me rikuperimin e trofeut, tregon se edhe në ditët më festive të futbollit, mungesa e organizimit dhe kontrollit mund ta kthejë një moment krenarie në problem diplomatik me përmasa europiane.

E gjithë vëmendja tek ajo, Egli Tako provokon me një FOTO në rrjetet sociale

Ιsh-banorja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka tërhequr gjithë vëmendjen e ndjekësve në “Instagram” me një postim të bërë së fundmi.

Imazhi në fjalë është bardh e zi dhe Egli provokon me taka të larta dhe këmbët që marrin vëmendjen.

“Sneak peek from today’s shoot”, ka shkruar Tako krahas fotos në “Instastory”, duke shtuar edhe një emoji të habitur, si për të paralajmëruar ndjekësit se kjo është vetëm një ‘hint’ nga ajo që po vjen.

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Egli ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se ajo është duke punuar fort për projektet e saj muzikore.

Madje nga këto postime është lënë të kuptohet se ajo është duke bashkëpunuar me këngëtaren e dashur për publikun, Fifi. Edhe kjo e fundit herë pas here ka bërë postime në profilet e saj në rrjetet sociale ku ka etiketuar edhe Eglin.