Po fundos një nga një të gjithë ish-shokët kriminelë, ZBULOHET për herë të parë marrëveshja që Nuredin Dumani ka firmosur me SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke goditur njëra pas tjetrës grupet kriminale në vendin tonë. “Çelësi” i hapjes së dyerve enigmatike për prokurorinë ka qenë dhe vijon të jetë Nuredin Dumani, krimineli i rrezikshëm i cili nga një vrasës me pagesë është kthyer në “pentiton” e drejtësisë.

Për herë të parë në Inside Story në Top Channel është zbuluar edhe marrëveshja që Dumani ka firmosur me drejtësinë shqiptarë.

Në vitin 2022, pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të asokohe dhe ish-drejtorit të Krimeve, Dumani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke premtuar zbardhjen e krimeve e dosjeve të cilat kishin zënë pluhur prej vitesh.

Kjo kërkesë e tija menjëherë thuhet se u delegua te prokurori Altin Dumani, Doloreza Musabelliu dhe Behar Dibra, të cilët për dy javë me radhë dëgjuan rrëfimet e tij ku dhe më pas, në 18 maj të 2022 i ofruan të bëhej bashkëpunëtor me drejtësinë.

Në dëshminë e siguruar nga Inside Story, Dumani, rrëfen se krimi i parë që kreu, ka qenë shitja e një arme, një krim i cili e futi në një rrugë pa krye dhe e çoi në rrugën e një vrasësi me pagesë të pamëshirshëm.

Por, sipas tij pasi u tradhtua nga “shokët” dhe pasiguria për jetën e tij e shtynë që të marrë vendimin për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të shkatërruar grupet kriminale që dikur i kishte shërbyer.

“Personi nën hetim Nuredin Dumani, merr përsipër të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke dëshmuar dhe dhënë informacion të plotë e pa asnjë rezervë ose kusht për të gjitha faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare, për zbulimin, hetimin, gjykimin e të gjithë krimeve të rënda të kryera nga ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Kjo Marrëveshje bashkëpunimi mund të revokohet nga pala e akuzës, kur vërtetohet se bashkëpunëtori i drejtësisë bën deklarime të rreme, mban rezerva lidhur me faktet, ngjarjet dhe rrethanat që provohet se ka dijeni, ose kur ai me dashje shkel kushtet e përcaktuara në këtë akt-marrëveshje”, thuhet në marrëveshjen e përpiluar mes drejtësisë dhe Dumanit e publikuar kjo për herë të parë.

Kush është Nuredin Dumani

Shumë vite më parë 41 vjeçari nga Dibra e me banim në Durrës, ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze të trafikuar në Francë. Sipas dëshmisë së të resë nga Durrësi, Dumani ishte tutori i rrjetit që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë, në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredin Dumani ka provuar qelinë edhe për akuzën e vjedhjes.

I cilësuar si një ndër vrasësit me pagesë më të rrezikshëm në Shqipëri, është përfshirë në disa vrasje. Nuk ka kursyer as miqtë e tij. Dumani dyshohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia në Shënavlash të Durrësit, Viktor dhe Besmir Haxhia.

Gjithashtu, ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Anxhelo Avdylit dhe Dorian Shkozës, po në qytetin bregdetar. Motivet zyrtarisht nuk dihen, por thuhet se ata janë përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe më pas ka lindur nevoja për “spastrime” mes radhëve. Në këto ngjarje, Dumani dyshohet se ka bashkëpunuar me mikun e tij Talo Çela. Dy miq që më vonë u kthyen në armiq të përbetuar.

Nuredin Dumani akuzohet se për shkak të “prishjes së pazareve” me mikun Talo Çela, i ekzekutoi këtij të fundit vëllain, shkruan newsbomb.al. Bujar Çela, një taksist në të zezë u vra për shkak të miqësisë së prishur mes vëllait të tij dhe Nuredin Dumanit.

Saga e vrasjeve ky dyshohet se është përfshirë ai nuk përfundon këtu. Më 20 korrik 2020, në mes të Elbasanit ekzekutohet me armë zjarri Emiljano Ramazani, baba i katër fëmijëve. Kamerat e sigurisë fiksuan në vendngjarje Klevis Kapllanin, mikun e ngushtë të Nuredin Dumanit. Ky i fundit ishte i pranishëm në Elbasan, por nuk dihet nëse ka qëlluar apo ishte vetëm vëzhgues.

Hetuesit kishin dyshime të forta se këto vrasje lidheshin me 4.6 milionë eurot e grabitura në Rinas.

Dy muaj pas vrasjes së Emiljano Ramazanit në Elbasan, Nuredin Dumani ekzekuton vetë shokun e tij, Klevis Kapllanin. Ishte pikërisht ky i fundit që e ndihmoi dhe tërhoqi këmbëzën duke i marrë jetën babait të katër fëmijëve më 20 korrik.

Kur i kishte eleminuar të gjithë shokët dhe bashkëpunëtorët, ai u fokusua te i vetmi i mbijetuar. Miku me të cilin tashmë ishte armik i përbetuar, Talo Çela, ishte i vetmi objektiv që i kishte mbetur. Ama dhe ky i fundit nuk ja falte gjakun e të vëllait dhe shokëve të vrarë.

Pasditja e 30 marsit të vitit 2022 mund të kishte prodhuar viktimën e radhës. Nuredin Dumani ishte nisur të vriste armikun e tij të fundit por nga atentator u kthye në pre. Ai ra “viktimë” e atentatit që do të kryente vetë në kryqëzimin e Peqinit, pasi Talo Çela ishte vënë në dijeni dhe e priste.

Breshëri plumbash në rrugën Elbasan-Peqin. Natyra e atentatit dhe mënyra e organizimit ngriti në këmbë Policinë dhe vuri në lëvizje Forcat Speciale, sepse u kuptua që nuk bëhej fjalë për ngjarje ordinere por një “larje hesapesh mes kokash”. Makina ku udhëtonte Nuredin Dumani u sulmua me breshëri automatiku nga një makinë tjetër ku dyshohet se ishte Talo Çela.

Për pasojë, Dumani mbeti u plagosur dhe u nis drejt Fierit. I strehuar në një apartament në lagjen “Apolonia”, telefonoi në spital dhe kërkoi ndihmë. Por, spitali vuri në dijeni sallën operative dhe në Fier ishte e gjithë Policia. I shumëkërkuari dhe një nga personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore ishte tashmë në duart e Policisë.

LAJMI FUNDIT/ Artan Lame është ende gjallë

Artan Lame është ende gjallë, por në gjendje kome.

Lajmi është konfirmuar live në emisionin Opinion, ku gazetari Blendi Fevziu tregoi se familjarët i kanë pohuar se gjendja e ish-kreut të Kadastrës është kritike, por zemra e tij rreh ende.

Miku im është ende gjallë. Pas operacionit nuk ka arritur të zgjohet dhe ndodhet në gjendje kome. Por zemra e tij ende rreh”, tha gazetari.

LAJMI I FUNDIT/ SPAK sekuestron një apartament të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës te “Kodra e Diellit”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.  

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Në  vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:

Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK  në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V.  dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

E rëndë në Durrës/ Grυaja hυmb jetën gjatë ndërhγrjes kirυrgjikaΙe

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Durrës, ku një grua ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas njoftimit të policisë, ka nisur një procedim penal ndaj mjekut 59-vjeçar, I. Sh., banues në Durrës, i cili akuzohet për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Mjeku është hetuar për humbjen e jetës së 54-vjeçares, M. Xh., banuese gjithashtu në Durrës, e cila ka ndërruar jetë në klinikën e tij gjatë procedurës kirurgjikale. Hetimet janë duke vijuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59-vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54-vjeçe, banuese në Durrës.

E rëndë, fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë është shënuar më 21 maj 2025 në fshatin Kamenicë, ku një fëmijë i mitur, vetëm 2 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij.

Për pasojë, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Fatmirësisht, burime nga spitali bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nën kujdesin e mjekëve.

Rrugorja bën ‘namin’ në Tiranë/ 14 të arrestuar në 3 ditë, 13 makina të bllokuara dhe 6.000 gjoba

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave të rendit dhe përdorimin e pajisjeve inteligjente, kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, me synimin për të parandaluar shkeljet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Gjatë 72 orëve të fundit, janë proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, janë bllokuar 13 automjete dhe janë vendosur rreth 6000 masa administrative. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e Tiranës.

Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë:

Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm, përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Plani i posaçëm i masave po monitorohet në terren, nga shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore. Plani konsiston në monitorimin me pajisje inteligjente dhe në praninë e shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore, me objektiv kryerjen e kontrolleve për:

drejtuesit e motomjeteve, për vënien e kaskës mbrojtëse;

drejtuesit e mjeteve, për:

✅dhënien përparësi këmbësorëve, në vija të bardha;

✅mospërdorimin e celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

✅vënien e rripit te sigurimit;

✅mosdrejtimin e mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur;

✅respektimin e limiteve të shpejtësisë;

✅moderimin e shpejtësisë në zona të banuara;

✅parandalimin e parakalimeve të gabuara;

✅konstatimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin.

❌janë arrestuar/proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

❌janë bllokuar 13 automjete;

❌janë vënë rreth 6000 masa administrative.

Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore Drejtues Lorenc Shehu, apel qytetarëve për respektim maksimal të rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mënyrë për të kontribuar në përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet me pasoja për jetën dhe shëndetin. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e kryeqytetit.

22 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.1 lekë dhe do shitet me 87.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.8 lekë dhe do shitet me 98.6 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.4 lekë dhe do shitet me 116.8 lekë.

Tërmet 6.1 shkund Greqinë

Dy pasgoditje me magnitudë 3,1 dhe 2,7 Rihter u regjistruan në Kretë pas tërmetit me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter.

Intensiteti dhe kohëzgjatja e tërmetit ishin të mëdha në Hania dhe Rethimno dhe bëri që shumë banorë të dilnin jashtë shtëpive të tyre në dy prefekturat e Kretës Perëndimore. Sipas organeve lokale nuk ka pasur dëme materiale, raporton korrespondenti i Top Channel, Aleksandër Marku.

Sipas kreut të OASP (Organizmi për Planifikim dhe Mbrojtje Kundër Tërmeteve ), Efthimios Lekkas, në lidhje me tërmetin e fuqishëm prej 6.1 Rihter ka theksuar se, është pozitive që kishte një thellësi të madhe fokale.

Ai shtoi gjithashtu se nuk duket që ka rrezik për cunami dhe përmendi se bëhet fjalë për një kornizë të ndryshme gjeotektonike nga ajo e tërmeteve në Santorini dhe Arkalohorit.

“Rajoni ka dhënë përsëri tërmete të mëdha. Nuk ka lidhje me harkun që ndodhet në jug të Kretës. Ishte një tërmet që ndodhi në kryqëzimin e dy pllakave tektonike, asaj europiane dhe asaj afrikane. Mjedisi tektonik në këtë zonë jep tërmete të tilla, ndaj duhet t’i kushtojmë vëmendje fenomenit .Duhet të shohim zhvillimin e tij”, theksoi ai.

Tërmeti u ndje gjithashtu edhe në Argos, Korinth dhe Athinë, si dhe në një pjesë të madhe të Greqisë jugore.

LAJMI I FUNDIT/ Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare Artan Lame. 

Lame ka ndërruar jetë papritur në Gjermani, pas një ndëhyrje të vështirë në zemër.

Ai humbi jetën pas daljes nga gjendja e komës.

Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.

Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.

Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.

Biografia

Artan Lame ka lindur në Tiranë më 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës.

Ai ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimise kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.

Funksione shtetërore
1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).

2019-2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).

Mbahet sot Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, hapen 8 kapituj të rinj të grupimit të tretë

Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë sot Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”.

Ky grupkapitull përfshin tetë fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social, si transformimi digjital dhe media, politika ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura. Hapja e këtij kapitulli vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përafrimit të Shqipërisë me standardet e BE-së.

Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Pjesë e delegacionit është edhe Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, njëherazi zv.kryenegociatore.

Ky grupim përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj:

Negociatat për kapitujt e Grupimit 3

Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media)

Kapitulli 16 (Tatimet)

Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare)

Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi)

Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale)

Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi)

Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura)

Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor)

Në vetëm tetë muaj, Shqipëria ka hapur negociatat për 27 fusha të. Konferenca e katërt Ndërqeveritare u mbajt më 14 prill në Luksemburg, ku u hap grupkapitulli për tregun e brendshëm.

Qeveria shqiptare synon të hapë të gjithë grupkapitujt brenda vitit 2025 dhe të përmbyllë negociatat deri në vitin 2027, me synimin që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së në vitin 2030.