Bashkëpunëtorë në jetë e profesion, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të bëjnë film

Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka folur për jetën personale si dhe për projektet e reja.

Moderatorja ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, janë në përgatitjet e para për të realizuar një film së bashku një projekt që do të realizohet shumë shpejt.

 “Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh Kiara.

E pyetur nëse ky film do të jetë një komedi apo një rrëfim mbi historinë e tyre të dashurisë, Kiara nuk ngurroi të përgjigjej.

Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri”

“Bravo i qoftë”, Laert Vasili tregon bisedën me Luiz Ejllin

Aktori Laert Vasili, ish-finalisti i Big Brother VIP 4, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”, ku u pyet nëse do të merrte pjesë në një Big Brother “All Stars”.

Gjatë bisedës në studio, Laerti foli edhe për një bisedë me këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP 2, Luiz Ejllin.

“Luizi më kontaktoi pardje edhe kur e kam parë gjatë bisedës që patëm ishte shumë çun king, bravo. Nuk e prisja, se nuk njihemi, njihemi nga larg. Bravo i qoftë!”, tha Laerti.

ALARMI/ Shqipëria ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azi!

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore.

Alarmi vjen nga Banka Botërore, e cila thekson se vendi ynë, ashtu si edhe rajoni ku bën pjesë, përballet me sfida të thella në sistemin universitar.

Sipas raportit, mungesa e financimit, kurrikulat e vjetruara dhe ndikimi i politikës dhe interesave private janë ndër arsyet kryesore që po cënojnë cilësinë akademike në universitetet shqiptare.

Universitetet pa investime moderne dhe pa lidhje me tregun e punës po përgatisin të rinj të papërgatitur për realitetin ekonomik. Po ashtu, infrastruktura e dobët dhe mungesa e kërkimit shkencor po e thellojnë më tej hendekun me vendet e zhvilluara.

Në raport ngrihet shqetësimi për rënien e përparimit ndërbrezor, duke theksuar se fëmijët sot kanë më pak gjasa të jenë më të arsimuar se prindërit e tyre, një sinjal i qartë regresi.

Banka Botërore paralajmëron se nëse nuk merren masa urgjente për përmirësimin e arsimit të lartë dhe lidhjen e tij me tregun e punës, vende si Shqipëria nuk do të mund të arrijnë statusin e një shteti me të ardhura të larta brenda një apo dy brezash.

Krahas Shqipërisë, në listën e vendeve me performancë të dobët në arsim janë përfshirë, Maqedonia e Veriut, Bosnja Hercegovina, Armenia dhe Azerbajxhani.

Banka Botërore kërkon reforma në financim, kurrikula, infrastrukturë dhe depolitizimin e arsimit për të kthyer universitetet në qendra të vërteta dijesh dhe zhvillimi.

Hyn në fuqi falja e gjobave, ja cilat përfshihen dhe kur do të shuhen nga sistemi

Vendimi i qeverisë për fshirjen apo faljen e masave administrative  i ndërmarrë 3 ditë para zgjedhjeve, ka hyrë në fuqi duke filluar nga kjo e mërkurë.

Vendimi i qeverisë për fshirjen apo faljen e masave administrative  i ndërmarrë 3 ditë para zgjedhjeve, ka hyrë në fuqi duke filluar nga kjo e mërkurë. I publikuar në fletoren zyrtare, Vendimi parashikon të gjitha penalitetet e vendosura nga 6 inspektoriate të ndryshme, ku përfshihen gjobat e vendosura nga inspektoriatet vendore dhe ai kombëtar i mbrojtjes së territorit, nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake, nga inspektoriati kombëtar i ushqimit dhe ai shëndetësor.

Një procedurë është parashikuar për zbatimin e këtij vendimi I cili pritet të zgjat nga 60-80 ditë.

“Procedura e fshirjes apo faljes së gjobave do të nis më përgatitjen e listave nga institucionet përkatëse. Një kopje e së cilës do t’i kalohet drejtorive përgjegjëse. Të cilat brenda 30 ditëve duhet të kryejnë procedurën e fshirjes apo faljes për secilin individ apo subjekt. Dhe në fund njoftohen kjo fshirje do të regjistrohet edhe në sistem.”

Për individët të cilët pretendojnë se sipas vendimit në fuqi nuk i është shfuqizuar masa administrative duhet të paraqesin kërkesë pranë institucioneve përkatëse të cilat kanë vendosur gjobën.

Konkretisht përfitues të këtij vendimi janë ata indidivdë që janë gjobitur për ndërtim të paligjshëm për strehim individual nga IKMT, policia e shtetit apo ajo bashkiake.  Do të falen gjobat e vendosura nga AKU në subjektet agro-përpunuese si dhe penalitetet nga inspektoriati shëndetësorë për masat anti-Covid.

“Procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve, sipas këtij vendimi, përfundon brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 3, të kreut III, për të cilin afati i përfundimit të procesit është 80 (tetëdhjetë) ditë.”

Shpenzimet administrative për realizimin e procesit të fshirjes së gjobave të paekzekutuar përballohen nga secili institucion.

Vendimi për faljen e gjobave të vendosura do të përfshijë periudhën nga data 1 janar 2015 deri në 30 nëntor 2024. /Tch

Zbardhet dëshmia e Dumanit për grupin e Xhevdet Troplinit: Kontrollojnë gjithë Durrësin! Hamburgun e ‘pushtuan’ me k…

Zbardhen pjesë nga dosja italiane për operacionin ura që u shkatërrua nga autoritetet italiane dhe shqiptare.

Në dëshminë e Nuredin Dumanit thuhet se grupi Poja, i lidhur me Xhevdet Troplinin është një ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri.

Dumani thotë se ky grup ka hyrë fuqishëm në tregti që nga viti 2010 dhe kontrollojnë të gjithë Durrësin. Madje, sipas Dumanit Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin.

Në lidhje me kapacitetin kriminal të grupit të lidhur me Xhevdet Troplinin, i quajtur “Poja”, Nuredin Dumani tregoi se bëhej fjalë për një grup kriminal të egër, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, hegjemoni prej disa vitesh në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, dhe i aftë për të vepruar edhe jashtë vendit, falë degëzimeve të forta në Itali dhe Gjermani, si dhe kontakteve në Amerikën Latine:

Ka hyrë fuqishëm në tregti që nga viti 2010 (…) tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! (…) Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin (…) Po flas për trafikun e kokainës (…) në Itali kishin mundësi ta fusnin në zonën e Kalabrisë. Ajo vinte nga Kolumbia.

P.M. DOKTOR CARDINALI: Pra Visi është numri 2, Poja është numri 1. Pastaj the që edhe Miri bën pjesë.

NUREDIN DUMANI: “Po. Këta janë tre personat më të rëndësishëm të grupit.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: The që ishte një grup që kishte armë.

NUREDIN DUMANI: “Në sasi të mëdha!”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Është një grup që operonte… që prej sa kohësh funksiononte?

NUREDIN DUMANI: “Ka hyrë fuqishëm në tregti nga viti 2010 e tutje. E kam fjalën që u bënë të fortë atëherë, sepse kishin punuar edhe më parë.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Kishin një zonë që e kontrollonin?

NUREDIN DUMANI: “Tani po, tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! Më përpara jo.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Sa persona kishte ky grup?

NUREDIN DUMANI: “Njëherë Miri më tha që vetëm për personat që paguheshin për sigurinë, për lagjen, për familjen, ai paguante çdo muaj 150 mijë euro.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Sa persona?

NUREDIN DUMANI: “Nuk mund të jap një numër të saktë sepse ishin shumë! Rroga minimale për një person që punonte për sigurinë varionte nga 500 deri në 1000 euro.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Nëse paguante 150 mijë euro, të paktën 150 persona?

NUREDIN DUMANI: “Po.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Këta ishin ata që qëndronin në Durrës. Kishte të tjerë jashtë Durrësit?

NUREDIN DUMANI: “Dëgjo, këta që paguheshin ishin ata që nuk i duheshin për gjëra të tjera. Ndërsa ata që ishin jashtë Durrësit ishin ortakët në tregti. Këta u rritën shumë në periudhën kur presidenti ishte një person i korruptuar. Që ishte këtu në Shqipëri dhe që edhe sot është në qarkullim.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Po jashtë Shqipërisë, kishte njerëz të tjerë?

NUREDIN DUMANI: “Shumë.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Në Europë?

NUREDIN DUMANI: “Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin, sepse edhe unë kisha ndërtuar punën time atje. Po flas për trafikun e kokainës. Ata arrinin të dominonin tregun përmes çmimit të ulët të kokainës.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Por a e kanë rrëzuar konkurrencën edhe me forcë?

NUREDIN DUMANI: “Jo, ata nuk e kanë forcën. Jo.”

Oficer P.G GJONI: Pyet nëse e kanë përdorur ndonjëherë?

NUREDIN DUMANI: Nuk e ka përdorur forcën. Me mua nuk kishte shans, por them me të tjerët – nuk kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk kishte nevojë për forcë, sepse ai e ulte çmimin dhe futej në treg.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Kjo në Gjermani dhe në Hamburg. Pastaj the që kishte njerëz edhe në Itali.

NUREDIN DUMANI: Po, më tregoi se në Itali kishte mundësi ta fuste drogën në zonën e Kalabrisë. Ajo vinte nga Kolumbia dhe shkarkohej atje.

Në pronësi të “Visit të Pojës”, sekuestrohet lokali i njohur në Durrës

Detaje të reja janë duke dalë herë pas here në lidhje me megaoperacionin antidrogë të koduar “Ura”, në bashkëpunim mes Italisë dhe Shqipërisë.

Siapas informacioneve, mësohet se në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një lokal shumë i njohur në Durrës, saktësisht në zonën e Currilave, ku bëhet me dije se është në pronësi të Ervis Doçit ose i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm janë lëshur 52 urdhër-arreste, ku gjithashtu janë sekuestruar dhe arrestuar disa persona.

Kush është Ervis Doçi:

Ervis Doçi, apo i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është një personazh me “emër” për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.

Në kuadër të këtij operacioni asokohe blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit.

Croatia Airlines zgjeron operimin në Shqipëri: Më shumë fluturime direkte drejt Zagrebit dhe bashkëpunim për promovimin e turizmit

Megaoperacioni i SPAK, sekuestrohet 1 televizion në Vlorë, restorante në Durrës dhe shoqëri tregtare

Ndërkohë që emri i tij është lakuar në shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin tonë. Sakaq, jo më larg se disa javë më parë edhe ish-kryeministri Berisha në daljet e tij televizive i ka bërë thirrje Doçit që të distancohej nga zgjedhjet pasi ashtu si kyredemokrati pretendonte po kërcënon qytetarët.

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit.

Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grypit.

Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust”, tha Dumani.

vijon

Megaoperacioni i SPAK, Berisha: Kush e njoftoi Visin e Pojës t’ia mbathte? SPAK arrestoi shoferë e pastrues

Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar megaoperacionin e SPAK në bashkëpunim me Antimafian e Barit, ku u lëshuan 52 urdhër-arreste, mes të cilave 40 për shtetas shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës.

Duke qenë se u godit një grup kriminal me bazë në Durrës dhe u urdhërua arrestimi i Ervis Doçit, të cilin gjatë fushatës elektorale e kishte akuzuar se blinte vota për llogari të PS, Berisha tha se “Visi i Pojës” ka vepruar me licencë të kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsi.

Lideri i opozitës përshëndeti angazhimin e Antimafias italiane në këtë operacion, por refuzoi të bënte të njëjtën gjë për SPAK-un.

“Këtu unë para jush dhe në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se Porti i Durrësit është shndërruar në portin e hyrjes më të madhe të kokainës në Europë. E kam deklaruar këtë pas faktesh dhe informacionesh të shumta që kam pasur. I garantoj se Ervis Doçi apo famëziu Poja ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Sepse Porti i Durrësit u la jashtë çdo kontrolli. Pirro Vengu u lartësua në ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë me 100 përqind vetëm Troplinët. Porti i Durrësit dhe kokaina hyn e tëra tani në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim, unë përshëndes Antimafien Italiane. Antimafien se Spaku aty ishte, të themi atë që është”, tha Berisha.

Teksa operacion vijon, Berisha tha se “Visi Poja” nuk është arrestuar ende dhe ia ka mbathur pasi është vënë në dijeni më parë për operacionin.

“Të presim, sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti. Nuk u tha se sa u arrestuan dhe nuk u tha asnjë gjeneralitet. Të them unë ty, eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën. Matriksi vazhdon të funksionojë. Por unë përgëzoj Antimafien Italiane që është një institucion i shkëlqyer që kontribuon për sigurinë jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri. Pra, prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit. Ndaj u njoftua të ikë ai. Pra, po ta marrim kështu, Toto Rina është në kryeministri, nën-Toto Rina ia mbathi. Nuk them, tha, gjeneralitete. I kemi sekret. Po ç’sekret i ke? Ke shkuar dhe ke arrestuar pastruesit dhe shoferët. Na thuaj pak kush e njoftoi Pojën që iku? Ai ishte padroni i portit. Dhe natyrisht i zgjedhjeve dhe të gjithave”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD më tej akuzoi edhe Altin Hajrin se ka kërcënuar një nga kandidatet e Partisë Demokratike për deputete në qarkun e Durrësit. Sipas Berishës, Hajri vepron i pashqetësuar pasi ka suportin e kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Unë ua thashë edhe mbrëmë. Altin Hajri, me dosjen e të cilit është marrë direkt Dumani, ka ndaluar makinën dhe ka shkuar në formë presioni tek kandidatja jonë në Hardhishtë. Po, vetëm e vetëm si formë presioni që këtu jam unë. Po ai ka me vete Dumanin dhe Ulsiun, dy kostumet që i thoshte, merrja pak masën atij që t’ia bëjmë dy kostume, se u soll mirë ai, i qëndroi fjalës. Ka ministrin. Kjo është e vërteta”, deklaroi Berisha. (A2 Televizion)

‘Bisha’, ‘Halla’, ‘I shëndoshi’…/ Pseudonimet që përdorte grupi kr iminaΙ i goditur nga SPAK dhe antimafia italiane

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me SPAK.

Banda merrej me trafikun e kokainës nga Shqipëria, Italia, vendet e BE deri në Amerikën Latine.

Në dosjen hetimore të Antimafies Italiane, qe e disponon Gazeta Panorama Online përmenden emrat e personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal.

Por ajo që bie ne sy janë pseudonimet që ata përdonin për të mos u identifikuar nga autoritetet.

Konkretisht, një shtetase italiane me emrin Francesca Caputti njihej me pseudonimin “Gjyshja”. Një tjetër, Adi Çoba njihej nga anëtarët e tjerë të bandës me pseudonimin “Bisha”, ose “i shëndoshi”.

Ndërsa Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimin “Nuro”. Rigels Presi, njihej ndryshe nga anëtarët e bandës me pseudonimet Gelsi ose “Seriali”.

Verë përvëluese në horizont? Ekspertët paralajmërojnë: Moti ekstrem po afron!

Pas një pranvere me reshje dhe temperatura të larta për sezonin, vera e 2025-ës pritet të sjellë një kthesë të madhe – dhe jo për mirë. Sipas parashikimeve të Severe Weather Europe, Europa po përgatitet për një verë më të thatë, më të nxehtë dhe me rrezik të shtuar nga valët ekstreme të të nxehtit.

Meteorologët thonë se modelet atmosferike kanë ndryshuar ndjeshëm, duke treguar se temperaturat mbi mesataren sezonale dhe mungesa e reshjeve do të dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit, veçanërisht nga mesi i verës e në vazhdim.

Kjo situatë është pasojë e një presioni të lartë atmosferik të qëndrueshëm që ka “bllokuar” ciklonet larg qendrës së Europës, duke favorizuar thatësirën në veri dhe veriperëndim.

Ekspertët paralajmërojnë se ky skenar nuk është vetëm shqetësues për bujqësinë, por edhe për shëndetin publik, për shkak të rrezikut të rritur nga temperaturat ekstreme dhe mungesa e reshjeve freskuese.