Pa punë dhe pa ushqim – si veproi aktorja Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.

Ajo ka folur për gjithë procesin duke falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.

Megjithatë gjatë intervistës një moment emocionues ishte ai kur Julia u përlot, teksa kujtoi një nga fragmentet e punës në Amerikë si pastruese dhe një ditë kur u frikësua për të ardhmen.

“I thashë Renees boboh ngelëm pa punë, s’kemi ku hamë”, tregoi Julia. Më pas shtoi se përgjigja e vajzës ishte: “Mos u mërzit se unë ha në drekë në shkollë dhe gjysmën e ushqimit do të ta sjell ty”.

Julia për publikun u bë më e njohur për paraqitjen në Big Brother VIP Albania 3, ku fituese u shpall Egla Ceno.

Në zgjedhjet 2025, ajo garoi si kandidate për deputete në PD, ku mori vetëm 384 vota.

Sido që të jetë, Julia vazhdon të merret me angazhimet në film e teatër.

Ate ntat në Madrid, ekze kυtohet këshilltari i ish-presidentit ukrainas

Andriy Portnov, këshilltar i ish-presidentit prorus të Ukrainës, Viktor Yanukovych, është vrarë me armë zjarri të mërkurën në periferi të kryeqytetit spanjoll, Madrid, pak pasi i kishte dërguar fëmijët e tij në shkollë.

Vrasja e Portnov, 51 vjeç, u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Spanjës. Ai u qëllua në orën 09:15, pasi duket se i kishte lënë fëmijët në shkollë, thanë autoritetet.

Dëshmitarët raportuan se Portnov u qëllua “disa herë” në kokë dhe trup nga më shumë se një person derisa po hynte në makinën e tij, Mercedes Benz i zi, sipas policisë. Sulmuesit më pas u larguan në këmbë.

Shërbimet emergjente të Madridit thanë se ai u gjet i vdekur kur mbërritën mjekët, dhe se kishte të paktën tre plumba në trup.

Portnov kishte shërbyer si zëvendëskryetar i zyrës presidenciale të Ukrainës nga viti 2010 deri në vitin 2014 – u vra në të shtënat me armë.

Portnov ishte ndihmës i lartë i Yanukovych, i cili refuzoi ta nënshkruante marrëveshjen e asociimit të Ukrainës me Bashkimin Evropian – një vendim që shkaktoi protestat e përgjakshme të revolucionit në vitet 2013-2014 kundër anulimit të marrëveshjes me BE-në dhe korrupsionit të lartë në Qeveri.

Portnov, i cili është nën sanksione amerikane që nga viti 2021 për korrupsion të dyshuar, iku nga Ukraina në vitin 2014 dhe shkoi në Rusi.

Thuhet se më pas u zhvendos në Austri. Nuk dihet se kur u zhvendos në Spanjë.

Në vitin 2019, policia ukrainase nisi një hetim ndaj Portnovit duke e akuzuar për pengim të punës profesionale të gazetarëve të REL-it, pasi kishte publikuar të dhënat personale të disa anëtarëve të njësisë hulumtuese, Schemes, dhe televizionit UA:Pershy, të cilët po hetonin lidhjet dhe marrëdhëniet e tij me zyrtarë aktualë të Qeverisë ukrainase.

Një vit më herët, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës e kishte hetuar atë për tradhti, për përfshirje të dyshuar në aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Rusia. Rasti penal u mbyll në vitin 2019. /REL

E papritur! Rama “i shkon” në shtëpi Ilir Vrenozit, ajo që bën demokrati i lë moderatorët pa fjalë

Ilir Vrenozi, figura që është kthyer në fenomen të rrjeteve sociale, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Në stilin e tij karakteristik, Vrenozi hyri në studio duke kënduar “Përsëri ne humbëm”, një mesazh që reflekton qasjen e tij pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

Jam i djathtë i lindur, por kur humb, duhet të vish me këmbë në tokë,” u shpreh Vrenozi, duke shtuar se një nga problemet kryesore të politikës shqiptare është paaftësia për të pranuar humbjen. Ai kritikoi bashkëpunimin e opozitës me Ilir Metën, duke e cilësuar si “difektin e parë të së djathtës” dhe kërkoi një rikthim te vlerat dhe fisnikëria politike.

Lidhur me refuzimin e ftesës për kafe nga Kryeministri Edi Rama, Vrenozi tha me humor:

Kështu jam unë, jam pak i sëmurë. Nëse vjen te dera, do bie dera. Do i them që nuk jam.”

Ai e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ramën, duke theksuar besnikërinë ndaj demokratëve. Megjithatë, u shpreh se nëse do ishte kontaktuar më herët për një podcast me Kryeministrin, do e kishte pranuar për të thënë atë që mendon. “Tani që humbëm, po të më shohin me të, do thonë u shit,” tha ai.

Në fund, nuk kurseu as një mesazh për lidershipin aktual të opozitës: “Nëse unë do isha në vend të Doktor Berishës, do kisha ikur që në 2023. E lexova votën e popullit”.

/vizionplus.tv

Grushti i shtetit në 1998, ish truproja e Fatos Nanos rrëfen DETAJET: Disa ikën nëpër tunele, ish kryeministri shkoi në Dajt, më pas…

Ιsh truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998.

Atë ditë në Tiranë u organizua një grusht shteti me në krye Sali Berishën, pas vrasjes së Azem Hajdarit.

Grupe të armatosura pushtuan për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Berisha kërkonte dorëheqjen e Fatos Nanos, ndërsa e akuzonte për vrasjen e Azem Hajdarit.

Agolli: Ishte mbledhja e qeverisë, dikush ruante shtëpinë, të tjerë të koordinuar sipas udhëzimeve që na kishte dhënë komandanti i Gardës, ca kaluan gardhin, ca nga tuneli, i fundit fare ka ikur Edi Rama, ka dalë nga mbrapa ku del tek RTSH, Nano ka dalë në Dajt, më pas nga Librazhdi në Strugë, ishin 5-6 vetë, unë kam ruajtur vilën me dy kolegë të mi. I vetmi rast që ka pranu që ta komandonim ne.

Nga abuzimi me burimet shtetërore tek rrjetet e patronazhimit, zbulohet dokumenti që PD ka dërguar në SHBA për zgjedhjet

Partia Demokratike ka nisur në SHBA një dokument drejt kompanisë së saj lobuese ku ngre akuza për procesin zgjedhor të mbajtur në Shqipëri. Dokumenti i është nisur edhe Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

“Në raportin Preliminar i Misioneve të Vëzhguesve PD ka ngritur shqetësime serioze për integritetin e Procesi zgjedhor i Shqipërisë, duke nxjerrë në pah abuzimin e gjerë të pushtetit nga Partia Socialiste në pushtet”, shkruhet në dokumentin e PD.

Gjetjet kryesore, sipas dokumentit të PD, përfshijnë:

Abuzimi me burimet shtetërore: Partia në pushtet përdori burimet dhe institucionet publike për të avantazh, duke mjegulluar kufirin midis shtetit dhe partisë.

Rrjetet e patronazhit: Një rrjet patronazhi politik u përdor për të bërë presion ndaj punonjësve dhe të ndikojnë tek votuesit, duke shkelur standardet ndërkombëtare.

Frikësimi dhe presioni: Punëtorët e sektorit publik dhe mbështetësit e opozitës u përballën me presion dhe kërcënimet. Frika nga policia dhe frika e hakmarrjes dekurajuan gjithashtu pjesëmarrjen e votuesve.

Blerja e votave dhe përfshirja kriminale: Grupet kriminale u implikuan në blerjen e votave operacione për kandidatët e Partisë Socialiste. Autoritetet hapën hetime për dhjetëra raste të tilla.

Parregullsi në votime: Qendrat e votimit vuanin nga probleme serioze si frikësimi i votuesve, cenimi i fshehtësisë së votimit dhe aksesueshmëria e kufizuar për votuesit me aftësi të kufizuara.

Kapja e medias: Mediat ishin kryesisht nën ndikimin e qeverisë, duke rezultuar në autocensurë dhe mungesë e raportimit të pavarur.

Ndalimi i TikTok.

Mungesa e reformës: Nuk janë bërë përpjekje për zbatimin e rekomandimeve të zgjedhjeve të kaluara duke bërë një proces zgjedhor me të meta që pengon aspiratat Shqipërisë për integrimin në BE./Noa.al

Berisha u tentua të υritej në zyrë? Dervishi përplaset me Karamuçon: Histori e fryrë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar sot në një emision se një prej atentateve më të rrezikshme ndaj politikanëve ka qenë në vitin 1997, ku u tentua të vritej Berisha. Por kjo deklaratë u kundërshtua nga gazetari Fedinand Dervishi, i cili tha se ‘historia është fryrë’. Ndërkohë Karamuço shtoi se kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe se ka një arsye për këtë.

Pjesë nga debati:

Karamuço: Rrezikun më të madh për t’u vrarë ka qenë Sali Berisha, e ka pasur në mars të 1997. Një grup i veshur me uniforma kanë sulmuar Presidencën, njëri prej tyre ka vdekur. Nuk e di pse nuk u zbardh rasti.

Dervishi: E di kush është personi që është vrarë, është një fryrje.

Karamuço: Unë jap versionin që di, të thënë dhe të lexuar. Unë e kam edhe nga bashkëpunëtorë të ngushtë që kanë vajtur një orë pas ngjarjes.

Dervishi: Mendon se nuk do e kishte thënë Sali Berisha këtë deri tani?

Karamuço: Është fryrë, nuk është fryrë, është tjetër gjë. Kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe ka një arsye.

Prag tragjedie! Forcat detare shqiptare shpëtojnë 13 emigrantë në Detin Egje

Një tjetër operacion i suksesshëm kërkim-shpëtimi (SAR) është finalizuar nga Forca Detare shqiptare në kuadër të misionit të NATO-s në Detin Egje. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Anija patrulluese shqiptare “Butrinti” P-134, pjesë e operacionit ndërkombëtar, i erdhi në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre edhe dy fëmijë, në ujërat e Egjeut.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë dhe përfundoi me sukses të plotë, pa asnjë incident.

Forcat tona janë gjithnjë të gatshme për të përmbushur misionin human në kuadër të NATO-s,” – thuhet në reagimin zyrtar të ministrit të Mbrojtjes.

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

Serbia po përdor paratë europiane për të blerë armatime. Mediat në Beograd raportojnë se qeveria ka miratuar një projektligj që konfirmon marrëveshjen e kredisë mes shtetit serb dhe një grupi institucionesh financiare franceze dhe europiane, me qëllim që të bëhet i mundur financimi i prokurimit të 12 avionëve luftarakë të Francës, Rafale.

Vlera e kontratës mes shtetit të Serbisë me kompaninë Dassault Aviation është 2.7 miliardë euro, ku 1.9 miliardë janë marrë kredi dhe pjesa tjetër nga fondet buxhetore.

Siç raportojnë mediat, kredia është tepër e favorshme pasi ka një normë interesi të ndryshueshme bazuar në Euribor gjashtëmujor me një kuotë fikse prej 0.98 për qind në vit.

Në doktrinën e re ushtarake të Serbisë, thuhet se blerja e avionëve të luftës “Rafale” është pjesë e strategjisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe kapaciteteve mbrojtëse.

“Posedimi i këtyre avionëve kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e aftësisë për të kontrolluar dhe mbrojtur hapësirën ajrore, për të projektuar fuqi ushtarake dhe për të penguar kërcënimet e mundshme”, lexohet në memorandumin shpjegues të ligjit.

Me kërcënime të mundshme, shteti i Serbisë i referohet asaj që e konsideruar shpesh si rrezik që i vjen nga “rrethi i NATO-s”, pra që rrethohet nga shtete anëtare në aleancën e fuqishme.

Si PALLAT mbretëror/ Brenda avionit që Katari i dhuroi Donald Trump-it!

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një avion privat superluksoz Boeing 747-8, dhuratë nga familja mbretërore e Katarit. Avioni, i cili vlerësohet rreth 400 milionë dollarë, me ambiente të stilit mbretëror është dizajnuar nga firma e njohur franceze “Alberto Pinto Cabinet”.

Ky avion privat përfshin një dhomë gjumi kryesore, një dhomë për mysafirë, dy tualete të mëdha me dushe, nëntë tualete më të vogla, pesë kuzhina të vogla dhe një zyrë personale. Dekori përfshin kolltukë të mëdhenj lëkure, më shumë se 40 televizorë, si dhe mure me ngjyrë ari që kujtojnë stilin e Trump Tower në Manhattan.

Avioni, që më parë përdorej nga një divizion i Qatar Airways për transportimin e familjes mbretërore dhe zyrtarëve shtetërorë, mund të mbajë rreth 90 pasagjerë dhe 14 anëtarë ekuipazhi. Ai ka një autonomi fluturimi prej rreth 12 450 kilometrash dhe një shpejtësi maksimale prej 1062 km/h, duke e bërë më të shpejtë dhe më efikas se Air Force One aktual.

Trump deklaroi në Truth Social se ky avion do të shërbejë si zëvendësim i përkohshëm për Air Force One derisa të përfundojnë avionët e rinj presidencialë që po ndërtohen nga Boeing. Megjithatë, projekti i Boeing ka hasur në vonesa të mëdha dhe tejkalime të mëdha të buxhetit, duke bërë që përfundimi i tij të shtyhet deri në vitin 2027.

Por edhe avioni luksoz nga Katari do të duhet të pësojë një transformim të thellë për të përmbushur kërkesat e sigurisë dhe komunikimit të një avioni presidencial. Kompania amerikane e mbrojtjes L3Harris është përzgjedhur për ta pajisur me teknologji të avancuar për mbrojtje, komunikim satelitor dhe mbrojtje ndaj valëve bërthamore në rast lufte.

Pavarësisht se është prodhuar mbi 10 vjet më parë, ky Boeing 747-8 është një ndër avionët më të shtrenjtë e më të sofistikuar në botë. U rinovua nga kompania zvicerane AMAC Aerospace gjatë një periudhe dyvjeçare dhe përmban sallone të bollshme, shkallë luksoze që lidhin dy katet, internet, radio live dhe 13 pajisje Blu-ray. Ky “Air Force One” i ri do të jetë avioni presidencial më i gjatë ndonjëherë, me një gjatësi prej 76,3 metrash. Ai është një kombinim i teknologjisë amerikane dhe luksit arab dhe tani po i rikthehet vendit ku u prodhua: SHBA-së.

Zgjedhjet e 11 majit ‘shkundin’ PS/Të besuarit e Veliajt pa mandat, ‘veteranët’ në pritje të ‘shpërblimit’ në ekzekutiv

Pas zgjedhjeve të 11 majit, një numër figurash të njohura të Partisë Socialiste dhe politikës shqiptare nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit.

Ripërtëritja e PS-së dhe strategjia e re e Edi Ramës për të hedhur në betejë emra të rinj ka lënë jashtë një sërë veteranësh të politikës.

Figura më e spikatur që nuk arriti të sigurojë mandat është Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe deputet për plot 8 legjislatura. Majko, i renditur i 20-ti në listë, siguroi 6736 vota – të pamjaftueshme për një ulëse parlamentare.

Po ashtu, Mimi Kodheli dhe Ermonela Felaj, emra të lidhur prej vitesh me jetën parlamentare dhe qeverisëse të PS-së, nuk morën mbështetjen e nevojshme për të vijuar mandatin.

Një goditje për linjën e Erion Veliajt në parti u dha edhe përmes përjashtimit të gjithë ish-funksionarëve të Bashkisë së Tiranës, si Toni Gogu, Andi Seferi, Etjen Xhafaj, Julinda Dhame, Florian Pullazi, Plarent Ndreca dhe Klotilda Bushka.

Jashtë mbeti edhe ish-sekretari i grupit parlamentar, Arben Pëllumbi, si dhe Blerina Gjylameti, e cila humbi me një diferencë të ngushtë ndaj Olta Xhaçkës – që fitoi mandatin me rreth 100 vota më shumë.

Ndërkohë, votuesit socialistë refuzuan edhe disa figura që ishin afruar kohët e fundit nga partitë e tjera, si Halit Valteri, Blendi Sulaj dhe Endrit Brahimllari, të cilët nuk arritën të kalojnë kuotën prej 2500 votash.

Tashmë, për shumë prej këtyre figurave që nuk siguruan mandat, mbetet të shihet nëse do të përfshihen në ekzekutiv. Vendimet për qeverinë e re pritet të merren në korrik, ku në lojë janë pozicionet e niveleve të treta si një formë shpërblimi për “besnikërinë e vonuar” ndaj lidershipit aktual të PS-së.