Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar sot në një emision se një prej atentateve më të rrezikshme ndaj politikanëve ka qenë në vitin 1997, ku u tentua të vritej Berisha. Por kjo deklaratë u kundërshtua nga gazetari Fedinand Dervishi, i cili tha se ‘historia është fryrë’. Ndërkohë Karamuço shtoi se kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe se ka një arsye për këtë.
Pjesë nga debati:
Karamuço: Rrezikun më të madh për t’u vrarë ka qenë Sali Berisha, e ka pasur në mars të 1997. Një grup i veshur me uniforma kanë sulmuar Presidencën, njëri prej tyre ka vdekur. Nuk e di pse nuk u zbardh rasti.
Dervishi: E di kush është personi që është vrarë, është një fryrje.
Karamuço: Unë jap versionin që di, të thënë dhe të lexuar. Unë e kam edhe nga bashkëpunëtorë të ngushtë që kanë vajtur një orë pas ngjarjes.
Dervishi: Mendon se nuk do e kishte thënë Sali Berisha këtë deri tani?
Karamuço: Është fryrë, nuk është fryrë, është tjetër gjë. Kjo ngjarje nuk është zbardhur dhe ka një arsye.