“Mundësi dënimi deri në 12 vite burg”, avokati: Gjykimi ndaj Berishës pritet të zgjasë deri në dy vite, përfshihen…

Ish-kryeministri, Sali Berisha do të gjykohet për korrupsion. Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka miratuar dosjen e SPAK për çështjen e ish-Kompleksit Partizani dhe fillimin e gjykimit për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehur të tjerë.

Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë në një emision televiziv, u shpreh se tashmë do të jetë një trupë gjyqësore pre 3 gjyqtarësh që do ta gjykojnë çështjen në themel.

Gjithashtu ai u shpreh se do të thirren për të dëshmuar të gjithë të pandehurit. Avokati theksoi se procesi për këtë çështje, është një proces që sipas tij do të zgjasë dhe se mund të marrë një vit e gjysmë apo dy vite kohë.

“Një vendim i tillë ka të bëjë me dërgimin e çështjes në gjyq. Tani do të jetë një trupë gjyqësore prej 3 gjyqtarësh që do ta gjykojë çështjen në themel. Tani do të zhvillohet gjykimi normal në themel i çështjes. Gjykimi është publik, dhe zhvillimi do të jetë me dy etapa. Si rregull është me dyer të hapura, por për një apo dy seanca mund të jetë me dyer të mbyllura. Besoj që do të jetë një proces që do të zgjasë edhe duke qenë se kanë hyrë me ritin e gjykimit të zakonshëm. Ligji është nga katër deri në 12 vite burgim, por kjo mbetet për t’u parë se si do të ecë procesi dhe kemi ende shumë kohë për të arritur deri te përmasa e dënimit”, tha ndër të tjera ai.

‘Situata penale e Berishës po rëndohet’, Ngjela: PD në krizë të thellë, ka nevojë për lider të pakorruptuar

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në një studio televizive se situata penale e ish-kryeministrit Sali Berisha po përkeqësohet dita-ditës, sidomos pas vendimit të GJKKO-së, e cila e kaloi çështjen e njohur si “dosja Partizani” për gjykim. Sipas tij, kjo përbën një zhvillim serioz për liderin aktual të Partisë Demokratike, që tashmë është edhe i pandehur zyrtarisht nga SPAK.

Ngjela theksoi se kriza e thellë në PD buron pikërisht nga vetë Berisha:

“Ka konfliktim mes lidershipit dhe kryetarit. Kryetari është i dëmtuar nga goditjet, shpallja non grata, nën akuzë penale, sot ka qenë edhe në gjyq. Kriza e PD-së dhe ajo politike është e krijuar nga Saliu, ai është autori, sepse shpreson mes saj të shpëtojë.”

Ai theksoi se në rast dënimi, Berisha do të përjashtohet përfundimisht nga politika, sipas ligjit dhe Kushtetutës:

“Nëse dënohet, edhe sikur një apo dy vite, ikën nga politika. E ka ligji. Kjo është logjika juridike.”

Ngjela komentoi gjithashtu rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku PD regjistroi rezultatin më të dobët në historinë e saj:

“PD mori përqindjen më të vogël që nga 1992 deri sot, një rënie historike. Nëse nuk ndryshojnë kryetarin, Rama mund të rizgjidhet sërish. Populli zgjodhi të keqen më të vogël.”

Sipas tij, mënyra e vetme që PD të rikthehet në pushtet është përmes zgjedhjes së një lideri të pakorruptuar:

“PD duhet të gjejë një figurë që i sjell në pushtet, të jetë i pakorruptuar. Kështu ngrihet shpejt. Saliu është anormalitet. Votimi është vullnet politik, ia dhanë të majtës. Nëse merresh me ‘ma vodhën’, është e kotë – këtë bën Saliu.”

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë/ Brenda avionit LUKSOZ që Katari i dhuroi Trump!

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një avion privat superluksoz Boeing 747-8, dhuratë nga familja mbretërore e Katarit.

Avioni, i cili vlerësohet rreth 400 milionë dollarë, është një “pallat fluturues” me ambiente të stilit mbretëror, dizajnuar nga firma e njohur franceze “Alberto Pinto Cabinet”.

Ky avion privat përfshin një dhomë gjumi kryesore, një dhomë për mysafirë, dy tualete të mëdha me dushe, nëntë tualete më të vogla, pesë kuzhina të vogla dhe një zyrë personale.

Dekori përfshin kolltukë të mëdhenj lëkure, më shumë se 40 televizorë (përfshirë 10 ekrane të mëdhenj), si dhe mure me ngjyrë ari që kujtojnë stilin e Trump Tower në Manhattan.

Avioni, që më parë përdorej nga një divizion i Qatar Airways për transportimin e familjes mbretërore dhe zyrtarëve shtetërorë, mund të mbajë rreth 90 pasagjerë dhe 14 anëtarë ekuipazhi.

Ai ka një autonomi fluturimi prej rreth 12 450 kilometrash dhe një shpejtësi maksimale prej 1062 km/h, duke e bërë më të shpejtë dhe më efikas se Air Force One aktual.

Trump deklaroi në Truth Social se ky avion do të shërbejë si zëvendësim i përkohshëm për Air Force One derisa të përfundojnë avionët e rinj presidencialë që po ndërtohen nga Boeing.

Megjithatë, projekti i Boeing ka hasur në vonesa të mëdha dhe tejkalime të mëdha të buxhetit, duke bërë që përfundimi i tij të shtyhet deri në vitin 2027.

Por edhe avioni luksoz nga Katari do të duhet të pësojë një transformim të thellë për të përmbushur kërkesat e sigurisë dhe komunikimit të një avioni presidencial.

Kompania amerikane e mbrojtjes L3Harris është përzgjedhur për ta pajisur me teknologji të avancuar për mbrojtje, komunikim satelitor dhe mbrojtje ndaj valëve bërthamore në rast lufte.

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (FOTO)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa postimeve në Instagram, ajo ka zbuluar një anë më personale të jetës së saj, duke u shfaqur e buzëqeshur pranë të dashurit në çaste të ëmbla.

Reagimet nga fansat nuk kanë munguar: pëlqimet dhe komentet mbështetëse kanë vërshuar menjëherë, ndërsa ndjekësit kanë shprehur gëzimin e tyre për këtë hap të ri në jetën e Inës.

Megjithëse nuk ka dhënë ende shumë detaje mbi lidhjen, ndjekësit janë kuriozë të mësojnë më shumë rreth partnerit të saj.

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben

“Mitsotakis e priste fitoren e Ramës”, Beleri: Opozita të bëjë çdo gjë, qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit!

Fredi Beleri tregoi për “Shqipëria Live” se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e priste fitoren e Ramës në zgjedhje.

Ai gjithashtu kritikoi dhe opozitën për këtë humbje të thellë, duke u shprehur se duhet të mbajnë të gjithë përgjegjësi, i pari Berisha.

Të dielën votojnë PS, të hënën kërkojnë vizë për Europë. Të njëjtët njerëz. Nuk është normale, opozita duhet të bëjë gjithçka. Qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit që të sensibilizohet populli. Të ndryshojë situata. Nëse rezultati nuk arrihet, atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, i pari kryetari.

Unë jam te komisioni parlamentar BE-Shqipëri. Sa herë që të bëjë komisioni ynë mbledhje , do jem i pranishëm. Nëse do të jetë Rama aty, atëherë fatkeqësisht do e kem përballë. Nuk mund të ankohen për Ramën se vetë e votuan.

Mitsotakis e priste që Rama do fitonte. Ai thotë që neve nuk na duhet kush do jetë. Mitsotakis është dashamirës i Shqipërisë dhe një nga kryeministrat që i dëgjohet zëri në Europë. Shpresoj që të normalizohen marrëdhëniet. Nëse shqiptarët janë të kënaqur me rezultatin, me kandidatë të rinj që shpartallojnë ish-ministrat në zgjedhje, atëherë Mitsotakis është i kënaqur”, u shpreh Beleri./Shqipëria Live

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 20 maj 2025

Nga Paolo Fox

Dashi

Në këto 24 orë do të keni një qiell të shkëlqyer dhe mbi të gjitha një vullnet të madh për të vepruar: do të rizbuloni dëshirën për të bërë. Ata që po merren me projekte të shumta me njerëz të ndryshëm po ia dalin gjithashtu mirë. Në dashuri, nëse keni të bëni me Gaforren, Peshoren dhe Bricjapin, ndonjëherë ndiheni sikur po bëni gjithçka vetëm dhe do të dëshironit më shumë bashkëpunim.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), ngjarjet e muajve të fundit kanë ndryshuar në mënyrë të pashmangshme diçka në jetën tuaj dhe kanë fshirë siguritë e rreme të së kaluarës! Je ende pak nervoz, veçanërisht në pjesën e parë të kësaj të marte, por Hëna është gati të ndryshojë shenjë. I qetë.

BINJAKËT

Të dashur Binjakë, shfrytëzojeni sa më shumë këtë mëngjes të së martës, pasdite mund të keni përqendrim të dobët ose rrezikoni të zemëroheni. Shmangni të qëndroni zgjuar deri vonë, Hëna në opozitë mund të krijojë disa pengesa ose shqetësime.

GAFORRJA

Pjesa e dytë e ditës do të jetë padyshim më e mirë se e para! Qershori do të jetë një muaj i mirë për të rikuperuar dashurinë (dhe Jupiteri po mbërrin gjithashtu në shenjë…) kështu që përpiquni të riktheheni së bashku me një person nga i cili jeni ndarë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), kohët e fundit ke ndjerë njëfarë nervozizmi, tani gjërat janë padyshim më mirë dhe më e keqja ka mbaruar! Hëna kthehet në neutralitet dhe midis të enjtes dhe të premtes do të jeni në formë të shkëlqyer.

VIRGJËRESHA

Këto yje flasin për lajme (Mërkuri dhe Dielli janë në një aspekt të veçantë), por mbeten ndërlikime për t’u zgjidhur nga pikëpamja e punës. Periudhë e rëndësishme për eksperimente. Intuita do t’ju ndihmojë. Kujdes nga provokimet!

PESHORJA

Ti dëshiron të largohesh nga situatat dhe njerëzit që duket se vetëm sa nxisin debate dhe konflikte! Dashuria nuk është e shkëlqyer këtë muaj, por në qershor do të përjetojë impulse të reja! Koha për të përgatitur terrenin për situatat e ardhshme profesionale po vjen, por më parë do të jetë e rëndësishme të bëni disa llogaritje.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), Hëna bëhet përsëri aktive në pasdite: mos u shqetësoni për një mëngjes tjetër të ngjeshur me vështirësi ose pengesa të mundshme. Hëna në trigon do t’ju ndihmojë të sqaroni gjërat me partnerin tuaj.

SHIGJETARI

Ky është një qiell rimëkëmbjeje edhe nëse të gjithë kalojnë në lëvizje të ngadaltë herë pas here, mos u shqetësoni në asnjë rast! Faza e interregnumit për sa i përket dashurisë, nga e premtja do të gjeni ekuilibrin dhe harmoninë e humbur.

BRICJAPI

Meqenëse keni bërë kaq shumë gjëra, veçanërisht në muajt e fundit, dhe keni bërë shumë përpjekje… a nuk do të ishte koha për të bërë një pushim? Relaksimi është i nevojshëm për ju, duke pasur parasysh sa i zënë keni qenë, rimbushni bateritë tuaja në mënyrën më të këndshme dhe relaksuese që mundeni.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 maj 2025), Hëna kalon tranzit në shenjën tuaj dhe ju jep racionalitet dhe qartësi mendore. Çiftet që janë të larmishëm, por ende të pamartuar, mund të bëjnë një hap të madh drejt verës.

PESHQIT

Jupiteri do të bëhet përsëri aktiv brenda pak javësh dhe do të njoftojë ndryshime të mëdha, në një periudhë që do të jetë një periudhë transformimesh të bukura! Deri të mërkurën do të keni mundësinë të bini në sy.

Julia Ilirjani mori 384 vota si kandidate për deputete, reagon vajza e aktores! Renee ironizon: Na mori fytyrën! Thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua

Vajza e aktores Julia Ilirjani ka reaguar pasi nëna e saj siguroi vetëm 384 vota si kandidate për deputete nën siglën e PD-ASHM në qarkun e Tiranës.

Në një video të publikuar në TikTik, Renee shprehet se “mami im dhe votat e kandidaturës të saj na morën fytyrën”.

Ndërsa ironion duke thënë që “thashë se gjeti më në fund punë, por më ngeli mua”.

“Mami im dhe votat e kandidaturës të saj, na morën fytyrën, na morën fytyrën.

Pu, pu, pu moj ma, më ngeli prap mua. Thashë gjeti punë më në fund, por jo nuk ka”, u shpreh vajza e aktores.

“U gëzova shumë që ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë”, urimi i veçantë i Ali Ahmetit për Edi Ramën pas fitores: Të përqafoj si vëllau vëllain

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt në zgjedhjet e 11 Majit.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale zyrtare, Ahmeti thotë se urimi pas kurorëzimit dhe vulosjes së fitores si dhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë.

“U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim”, shkruan Ahmeti mes të tjerash.

Reagimi i plotë:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Socialiste, shumë i dashur Edi,

S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë.

Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare.

U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim.

Prandaj, Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën.

Ishe pranë nesh në çdo hap, edhe kur e bëmë gjuhën shqipe zyrtare, edhe kur u dakorduam për korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë që e pranove pa asnjë hamendje, edhe kur e hoqëm kufirin mes nesh, për abetaren e unifikuar, dhe për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane.

Edi, kemi ende shumë punë për të bërë, koha po dëshmon së të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë me tendenca shqetësuese dhe ne nuk do ta lejojmë kthimin pas, por do të punojmë bashkë për të ecur perpara.

Të perqafoj si vëllau vëllain, të uroj shëndet e mbarësi e me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane.

Porosit dhe blen online vaj për gjunjët, por befasohet nga ajo që i vjen në shishe

Një qytetare denoncon në redaksinë tonë e emisionit “Stop” një faqe në Facebook, që i ka shitur një vaj për gjunjët. Ajo ka paguar 15 euro, pasi thotë se ka dhimbje në gjunjë.

Dy shishet, që i erdhën me postë kishin brenda ujë ngjyrë rozë, me një mbishkrim për qëllimin e përdorimit, por pa asnjë të dhënë tjetër mbi përbërësit.

“Kishte pafund reklamë kjo faqe dhe bleva edhe unë. E porosita online, kur je në hall… Po ua solla edhe ju që t’i shikonit vetë me sytë tuaj. Në këto shishe nuk ka asgjë tjetër veçse ujë me aromë lulesh. Ngjyra është si ujë trëndafili, aromën nuk e ka aspak të keqe, por nuk ka lidhje me atë se çfarë unë kërkoja dhe reklamohej aty. Unë e aplikova në gjunjë, por ishte thjesht ujë me aromë, nuk ka asnjë lidhje me vajin. Mund tan lija dhe në heshtje, por shikoj që ka shumë njerëz që marrin informacion për këtë dhe mashtrohen si puna ime”, tha denoncuesja.

Mjeku alternativ Irfan Gjeçi,thotë se bëhet fjalë për një produkt të dyshimtë, ndaj duhet bërë kujdes me blerjet e pakontrolluara në internet.

“Rastet kanë treguar se kur produkti nuk tregohet në shkrim se çfarë përbërje ka dhe për çfarë përdoret, atëherë ky rast është pak i dyshimtë dhe është vetëm për tregti. Pra rastet janë të shumta. Njerëzit që blejnë në internet, kur nuk kanë një informacion për faqen dhe nuk e shikojnë produktin janë të zhgënjyer shpesh herë.

Ne e pamë produktin ka një aromë luleshtrydhe, por i mungon manuali i përdorimit. Normalisht që këtu ka viktima dhe viktima është ai që ka problemin dhe do bëjë një blerje jo të zgjuar”, tha mjeku Irfan Gjeçi./tvklan

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare akademikja e njohur Arta Musaraj

Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare, akademikja e njohur Arta Musaraj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Arta Musaraj mbante titullin Prof.Dr, pasi kishte një eksperiencë të gjatë në auditorët e Universiteteve brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë atë një ndër emrat më të njohur të botës akademike.

Me një përvojë 30-vjeçare si Profesoreshë dhe Dekane, Zëvendës Rektore dhe Rektore në Universitete publike e private shqiptare, ajo është vlerësuar me shumë tituj nga Qarku i Vlorës.

Titujt që ajo mban janë, “Mirënjohja e Qytetit” dhe “Protagoniste e Vitit” lëshuar nga Bashkia e Qytetit të Vlorës dhe “Qytetare Nderi” nga Bashkia Brataj.

Ndër të tjera, Musaraj është ish-rektorja e parë grua themeluese në të gjithë Shqipërinë, e specializuar në universitete të ndryshme në botë, duke punuar dhe si bashkëpunëtore me shumë revista shkencore.

Gjithashtu, në harkun kohor të janarit deri në shtator të vitit 2013, ajo ka qenë dhe zëvëndës Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.