Brenda 10 milionë viteve, një çarje e madhe në Etiopi do të ndajë kontinentin afrikan në dy pjesë.
Kjo çarje do të formojë një oqean të ri mes pjesëve të ndara të kontinentit – dhe kjo tashmë është konfirmuar nga gjeologët.
Çarja u hap për herë të parë në rajonin Afar të Etiopisë veriore më 2005, transmeton Gazeta Express.
Kjo çarje u zgjerua shpejt në një gjerësi prej 20m në vetëm 10 ditë.
Në një video të publikuar në Facebook, e cila është shikuar më shumë se 1 milion herë, shpjegohet më së miri si do të ndodh i gjithë ky proces.