E paz akontë në Korfuz/ Pasagjerët e autobusit në PANlK, shoferi lëshon timonin: Dilni jashtë se ju q* r*** (VIDEO)

Një grup turistësh, prej tyre edhe disa shqiptarë që po udhëtonin për në plazhin Barbati në Korfuz, janë përballur me një përvojë të frikshme gjatë udhëtimit me autobus. Sipas raportimeve pranë redaksisë se Joq, shoferi i autobusit filloi të mallkonte, të shante Zotin dhe të godiste veten, duke vënë në rrezik jetën e pasagjerëve. Pas reagimit të turistëve, shoferi i cili duket në gjendje të rënduar, i ka kërcënuar dhe i ka detyruar këta të fundit që të zbrisnin nga autobusi.

Mesazhi i qytetarit:

“Pershendetje JOQ, dua te raportoj skandalin qe ndodhi dje ne korfuz po shkonim ne plazhin barbat dhe kur po ktheheshim ishim me shume se 50 veta gjysma ishte ne kembe shoferi me shume mundesi eshte drogaxhi ai filloj duke uleritur qe ne fillim duke shar dhe duke mallkuar ne fillim nuk po merrim vesh cfare kishte dhe cpati te gjithe po qeshnim ne fillim por pastaj u be e fikshme sepse filloj duke leshuar timonin dhe duke i qelluar vetes me grushta

Ne jemi turista dhe me autobusa ne korfuz udhetojm por dje na u vonua dhe sme menduam gje por kur erdhi ishte plot dhe njerzit dolen te bardh si bora Nuk menduam gjo hypem dhe ishim me shume se 60 veta dhe fatorino na tha rrini ne kemb se ju vjen autobusi tjt pas nesh per 10 minuta shoferi e pa me inat fatorinon dhe I bertiti dhe doli jashte dhe erdhi duke uleritur brenda dhe ne filluam duke fol shqipe ky na pa mir dhe na tha malaka ne Nuk e kpt dhe qeshem kur ky filloj duke I dhen autobusit shume keq u fut ne kundra vajtje dhe nje fugon I tha je keq Nuk eshte rruga jote dhe ky filloj me kriza keq duke rrafur veten duke shar mallkuar zotin dhe duke i ren xhamit timonit i mori ato kthesat aq keq vec ulerima dhe buri nga mbrapa dhe i uleret nje anglez nga pas dhe ky na ndalon ne qyqet na zbriti aq shpejt dhe na ndaloj ne mes te rruges na uleriti dilin se ju qr dhe dolem te gjithe”