Ajo sapo kishte lindur fëmijën e saj të parë, fryt i një dashurie të madhe që kishte për bashkëshortin e saj, Harizi me të cilin kishte bërë edhe dasmën.
Por si pas cdo lindje, gjërat nuk po shkonin sic duhet dhe aty nisën debatet dhe zënkat për shkak se Kristina nuk ndihej më e plotësuar si femër.
Djali i merrte shumë kohë dhe nuk i plotësonte dot nevojat e saj për tu ndier mirë.
Një ditë, gjatë shëtitjeve që bënte me djalin në park dhe kafene, njohu një person.
Ai sipas saj ishte i këndshëm dhe e kishte tërhequr edhe sek sualisht. Pas disa kohë takimesh, Kristina bie pre e epshit të saj.
Shkonte të takohej me këtë person kudo që të mundte, pa pyetur se pas linte djalin pak muajsh dhe burrin aq të përkushtuar me të cilin pak kohë i ndante nga periudha kur sytë e saj nuk shihnin tjetër vec tij.
Në dijeni për këtë situatë ishte edhe e ëma, e cila nuk mundi të bëjë dot gjë.
Kaluan muajt dhe nusja braktisi shtëpinë për të ikur me të dashurin e takuar rishtaz në një kafene.
*Ngjarja është reale dhe ka ndodhur në një fshat në Jug të Shqipërisë.