Kυsh tha që nëna e Kiarës nuk e do Luizin. Me një video ajo i thotë të gjitha (VIDEO)

Pas daljes nga BB, Kiara ka filluar të jetë aktive në rrjetet sociale duke mbështetur Luizin. Shumë herë është diskutuar për gjyshen e saj strikte dhe janë hedhur dyshime se ajo është kundër marrëdhënies së mbesës së saj me Luizin. Si qëndron e vërteta?

Sot Kiara ka publikuar një video që shihet pranë nëna Letës dhe kjo e fundit thotë se Luizi dhe Kiara do jenë çift gjithë jetën. Moderatorja i kërkon që të mos shqetësohet se çfarë thonë të tjerët.

Ja Biseda mes tyre:

Nëna Leta: Ty dhe Luizin çift gjithë jetën.

Kiara: Mos u mërzit o Leta se kështu e kanë njerëzit.

Nëna Leta: Moj e kanë po ta dinë se kush je ti, Kiara Tito.

Kiara: O të keqen, nëna ime më e bukura në botë.

Nëna Leta: Unë të jem si këta nuk rri për Zotin.

Kiara: Pse?

Nëna Leta: Po ça do marrin më, ça do fitojnë këta këtu? Unë kisha ikur tani, kisha ikur që mbrëmë.

Në video shihet se Kiara ka vënë foton e saj dhe të Luizit, mbi tavolinë.

Video Player