Skena të përgjakshme u zhvilluan në orët e para të mëngjesit në Vorgartenstrasse në Brigittenau të Enjten.
Një 20-vjeçar shqiptar u kap gjatë një inspektimi policor rreth orës 00:20 të mëngjesit.
I riu teksa ishte fshehur në një ndërtesë tha se kishte gjetur një çantë të dyshimtë dhe thirri policinë që të shkonte për ta parë nga afër.
Kur oficeri i parë doli në rrugë, shqiptari e goditi atë me grushte. Tre oficerë të tjerë të policisë gjithashtu u sulmuan dhe u plagosën më pas nga 20-vjeçari “i tërbuar”.
Policia mundi ti shpëtonte dhunës së shqiptarit vetëm pas hedhjes në fytyrën e tij një spraj piperi. Ai më pas u arrestua për dhunë ndaj policëve.
Sipas asaj që raportoi policia i arrestuari ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës.