Ish-kreu i PD, Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten e tij kanë marrë pjesë në dasmën e djalit të këngëtares Shkurte Fejza.
Basha ka postuar foto nga dasma, ku shihet me çiftin teksa u uron jetë të lumtur. Basha shihet i veshur me një kotum të zi, ndërsa bashkëshortja e tij me një fustan të gjatë të kuq me një rrip të bardhë.
“Me shumë kënaqësi unë dhe Aurela i’u bashkuam sonte gëzimit të familjes së Shkurte Fejzës dhe Hajrush Behlulit.
Nga zemra ju urojmë Arbërit dhe Erzës jetë të lumtur, me trashegime dhe shumë dashuri e mbarësi”: shkruan Basha në postimin e tij.