“Ligji u ndryshua për HATËR të djalit të deputetit”, QeIeshi flet për ngjarjen në Durrës: Autori rrezikon mbi 20 vite burg

Joana Qeleshi, kryetare e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, gjatë një interviste për Euronews Albania tha se ligji ka ndryshuar brenda natës për fëmijën e një deputeti.

Prej djalit të një deputeti “ndryshoi” ligjin, drejtuesi i mjetit zgjedh të paguaje dyfishin e gjobës dhe nuk i pezullohet patente”- tha ajo

Referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në Durrës, ku autori i ngjarjes së rëndë pas testimeve ishte 0.7, ajo tha se kjo vlerë është shumë e lartë.

 “0.7 është shumë, zotëria rrezikon 20 vite burg, plus që ka edhe rrethana të tjera rënduese sim largimi nga vendi i aksidentit dhe drejtimi i automjetit ne gjendje te dehur”- shtoi Qeleshi

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë u ndal edhe te mënyra se si merren patentat.

Në vendin tonë ky është një problem shumë i madh, edhe autoshkollat, në Shqipëri është ende mentaliteti që të marrin patentën me para, ka rrezik për veten dhe për të tjerët, autoshkollat janë pothuajse të pakontrolluara”-tha ajo.

Të gjithë personat që jetojnë jashtë kanë probleme qarkullimin, kur vijnë këtu sepse thonë se këtu nuk i  zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Nëse je një person është  i alkoolizuar i duhet hequr patenta.”-shtoi Qeleshi.