Prime i mbrëmjes së djeshme në Ferma VIP është fokusuar në zhvillimet më të fundit mes pjesëmarrësve të programit, duke sjellë në vëmendje tensionet dhe debatet që kanë karakterizuar dinamikën e tyre.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë janë diskutuar disa situata të nxehta, por duket se ngjarjet nuk kanë përfunduar aty.
Një tjetër moment tensioni është regjistruar gjatë ndërprerjes publìcitare, ku kamerat kanë kapur një përplasje të fortë mes Adionit dhe Mimoza Ahmetit.
Sipas pamjeve të publikuara, Adioni ka vijuar debatin duke përdorur gjuhë denigruese dhe fyese ndaj saj, çka ka shkaktuar reagime dhe shqetësim tek publiku.
Në video ai dëgjohet duke i drejtuar fjalë të rënda, duke e përshkallëzuar më tej situatën. Ky incident ka ngritur pikëpyetje mbi etikën dhe kufijtë e sjelljes në program. Tashmë mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërmarrë masa disiplinore ndaj tij për këtë sjellje.