Një gropë e madhe 100 metra e thellë hapet në mes të fushës së futbollit (FOTO)

Një gropë që thuhet se është deri në 100 metra e thellë dhe po aq e gjerë, u hap në mes të një fushe futbolli në SHBA, duke “gëlltitur” një shtyllë të madhe ndriçimi.

Shembja, në qendër të Parkut Gordon Moore në Alton, Illinois, ndodhi mbi një minierë gëlqerore, sipas raporteve lokale. Nuk është raportuar për të lënduar, por të gjitha sportet dhe ngjarjet që do të ndodhnin në të janë anuluar.

“Askush nuk ishte në fushë në atë moment dhe askush nuk u lëndua dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha kryebashkiaku i Alton, David Goins.

Një gropë e madhe 100 metra e thellë hapet në mes të

Fatmirësisht, incidenti nuk ndodhi gjatë kohës që po përdorej fusha. Zona e prekur është siguruar dhe ekspertët po shqyrtojnë dëmet e kryera, si dhe po kryejnë riparimet.

Parku Gordon Moore është shtëpia e tetë fushave tenisi, një fushe golfi dhe 19 fushave futbolli gjithsej.