Mitsotakis mungoi në Samitin e Tiranës, zbulohet arsyeja

Tirana u bë sot kryeqendra e Europës, pasi mirëpriti Samitin e Komunitetit Politik, forum i cili solli në kryeqytetin shqiptar 52 liderë europianë, përfshirë Presidentë, Kryeministra, liderë të BE-së, NATO-s dhe OSBE.

Sakaq, ra në sy mungesa e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Mësohet se Mitsotakis është nisur të enjten për në SHBA, ku do të kryesojë një diskutim të hapur të nivelit të lartë në kontekstin e presidencës greke në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Samiti i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe kryeministri Edi Rama u mbajt në Sheshin “Skënderbej” dhe punimet nisën që në orën 11:00, për të përfunduar me konferencën e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Danimarkës, si vendi që merr stafetën për samitin e radhës. “Riarmatimi i Evropës do jetë prioritet”, theksoi Mette Frederiksen.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, bashkë-organizatorë të samitit në Tiranë, i përqendruan fjalimet e tyre hapëse në sigurinë e Europës, mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen e demokracisë dhe përgjigjet e përbashkëta ndaj kërcënimeve të përbashkëta.

Tema qendror e diskutimit të samitit ishte “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, e strukturuar në 3 tryeza të rrumbullakëta me tematika të ndryshme.

Mbështetja për Ukrainën, mbrojtja evropiane, ruajtja e demokracisë, përgatitja dhe aftësia e reagimit ndaj kërcënimeve të ndryshme ishin në fokus të punimeve të samitit, pjesë e të cilit ishte edhe Kryeministri britanik, Presidenti francez si dhe ai turk. Po ashtu u trajtuan çështje me në fokus ekonominë, tregun e konkurrencës, inovacionin apo emigrimi i paligjshëm e lëvizja e punës.

Çfarë ndodhi?/ Presidenti i Turqisë largohet nga Samiti i BE-së në Tiranë, bojkoton drekën e shtruar nga Rama

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ishte lideri i parë që u largua nga Samiti i VI i Komunitetit Politik Europian, i mbajtur në Tiranë.

Gjatë qëndrimit të tij disaorësh në Shqipëri, Erdoğan mori pjesë në sesionin e parë të samitit ku mbajti edhe fjalën e tij.

Gjatë vizitës, ai zhvilloi një takim dypalësh me kancelarin gjerman Merz, një ndër momentet kryesore të axhendës së tij.

Pas përfundimit të fjalës dhe takimit, presidenti turk nuk qëndroi për drekën mes liderëve pjesëmarrës, por u largua drejt aeroportit të Rinasit, duke përfunduar vizitën e tij zyrtare në Tiranë.

Koalicioni që ‘fundosi’ Partinë Demokratike, ja aleatët që siguruan më pak vota por me më shumë mandate në Tiranë

Në zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike për të katërtën herë radhazi futi në listat e saj përfaqësuesit e partive aleate me të cilat lidhi koalicion parazgjedhor, përfshirë Partinë e Lirisë, PDIU-në, PR-në, PBDNJ-në dhe PAA-në.

Por një analizë e detajuar e rezultateve në qarkun e Tiranës ngre shqetësime për mënyrën se si janë shpërndarë mandatet dhe se si aleatët kanë përfituar më shumë se kontributi real i tyre elektoral.

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, është futur në listën e hapur, ndërsa partia e tij ka marrë dy deputetë të sigurt në listën e mbyllur në Tiranë. Deri tani, Meta ka grumbulluar 7092 vota në listën e hapur – çka do të thotë se me këtë numër votash, ka siguruar dy mandate vetëm në këtë qark.

Më shqetësues është rasti i PDIU-së. Mesila Doda ka qenë në listën e sigurt të PD-së, ndërsa Shpëtim Idrizi, kreu i kësaj partie, ka marrë vetëm 1786 vota. Në total, Meta dhe Idrizi kanë 8800 vota, por tre mandate të garantuara në Kuvend.

Ndërkohë, emra të rëndësishëm të Partisë Demokratike kanë mbetur jashtë Kuvendit, edhe pse kanë marrë shumë më tepër vota në listat e hapura. Konkretisht:

Ilir Alimehmeti: 15,693 vota

Asllan Dogjani: 6,437 vota

Myslim Murrizi: 5,628 vota

Grigels Muçollari: 4,724 vota

Këta kandidatë nuk arritën të fitojnë mandate, ndonëse së bashku kanë marrë mbi 32,000 vota, shumë më tepër se votat e aleatëve që përfituan ulëse në Parlament.

Kjo situatë ka ngritur shqetësime mes strukturave të PD-së dhe mbështetësve të saj, duke sjellë në vëmendje problematikat që sjell skema e listave të mbyllura dhe përfshirja pa kritere e partive të vogla në koalicione.

Protesta e PD në Tiranë, shfaqet Alma Kaçi e videoskandalit të Safet Gjicit

Në ditën kur në Tiranë po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, opozita e udhëhequr nga Sali Berisha organizoi një protestë kundër asaj që e cilëson “masakër zgjedhore”. Megjithatë, protesta u karakterizua nga pjesëmarrje e ulët, ku në shesh ishin vetëm një grusht militantësh të Partisë Demokratike.

Mes tyre, ra në sy prania e Alma Kaçit – emri i së cilës u bë i njohur pas videoskandalit seksual me ish-kryetarin e Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Pjesëmarrja e saj në protestën e opozitës ngjalli vëmendje për shkak të rolit të saj në një nga skandalet më të bujshme të viteve të fundit.

Gjykata i ka shpallur fajtorë të dy për ngjarjen që tronditi opinionin publik. Safet Gjici u dënua me 3 vite burg për shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 2 vite. Ndërsa Alma Kaçi u dënua me 1 vit burg, pasi u shpall fajtore për prostitucion.

Sipas hetimeve të SPAK, Kaçi i ofroi Gjicit favore seksuale në këmbim të një projekti për qentë endacakë në Kukës. Marrëdhënia intime ndodhi në zyrën e punës së kryebashkiakut dhe u regjistrua në një video që më pas u bë virale.

11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

Njëmbëdhjetë të burgosur janë arratisur nga një burg në New Orleans, ndërsa autoritetet kanë nisur kërkimin për kapjen dhe arrestimin e tyre.

“Herët këtë mëngjes u njoftuam se afërsisht 11 persona ishin arratisur nga një burg i qytetit”, tha Christopher Goody, një oficer policie vendase, në një konferencë për shtyp.

“Të gjithë të dyshuarit konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm”, paralajmëroi ai.

Një nga të arratisurit u arrestua këtë mëngjes në qendrën historike të qytetit, tha Policia Shtetërore e Luizianës, duke shtuar se “kërkimi për të tjerët është duke vazhduar”.

Sipas mediave lokale, disa nga të arratisurit akuzohen për vrasje.

Sulme ndaj gazetarëve në protestë, reagon komuniteti i medias: Të papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), ka reaguar pas përplasjes së deputetëve dhe mbështetësve të PD me gazetarët. Ata kërkojnë që të ndalen menjëherë sulmet ndaj gazetarëve. Asociacioni i Gazetarëve i ka bërë thirrje urgjente zyrtarëve të Partisë Demokratike të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj gazetarëve në protestën e opozitës.

Deklaratë Paraprake: Asociacioni I Gazetarëve të Shqipërisë I bën thirrje urgjente zyrtarëve të Partisë Demokratike të ndalojnë menjëherë sulmet ndaj gazetarëve në protestën e opozitës.

Kjo video po ‘çmend’ rrjetin, Olsi Bylyku shfaqet në koncert me Egli Takon? Ja e vërteta

Një video është bërë mjaft virale në rrjetet sociale, ku pretendohet se dy personazhet e njohur, dikur partnerë, Egli Tako dhe Olsi Bylyku janë në praninë e njëri-tjetrit.

Sipas pamjeve të publikuara, thuhet se Olsi dhe Egli janë bashkë në koncert duke shijuar momentin bashkë. Mirëpo e vërteta është ndryshe!
Vajza që shihet pranë Olsit, edhe pse ka ngjashmëri me Eglin, nuk është ajo, por këngëtarja Krusita, e cila ka edhe projekte muzikore me Olsin.

Ja që mori fund dilema: Vajza në video nuk është Egli Tako por Krusita.

https://www.instagram.com/keshuodaj/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a6936260-c191-4c68-af60-b563f0075a5b

Pasagjerët përjetojnë tmerr, fluturimi pa pilot për 10 minuta

Një incident i rëndë ndodhi në një fluturim të Lufthansës në shkurt kur bashkëpiloti i avionit Airbus A321 humbi ndjenjat teksa ishte vetëm në kabinën e pilotit, duke bërë që fluturimi të mbetej pa një pilot aktiv për rreth 10 minuta.

Sipas raportit përfundimtar të autoriteteve spanjolle të publikuar të enjten Airbus A321 po operonte në linjën Frankfurt-Sevilje me mbi 200 pasagjerë në bord.

Incidenti ndodhi kur avioni kishte hyrë në hapësirën ajrore spanjolle dhe ishte afërsisht 30 minuta larg destinacionit të tij. Kapiteni doli përkohësisht nga kabina e pilotit për arsye personale, pasi kishte përcaktuar se bashkëpiloti i tij ishte në gjendje të mirë.

Kur u kthye tetë minuta më vonë, e gjeti derën e kabinës të mbyllur dhe bashkëpilotin pa ndjenja. Ai u përpoq të fuste fjalëkalimin pesë herë, ndërsa një asistente fluturimi u përpoq të komunikonte nëpërmjet interfonit, por pa sukses.

Në fund, mekanizmi i aksesit emergjent u aktivizua dhe, pak para se të skadonte kohëmatësi përkatës, bashkëpiloti rifitoi pjesërisht vetëdijen dhe hapi derën.

Sipas raportit, bashkëpiloti 38-vjeçar ishte “i zbehtë, i djersitur dhe kishte lëvizje të pazakonta”.

Kryepiloti menjëherë kërkoi ndihmë, ndërsa ekuipazhi i kabinës dhe një mjek në bordin e avionit ofruan ndihmën e parë dhe kapiteni vendosi ta devijonte fluturimin për në Madrid.

Pas uljes, bashkëpiloti u dërgua në spital. Shkaku i “paaftësisë së papritur dhe të rëndë” të pilotit ishte një krizë epileptike, për shkak të një çrregullimi neurologjik, siç raportohet nga ekspertët.

Autoriteti spanjoll i Aviacionit Civil thekson në raportin e tij se gjendja në fjalë është jashtëzakonisht e vështirë për t’u diagnostikuar, përveç nëse piloti kishte shfaqur simptoma në një kontroll të mëparshëm mjekësor.

Si një masë kryesore parandaluese, studiuesit sugjerojnë që Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) të informojë linjat ajrore që të shqyrtojnë rreziqet që lindin kur vetëm një pilot mbetet në kabinën e pilotit.

Gafë në konferencë/ Kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën: Nuk jam …

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë që u korrigjua menjëherë nga homologia e tij.

Rama, teksa fliste për afërsinë politike mes tyre, tha: “Të dy jemi socialistë. Ndoshta jo socialistët më të mirë, por ne fitojmë zgjedhjet.”

Pas kësaj deklarate, Frederiksen e ndërpreu me një buzëqeshje dhe e korrigjoi duke thënë: “Unë nuk jam socialiste.”

Rama, i habitur, reagoi duke pyetur: “Nuk jeni socialiste?”

Frederiksen e ritheksoi se ajo është socialdemokrate, ndërsa situata u kalua me të qeshura dhe buzëqeshje nga të dy krerët e qeverive, përpara se konferenca të vazhdonte me temat e tjera të rëndësishme.

‘Simbol i fuqishëm për Ballkanin’, Von der Leyen ndan fotot nga Samiti në Tiranë: Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke e cilësuar si një moment historik dhe simbolik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Po binte shi i rrëmbyeshëm në Tiranë – por nuk na zbehu aspak moralin!” shkroi von der Leyen në një postim në rrjetin social X (ish-Tëitter), duke falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen.

Ajo theksoi se ky ishte takimi i parë i këtij lloji që mbahet në Ballkanin Perëndimor, dhe e cilësoi si një “simbol të fuqishëm” të afërsisë së rajonit me Bashkimin Evropian.

“Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët,” shkroi presidentja e KE-së, duke përcjellë një mesazh të qartë për vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe integrimit evropian.