‘Simbol i fuqishëm për Ballkanin’, Von der Leyen ndan fotot nga Samiti në Tiranë: Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke e cilësuar si një moment historik dhe simbolik për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Po binte shi i rrëmbyeshëm në Tiranë – por nuk na zbehu aspak moralin!” shkroi von der Leyen në një postim në rrjetin social X (ish-Tëitter), duke falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen.

Ajo theksoi se ky ishte takimi i parë i këtij lloji që mbahet në Ballkanin Perëndimor, dhe e cilësoi si një “simbol të fuqishëm” të afërsisë së rajonit me Bashkimin Evropian.

“Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët,” shkroi presidentja e KE-së, duke përcjellë një mesazh të qartë për vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe integrimit evropian.