Në Vlorë e siguruar tashmë. PS fiton mandatin e 9-të. Mandat ky i cili i është marrë PD.
Ikën një deputet nga listat e mbyllura z.Atird Hoxha.
Lajmet e Fundit
Në Vlorë e siguruar tashmë. PS fiton mandatin e 9-të. Mandat ky i cili i është marrë PD.
Ikën një deputet nga listat e mbyllura z.Atird Hoxha.
Ditën e djeshme u mbyll numërimi i kutisë së burgut të Pojskës për zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë proces morën pjesë 36 gra të dënuara, nga të cilat 33 janë të paraburgosura. Të gjitha votat e tyre, pra 100%, kanë shkuar për Partinë Socialiste.
Gazetari i EuroNews, Xhensil Shkëmbi, në një raportim LIVE tha me “shaka” se gratë e dënuara kanë votuar PS për të shprehur dufin e tyre që nuk i lejojnë në takime special.
Gazetari: Gratë në burgun e Pojskës nuk ju lejohentakimet speciale dhe duket se dufin e tyre e kanë shprehur në votë.
Në total, rezulton se 101 të dënuar kanë votuar në favor të Partisë Socialiste. Pas saj vjen Partia Demokratike, e cila ka marrë 66 vota nga të dënuarit.
Gjithashtu, gjatë numërimit janë konstatuar edhe 7 vota të pavlefshme.
Sot, më 13 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 87.4 lekë dhe shitet me 89 lekë.
Euro, blihet me 97.7 lekë dhe shitet 98.5 lekë.
Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.1 lekë.
Paundi britanik, blihet me 115.4 lekë dhe shitet me 116.8 lekë
Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 62.6 lekë, ndërsa në shitje me 64 lekë.
Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Pjesa tjetër e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur në vendin ku u shemb masivi mineral në Klos.
Tre ditë më parë u raportua se një pjesë e trupi u gjet pas thuajse një javë kërkimi. Në vendin e ngjarjes disa ditë më parë mbërritën edhe ekipe të Forcat e Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar me kërkimet për trupin e të riut.
Ardit Beshiri po punonte me një mjet tip eskavator, më 3 maj, ku një masiv minerali u shemb dhe çau një rezervuar uji, që si pasojë mori para dhe të riun që punonte aty me fadromë. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos.
Ndërkohë që shumë pak kuti na ndajnë një rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, me rreth vetëm 5 përqind të kutive në rang kombëtar ende të pa numëruara, rezultati që ka tërhequr vëmendjen është ai i Lazaratit.
Duket se zgjedhësit nuk ia kanë falur socialistëve aksionin e viteve më parë, duke i “ndëshkuar” sërish me votë.
Në shifrat më të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 1321 vota, pra 87.77 %.
Ndërkohë që Partia Socialiste e Shqipërisë ka siguruar vetëm 146 vota, pra 9.70 %.
Forcë e tretë rezulton Partia Mundësia me 16 vota (1.06%).
Kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, është parë mesditën e sotme të vijë në selinë rozë.
Rrugës nga automjeti i tij për në dyert e selisë së PS, ai ka marrë një përqafim nga një grua kalimtare e rastit.
Ekipi i tij politik ka korrur një fitore absolute në këto zgjedhje, me 82 mandate të fituara në rang kombëtar kur janë numëruar më shumë se 95% e kutive.
Ende nuk ka një reagim publik nga vetë Rama, përveç një fotoje të publikuar dje në rrjetet sociale teksa merrte urimet për fitoren në një telefonatë nga Hashim Thaçi.
Po ashtu një detaj që u vu re nga foto e publikuar nga Rama, ishte një faqe Word në ekranin e kompjuterit të tij, ku aludohet se mund të ishte duke përgatitur fjalimin e fitores.
“Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë,” shkruhej në të
Video Player
Deklaratë e Përbashkët nga Përfaqësuesi i Lartë-Zëvendëspresidenti Kallas dhe Komisioneri Kos mbi zgjedhjet parlamentare:
Të dielën, populli i Shqipërisë ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar, duke zgjedhur përfaqësuesit e tij në Parlament. Ne përgëzojmë të gjitha autoritetet kompetente që siguruan funksionim të qetë në të gjithë vendin. Këto zgjedhje shënuan gjithashtu futjen e votimit jashtë vendit për herë të parë.
Sipas gjetjeve dhe përfundimeve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, dita e zgjedhjeve ishte e qetë dhe e organizuar mirë, pavarësisht disa mangësive.
Zgjedhjet në përgjithësi ishin konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale, dhe kandidatët në përgjithësi ishin në gjendje të bënin fushatë lirisht, megjithëse disa raportuan se u përballën me kërcënime. Megjithatë, votimi u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar, në të cilin garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta loje. Për shkak të përdorimit të gjerë të burimeve administrative dhe ndikimit institucional, mund të ndodhë që shumica qeverisëse të ketë pasur avantazhin e të qenit në pushtet.
U bënë akuza të shumta për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Përpjekjet e koordinuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore janë një zhvillim i mirëpritur dhe ndjekja e tyre është e nevojshme për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme të keqpërdorimeve zgjedhore. Pavarësia e medias vazhdon të jetë një problem dhe mbulimi i saj zgjedhor ka vazhduar t’u japë rëndësi partive kryesore dhe transparenca e financimit të fushatës gjithashtu mbeti e kufizuar.
BE-ja do të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve. Të gjitha forcat politike duhet të sigurojnë funksionimin e vazhdueshëm të institucioneve të vendit.
Ne e inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë të ndjekë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e saj të ardhshëm në BE, duke përfshirë miratimin e një reforme të mëtejshme zgjedhore që adreson të gjitha rekomandimet kryesore të ODIHR-it dhe ato që janë ende të pazgjidhura nga zgjedhjet e mëparshme. Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar dhe një projekt për të gjithë shoqërinë, i cili mbështetet fuqimisht nga qytetarët e Shqipërisë.
Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, pasi të gjitha partitë politike të Shqipërisë dhe të gjithë sektorët e shoqërisë, nga organizatat e shoqërisë civile deri te komunitetet lokale, kanë një rol për të luajtur në avancimin e mëtejshëm të procesit të anëtarësimit të vendit në BE.
Dashi
Pozicioni i Hënës gjatë orëve të ardhshme do t’ju japë forcë dhe shtysë më të madhe për sa kohë që nuk i nënshtroheni tepër impulseve dhe instinkteve tuaja. Nëse duhet të bësh një zgjedhje, do të duhet të përpiqesh të lëvizësh në kohë.
DEMI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 13 maj 2025), tranziti i ri i Mërkurit do të sjellë një gllënjkë ajri të freskët në jetën tuaj. Kjo situatë e re astrologjike ju çon në ndryshime të papritura në jetën tuaj. Nuk je më i gatshëm t’i japësh një fytyrë të mirë një situate të keqe.
BINJAKËT
Të gjithë ata që kanë qenë vetëm për një kohë të gjatë duhet të përpiqen tani të ecin përpara dhe të rikthehen në lojë. Do të duhet të përfitoni nga një dialog i ripërtërirë në familje për të shprehur pikëpamjen tuaj ose shqetësimet tuaja, pa filtra dhe pa frikë. Hëna është në një aspekt kontradiktor…
GAFORRJA
Në këtë moment të jetës sate do të ishte e përshtatshme t’i jepje përparësi punës mbi çdo gjëje tjetër. Mund të ketë disa propozime që duhen vlerësuar me kujdes. Në dashuri ka ende disa konflikte. Edhe nëse jeni në një lidhje interesante ose keni bërë plane afatgjata me partnerin tuaj, tani mund të keni disa mendime të dyta.
LUANI
Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër (e martë, 13 maj 2025), kjo Hënë aktive sjell një frymë të këndshme energjie dhe vendosmërie, veçanërisht në pjesën e dytë të ditës. Planeti Merkur ka marrë një pozicion kritik dhe për këtë arsye mund të sjellë përplasje dhe tensione me kolegët ose eprorët pikërisht sepse jeni të bindur për atë që bëni dhe nuk jeni më të gatshëm të pranoni në mënyrë pasive pikëpamjen e të tjerëve.
VIRGJËRESHA
Këto ditë keni pritur një përgjigje që nuk ka mbërritur dhe kjo ju ka bërë paksa të tensionuar dhe nervozë. 48 orët e ardhshme do të shoqërohen nga një Hënë e pafavorshme që mund të sjellë pak qartësi në jetën tuaj. Gjëja e mirë me qiellin tënd është se nga një këndvështrim sentimental po e jeton marrëdhënien tënde me më shumë pasion.
PESHORJA
Ditët në vijim do të sjellin një valë suksesesh në punë që do t’ju ndihmojnë gjithashtu të keni vetëvlerësim më të madh. Çiftet që kanë përjetuar një krizë duhet të përpiqen ta rregullojnë veten mirë. Nëse nuk arrini të diskutoni me qetësi çështjet me partnerin/en tuaj, gjërat mund të përkeqësohen në muajt në vijim.
AKREPI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 13 maj 2025), në këtë kohë është e lehtë për ju të nervozoheni dhe të humbni mendjen edhe sepse keni njëfarë opozicioni astral që nuk ju lejon të merreni me mosmarrëveshjet në mënyrën e duhur. Nga qershori, do të mbërrijnë yje të rinj që do të sjellin zgjidhje të bukura për problemet tuaja.
SHIGJETARI
Të kesh Hënën në anën tënde do të sjellë përfitime të mëdha. Nëse besoni fort në një ide ose projekt, tani është koha e duhur për të hapur pedalin e gazit. Jupiteri në opozitë mund të revolucionarizojë marrëveshjet. Në dashuri mund të ketë disa konflikte…
BRICJAPI
Këto yje do t’ju japin një këndvështrim shumë më qetësues për jetën sesa disa ditë më parë. Sa i përket punës, ka ende disa vështirësi për t’u zgjidhur. Nga qershori e tutje do të ketë disa situata për t’u sqaruar dhe nxjerrë në pah, veçanërisht me kolegët ose bashkëpunëtorët.
UJORI
Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 13 maj 2025), me Hënën në favorin tuaj, dëshira juaj për liri dhe emancipim nga njerëzit që ju shtypin do të jetë edhe më e madhe. Yjet sjellin nevojën për të vlerësuar rreziqet financiare të një projekti jetësor ose pune.
PESHQIT
Yjet ju ftojnë të shmangni konfliktet dhe të jeni më tolerantë. Duhet ta shfrytëzoni sa më shumë këtë ditë aktive, edhe nëse Hëna në opozitë mund t’ju bëjë të vini në dyshim një marrëveshje. Në dashuri, do të ishte më mirë të shtynit çdo sqarim deri në fundjavë.
Ndarja e mandateve për forcat politike që garuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të ishte shumë e ndryshme nëse në Shqipëri do të ishte adoptuar sistemi proporcional.
Gazetarja Ola Xama ka bërë një përllogaritje se si do të ndaheshin mandatet me këtë sistem, sipas rezultatit të deritanishëm.
Ajo që bie në sy është se partitë e vogla do të dy apo trefishonin numrin e mandateve në kurriz të partive të mëdha, PS dhe PD. Shpesh është diskutuar se ky sistem është dakordësuar nga partitë e mëdha, për të qenë në favor të vetë atyre, çka e thekson edhe gazetarja Xama.
Shkrimi i gazetares Xama:
Sistemi proporcional
Nëse sistemi do të ishte propocional kombëtar, me përqindjen e votave të numëruara deri tani, rezultati do të ishte ky:
Partia Socialiste:
73 mandate (52.5%)
Aleanca për Shqipërinë Madhështore:
48 mandate (34.12%)
Partia Socialdemokrate:
5 mandate (3.7%)
Nisma Shqipëria Bëhet:
5 mandate (3.5%)
Mundësia:
4 mandate (2.82%)
Lëvizja Bashkë:
2 mandate (1.32%)
Koalicioni Euroatlantik:
2 mandate (1.21%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim:
1 mandat (0.37%)
Por rezultati me sistemin zgjedhor të sotëm është dukshëm në favor të partive të mëdha duke mos i dhënë shansin të rinjve që të sjellin ide dhe standarde të reja- apo të bëjnë presion mbi partitë tradicionale që të korrigjojnë veten dhe të ndërtojnë brenda tyre demokraci dhe sistem vlerash.
PS me gjasa merr 83 mandate, 10 më shumë se i takon me votë kombëtare, PD merr 3 mandate më shumë me këtë formulë, ndërsa partitë e reja 6 ose maksimumi 8 vende në Kuvend nga 19 që do të dilnin me sistemin mazhoritar propocional.
Nëse partitë më lart, duke hequr PSD, do të ishin në një listë bashkë dhe me këtë sistem që është sot, do të arrinin të merrnin në rang kombëtar 9.22% të votave, të cilat do të prodhonin minimalisht 10 deri në 14 mandate sipas rezultatit dhe afërsisë që janë deri tani në disa qarqe, kryesisht Tiranë, Fier dhe Vlorë.
Një nga personazhet më karizmatikë të rrjeteve sociale dhe njëkohësisht një nga mbështetësit më të mëdhenj të Partisë Demokratike, Ilir Vrenozi, ka folur për Fiori Dardhën për Top News.
Shumë i lakuar dhe i bërë viral në këtë fushatë, edhe për shkak se mori një ftesë për kafe nga kryeministri Edi Rama.
Do e pranosh ftesën për kafe nga kryeministri Rama?
Ilir Vrenozi: “Ti e di që unë jam burrë dinjitoz dhe pavarësisht duket që ky po fiton, nuk bëhet fjalë që të ulem me të. Por e kam më shumë me këta të mijtë. Se kam folur dhe kam bërë thirrje në rrjete sociale, kam thënë mos hyni në garë me Ramën se nuk e mundim dot. U kam thënë hyni në grevë urie. Jo më tha një deputet se ky është i çmendur, të lë të vdesësh.
Këta që janë deputetë, rrinë aty, marrin atë rrogën, biznese kanë, makina kanë. Këto 2 muaj i ndërpreva thirrjet, por duhet bërë diçka se ne po rrimë në vend numëro. Kam thënë që po na mundi mos thoni që na vodhi se është turp. Se kur s’je i aftë të mbrosh votën tënde, ç’e do. Flas për demokratët që kanë dhënë shpirtin. Kush mban përgjegjësi për ta?”
Politikanët u kujtuan për ju vetëm në kulmin e fushatës?
Ilir Vrenozi: “Po mirë se s’ka gjë, se nuk është puna vetëm me mua. Ky ka vendosur diktaturë dhe komunistët nuk e lëshojnë më kurrë, këtë e kuptojnë të gjithë. Me votë nuk ikën ky pushtet. Por unë dua t’i them të parit, doktor Berishës, pastro shtëpinë se nuk vazhdohet kështu. Ndërsa për Ramën mesazhi që kam nuk e them dot se është me pullë të kuqe”.