Qytetari kapet duke fotografuar votën, ngujohet në tualetin e QV-së: Ik se do e fshi vetë… (Video)

Një tjetër qytetar është kapur duke fotografuar votën me celularin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër votimi në Librazhd.

Ai ka tentuar më pas ta fshijë fotografinë, pasi është konfrontuar nga komisionerët.

Për disa minuta, procesi i votimit është pezulluar për shkak të këtij incidenti dhe pas qetësimit të situatës ka rinisur normalisht.

https://streamable.com/e/wkajw0?quality=highest

” Do të zυarris, horr!, “ke sjellë njerëz tek shtëpia ime, mashtrues”, qytetarët përplasen me Nokën dhe Vokshin në Vorë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar me një grup votuesish në Vorë.

Noka pretendoi se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS.

Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.

Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu.

Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues

Noka: Do ta shohim pas 11

Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Unë shkoj me votu ti thua mos hy këtu. Ore mashtrues. Si më sjell njerëz të pish kafe me mu. Nuk ju dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë.
unë kam ardh me avion me votu.

Noka: Do të të zvarris.

Qytetari: Jam qytetar

Noka: Ti je horr, jo qytetar.

Del FOTO/ Me dy gishtat lart, Gjesti kërkon fitoren e Sali Berishës në zgjedhjet në Shqipëri

Një ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit në Shqipëri, këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka treguar publikisht mbështetjen e tij për Partinë Demokratike.

Përmes një fotoje të publikuar nga koncerti i tij i fundit në Kosovë, Gjesti shihet i rrethuar nga pjesëmarrës që mbajnë duart lart me dy gishta, simbol ky i përdorur gjerësisht nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.
Postimi i tij është interpretuar si një shprehje e qartë mbështetjeje për PD-në, duke e bërë kështu një nga figurat publike që e deklaron hapur pozicionin politik në këtë periudhë.

Në mesin e publikut vërehen gjithashtu dhe gjeste me formën e shqiponjës me duar, një tjetër simbolikë e përdorur shpesh në kontekste patriotike.

‘Ke jetuar më shumë se një shekull’, gruan 101 vjeçare e heqin nga gjendja civile e Fierit, shkon të votojë por e ndalojnë!

Rast i pazakontë në Fier: Qytetarja 101-vjeçare nuk lejohet të votojë, familjarët kërkojnë drejtësi

Një rast i paprecedentë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Fierit, ku një qytetare 101-vjeçare është përjashtuar nga e drejta për të votuar. Lajmi është bërë publik nga i biri i saj, i cili ka rrëfyer për mediat pengesat që ka hasur në përpjekje për të garantuar votën e nënës së tij.

“Është turp që nëna ime, e cila ka jetuar gjithë jetën në këtë vend dhe mezi priste të votonte, është përjashtuar pa të drejtë nga procesi. Kërkoj sqarim nga institucionet për këtë padrejtësi,” deklaroi ai i revoltuar.

Ai shtoi se e moshuara, që në orët e para të mëngjesit kishte shfaqur dëshirën për të marrë pjesë në votime, u përball me një sërë burokracish, përfshirë kërkesën për një vërtetim nga gjykata dhe më pas nga gjendja civile. “Në vend që të festojmë që ka mbushur 101 vjeç, na del kjo padrejtësi. Më dhanë një vërtetim nga komisioni zgjedhor që të shkoja në gjykatë, por atje më kërkuan vërtetim tjetër nga gjendja civile. Shkova dhe nuk gjeta asnjë përgjegjës,” – u shpreh ai i shqetësuar.

Rasti ka ngjallur reagime në opinionin publik dhe ka vënë në pikëpyetje funksionimin e sistemit zgjedhor për sa i përket garantimit të të drejtës themelore të votës, sidomos për qytetarët e moshuar.

Autoritetet përkatëse nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar lidhur me këtë situatë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Çudira në Lushnjë/ Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomë votimi.

Sot 3,713,761 votojnë për zgjedhjen e kryeministrit dhe përbërjen e Kuvendit të Shqipërisë, një moment i rëndësishëm ky për demokracinë vendase. 245 935 prej zgjedhësve janë pjesëmarrës nga diaspora, vota e të cilëve është dërguar në atdhe nëpërmjet postës. 2046 persona kandidojë për 140 karrige Kuvendore të ndarë në 186 kandidatë për parti politike.Gjithsej në fletën e votimit janë të shënuara 11 subjekte politike, 3 koalicione dhe 9 parti që garojnë të vetme.

Votuesja në Elbasan fotografon votën, bllokohet nga komisionerët

ELBASAN- Që me nisjen e procesit të votimit nuk kanë incidentet e para teksa është regjistruar dhe një rast me forografimi vote në në Elbasan. Bëhet me dije se një votuese, me shpresën se ishte herët dhe nuk do ta vinte re njeri, ka hedhur votën dhe më pas ka nxjerrë celularin nga xhepi për ta fotografuar. Gjithashtu mësohet se qytetarja është bllokuar menjëherë nga komisionerët të cilët kanë lajmëruar dhe policinë.

Sot më 11 maj 2025 qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ri. Janë 3.7 milionë shqiptarë, të cilët do të zgjedhin 140 të zgjedhurit e parlamentit. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

Në këto zgjedhje parlamentare diaspora voton për herë të parë është vota e diasporës, teksa ishin regjistruar 245.935 emigrantë shqiptarë. Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

“Ka të armatosur afër qendrave të votimit”, Korreshi publikon fotot: U përballa me tre grupe

Kandidati i PD, Saimir Korreshi tha se ka grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët në Lushnjë.

Korreshi: Janë të armatosur nëpër qendra, sa herë futet një makinë që s’e njeh fusin duart, ia kam dërguar shefit të komisariatit, u përballa me 3 grupe, nuk janë as nga zona. I kemi me surrat, makinat e të gjitha, sa tentohet të hyet, ky fuste dorën në marsup, është një Golf dhe një Benz, asnjë s’është nga Lushnja, çdo makinë bën patronazhimin, kë s’njohin tentojnë ta intimidojnë.

“Do të zυarris! Je horr i Xhabaftëve”- Noka përplaset me qytetarët në Vorë! Banori: S’kam lidhje me ata, po pres radhën! Lëri njerëzit të votojnë të lirë

Sherri mes deputeti të PD-së, Flamur Noka dhe disa banorëve të Vorës, të cilët i akuzoi se po ndërhynin në procesin zgjedhor, ka vazhduar edhe brenda qendrës së votimit.

Noka iu drejtua duke i thënë që “do ju zvarris”, teksa i kërkoi të largoheshin nga QV. Por qytetarët u shprehën se po prisnin radhën për të votuar, dhe se “ishin qytetarë”, e jo horra siç deputeti i quajti.

“Je horr, jo qytetar, i Xhabaftëve. Ta tregoj unë”, iu drejtua demokrai një prej tyre, duke shtuar se “Ti do të përgjigjesh më dëgjo çfarë të them unë, do të përgjigjesh me të gjitha”.
https://www.youtube.com/embed/IRVV-AIyUHk
Ndërsa qytetari iu kthye: “Po pres të votoj. O zotëri jam qytetar, kam ardhur të votoj, lëri njerëzit të votojnë të lirë”.

Pjesë nga sherri brenda QV:

Qytetari: S’kam votuar

Flamur Noka: Më trego si quhesh

Qytetari: Asllaj

Noka: Ti do të përgjigjesh

Qytetari: S’kam lidhje me ata unë

Noka: Ti do të përgjigjesh më dëgjo çfarë të them unë, do të përgjigjesh me të gjitha

Qytetari: Po pres radhën

Noka: Filmojeni, ta tregoj unë ty, do të zvarris.

Qytetari: Po pse nuk e pranon humbjen?

Noka: Dil jashtë

Qytetari: Po pres të votoj. O zotëri jam qytetar, kam ardhur të votoj

Noka: Je horr, jo qytetar, i Xhabaftëve. Ta tregoj unë

Qytetari: Pranoje humbjen, ik. Jam votues i Vorës, lëri njerëzit të votojnë të lirë

Shko voto dhe ik

Ndërhyn qytetari 2: Jam refugjat i Vorës që kam ardhur të votoj

Banda e Xhabaftëve këtu. A votove çfarë do këtu. Do ju zvarris

Qytetari 2: Jam refugjat, kam ardhur të votoj (I drejtohet mediave). Urdhër vjen nga Europa për të votuar dhe sjellja e PD që plasën Gërdecin që s’kanë lënë gjë pa bërë këtu në këtë vend

Qytetari: Për Edi Ramën do të votoj

De Biasi voton në Shqipëri: Të gjithë që kanë në zemër kombin duhet të votojnë sot

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Giani de Biasi ka votuar ditën e sotme në shkollën Kongresi i Lushnjës në kryeqytet duke qenë se ka shtetësinë shqiptare.

Në një intervistë të shkurtër për Euronews Albania De Biasi inkurajoi të gjithë shqiptarët të ushtrojnë këtë drejtë të rëndësishme që ua jep demokracia.

De Biasi, i cili nuk voton për herë të parë në Shqipëri, u shpreh se ndihet pak edhe si ambasador i Shqipërisë dhe ka treguar anën më të mirë të saj edhe atje ku nuk njihet.“Ndihem shumë shqiptar dhe sa herë kam mundësi vij, kam bërë pak edhe ambasadorin për të treguar Shqipërinë edhe aty ku nuk njihet shumë.

Të gjithë që kanë në zemër kombin duhet të dalin të votojnë sot. Isha këtu për Giro d’Italia që ishte një mrekulli dhe do të kthehem për ndeshjen me Serbinë.Me siguri do jetë një ndeshje shumë e veçantë, e vetmja gjë që uroj është të mos bëjmë marrëzira se është një ndeshje futbolli dhe duhet të tregojmë se jemi popull për së mbari”, tha De Biazi.

Problematika në Karbunarë të Lushnjës, kandidati i PD-së bllokon me makinë qendrën e votimit

Në Karbunarë më thonë që ka problematikë, kandidati i PD, Gent Çela ka bllokuar me makinë QV.

Aty ku është bllokuar rruga nga kandidati i PD Gent Çela, është nisur edhe policia.

Policia është njoftuar se ka persona me lista jashtë qendrës së votimit në Karbunarë.

Siç e parashikon ligji është kërkuar marrja e një vendimi nga komisioni që policia të ndërhyjë.

Kjo nuk është bërë dhe policia është larguar.