Sherri mes deputeti të PD-së, Flamur Noka dhe disa banorëve të Vorës, të cilët i akuzoi se po ndërhynin në procesin zgjedhor, ka vazhduar edhe brenda qendrës së votimit.
Noka iu drejtua duke i thënë që “do ju zvarris”, teksa i kërkoi të largoheshin nga QV. Por qytetarët u shprehën se po prisnin radhën për të votuar, dhe se “ishin qytetarë”, e jo horra siç deputeti i quajti.
“Je horr, jo qytetar, i Xhabaftëve. Ta tregoj unë”, iu drejtua demokrai një prej tyre, duke shtuar se “Ti do të përgjigjesh më dëgjo çfarë të them unë, do të përgjigjesh me të gjitha”.
https://www.youtube.com/embed/IRVV-AIyUHk
Ndërsa qytetari iu kthye: “Po pres të votoj. O zotëri jam qytetar, kam ardhur të votoj, lëri njerëzit të votojnë të lirë”.
Pjesë nga sherri brenda QV:
Qytetari: S’kam votuar
Flamur Noka: Më trego si quhesh
Qytetari: Asllaj
Noka: Ti do të përgjigjesh
Qytetari: S’kam lidhje me ata unë
Noka: Ti do të përgjigjesh më dëgjo çfarë të them unë, do të përgjigjesh me të gjitha
Qytetari: Po pres radhën
Noka: Filmojeni, ta tregoj unë ty, do të zvarris.
Qytetari: Po pse nuk e pranon humbjen?
Noka: Dil jashtë
Qytetari: Po pres të votoj. O zotëri jam qytetar, kam ardhur të votoj
Noka: Je horr, jo qytetar, i Xhabaftëve. Ta tregoj unë
Qytetari: Pranoje humbjen, ik. Jam votues i Vorës, lëri njerëzit të votojnë të lirë
Shko voto dhe ik
Ndërhyn qytetari 2: Jam refugjat i Vorës që kam ardhur të votoj
Banda e Xhabaftëve këtu. A votove çfarë do këtu. Do ju zvarris
Qytetari 2: Jam refugjat, kam ardhur të votoj (I drejtohet mediave). Urdhër vjen nga Europa për të votuar dhe sjellja e PD që plasën Gërdecin që s’kanë lënë gjë pa bërë këtu në këtë vend
Qytetari: Për Edi Ramën do të votoj