Kriset marrëdhënia e Rudina Hajdarit me të dashurin regjisor? Pas një viti romancë, çifti “zhduk” njëri-tjetrin nga rrjetet sociale

Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E kemi fjalën për Rudina Hajdarin, që ndonëse disi më e distancuar nga politika, gjithnjë është në ndjekje të zhvillimeve të ngjarjeve në vendin tonë.

MixCollage-10-May-2025-10-53-AM-9374

Si një personazh shumë i dashur edhe larg fokusit politikë, jeta e saj private ka qenë shpesh herë në fokus të mediave, pasi edhe vetë ajo është treguar transparente teksa ka folur për këtë pjesë. Ishte vera e shkuar, kur u zbulua edhe lidhja e re e ish-deputetes me Tan Kazazin, një regjisor i njohur në vendin tonë. Ka qenë vetë Rudina, që në rrjetet sociale ka publikuar edhe fotot me partnerin e saj të ri.

rudina-hajdari1

E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan: “E bekuar”. Lidhja e re dukej e konsoliduar, aq sa çifti të publikojë foto në rrjetet sociale. Përgjatë gjithë këtë viti, çifti u shfaq shumë shpesh së bashku, duke e bërë këtë lidhje familjare. Rudina shfaqej pranë nënës së Tanit, sakaq regjisori ishte me të në SHBA, ku edhe festonin së bashku festat. Por pas gati 1 vit lidhjeje, duket se diçka ka ndodhur mes kësaj dysheje kaq simpatike.

rudina-hajdari tan kazazi

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, Tani dhe Rudina nuk ndiqen më me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, në profilet e tyre janë zhdukur të gjitha pozat që kishin së bashku, duke na bërë të mendojmë se kjo lidhje po përballet me një krizë në këtë momente. Në profilin e ish-deputetes postimet e reja janë përgjithësisht nga udhëtimet e ndryshme që ajo ka bërë, por dukshëm në to mungon Tani.

rudina-hajdari tan kazazi 1

Nga ana tjetër, regjisori, postimet e tij i ka më të pakta, ku e vetmja shenjë e Rudinës, është një foto e bërë mes miqsh dhe të afërm të tyre, në vitin e shkuar. Vetë protagonistët e kësaj historie deri më tani nuk kanë preferuar që të flasin publikisht për romancën e tyre, ndaj edhe duket disi e vështirë që të flasin rreth mundësisë së krizës që po kalojnë, pas gati 1 viti lidhjeje.

rudina-hajdari tan kazazi 3

Advertisements

Kujtojmë se Rudina Hajdari i dha fund martesës me Muçjon Demirajn pak vite më parë, me të cilin ishte njohur në Nju Jork në moshë fare të re, më pas aty kanë organizuar edhe dasmën.

rudina hajdari

Ndarja e tyre u konfirmua edhe nga vetë Rudina, e cila tha se marrëdhënia e tyre ishte ftohur. Kjo për shkak të vështirësisë së lidhjes në distancë, pasi Rudina rikthye në Shqipëri, për t’u marrë me politikë. Që nga rikthimi i saj në Shqipëri, ajo ka qenë e angazhuar me politikë, duke u shprehur se tashmë politika do të jetë pjesë e angazhimeve të saj edhe të mëtejshme. Larg Parlamentit, Rudina duket se ka pasur kohë të lirë të jetë më e pranishme si pranë vajzës së saj, por edhe të ketë një jetë më sociale.

rudina hajdari1

“Marrëdhënia në distancë është shumë e vështirë, sepse që në vitin 2017 kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit. E padyshim që ka krijuar një ftohje në marrëdhënie, por ne mundohemi që të bëjmë më të mirën sepse kemi një vajzë. Kjo e bën marrëdhënien pak më të komplikuar. Duke marrë parasysh që vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi që të bëjmë më të mirën të mundshme”, u shpreh në atë kohë Rudina.

rudina hajdari3
rudina hajdari5
rudina hajdari vajza4

Video epike/ Nga kampion në… fotograf, Lamine Jamal surprizon me reagimin e tij

MixCollage-10-May-2025-12-01-PM-4221

Një nga talentet më të ndritur të futbollit spanjoll, Lamine Jamal, përjetoi një moment komik e të pazakontë në publik.Teksa ndodhej në një ambient të hapur, disa vajza e ndaluan dhe i kërkuan që tju bënte foto, jo si person i famshëm, por thjesht si një djalë që u duk i përshtatshëm për të shtypur butonin e aparatit.

Në videon e publikuar nga La Gazzetta dello Sport, shihet qartë se askush nga grupi nuk e njeh se bëhet fjalë për sulmuesin 17-vjeçar të Barcelonës dhe të përfaqësueses spanjolle. Kur njëra nga vajzat e pyet për emrin, ai përgjigjet thjesht dhe me buzëqeshje: “Ryan.” (VIDEO)

Pas shkrepjes së fotos, dikush në grup fillon të dyshojë dhe pyet: “A nuk është Lamine Jamal?”

Kjo shkakton një reagim të menjëhershëm dhe gazmor tek të tjerët, të cilat nuk e fshihnin dot habinë dhe entuziazmin që një prej yjeve të futbollit europian ndodhej përpara tyre.

Ky moment, i cili është bërë viral, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Përdoruesit kanë vlerësuar thjeshtësinë dhe përulësinë e Jamalit, i cili, pavarësisht famës së madhe dhe presionit të madh të karrierës, duket se i merr gjërat me sportivitet dhe humor.

Ky episod dëshmon edhe një herë se, përkundër miliona ndjekësve dhe vëmendjes së medias, ka ende vende dhe momente kur edhe më të famshmit mund të kalojnë pa u njohur.

Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë

Parkimi i automjetit, jo vetëm është kthyer në mision të pamundur, por edhe kushton tepër shtrenjtë në Tiranë. Shpenzimet janë të larta, si për blerje vendesh parkimi të nëndheshme, por edhe për qëndrim ditor dhe mujor të mjetit.

Çmimet për blerjen e posteve në parkim të nëndheshëm në komplekset rezidenciale nisin nga 13 mijë euro dhe arrijnë deri në 60 – 80 mijë euro.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, pohon se çmimet e shitjes janë shumë të lidhura me pozicionin gjeografik dhe zhvillimin urban të zonës.

“Në zonat periferike si Kinostudio apo afër Rrugës Bardhyl, çmimet variojnë nga 15,000 deri në 25,000 euro për një post parkimi standard në ndërtimet e reja. Në Unazën e Vogël dhe zonat pak më afër qendrës, çmimet shkojnë nga 20,000 deri në 30,000 euro.

Ndërsa në zonat qendrore si ish-Blloku, Komuna e Parisit, Stadiumi ‘Selman Stërmasi’ dhe rruga e ‘Kosovarëve’, çmimet rriten ndjeshëm, duke arritur nga 25,000 deri në 35,000 euro, me raste të rralla që kalojnë edhe 50,000 – 80,000 euro për vende me akses të kufizuar ose në godina luksoze.

Në ‘Astir’, ku ndërtimi është i dendur por më i ri, çmimet qëndrojnë në mesatarisht rreth 13,000 deri në 18,000 euro”.

Në godinat e reja rezidenciale, ndërtuesit nuk ofrojnë më garazhe të mirëfillta, të mbyllura me qepen, por janë vende apo poste parkime. Duke qenë të nëndheshme nuk lejohet mbyllja e tyre, për shkak të rreziqeve nga rastet e rënies së zjarrit.

Çmime të larta shitje për vende parkimi po ofrohen edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Në objektet rezidenciale në Kashar, çmimi i shitjes së vendeve të parkimit varion nga 8,000 euro, 10,000, 12,000 deri në 15,000 euro çmimi maksimal, sipas ndërtuesit Hajredin Fratari.

Në ndërtimet e reja që pritet të nisin prej tij në zonën e Liqenit të Thatë, çmimet e shitjes së garazheve do të ofrohen nga 25,000 euro.

Për dy objektet e reja, sipërfaqja e banimit do të zërë 5,000 metra katror dhe për parkimet 4,300 metra katror, duke projektuar dy vende parkimi për çdo apartament.

Çmimet e shitjes për zona të tjera

Nga vëzhgimi i “Monitor”, çmimet e shitjes së vendeve të parkimit në zona të ndryshme të kryeqytetit nisin nga 13,000 euro në periferinë e Paskuqanit deri në 60,000 euro në ndërtimin e ri tek ish-Ekspozita.

Në ndërtimet e reja në Paskuqan, parkimet e nëndheshme ofrohen me çmime 13,000 euro.

Në një nga objektet e reja që po ndërtohet në rrugën e “Kokonozëve”, çmimi i shitjes për poste të nëndheshme parkimi është 20,000 euro, sipas zyrës së shitjes. Oferta është e kufizuar.

Në Kinostudio, te kompleksi “Arlis”, sipas zyrës së shitjes, çmimi i shitjes për një vend parkimi është 25,000 euro.

Në rezidencën OXA, në vijën e parë të ndërtimit në Bulevardin e Ri, çmimi i ofruar për një vend parkimi me sipërfaqe 40 metra katror, sipas zyrës së shitjes arrin në 35,000 euro (objekti sapo ka filluar punimet).

Në kompleksin rezidencial “SanPaolo Bulevard”, që po ndërtohet, sipas zyrës së shitjes, çmimet variojnë nga 23,000 deri në 25,000 euro. Objekti është në vijën e dytë të ndërtimit dhe në fazën e karabinasë. Në fazën e gropës, vendet e parkimit u shitën 17,000 euro. Rritja është nga 32 deri në 35%.

Në kulla, çmimet e parkimeve arrijnë 60 mijë euro

Në kullën “Ekspozita Building”, që po ndërtohet në zonën e ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, çmimet e shitjes së posteve të parkimit janë 60,000 euro. Agjentët imobiliarë të agjencisë “Future Home” (agjencia që po shet poste parkimi në këtë objekt të dhëna me klering) pohuan se sipërfaqja e posteve të parkimit është rreth 43 metër katror.

Ndërsa zyra e shitjes për “West Residence”, një objekt i ndërtuar pranë Presidencës, pohoi se shitjet kanë përfunduar, si për poste parkimi edhe për apartamente banimi. Sipas agjencive të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, çmimet e shitjes në këtë objekt arritën deri në 60,000 euro.

Rritja e çmimeve, e ndikuar nga kërkesa

Për ndërtuesit, rritja e çmimeve është nxitur nga kërkesa e lartë, për shkak të shtimit të përdoruesve të autoveturave dhe mungesës së hapësirave publike.

“Me këtë shtim të lartë të numrit të makinave në Tiranë, blerja e parkimit është e domosdoshme, pasi edhe hapësirat publike janë të kufizuara dhe nuk ke ku mund të lësh mjetin.

Parkimet publike janë të pakta në numër, ndërsa marrja e gjobave të kushton sa dyfishi i parkimit.

Për rrjedhojë, kërkesa për blerje parkimi është e lartë, duke sjellë edhe rritje të çmimit të shitjes, por edhe të tarifave ditore për qëndrim të mjetit”, thotë ndërtuesi Hajredin Fratari.

Pas vitit 2022, kërkesa për blerje të vendeve të parkimit në objektet rezidenciale në Tiranë është rritur, veçanërisht në zona ku mungesa e tyre është lartë. Interesi në rritje për blerje të vendeve të parkimit për ndërtuesit është arsyeja kryesore e shtrenjtimit të çmimeve të shitjes.

“Në vitet 2010-2022 ka pasur një stok të madh për shitje në lidhje me parkimet, kjo si rezultat që investimet bëheshin vetëm për banim dhe blerja e një parkimi ishte një kosto thjesht e shtuar për blerësin.

Pas këtyre viteve, kërkesa për blerje të parkimeve vazhdoi të rritet, veçanërisht në zonat me mungesë.

Në lagje si: Komuna e Parisit dhe ish-Blloku, ku trafiku dhe fluksi ditor janë të larta, pronarët e apartamenteve kërkojnë gjithnjë e më shumë garazhe për lehtësi personale dhe për të rritur vlerën e pronës.

Ndërkohë, investitorët kanë filluar t’i shohin vendet e parkimit si pasuri të vlefshme, për shkak të mundësisë së qirasë stabël”, pohon zoti Harizi, nga Shoqata e Ndërtuesve.

Në Tiranë llogaritet se dy banorë zotërojnë një makinë

Në Tiranë, në fund të vitit 2024 kishte rreth 330 mijë makina aktive, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Rrugor.

Për një popullsi në Bashkinë Tiranë prej 600 mijë banorë, sipas Censit të fundit të INSTAT (750 mijë për gjithë prefekturën Tiranë), rezulton se ka 500- 550 autovetura, ose një makinë për dy banorë.

Kjo shifër është shumë më e lartë se mesatarja e vendit prej rreth 300 automjete për 1 mijë banorë (ndër më të ulëta në Europë) dhe në linjë me mesataren e Bashkimit Europian.

Në Tiranë është përqendruar numri më i lartë i mjeteve rrugore, duke zënë rreth 35% të totalit të mjeteve rrugore që qarkullojnë në Shqipëri.

Vetëm në vitin 2024, sipas DPSHTRR në Tiranë u regjistruan për herë të parë 41.1 mijë automjete, ose 41% e të gjitha automjeteve të regjistruara në vend (99.4 mijë gjithsej).

Krahas mjeteve të regjistruara në Tiranë, në kryeqytet hyjnë dhe makinat e rretheve, duke rënduar trafikun çdo ditë.

Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura).

Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik.

Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Shqiptarët, më pak makina se europianët në raport me popullsinë

Shqiptarët vijojnë të kenë më pak se gjysma e makinave në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 570 automjetesh për 1,000 banorë.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2023, në Shqipëri kishte 253 makina pasagjerësh për 1 mijë banorë, duke vijuar të renditemi të tretët, duke lënë pas Kosovën që pati 205 mjete për 1 mijë banorë dhe Turqinë me 178 makina për 1 mijë banorë.

Në vitin 2024, ky treguesi, i rishikuar me popullsinë e re të censit dhe numrit të makinave të reja të regjistruara ka arritur në rreth 300, por sërish mbetet ndër më të ulëtit në Europë.

Ndër vendet e rajonit me numrin më të lartë të automjeteve për 1 mijë banorë është Mali i Zi, me 393 makina, dhe Serbia, me 362 makina.

Në vitin 2023, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për 1000 banorë në BE ishte 570. Krahasuar me 2022, numri mesatar i makinave të pasagjerëve në vendet e BE-së është rritur 1,2%.

Në Europë, numrin më të lartë të makinave për pasagjerë e kishte Italia, me 694 autovetura, e ndjekur nga Qipro, me 665 autovetura, Finlanda, 664 dhe Islanda, 642./Monitor

ΡΙ.αgosi të shoqen dhe më pas υ▪︎au veten, reagon gruaja e stilistit: Prehu i qetë jeta ime

Prishtina u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në “Rrugën B”, ku dizajneri i njohur kosovar Festim Isufi u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Ngjarja ka shkaktuar pikëllim të thellë në opinionin publik dhe në rrethin artistik ku ai ishte një figurë e njohur dhe shumë e dashur. Festim Isufi është gjetur i vdekur si pasojë e plagëve me thikë, ndërsa gruaja e tij e plagosur me thikë ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, ditën e sotme për vdekjen e Festimit ka reaguar gruaja e tij, Rina, përmes një postimi në Instagram.

Ajo ka ndarë një fotografi me të shoqin, duke i dhënë lamtumirën: Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.

Emrat/ Këta janë dy të rinjtë që humbën tragjikisht jetën nga shembja e masivit të gurëve në Gramsh

Një ngjarje tragjike është konfirmuar sot në zonën e Holtës, Gramsh, ku dy punëtorë kanë humbur jetën pas rrëshqitjes së një masivi dheu gjatë punimeve në një kantier ndërtimi hidrocentrali.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktimat janë identifikuar si shtetasit Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32 vjeç, të cilët ndodheshin në punë në momentin kur ndodhi fatkeqësia. Masivi i dheut dyshohet të ketë rrëshkitur aksidentalisht, duke i zënë poshtë punëtorët.

Ngjarja ndodhi pranë një kanali që furnizon me ujë hidrocentralin në ndërtim, ndërsa autoritetet policore dhe grupet mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë ngjarje të rëndë, që vjen vetëm pak ditë pas një tjetër aksidenti fatal në Klos, ku një 29-vjeçar humbi jetën nga shembja e një masivi kromi.

Betejat zgjedhore PS-PD, si janë ndarë mandatet në votimet e 2021, 2009, 2017 dhe 2013

Shqiperia voton me 11 maj 2025, per Kuvendin e ri te Shqiperise me nje skeme te re te ndarjes se mandateve dhe forca te reja politike bashke me personazhe te rinj qe kerkojne te votohen.

Open Data Albania ka vizualizuar rezultatet zgjedhore sipas mandateve dhe numrit të votave për Partitë Politike në Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare 2021, 2009, 2013 dhe 2017.

Në procesin që sapo përfundoi u konfirmua fituese Partia Socialiste me 74 mandate. PS mori një numër votash prej 768 250 Vota, që përbëjnë 48.68% të totalit vota të vlefshme.

Mesatarja Total Vota PS me Numër Mandatesh PS Rezulton 10 381 vota për deputet.

Ndarja e Mandateve të PS në qarqe është: Tirana 18; Durrës 8; Fier 9; Korçë 6; Vlora 8; Elbasani 8; Berati 5; Kukës 1; Shkodër 3; Lezha 3; Dibër 2’ Gjirokastër 3.
Krahasuar me Zgjedhjet 2017 PS ka marrë 4459 Vota më shumë dhe ka ruajtur të njëjtin numër mandatesh.

Partia Demokratike ka hyr ënë garë në listë të vetme me Aleatët njohur si PD dhe Aleanca për Ndryshim. Kështu sëbashku kanë marrë 622 267 Vota. Përkthyer në mandate deputeti janë 59. Në total PD dhe AN ka marrë 39.49%.

Ndarja e Mandateve të PS në qarqe është: Tirana 15; Durrës 6; Fier 6; Korçë 5; Vlora 4; Elbasani 6; Berati 2; Kukës 2; Shkodër 5; Lezha 4; Didër 3; Gjirokastër 1.

Mesatarja e Votave për deputet është 10 547.

Partia Social Demokrate me Kryetar z. Tom Doshi ka marrë në këtë proces zgjedhor 35 467 Vota. Përkthyer kjo në 3 mandate dy në Shkodër dhe një në Tiranë. Në përqindje kundrejt totalit janë 2.5% e votave rang Kombëtar. Mesatarja e votave për deputet është 11 822 Vota.

Lëvizja Socialiste për Integrim në Zgjedhje 2021 ka shënuar 107 533 Vota që janë 6.81% e totalit të votave në rang kombëtar dhe japin vetëm 4 deputet n 3

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë në zgjedhjet e datës 25 Prill 107 533 Vota që përbëjnë 6.81% të votuesve përkthyer në mandate janë 4 Deputet në 3 qarqe. LSI ka pësuar rënie në numër votuesish dhe në mandate. Mesatarja e votave për deputet tek LSI është 26 883 Vota.

Në 2009 mandatet mes partive u ndanë në: Partia Socialiste fitoi 65 Mandate; Partia Demokratike fitoi 68 Mandate; Partia Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 4 mandate; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1 mandat; Partia Republikane 1 mandat; Partia për Drejtësi dhe Integrim PDI 1.

Partitë ishin të grupuara në katër koalicione zgjedhore: Koalicioni Aleanca e Ndryshimit kryesuese PD me 70 mandate; Aleanca Poli i Lirisë e cila nuk mori asnjë mandat; Koalicioni Aleanca Socialiste për Integrim ku veç LSI merrte pjesë edhe Partia Socialiste e Vërtetë, koalicion me 4 mandate të LSI, dhe Koalicioni Bashkimi për Ndryshim drejtuar nga PS, koalicion që siguroi në total 66 deputet. Pragu elektoral prej 5% të votave ishte kusht për koalicionet dhe 9.87% e votave të vlefshme nuk shënuan mandat deputeti.

Në procesin Zgjedhor 2013 kemi Rotacion Politik ku mazhoranca ndryshon nga Partia Demokratike tek Partia Socialiste.

Rotacioni nuk afekton partinë Lëvizja Socialiste për Integrim e cila bëhet aleate me Partinë Socialiste për bashkëqeverisje.

Rezultati zgjedhor në 2013 shënon Partia Socialiste 65 deputet; Partia Demokratike 50; Partia Lëvizja Socialiste për integrim merr 16 deputet; Partia Drejtësi për Integrim fiton 4 mandate, Partia Republikane 3 dhe partitë Bashkimi për të Drejtat e njeriut dhe Partia Kristjan Demokrate e Shqipërisë nga një mandat deputeti secila.

Në këto Zgjedhje partitë u renditën në dy koalicione Aleanca për Shqipërinë Europiane drejtuar nga PS ku bënte pjesë edhe LSI; PBDNJ; PKDSH dhe Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim drejtuar nga PD.

Në Zgjedhje 2017 Partia Socialiste fitoi e vetme 74 mandate; Partia Demokratike fitoi 43 deputet; Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 19 deputet; Partia Drejtësi Unitet Integrim 3 deputet dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit fitoi një deputet. Shumë parti të vogla u rrudhën në rezultatin e tyre.

Në Zgjedhje 2021 Partia Socialiste fitoi e vetme 74 mandate; Partia Demokratike e cila hyri në zgjedhje bashkë me aleatët në një listë te vetme si Partia Demokratike “Aleanca për Ndryshim” mori 59 deputet; Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 4 deputet dhe Partia Social Demokrate e Tom Doshit fitoi 3 deputet. Në këto zgjedhje kemi dhe një rritje të numrit të votave të pavlefshme nga proceset e mëparshme të cilat shkojnë në shifrat e 5% ose 83028 vota. Në këtë proces zgjedhor u aplikua sistem zgjedhor Proporcional Rajonal me nivel Qarku dhe me prag kombëtar prej 1 %.

Proces Zgjedhor 2021

Nëse shohim dinamikën e ndryshimit të numrit të mandateve për tre Partitë Parlamentare PS, PD dhe LSI na rezulton që PS kanë shënuar një rritje të vogël në numër votash por të konvertuar në të njëjtin nr mandatesh 74, PD/AN ka shënuar rritje dhe LSI është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e 2013 dhe në zgjedhjet e 2017. burimi: OpenData

Trëndafila nga qielli për Nurin! Zbulohet autori i surprizës romantike në “Ferma VIP”

Një skenë që i ngjante më shumë një filmi romantik se një reality show ndodhi pak ditë më parë në “Ferma VIP”, kur një helikopter fluturoi mbi fermë dhe hodhi trëndafila për Nurin. Publiku nisi menjëherë të spekulonte: një fans i zjarrtë, një dashuri sekrete, apo thjesht një gjest publik për vëmendje?

“Lulet m’i ka dërguar Djonisi. E ka postuar edhe në Instagramin e tij. Nuk kam pse ta fsheh. E falënderoj shumë. Kemi një miqësi të vogël, dhe ishte një ndihmë e tij në mënyrë shoqërore.”

Djonis Biba, fituesi i sezonit të parë të “Ferma VIP”, nuk ka nguruar të shfaqë publikisht mbështetjen për Nurin, por sipas saj, nuk ka vend për aludime romantike. Nga ana tjetër, komentet online kanë vërshuar me ide dhe krahasime, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e këtij sezoni. Ndërkohë, rrugëtimi i Nurit në fermë përfundoi mbrëmjen e djeshme, pas një televotimi të fortë që pasoi një vendim të prerë nga Aga: çdo formë dhune verbale apo bullizmi do të ndëshkohej.

Nur u përball me një listë të gjatë të nominuarish, përfshirë Albën, Andreasin, Big Mamën, Anduelin dhe Big Bastën, dhe në fund u largua mes emocioneve dhe duartrokitjeve.

Plas mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

Vazhdon prej disa ditësh situata e tensionuar në Qarkun e Dibrës, aty ku Edi Rama është shprehur i sigurt se PS-ja do të fitojë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme.

Burime për mediat bëjnë me dije se një grup simptaziantësh të PD-së kanë bllokuar një automjet në fshatin Tomin të Dibrës, ku pretendojnë se po shkonte në zonat e thella.

Sipas demokratëve, personat që ndodheshin brenda automjetit do të shpërndanin para dhe tollona nafte në këmbim të votave për PS-në në zonat e thella të Dibrës. Burime bëjnë me dije se mes dy grupimeve nuk kan munguar as përplasjet fizike.

Mësohet se Policia dhe Prokuroria janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të ushtruar kontroll në automjet.

“Vullnet Sinaj po blen vota…”, Berisha publikon denoncimin, del në skenë edhe “Big Market”

Sali Berisha ka publikuar nje denoncim ku sipas tij kandidati Vullnet Sinaj po blen vota ne Vlore se bashku me njerezit e tij.

Ne denoncimin e Berishes, permendet edhe nje menaxher i Big Market, kompani ne pronesi te Vullnet Sinajt per te cilen deputeti eshte hetuar nga parlamenti pas akuzave te opozites per perfitim te fondeve shteterore.

Denoncimi i Berishes:

Krimineli Vullnet Sinaj blen vota!
Dënoj me forcën më të madhe krimin e tij të shëmtuar.
Lexoni denoncimin e qytetarit digital!
I nderuar Doktor! E para uroj te kemi nje fitore sa me te thelle. Po ju dergoj nje informacion shume te sakte dhe teper sekret per ne territorin e Bashkise Selenice dhe lumin e vlores.

Deputeti Vullnet Sinaj me armaten e tij te kamufluar, mbreme kane bere listat e fundit per shperndarje te zarfave ne zone dhe sot do bejne veprimet e tyre. I pari qe jane listat eshte karburanti ne Peshkepi me emrin Mesa oil i shtetasit Mirosh Hoxhaj.

Kryatari partise ne Vllahine Florjan Muça ka marre listat mbreme me zarfat qe mund te kapen ne flagrance. Soklo Hodaj ne selenice dhe biznesi ne vlore kane marre lista me zarfat. Engjelush Bellaj njehkosisht babai i kryetarit bashkise selenice ne zone dhe ne biznesin e tij ne vlore do gjeni lista me zarfa.

Menaxheri kryesor i big market Arsen Devollaj e keni ne zone te lumit vlores dhe ne bregdet ne himare me zarfat. Te lutem denoncoje ne menyre sekrete jo ne polici se kane mbeshtetje pi shikoj vete mundesine duke me ruajtur dhe mua anonimitetin.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 10 Maj 2025

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 3 gusht 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Ju pret një ditë pozitive qofshi me pushime, apo edhe në punë. Edhe ngarkesat e punës do të menaxhohen me qetësi, ndaj përfitoni nga ndikimi i favorshëm i planetëve për ti çuar gjërat përpara. Do të keni ndihmën e pakursyer të një personi të shtrenjtë për ju.

Demi

Gjatë kësaj periudhe do të ndiheni disi të çorientuar për shkak se nuk do të përballeni me shumë situata konkrete, sidomos në sferën financiare, dhe kjo gjë nuk ju lë rehat. Situata do të vijë duke u përmirësuar në pjesën e dytë të muajit, ndaj bëni durim. Mundohuni që të çlodheni më shumë gjatë kësaj fundjave.

Binjakët

Këshillohet që ti zgjidhni konfliktet me qetësi, veçanërisht ato të natyrës profesionale. Dijeni se nëse prisni shpagim nga dikush, nuk do e merrni… të paktën jo së afërmi. Në dashuri rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Gaforrja

Do të ndiheni të lirë për të menduar dhe vepruar, duke befasuar dikë që nuk e pret. Keni vendosur që ti jepni një shtysë jetës tuaj dhe ta ndryshoni atë, veçanërisht në nivelin profesional. Megjithatë mundohuni që të mos hidhni hapa shumë të guximshëm. Sa i takon dashurisë, do të ndiheni pezull mes dy situatave.

Luani

E shtuna do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të keni mundësi që të guxoni si profesionalisht edhe sentimentalisht. Projektet do të çohen përpara me sukses, ndërsa kush dëshiron që t’ia kushtojë fundjavën dashurisë, do të kalojë momente të paharrueshme.

Virgjëresha

Do të keni mundësi që të përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve për të marrë vendime të cilat do të jenë të dobishme për të ardhmen tuaj profesionale dhe personale dhe për të rikuperuar lidhur me probleme që keni patur më parë. Do të keni mundësi që të rinisni vrullshëm, por duhet të përkushtoheni më shumë.

Peshorja

Pasi keni kaluar një korrik të rënduar, po përgatiteni për një periudhë të mbushur me një sërë mundësish. Gushti do të jetë tranzit, pa ngarkesa dhe ulje-ngritje.

Akrepi

Do të shënohet një rikuperim i ndjeshëm pas ditëve të ngarkuara që keni kaluar. Me shumë mundësi jeni përballur me kriza dhe polemika, me persona që i keni pranë dhe kjo gjë do ju lërë me shije të hidhur. Mundohuni që të gjeni pak më shumë kohë për veten, për tu qetësuar.

Shigjetari

Do të ndiheni pak të lodhur gjatë kësaj dite, ku do të keni debulesë fizike. Megjithatë kjo situatë nuk do të ndikojë në jetën tuaj sociale, në sajë të ndikimit të Venusit, Marsit dhe Diellit. Parashikohen takime mjaft të favorshme.

Bricjapi

Duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi me gjasë gjatë kësaj periudhe do të keni të bëni me persona të cilët nuk u thonë të vërtetën apo me natyra fataliste. Mundohuni që të tregoheni më të kujdesshëm, duke përdorur ndjeshmërinë tuaj. Nëse gjatë ditëve të kaluar keni debatuar me dikë që e keni përzemër, ky është momenti i duhur për rikuperim. Mundësitë nuk do të mungojnë në sferën profesionale.

Ujori

Do e keni të vështirë nga një fazë e mbushur me tension, duke qenë të ngarkuar me ankth, nervozizëm dhe lodhje, gjë që do ju shkaktojë edhe probleme fizike. Fatmirësisht pjesa e dytë e muajit do të vijë drejt përmirësimit, pasi keni nevojë që të arrini një qëllim, shkruan noa.al. Sa i takon anës financiare, duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

Peshqit

Duhet të mundoheni që të jeni më pak xheloz. Ndoshta po jetoni një situatë në të cilën jeni të mbushur me dyshime, ose ndoshta një distancë fizike ju rëndon. Mundohuni që të mos jeni trysnues.