LaCivita flet për ish-ambasadoren Yuri Kim, “non gratën” dhe nëse Berisha do të udhëtojë në SHBA

Këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, së bashku me kreun e PD, Sali Berisha ishin të ftuar në emisionin Top Story në Top Channel. LaCivita foli për non gratën e Berishës, komunikimet me DASH dhe ish-ambasadoren amerikane, Yuri Kim. 

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, ai tha se nuk punon me ‘socialistët, komunistët, si Edi Rama’.

Pyetjes nëse është mësuar me këtë lloj kundërshtari (Rama), ai u përgjigj duke thënë: “Jam mësuar të merrem me kundërshtarë të paqëndrueshëm dhe Edi Rama është i tillë. Fushata s’ka të bëjë me mua, por me 12 vjeçarin e tij të fundit si kryeministër”.

Berisha mund të udhëtojë në SHBA, kishit informacion?

LaCivita: Jo, nuk e dija. Për sa i përket letrës, jo nuk e dija. Kur u publikua pata një ndjesi të këndshme.

I keni bërë ftesë Berishës për të udhëtuar në SHBA?

LaCivita: Jo, sepse fokusi im ka qenë të fushata në Shqipëri.

Ka shitblerje vote në Shqipëri?

LaCivita: Pikë së pari nuk flas në emër të DASH. Mendoj se është e rëndësishme që t’i kujtojmë njerëzit se demokracia është e shenjtë dhe e drejta e votës është e shenjtë. Njerëzit në një demokraci e kanë mundësi të ndryshojnë qeverinë ose ta pranojnë.

Është e qartë që në mendjen time s’ka dyshim se ka pasur probleme me procesin e votimit ne Shqipëri, ka pasur vota që janë blerë, njerëzit që kanë qëndruar në Shqipëri janë nxitur, kjo ndodh kudo, edhe në SHBA.

A ka PD një portë të hapur?

LaCivita: Nuk komunikoj me DASH, por ata shohin lajmet dhe me siguri tregojnë vëmendjen ndaj asaj që po ndodh. Jam marrë me politikën zgjedhore të SHBA për 35 vjet. Dhe sigurisht për presidentin Trump. Partia Republikane është e afërt me PD, unë përshtatem natyrshëm. Unë nuk punoj për komunistët, socialistët, si Edi Rama.

Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Çdo të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën?

LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.

Pse duhet të ketë një kontratë lobimi për të hequr këtë padrejtësi? Është çështje e padrejtë që duhet të hiqet, apo është çështje me lobim?

LaCivita: Së pari, fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e  qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar.

Personi që Berisha ka sulmuar shumë është Yuri Kim, ka qenë ambasadore e emëruar nga Trump, shikoni kontradiktë?

LaCivita: Jo. Sepse roli i saj ishte ndryshe, nuk ka përvojë ambasadorja e mëparshme që ka problemet e veta në SHBA. Organizatorja pyeti a ka një sherif të ri, në SHBA ka një sherif të ri.

T ragjedi në çift/ 34-vjeçari ρΙa gos ρartneren dhe i jeρ fυnd jetës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 34-vjeçar ka vdekur në rrugën “B” në Prishtinë kurse një vajzë 30-vjeçare është lënduar.

Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ka plagosur fillimisht të dashurën, ndërsa më pas ka vrarë veten.

Vdekjen e 34-vjeçarit e kanë konfirmuar mjekët në vendin e ngjarjes, ndërkohë 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital.

Lajmi konfirmohet nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ahmeti ka njoftuar se fillimisht rasti është raportuar rreth orës 15:00 për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.“Hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Ρanik në studio! Të ftuarës i bien të fikët LIVE dhe rrëzohet, shtanget prezantuesi (Video)

Një e ftuar në “Fox News” humbi papritur ndjenjat teksa fliste drejtpërdrejt në transmetim, duke tronditur shikuesit dhe prezantuesin. Reagimi i këtij të fundit i ka habitur të gjithë dhe ka shkaktuar zemërim në publik.

Camryn Kinsey, e cila më parë shërbeu në administratën Trump, ishte e ftuar në “Fox News”, në emisionin “Night Thursday” për të diskutuar ndryshimet ideologjike midis komandantit aktual të përgjithshëm dhe ish-presidentit Joe Biden.

Por në një moment gjatë intervistës së saj me Jonathan Hunt, Kinsey-t i ngatërrohen fjalët.

“Ideologjia është aty ku… Nuk ka të bëjë me ëëë…”, tha ajo teksa më pas shihet duke rënë nga karrigia.

Rënia e papritur e Camryn në dysheme e la prezantuesin të shtangur, ndërkohë një pjesëtar i ekipit nxitoi për t’i ardhur në ndihmë asaj.

“O Zot i madh”, tha shkurt Hunt, i cili më pas u kthye nga kamerat për të folur me publikun, teksa stafi po merrej me Kinsey.

“Pra do të marrim ndihmë për Camryn, më lejoni të kthehemi te Lydia. Në fakt do të bëjmë një pushim këtu. Do të kthehemi menjëherë”, tha më pas prezantuesi.

Pas ndërprerjes për reklama, Hunt raportoi se ajo ishte mirë dhe se po trajtohej nga ndihmësmjekët. Mbetet e paqartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar rënien e të fikëtit Kinsey-y.

Ndërkohë shikuesit e programit në shtëpi, të cilët u tmerruan nga e gjithë ngjarja, nisën menjëherë të reagonin në rrjetin social X, ku shprehën shqetësimin e tyre.

https://www.dailymail.co.uk/media/article-14696647/fox-news-camryn-kinsey-faints-air-update.html?ico=embedded

Vite pas ndarjes, Stresi rikthehet me Kejsin dhe ka një mesazh…(Foto)

Pas shumë spekulimeve dhe thashethemeve në rrjetet sociale, reperi i njohur Stresi dhe ish-partnerja e tij Kejsi kanë konfirmuar zyrtarisht ribashkimin e tyre si çift. Lajmin e bënë publik përmes një fotosesioni ekskluziv dhe interviste për revistën “Who”, ku dyshja shfaqen të afërt, të qeshur dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Në intervistën e ndjerë, çifti rrëfeu se një shans i dytë dhe reflektimi personal i ka bërë të kuptojnë vlerën që kanë për njëri-tjetin. Ky ribashkim shënon një moment të rëndësishëm për ata, pasi pas një periudhe të gjatë ndarjeje, ata tani dëshirojnë të fillojnë një kapitull të ri bashkë. Në një prej postimeve të ndara në InstaStory, Stresi shprehu emocionet e tij me një mesazh që prek zemrat:

“Gjithmonë kam menduar se nuk ka më shpresë kur dy njerëz që kanë qenë shumë të dashuruar ndahen dhe kalojnë vite pa u parë, por ndonjëherë mjafton një moment dhe gjithçka ndryshon. Respektojeni partnerin tuaj, duajeni me sinqeritet dhe mos e ulni kurrë, as gjatë lidhjes e as pas ndarjes. Lini gjithmonë një derë hapur… sepse kurrë nuk i dihet. Never say never”, –përfundon këngëtari.

Pas një beteje me tumorin, ndërron jetë një nga regjisorët më të mirë

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare regjisori i njohur, James Foley. Mediat e huaja shkruajnë se regjisori i filmave përfshirë “Glengarry Glen Ross”, “At Close Range” dhe “Fear”, u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Los Angeles në fillim të kësaj jave.

Foley vdiq pas një beteje disavjeçare me kancerin në tru, sipas përfaqësuesit të tij.

“Daily Mail” shkruan se 71-vjeçari punoi me yje si Sean Penn, Madonna, Al Pacino dhe Halle Berry, dhe u specializua në histori që ishin të mbushura me atmosferë dhe kishin një ndjesi noir.

Filmi i tij i parë artistik ishte drama romantike muzikore e vitit 1984 “Reckless”, me protagonistë Daryl Hannah dhe Aidan Quinn. James Foley vazhdoi me “At Close Range”, me protagonistë Penn dhe Christopher Walken në një neo-noir që përfshinte këngën e Madonnës “Live to Tell”. Madonna ishte e martuar me Penn në atë kohë, dhe regjisori vazhdoi të bashkëpunonte disa herë me Madonnën, duke drejtuar videoklipe muzikore dhe filmin e saj artistik “Who’s That Girl”.

“Glengarry Glen Ross” ishte një nga filmat e tij më të vlerësuar , dhe adaptimi i dramës së David Mamet i siguroi Pacinos një nominim për Oscar dhe një Golden Globe. Kasti i yjeve përfshinte gjithashtu Jack Lemmon, Alec Baldwin, Ed Harris dhe Alan Arkin.

Foley gjithashtu drejtoi dy vazhdimet e filmit “Pesëdhjetë Hijet e Greit” dhe 12 episodet e serialit “House of Cards”.

Filmat e tjerë të Foley-t përfshinin “Two Bits” të Pacino-s, “Confidence”, “Perfect Stranger” me Berry dhe Willis, “The Chamber” dhe “The Corrupter” me Chow Yun-Fat dhe Mark Wahlberg.

Shifra të çmendura/ Eksperti i IT: Gati 1 mln dollarë për fushatën në rrjetet sociale, ja emri që ka investuar më shumë

Eksperti i IT Tomi Kallanxhi tha se vlera e vërtetë e hedjur nga kandidatët në rrjetet sociale, në kuadër të fushatës, është 991 mijë dollarë. Ai renditi forcat politike që kanë paguar më shumë, ku në krye qëndronte Agron Shehaj me 33 mijë dollarë e më pas PD me 20 mijë dollarë. Sa i përket kandidatëve të PS-së, Kallanxhi deklaroi se kanë zgjedhur mënyrën e reklamimit nëpër portale. Ndërkohë pedagogu Rezart Prifti u shpreh se vota në teorinë politike është një investim, nuk ka të bëjë me pëlqyeshmërinë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Fushatë intensive në rrjetet sociale. Vlera të çmendura që kanë paguar. Doli zyrtare që deri para një jave ishin 149 mijë euro të hedhura nga kandidatët në rrjetet sociale.

Prifti: Numri është tjetër. Janë shumë pak.

Borakaj: Prisje më shumë?

Prifti: Janë më shumë, jo prisja më shumë. Kaq janë të hedhura vetëm nga emri zyrtar.

Kallanxhi: 991 mijë dollarë është vlera e vërtetë. Dhe vendin e parë deri dje e ka pasur Agron Shehaj me 33 mijë dollarë, PD me 20 mijë dollarë, më pas vjen Jorida Tabaku, që ka paguar edhe nga PD dhe nga emri i saj, Grigels Mucollari. PS ka pasur një trend tjetër, me portale.

Borakaj: Sigurojnë vota nga rrjetet sociale?

Prifti: Kam një mendim që vota në teorinë politike nuk është çështje simpatie. Unë mund të them “je djalë shumë i mirë”, por votën s’të jap dot. Vota në teorinë politike është një investim, nuk ka të bëjë me pëlqyeshmërinë.

Fallxhorja ‘nxjerr’ Ilir Metën nga burgu: Herë më bëhet si dele, herë si qen. Monika ka vite që shkon nëpër magjistare

Për parashikimin e votave të 11 majit, emisioni “Stop” në Tv Klan ndalon edhe te një grua në Bulevardin e ri. Asaj i thuhet që po punojmë për Partinë e Lirisë dhe këshillat për ca kokrra sheqer të kënduara, do të bëjnë mrekulli.

Qytetarja: Jam duke u marrë me…

Fallxhorja 3: Këto të rejat?

Qytetarja: Me këto të rejat!

Fallxhorja 3: Me kë?

Qytetarja: Me LSI që ka ndryshuar.

Fallxhorja 3: Ajo e LSI-së, e kam pasur para 4-vjetëve. Dëgjo këtu! E di unë se i kam shoqet e mia. Kam kryetare bashkie, kam të gjitha këto të PS-së.

Qytetarja: A vijnë?

Fallxhorja 3: Po mi!

Qytetarja: Tani, neve na duhen vota që të nxjerrim Ilir Metën, sepse vetëm në këtë mënyrë kemi mundësi të fitojmë.

Fallxhorja 3: Tani me atë Tedin je?

Qytetarja: Hë?

Fallxhorja 3: Tedi Blushi.

Qytetarja: Po! Tani ça të bëjmë ndonjë gjë?

Fallxhorja 3: Mos e çaj tr**in për asnjë gjë (Fillon e lutet). Shihe tani, si ma ka dhënë një njeri të partisë! Ma ka dhënë si tip kafshe, i lyer me bojë. Katran i zi. (Lutet prapë) Mbledhim vota kjo është me LSI-në, Partia e Lirisë. Më del prapë një njeri. Njëherë bëhet si dele, njëherë bëhet si qen, o me fytyra. Unë do të lutem. Unë do bëj të pamundurën. Domethënë më jep një femër. Kush mund të jetë kjo? Monika? Më jep një penxhere shumë të vogël. Kjo Monika, unë e di, shkon gjithandej nëpër fallxhore nëpër, që shohin… Unë e di, yyy sa ka që merret Monika me ato gjëra. Kur të jesh me atë, me këto të partisë…

Qytetarja: Po!

Fallxhorja 3: Dy kokrra haji, (sheqer) ta kesh në xhep, jo në kaush, jo të bësh për-për..!

Qytetarja: Po!

Fallxhorja 3: Dy kokrra haji!

Qytetarja: Okej!

Fallxhorja 3: Pa të parë njeri…!

Qytetarja: Po! Po! E di!

Fallxhorja 3: Pa rënë në sy! Dy kokrra para atyne, Zoti jua ngushtoftë me mu! Flori ta bëftë Zoti! Kudo, që të shkosh të flasësh!

Qytetarja: Po!

Fallxhorja 3: Domethënë ha edhe hidh një çikë kshu…!

A e bëri “magjinë” edhe në Shqipëri Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha: Është faktor madhor i fitores së 11 Majit

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë konferencës së fundit para zgjedhjeve të 11 Majit, ka komentuar drejtuesin politik amerikan të fushatës së tij, Chris LaCivita, duke u shprehur se ai është faktor madhor, sipas kryedemokratit, i fitores më 11 Maj.

I pyetur nëse Chris LaCivita e bëri “magjinë” në Shqipëri ashtu si në SHBA kur u zgjodh Donald Trump, ai u shpreh se “padiskutim”.

“Chris LaCivita e cilësuat si magjistar që e bëri njëherë magjinë në SHBA kur u zgjodh Donald Trump, a e ka bërë magjinë edhe në Shqipëri?”, u pyet nga gazetarët.

“Nga ajo që kam parë, padiskutim. Ai (Chris LaCivita) është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe i fitores së 11 majit, nuk ka diskutim”, tha Sali Berisha,.

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

Prokuroria kërkon gjyq për Andrea Kovaçajn, 20-vjeçarin shqiptar nga Ormelle, i cili natën e 20 Janarit 2024 shtypi me makinë Lorenzo Pjetrushin.

Ky i fundit ishte në kofanon e makinës në lëvizje të Kovacajt. Ngjarja u regjistrua në një parking pranë fushave të sportit në Cimadolmo.

Konflikti mes shqiptarëve përfundon në vr*sje, plagoset edhe personi që tentoi të mbronte viktimën
Pjetrushi, një 19-vjeçar me origjinë shqiptare po ashtu, humbi jetën 9 ditë më vonë, në spitalin e Treviso-s pas dëmtimeve të rënda.

Zv/prokurorja Barbara Sabattini e akuzoi Kovaçajn për vrasje në rrugë. Sipas saj, ai lejoi Pjetrushin që të qëndronte në kofanon e mjetit të tij.

Më pas ai ka lëvizur për rreth 50 metra në një shpejtësi 15-20 kilometra në orë. Në momentin që ka ndaluar, viktima ka rënë në tokë dhe Kovacaj e ka shtypur.

Policia e Sano Polo di Piave thotë në hetimet e saj, se mbrëmjen e tragjedisë disa të rinj ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e një kushëriri të viktimës. Të gjithë udhëtonin me makinën e Kovaçajt ku parashikonin që më vonë të shkonin në një lokal nate.

Para se të iknin, Pjetrushi kishte nisur një cigare dhe teksa makina e Kovacajt ishte në lëvizje ai ishte ngjitur mbi kofano. Në një moment Pjetrushi ka rrëshqitur nga kofanoja dhe u godit nga makina. Të gjithë të rinjtë e pranishëm në vendngjarje u munduan t’i jepnin ndihmën e parë të riut, i cili kishte ngecur poshtë makinës.

Shqiptari u dërgua në spital në Treviso ku ndërroi jetë nëntë ditë më vonë si pasojë e lëndimeve shumë të rënda.

“Nuk duam të dimë të vërtetën dhe të kemi drejtësi. Nuk jemi të interesuar në aspektet ekonomike të çështjes”, janë shprehur prindërit e viktimës.

Mënyra se si 18-vjeçari humbi jetën ishte një nga sfidat e rrezikshme në TikTok, ku të rinjtë qëndrojnë në këmbë mbi kofanon e makinës në lëvizje, që të krijon përshtypjen e të bërit sërf.

Helikopteri i ushtrisë rrëzohet në liqen, 5 të υ▪︎e kυr

Pesë persona humbën jetën sot kur një helikopter ushtarak u rrëzua në liqenin artificial Maduru Oya në Sri Lanka.

Zëdhënësja e Forcave Ajrore, Eranda Geganage, tha se helikopteri po transportonte 12 persona nga ushtria dhe forcat ajrore për në një ceremoni ushtarake kur u rrëzua, rreth 280 kilometra në verilindje të kryeqytetit Kolombo, raporton Associated Press.

Të gjithë pasagjerët u nxorën të gjallë, por tre ushtarë dhe dy pilotë vdiqën më vonë në spital, tha Geganage.

Shkaku i aksidentit është i panjohur.