“Ushtria u shkatërrua, ishte krim”/ Ish-presidenti Alfred Moisiu flet për transformimin pas viteve ’90: Gabim i madh!

Ish presidenti Alfred Moisiu ka folur së fundmi lidhur me transformimin e ushtrisë shqiptare pas viteve ’90, rolin e institucioneve dhe përgjegjësitë e paadresuara që sipas ish kreut të shtetit, shkatërruan sistemin ushtarak.

Në një intervistë me gazetarin Ilir Demalia, Moisiu e cilëson si ‘krim’ me pasoja të rënda transformimin e ushtrisë shqiptare.

Sipas ish kreut të shtetit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si figura më e lartë ushtarake, nuk mund të jetë thjesht një zbatues urdhrash nga ministri i Mbrojtjes, por një këshilltar i rëndësishëm për presidentin e Republikës, siç përcakton edhe Kushtetuta.

“U bë një krim. Unë do ta quaj krim atë. Nuk arriti të gjykohet të dali problemi sepse ishin të ndikuar të gjithë. Ne shkatërruam në ushtri, vërtetë ushtria do përshtatej kushteve të reja. U bëj një gabim. Po flas për faktin se në vumë ministrat e mbrojtjes së civilit. E dyta shefi i shtabit të përgjithshëm është njëshi në ushtri. Jep urdhra që nuk i përputhet e nuk pajtohet me shefin shtabit dhe këshilltari i parë në Kushtetutë për problemet e sigurisë. Vjet kam bërë një shkrim që shefi i shtabit nuk mund të jetë bartës i zakonshëm ministrit të mbrojtjes, e vërtetë varet dhe nga ministri mbrojtjet por këtu ka raporte të caktuara që neve nuk i kuptojmë dhe kjo duhet rregulluar. Te në është për të ardhur keq, ka një servilizëm, shefi me vartësin dhe kjo shkatërron, s’do të dijë as për rregull asgjë. Nuk po hy në çështjet ideologjike, thjesht të metoda e drejtimit”, u shpreh Moisiu.

Moisiu bëri thirrje për riorganizimin e institucioneve të sigurisë dhe kthimin e profesionalizmit në strukturat ushtarake.

Zbulohet shkaku i dh▪︎nës në mitingun e PD në Elbasan: Simpatizantët rr ahën një roje

Partia Demokratike e degës së Elbasanit ka dhënë një shpjegim në lidhje me incidentin që ndodhi në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet, ku dhjetëra persona u përfshinë në një përballje të dhunshme.

Sipas PD-së, roja i stadiumit nuk ka hapur dyert e kompleksit për ndezjen e disa fishekzjarrëve në tarracë, gjë për të cilën ishte rënë dakord dhe me presidentin e klubit dhe në këtë mënyrë simpatizantët e PD-së kanë dhunuar rojen.

“Kishim vendosur të hidhnim fishekzjarrë në tarracën e stadiumit. Roja me qëllim nuk hapte derën e stadiumit. U lidha me presidentin e klubit dhe ai e zgjidhi çështjen. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur sherri me rojën e stadiumit”, thuhet në reagimin e PD dega Elbasan.

Por një burim tjetër brenda PD-së në Elbasan thotë se janë konfliktuar simpatizantë me njëri-tjetrin, pasi lufta brenda llojit ka kulmuar në këtë pikë duke degraduar gjatë këtij takimi përmbyllës.

Tom Doshi mesazh Ramës: Pa ne nuk e bën dot mazhorancën!

Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci duke thënë se po ushtron presion në Shkodër.

Doshi tha se PSD do të marrë 3 mandate në Shkodër, madje beson edhe 1 në Kukës, duke shtuar se pa të, Partia Socialiste nuk do të arrijë dot të formojë qeverinë.

“Ne premtojmë se do të zhdukim korrupsionin. Po bëhet presion te votuesit tanë. Drejtori i Spitalit të Shkodrës thotë se duhet vënë shenjë dalluese kur votohet. Benet Strajcën (Becin) e solla unë në Shkodër kryetar, ndërsa tani na kthehet kundër.

Do të marrim Shkodër 3 mandate. Do të kemi shpejt zgjedhje të reja për Bashki, sepse nuk mbështesim korrupsionin e Benetit. Por nuk ia lëmë PD-së ta marrë bashkinë. PSD është faktor në Shkodër, nuk jemi kundër PS-së. Por nuk mbështesim ministrat e korruptuar. Vetë kryeministri ka thënë se nuk jam avokat i tyre.

Do t’i kthejmë dinjitetin PS-së, duhet të ndahet nga korrupsioni. Unë nuk sjell autobusë në mitingje. Në Vaun e Dejës jemi forcë e parë. Ne do marrim 1 mandat edhe në Kukës. Pa ne nuk ka mazhorancë, t’i bëjë llogaritë PS-ja, sepse me PD-në nuk bëjmë aleancë kurrsesi”, tha Doshi.

D. huna në mitingun e Berishës në Elbasan, djali i Luçiano Boçit përfundon me ρΙαgë në kokë në spital (VIDEO)

Një përplasje fizike mes simpatizantëve të Partisë Demokratike ka ndodhur mbrëmjen sotme në Elbasan teksa Sali Berisha zhvillonte takimin përmbyllës, ku ka mbetur i plagosur në kokë djali i Luçiano Boçit, ish-drejtuesit politik të PD-së në këtë qark.

Nga përplasja e dhunshme, ka mbetur i lënduar Parid Boçi, i cili ka marrë çarje në kokë gjatë sherrit, por pa pasoja serioze.

I riu mësohet se ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.

Sipas degës së PD-së së Elbasanit, një grup të rinjsh kishin vendosur të hidhnim fishekzjarrë ne tarracën e stadiumit, por roja nuk i kishte lënë të hynin.

Ndërsa po negociohej me drejtuesin e Elbasan Arena për të mundësuar hyrjen, ka ndodhur edhe përplasja rojën e stadiumit.

Por burime të tjera brenda PD-së në Elbasan thonë se janë konfliktuar simpatizantë me njëri-tjetrin, pasi lufta brenda llojit për vota ka kulmuar në tension duke degraduar gjatë këtij takimi përmbyllës.

V▪︎au 34-vjeçarin në Has, Ylber Jaku MESAZH në Facebook: E hoqa qafe me sh.otgan për t’i dhënë një mësim… (E PLOTË)

Ylber Jaku, vrasësi i 34-vjeçarit Rushit Sallahi pasditen e sotme në Has, ka lënë një mesazh në Facebook përpara se të kryente krimin e rëndë

Jaku, i cili ishte kthyer nga Britania e Madhe vetëm një ditë më parë, ka shkruar në rrjetet sociale arsyet pse e kanë shtyrë drejt krimit të rëndë.

Pa shumë detaje, ai lë të nënkuptohet se familja e tij ka pasur përplasje të vazhdueshme me familjen e autorit, dhe siç u raportua më herët, vetëm një ditë më parë, motra 21-vjeçare e viktimës Rushit Sallahi, i ka dhunuar prindërit e Jakut, për çka edhe u arrestua nga policia.

“Shërbimet sekrete shqiptare kanë vënë rrugeçër për të fyer anëtarët e familjes time. Më duhej të hiqja qafe njërin prej tyre, arsyeja është e qartë, për t’i dhënë një mësim të tjerëve që prisnin në radhë për t’u treguar të fortë me mua dhe familjen time”, shkruan Ylber Jaku ndër të tjera.

Dyshohet se përveç përplasjeve fizike dhe verbale, dy familjet mund të kenë patur edhe konflikt pronësie.

Aksident i rëndë/ Kamioni ρërρlaset me ambulancën, 4 të ρΙagosur

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.

Nga informacionet paraprake mësohet se një kamion është përplasur me një autoambulancë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Dy prej të plagosurve ndodheshin në ambulancë, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit ku po marrin ndihmë mjekësore.

Si pasojë e bllokimit të trafikut është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

“E pamundur të gjesh me 1000 € m2″/ Eksperti tregon çfarë do ndodhë me çmimet e banesave në Tiranë

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Indrit Abdiu, analizoi në” Top Talk Economy” situatën e pasurive të paluajtshme në vendin tonë.

Çmimet e apartamenteve po shënojnë sërish rritje, por a do të ketë ndryshime? Indrit Abdiu gjatë bisedës u ndal tek zonat ku mund të investohet dhe kur është koha e duhur për të investuar.

“Në kryeqytet është shumë e vështirëm momentalisht të gjesh banesë me çmim 1000 euro metri katror. Mesatarja në zonat qendrore llogaritet rreth 2000 euro metri katror dhe në zonat e tjera përreth mund të gjesh apartamente edhe 1300-1500 euro metri katror. Për çiftet e reja mund të konsiderohen zonat periferike që tani po zhvillohen dhe mund të gjesh apartamente me vlerë më të përballueshme, si psh zona e Paskuqanit që tani ka një plan të ri zhvillimi.

Nëse bëhet një proces rivlerësimi, që ishte hedhur si ide për t’u realizuar që në maj 2024, por mund të bëhet në 2026, kjo pritet t’i rrisë sërish çmimet. Kjo do ndodhë sepse, në momentin kur u hodh ideja për procesin e rivlerësimit, njerëzit ishin të gatshëm për ta nxjerrë pronën në treg. Por në momentin që nuk u realizua, këta individë u tërhoqën nga ky proces sepse taksa në momentin që do e shisnin pronën do ishte më e lartë. Kjo ka bërë që të ulet oferta dhe duke u ulur oferta, blerësit duke mos patur shumë opsione për të blerë, do mbeten ‘peng’ për të blerë ato pak opsione që ndodhen. Dhe nëse në këto kushte më pas do kishte rritje të ofertës, edhe rritja e kërkesës do sillte rritje të çmimeve.

Sa i përket qirave, njerëzit kanë filluar të shtyjnë tregun drejt qirave afatshkurtra se sa tek ato afatgjata. Por pronat e qirave janë rritur ndjeshëm.”– tha ai.

Grυshte dhe shqeIma/ Sherr masiν në mitingun e Berishës në Elbasan!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi mbrëmjen e sotme takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Elbasanit, përpara stadiumit “Elbasan Arena”. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te regjimi 12-vjeçar i qeverisjes aktuale, të cilin e cilësoi si burim të krimit dhe bandave në vend.

Ai lëshoi akuza të rënda ndaj Taulant Ballës duke e akuzuar se është i përfshirë në porositje vrasjesh dhe arrestimesh, në bashkëpunim me figura të njohura të botës së krimit dhe eksponentë të njohur kriminalë në këtë qytet.

Ndërkohë që Berisha mbante fjalimin, një incident i pazakontë ndodhi në turmën e simpatizantëve. Një përleshje masive shpërtheu mes pjesëmarrësve, ku sipas burimeve nga vendngjarja, shkak i konfliktit ishte një përplasje e fortë mes disa kandidatëve të listës së PD-së në Elbasan.

Ende nuk është i qartë shkaku i konfliktit të dhunshëm mes një grupi demokratësh gjatë këtij mitingu.

Në pamje duken disa persona duke u përplasur me njëri-tjetrin me grushte dhe shqelma.

Vak sinat C 0VlD-l9 kanë shkaktuar probleme biologjike në trupin e njeriut, çfarë zbuluan shkencëtarët e Yale

Ekspertët e Universitetit Yale kanë identifikuar një gjendje shqetësuese të lidhur me vaksinat mRNA kundër COVID-19 – e cila, sipas tyre, është treguar se ndikon në biologjinë e trupit tuaj.

“Sindroma pas vaksinimit” është një sëmundje e mëparshme e paidentifikuar, që duket se shkakton intolerancë ndaj ushtrimeve fizike ose lodhje, tringëllimë në veshë (tinnitus), marramendje dhe mjegullim të trurit, ndër simptoma të tjera.

Vite pas marrjes së injeksionit fillestar dhe dozave përforcuese, pacientët mund të shfaqin gjithashtu ndryshime të dukshme biologjike – si ndryshime në qelizat imune dhe prania e proteinave të koronavirusit në gjakun e tyre.

“Nga mostrat e gjakut të pjesëmarrësve, studiuesit kërkuan veçori imune që ndryshonin midis dy grupeve. Ata zbuluan disa dallime në popullatat e qelizave imune; ata me PVS kishin nivele më të ulëta të qelizave efektore CD4+ T dhe nivele më të larta të TNF-alpha+ CD8 T, të dyja lloje të qelizave të bardha të gjakut – ndër dallime të tjera,” sipas platformës së lajmeve të Yale.

“Kjo ishte befasuese, të gjenim proteinën spike në qarkullim në një pikë kaq të vonë,” shtoi Dr. Akiko Iwasaki. “Nuk e dimë nëse niveli i proteinës spike po shkakton simptomat kronike, sepse kishte pjesëmarrës të tjerë me PVS që nuk kishin asnjë nivel të matshëm të kësaj proteine. Por mund të jetë një mekanizëm që qëndron pas kësaj sindrome.”

Për më tepër, kjo gjendje duket se riaktivizon virusin Epstein-Barr, i cili mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, probleme nervore dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

G-Bani thirrje shqiptarëve: Data 11 Maj tani afër, janë zgjedhjet! Kam qenë qysh i vogël i ndjeshëm … Votoni për…

Këngëtari i njohur G-Bani, nëpërmjet një video, u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë për të votuar numrin 1, PD-ASHM.

G-Bani thotë se tashmë të gjithë kanë mundësinë të ndryshojnë qeverisjen në vend, ndërsa e cilëson qeverinë Rama si diktaturë, njëlloj me kohën e Enver Hoxhës.

“Data 11 Maj tani afër, janë zgjedhjet. Sigurisht dhe unë përfshihem në biseda. Kam qenë qysh i vogël i ndjeshëm ndaj këtyre çështjeve, sepse kam qenë viktimë e tranzicionit ekonomik, politik.

Këtë radhë duhet t’ja japim opozitës. Harrojeni këtë përrallën që na shesin partia në pushtet.

Jo po Sala… Lëre se nuk ka Sala. Ai është lider historik, nuk ja jep Salës, duhet t’ja japësh opozitës se nuk ju jepet më këtyre që thonë ‘të kisha vite jetë ja jap liderit’, si dikur në kohën e Enverit.

Sepse gjithë dashurinë që i kemi dhënë Edi Ramës, ato vite, ja dhamë sepse menduam se do ishte diçka ndryshe, por jo se do të bëhej një Enver në vend të Enverit.

Menduam se nuk do lejonte asnjëherë dita për të thënë: Marrsh nga vitet tona, nga jeta jonë… siç i thoshin atëherë Enverit.

Tani, ky u bë tiran, diktator komplet. Nuk guxon njeri të flasë, të thotë një fjalë”, është shprehur këngëtari G-Bani.

VIDEO