Del FOTO: Ky është 24-vjeçari që vdiq pas aksidentit tragjik në aksin Korçë-Maliq, familja i jep lamtumirën e fundit ditën e sotme

Do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit i riu që humbi jetën nga aksidenti tragjik i regjistruar në orët e para të të mërkurës, ngjarje e ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Ceremonia mortore e të cilit do të zhvillohet mesditën e sotme.

Njoftimi për ceremoninë mortore të të riut

Siç raportuam dhe mëngjesin e sotëm, në lidhje me aksidentin e rëndë u bë me dije se mjeti tip “Benz” ku udhëtonte i vetëm viktima ka devijuar nga një rrugë rurale drejt aksit kryesor, e pastaj është goditur nga mbrapa nga mjeti tip “Audi”.

Si shkak i goditjes shumë të fortë mjeti tip “Benz” ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës, e cila u shkatërrua plotësisht e fatkeqësisht i mori jetën të riut.

Po ashtu nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar edhe drejtuesi i automjetit “Audi”, Kristi Cenolli, si dhe një pasagjer që udhëtonte me të.

Këta të fundit thuhet se janë transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po marrin mjekim. Ndërsa fatmirësisht bëhet me dije se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një nga pistat që po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes thuhet se është shpejtësia me të cilën po lëvizte automjeti “Audi”, por shkaku i saktë i aksidentit pritet të përcaktohet nga hetimet.