Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Rama: Vetëm maja e ajsbergut, kontratë korruptive e frikshme

Kryeministri Edi Rama e quajtur korruptive dhe të frikshme kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA.

Rama tha se, pavarësisht që edhe PS ka bërë të njëjtën gjë në të shkuarën, nuk ka arritur kurrë në shifra si ajo e PD, që sipas raportimeve kap vlerën 6 milionë dollarë.

“Ne si parti e kemi bërë, e kemi bërë dhe ne në një moment të caktuar kur kemi menduar se ka një vlerë të caktuar, por eksperienca na ka treguar se çfarëdo shume parash, megjithëse ne nuk kemi shkuar kurrë, as në imagjinatë në shuma si këto që janë shfaqur ditët e fundit në kontratën korruptive dhe të frikshme në një farë mënyre, sepse është vetëm maja e një ajsbergu dhe ato para tregojnë për një kapacitet deformues të vetë zgjedhjeve dhe nuk kemi parë ndonjë vlerë të shtuar nga kjo praktikë. Nëse sot do të paraqitej një situatë e ngjashme me situatat që na kanë shtyrë asokohe ta bënim, sot s’do e bëja”, tha Rama në një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN.

Shkodra Elektronike votohet si fituesja Eurovision 2025 në sondazhin e fundit ndërkombëtar

Shkodra Elektronike, me këngën përfaqësuese “Zjerm”, është votuar fituese e Eurovision 2025, sipas sondazhit më të fundit të organizuar nga portali ndërkombëtar i njohur i fansave, Wiwibloggs.

Sipas informacionit të publikuar nga vetë Wiwibloggs, provat për Eurovision 2025 do të nisin shumë shpejt në qytetin mikpritës Bazel. Brenda dy javëve të ardhshme, do të merren vendime kyçe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin final të garës, ku garojnë 37 artistë nga vende të ndryshme të Evropës dhe përtej saj.

Përpara këtij momenti të rëndësishëm, Wiwibloggs u ka kërkuar fansave të shprehin mbështetjen e tyre për artistët e preferuar. Në sondazhin e organizuar pas publikimit të këngëve në mars, kanë marrë pjesë 18,951 votues, të cilët kanë zgjedhur këngën e tyre të preferuar për të fituar.

Fituesit e këtij sondazhi janë Shkodra Elektronike nga Shqipëria, me këngën “Zjerm”, që grumbulluan gjithsej 2,106 vota, përkatësisht 11.11% të totalit. Ky rezultat e ngjit Shqipërinë në majën e listës, pavarësisht se në një sondazh paraprak për gjysmëfinalet, grupi u rendit në vendin e dytë.

3 vendet e para sipas sondazhit:

Shqipëria – 11.11%, 2,106 vota

Finlanda – 10.39%, 1,969 vota: Erika Vikman me këngën “ICH KOMME”, një himn për lirinë seksuale, mbetet një nga përfaqësimet e preferuara të fansave.

Suedia – 8.55%, 1,620 vota: KAJ, treshja finlandeze që përfaqëson Suedinë me këngën “Bara Bada Bastu”, ka fituar simpatinë e publikut me stilin e tyre unik dhe tematikën nordike.

Me një mbështetje të tillë të fortë nga publiku ndërkombëtar i Eurovision-it, Shqipëria hyn në fazën e provave me një status të ri: si pretendentja kryesore për fitoren në Eurovision 2025.

Çfarë është Wiwibloggs?

Wiwibloggs është një platformë ndërkombëtare e dedikuar për mbulimin e ngjarjeve rreth Eurovision Song Contest, e themeluar në vitin 2009 nga gazetari William Lee Adams. Me miliona ndjekës në mbarë botën, Wiwibloggs ka fituar reputacion si një nga burimet më të rëndësishme për lajme, analiza dhe sondazhe të dedikuara për Eurovision-in.

Pas Vuçiç, “sëmuret” papritur edhe Robert Fico i Sllovakisë. Ishin betuar të shkonin te parada e Putin në Moskë

Aleksandër Vuçiç duket se nuk është i vetmi lider, i cili ka filluar të “ndihet keq” në 24 orët e fundit.

Robert Fico i Sllovakisë, po ndjek një skenar të ngjashëm!

Vuçiç dhe Fico ndjenë “një sëmundje të papritur” dhe anuluan të gjitha punët e rëndësishme.

Kohët e fundit, të dy u betuan se do të shkonin te parada e Moskës që do të organizojë Vladimir Putini më 9 maj.

A është rastësi e gjitha kjo?

Presidenti i Serbisë, për shkak të “çështjeve shëndetësore” madje, ka ndërprerë vizitën e tij në SHBA, duke mos pasur përfundimisht një takim me presidentin Donald Trump, sicc pati paralajmëruar.

Vetëm pak ditë më parë, Vuçiç deklaroi edhe një herë se nuk do të refuzonte një vizitë në Moskë, siç i premtoi presidentit Putin.

Kryeministri sllovak Fico gjithashtu “u sëmur” dhe nuk mori pjesë në festimet e 1 Majit në Sllovaki. Ai gjithashtu nuk mundi, siç synonte, të solidarizohej me punëtorët, duke bërë turnin e natës si punëtor në një furrë buke në qytetin e Nitra-s.

Është e natyrshme kështu, duke parë afrimin e paradës së 9 majit, se ndoshta ata edhe mund të mos ia dalin të shkojnë në Moskë, nëse gjendja e tyre shëndetësore nuk përmirësohet.

Deputeti i PD dhe vëllai i tij përfshihen në një incident të dh▪︎ nshëm, go▪︎dasin me gr. υshte shoferin e kamionit (Pamje të rënda)

Një përplasje e dhunshme fizike për motive të dobëta është regjistruar në Devoll, ku është përfshirë deputeti Bledion Nallbati, së bashku me vëllain e tij Alti Nallbati, i njohur ndryshe si “Duçja”.

Konflikti ka ndodhur me një shofer kamioni, i cili po udhëtonte tranzit nga pika kufitare e Kapshticës nëpërmjet Devollit.

Sipas burimeve nga prokuroria, vëllezërit Nallbati kanë deklaruar se kamioni po lëvizte me shpejtësi dhe i rrezikonte t’i godiste nga mbrapa, çka ka sjellë agravimin e situatës.

Siç shihet dhe nga pamjet, debati verbal ka përshkallëzuar shpejt në një përleshje fizike, ku Nallbati ka goditur shoferin e kamionit duke u hedhur drejt portës së kamionit. Nga pamjet e filmuara, duket ndërhyrja e disa personave të tjerë, të cilët kanë tentuar të qetësojnë situatën dhe të shmangin përkeqësimin e mëtejshëm të incidentit.


Të tre personat janë shoqëruar nga policia në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarimet përkatëse mbi ngjarjen.

Pas procedurave të ndjekura nga organet ligjzbatuese, të tre personat janë lënë të lirë.

Ngjarja mbetet nën hetim për të përcaktuar përgjegjësitë për incidentin.

Tomor Alizoti: Rama të dalë në debatin me doktor Berishën! Po deshi edhe me mua, se kam qejf ta ha të gjallë

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Elbasan, Tomor Alizoti i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të dalë në debat publik me kryedemokratin Sali Berisha.

“Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë”, u shpreh Tomor Alizoti.

Tomor Alizoti: Është fshehur edhe vetë duke bërë monolog me veten para pasqyrës se ka frikë të përballet, ja ku e ka doktorin kryetarin e partisë le të dali në debat. Po deshi le të dalë me mua, se unë kam qejf ta ha të gjallë.

Megjithëse ai nuk hahet, atë mund ta hajë ky i Elbasanit mister bifteku po ti hedhë pak kripën e Nustretit që ka ngrënë në Dubai. Na ishte mërzitur edhe një nga intelektualët më të mëdhenj të përmasave botërore, Taulant Balla, ishte shqetësuar edhe ai për nivelin e bisedës. E kuptoni sa qesharakë dhe njëkohësisht sa frikacakë janë. Sepse kanë një armatë si Kinostudio dikur, je jemi bio, të djathë me shpirt, i duam përballjet.

Edhe ju që dilni merrni vota për çunin e Kristaqit, ai e ka në gjenetikë, e ka të trashëguar që i ha shokët e vet, do ju hajë edhe juve. Ka edhe një lloj xhelozie ndërmjet dashurisë se meje me doktorin, që kam thënë hajde doktor se të kanë frikë. Doktor, të kanë frikë, doktor. Kështu që çuni i Kristaqit të mos bëjë monolog, po hajde përballu. Mos u mbështet tek bandat, por tek njerëzit dhe ju qytetarë, dhe ju intelektualë duhet të shqetësoni për më shumë se gjysmën e shqiptarëve janë rrugëve.

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e υr▪︎ sjes së 22-vjeçarit për të cilin drejtësia ka mbyllur sytë

“ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë ditë!”

Me këto fjalë që dalin nga thellësia e një zemre të copëtuar Aurela, nëna e Stiven Toshkësit, përkujton ditëlindjen e 22-të të djalit të saj. Përkundër festës, tortës dhe gëzimit, kjo është një ditëlindje e heshtur. Një përvjetor prekës, pa zë, ku dhimbja zë vendin e gëzimit dhe mungesa bërtet më fort se çdo fjalë.

“Gëzuar ditëlindjen, jeta ime! Ti je drita ime në errësirë. Ke lindur për të jetuar në përjetësi, biri im!” uron ajo të birin që e mendon pranë, me zërin e dridhur duke prekur zemrat e të gjithëve, ndërsa tollumbacet e bardha ngrihen drejt qiellit.

Në vend të dhuratave është kjo përkujtimore me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në gjimnazin ku ai studioi. Një pllakë e ftohtë prej graniti me mbishkrimin që prek çdo kalimtar: “Në kujtim të Stiven Toshkësit, ish-nxënës i gjimnazit Partizani – vetëm dashuri dhurove, fluturo në dimensione më të larta!”

Një pllakë që mbart peshën e një jete të prerë në mes, të një shprese të shuar, të një shpirti energjik dhe ëndërrimtar.

Stivi ishte student në “Kolegjin Gjerman të Teknologjisë”. Adhuronte pikturën, sportin, udhëtimet. Ishte djali me buzëqeshjen që ndriçonte çdo ambient, me shpirt e zemër të madhe. I pashëm dhe me një aura që të shtangte! Në sytë e shokëve, ai ishte model. Në familje ishte adhurimi dhe krenaria. Në lagje, ishte buzëqeshja që e donin të gjithë.

Ëndrra e tij ishte të bëhej një biznesmen. Donte të hapte restorantin e tij, pasion që nisi në moshën 17-vjeçare, kur punoi dhe menaxhoi për disa muaj një lokal. E tërhiqte edhe bota e teknologjisë dhe dizajni i makinave. Donte të shkonte larg dhe deri atë kohë dukej se e kishte shtruar rrugën drejt suksesit, por nuk e mendonte që kjo rrugë do të ndërpritej ende pa filluar mirë.

Jeta e tij u këput pabesisht në mes, në këtë rrugë mes 17 dhe 18 prillit 2023, nga një thikë në dorën e një bashkëmoshatari, pranë shtëpisë së tij, në një natë të shenjtë për besimtarët myslimanë, Natën e Kadrit.

“Shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni”- Rama rrëfen historinë në Londër me shokun e tij: Pashë një vajzë të hijshme, me flokë të gjata dhe…

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer në podkastin “Flasim” se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe për të udhëtuar.

Ai u shpreh e dëshironte të shikonte botën, por mundësitë ishin të kufizuara në atë kohë.

Ndërsa ka rrëfyer një histori në Londër me një shok të tij nga Kosova. Kryeministri u shpreh se vajzat e vetme të bukura në Britani, ishin ato nga Kosova.

“Duke hipur në shkallët elektrike që del nga underground, isha me një shokun tim kosovar, dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë, shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them shokut tim ‘shyqyr o burrë pashë një angleze të bukur’, vetëm kosovaret janë bukura në këtë vend”, tha kreu i qeverisë.

Edi Rama: Në Londër kam një histori shumë të lezetshme se ishin fillimet e viteve ‘90 dhe unë doja të shikoja botën. Mundësitë ishin të kufizuara, shisja ndonjë pikturë sa për të blerë ndonjë biletë avioni pastaj shkoja.

Në Londër kam qëndruar tek disa miq nga Kosova, duke qenë aty në shtëpinë e tyre dhe me rrethin e tyre njoha shumë shqiptarë të Kosovës që jetonin në Londër në atë kohë, më bëri përshtypje të jashtëzakonshme, vajza shumë të bukura, shumë të bukura.

Edhe një ditë duke, se harroj, duke hipur në shkallët elektrike që del nga underground, isha me një shokun tim kosovar, dy shkallë më lart ishte një vajzë e gjatë, shumë e hijshme me flokë të gjata dhe i them shokut tim “shyqyr o burrë pashë një angleze të bukur”, vetëm kosovaret janë bukura në këtë vend. Ai mu kthye me një zë të trashë, “shumë të mira janë”.

Batuta e Berishës: Rama i bën takimet si komunistët në vitet ’50, me gratë e burrat veçmas

Nga Fushë Kruja, ku zhvilloi takimin e radhës elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, kreu demokrat Sali Berisha, tha se krenaria e vërtetë e PD-së është ajo e popullit opozitar. Berisha u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ ndërsa u shpreh se drita e fitores po ndriçon sot, zemrat, mendjet e mbarë shqiptarëve. “Rrugët, sheshet, rrugicat, e qyteteve dhe fshatrave. Po ngrihen madhështor, në zenit vullneti juaj për një fitore historike, për një fitore epike me datën 11 maj. I tmerruar, në panik Edi Rama, i cili e ka nuhatur se e pret disfata ndër më të thellat. Edi Rama tre muaj nuk guxoi, një minutë të vetme, një orë të vetme, një ditë të vetme të jepte llogari para jush për qeverisjen e tij 12 vjeçare, sepse u provua në 12 vite si e keqja ndër më të mëdhatë që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre kombëtare.

Edi Rama nuk doli një minutë para jush jo për të dhënë llogari, por as për të numëruar suksesin e tij më të vogël, sepse e di që mbi çdo sukses qëndron vjedhja e tij e tmerrshme mbi shqiptarët. Nuk del dot para jush për të dhënë qoftë edhe orë llogari, qoftë dhe një minutë se e di që me avion në dispozicion ka shpenzuar, ka udhëtuar dy herë më shumë se presidenti i SHBA në dy vite. Se u ka gjobitur ju me 21 mln euro. Nuk del dot para jush sepse pasi kishte deklaruar 3800 euro në librin e llogarive të shtetit, na doli me saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha. Doli me park dhe oborr 4 herë më të madh se diktatori. Edi Rama nuk del dot para jush të japë edhe një minutë llogari, sepse e di që shqiptarët e panë tek vodhi, rrëmbeu 224 mijë metër katrorë tokë në Gjipe, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi. Nuk del dot, ndaj dhe miqtë mi, tani kërkon të bëjë hokatarin, të bëjë atë që nuk po jam them emrat dhe bën fushatë veçmas me gratë si në vitet ’50 kur komunistët bënin mbledhje veçmas me gratë dhe veçmas me burrat”, deklaroi dje Berisha.

14 vjecarja shqiptare hidhet nga kati i tretë dhe υ▪︎d es, ja cfarë e shtyu

Një vajzë 14 vjeçare ka ndërruar jetë në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos, pasi ëhstë hedhur nga kati i tretë i shtëpisë ku jetonte me dy prindërit e saj. Newsbomb.al mëson se familja është me origjinë nga Dukati i Vlorës.

E mitura është dërguar me urgjencë në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, me shenja jete, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vajza vdiq pak minuta më pas.

Familja Bozhanaj është tronditur nga ky lajm tragjik për ikjen e parakohshme të vajzës 14 vjeçare. Nga informacionet e para që raportojnë mediat në Itali, dyshimet janë se ajo mund të ketë rënë pre e bullizimit dhe në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Nëna e vajzës ka qenë në apartament në kohën kur ka ndodhur ngjarja, kjo e deklaruar dhe nga dëshmitarët, ndërkohë që vet ajo u ka thënë hetuesve se e ka parë të gjithë momentin kur e bija ka hapur dritaren dhe është hedhur nga kati i tretë.

Prokurori publik në detyrë ka urdhëruar hapjen e një hetimi për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e rënies së 14 vjeçares, raporton newsbomb.al.

Hetimet u janë besuar karabinierëve, të cilët po rindërtojnë sekuencën e saktë të ngjarjeve dhe po verifikojnë çdo element të mundshëm të dobishëm për të sqaruar vdekjen tragjike të së miturës me origjinë nga fshati Dukat i Vlorës.

‘Të rinj, por në t ru janë bufa’, Rama sulmon partitë e vogla: Farë e keqe që polli LSI-në, s’duhen lënë të mbijnë”

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër partitë e vogla opozitare gjatë një deklarate publike, duke i cilësuar si “farë e keqe që polli LSI-në”. Sipas tij, këto forca politike nuk duhet të lejohen të përhapen në skenën politike shqiptare, pasi sipas tij nuk ofrojnë asnjë alternativë të re.

“Ju e dini se ç’kemi hequr me atë farë të keqe, sot ajo farë e keqe nuk duhet lënë të mbijë dhe të marrë fushat shqiptare”, u shpreh Rama, duke iu referuar LSI-së si shembull negativ.

Kryeministri kritikoi edhe deklaratat e disa partive të reja që sugjerojnë zgjedhje të parakohshme në rast se marrin mjaftueshëm vota për të ndikuar në formimin e qeverisë, duke i quajtur “të njëjtët si PD-ja dhe Sali Berisha”.

Ai ironizoi lidershipin e partive të reja: “Kanë ca djem të rinj, në moshë, por jo në tru, në tru janë të tërë bufa të vegjël.”

Rama theksoi nevojën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe kujtoi se dera e Unionit është e hapur, por kërkon seriozitet politik dhe stabilitet.

“Duhet futur Shqipëria në BE, na ka hapur derën. Ajo është një shtëpi të pasurish, dera hapet kur u intereson atyre”, u shpreh ai.