“Më lini me burrin në tentativë”/ Çfarë po ndodh me çiftin, Egli thumbon sërish Gjestin!

Egli Tako, një nga finalistet më të përfolura të “Big Brother VIP Albania 4”, ka dhënë së fundmi një “intervistë” në emisionin “Portokalli”, që pritet të transmetohet të dielën.

Episodi është xhiruar të mërkurën dhe ka ngjallur interes të madh për shkak të pyetjeve që iu drejtuan këngëtares, sidomos atyre që lidhen me jetën e saj private. Egli u pyet për marrëdhënien e saj me Gjestin, me të cilin krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në një moment me humor, Visjan Ukcenaj e pyeti: “A bëre gjë me Gjestin?”, ndërsa Egli u përgjigj me një batutë të shkurtër por domethënëse: “U kry çdo sen.”

Lidhur me aludimet në rrjet se ajo ka patur një lidhje romantike me trajnerin e fitnesit, Marion, pas disa fotove që kanë qarkulluar në rrjet, Egli vendosi të sqarojë situatën. Ajo deklaroi: “Atje brenda gjithë shokët që kisha m’i bëtë për burra po dhe jashtë nuk po më lini rehat. Lëri burrat me gratë e tyre në shtëpi dhe mua me këtë burrin në tentativë që kam.”

Kjo frazë ngre dyshime në lidhje me një raport të mundshëm dashurie të Eglit dhe nuk dihet nëse fjala është për Gjestin apo për një njohje të re.

Vr▪︎ sjα e “PIPIT” në Elbasan, Arbër PAPLEKAJ pas 1 VIT e gjysëm del nga bυrgu!

Ka marrë formë të prerë, vendimi i dënimit me 7 vite burgim për Arbër Paplekaj, personi që u përfshi në ngjarjen e rëndë të muajin Prill 2021, i cili vrau me pistoletë militantin e Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvanin, i cili njihet në Elbasan si “Pipi”.

Prokuroria e Apelit në Tiranë, nga dhjetori 2024 kur është zbardhur vendimi, deri në këtë fazë nuk ka ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë, duke çuar në pranimin e konkluzionit të nxjerrë nga Gjykata, e cila vendosi të ndryshojë akuzën për Papleksaj, duke sjellë dënimin e tij me 7 vite burgim për veprën penale të “Vrasjes së kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”

Ndërsa Gjykata e Elbasanit kishte dënuar Paplekaj me 22 vite burgim për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

Tashmë në fuqi mbetet dënimi me 7 vjet heqje lirie pasi Prokuroria e Apelit nuk ka ushtruar Rekurs në Gjykatën e Lartë, duke bërë që dosja penale kundër Paplekaj të arkivohet në arshivën e Gjykatës së Elbasanit.

Pritet që brenda 1 vite e gjysmë, Arbër Paplekaj të lirohet nga burgu.

Në vendimin e argumentuar, treshja e gjyqtarëve të Apelit thonë se:”…provohet se i pandehuri në momentin e kryerjes së veprës penale ka qenë në kushtet e tronditjes psikike, e cila është shkaktuar nga dhuna dhe fyerja e rëndë e viktimës (Pjerin Xhuvani). Tronditja psikike, ka lindur për shkak të veprimeve të padrejta të viktimës në mënyrë të atë çast dhe të përkohshme…”.

Më tej në vendim thuhet se:”…gjatë kohëzgjatjes së kësaj gjendje i pandehuri nuk ka pasur kontroll të plotë të veprimeve të tij, pasi vetëdija e tij është errësuar dhe ka mbizotëruar efekti fiziologjik i shkaktuar si pasojë e veprimeve të viktimës (Pjerin Xhuvani)…”

Këto argumente gjykata e Apelit Tiranë i mbështet mbi një ekspertim psikiatriko-ligjor të kryer ndaj të pandehurit Arbër Paplekaj, ku psikologët kanë arritur në përfundimin se Paplekaj në momentin e kryerjes së veprës penale ka qenë në gjendje të efektit të gjendjes emocionale jashtëzakonisht të fortë.

Ky akt-ekspertimi nuk është marrë i besueshëm nga gjykata e Elbasanit, ndërsa nga Apeli i Tiranës u trajtuar si i besueshëm dhe i domosdoshëm për ndryshimin e akuzës ndaj Paplekaj.

Ekspertimi psikologjik ndaj Paplekaj thotë se: “…kjo gjendje ka lindur papritur dhe vepruar për disa çaste, duke dobësuar veprimtarinë e vetëdijshme intelektuale dhe aftësitë e vetëkontrollit, por pa i humbur ato…”.

Por për të qenë më bindës, Gjykata e Apelit Tiranë i është referuar dhe jurisprudencës së Gjykatës së Lartë, e cila jep një shpjegim mbi verifikimin e afektit psikologjik lidhur me veprën penale të “Vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Dhe sipas shpjegimit të Gjykatës së Lartë tronditja e fortë psikike është efekt fiziologjik shumë i fortë, që lind në mënyrë të menjëhershme, të rrufeshme, si pasojë e shkakut provokues, zgjat pak çaste dhe më pas kalon.

Gjatë kohëzgjatjes së kësaj gjendjeje, personi konkret nuk ka kontrollin e plotë të veprimeve të tij, pasi vetëdija e tij tjetërsohet duke mbizotëruar efekti.

Më tej Gjykata e Apelit shprehet në vendimin e saj se nga pamjet filmike dhe dëshmitë e dëshmitarëve të pyetur në gjykim, provohet se i pandehuri është sulmuar nga një grup personash mbi 20 të tillë, të cilët kanë ardhur në mënyrë të papritur në vendngjarje me disa automjete, të organizuar dhe të planifikuar, ku si drejtues i grupit identifikohej, viktima Pjerin Xhuvani.

“…nga ana e viktimës, i ndjekur nga personat e tjerë, midis tyre edhe Eltjon Bodinaku dhe Luan Tabaku, janë ndërmarrë veprime të dhunës dhe fyerjes së rëndë ndaj të pandehurit Paplekaj, duke fyer dhe sharë në drejtim të familjarëve të tij. Provohet se viktima, i ndjeri Pjerin Xhuvani, i ndjekur nga persona të tjerë, shtyn me duar dhe ndjek e veçon të pandehurin Arbër Paplekaj…”, thuhet në vendimin e arsyetuar.

Provohet gjithashtu se e gjithë ngjarja nga momenti kur ka ardhur grupi i njerëzve me makina, deri tek goditjet me armë, është zhvilluar në një periudhë shumë të shkurtër kohore, prej disa sekonda.

Gjithashtu nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe aktet e ekspertimit të realizuara në hetim, si dhe akti i ekspertimit të administruar si provë nga përsëritja e shqyrtimit gjyqësor nga gjykata e apelit, provohet se në vendngjarje ka pasur edhe 2 qitës të tjerë, të cilët kanë qëlluar dhe nuk janë identifikuar ende nga prokuroria.

“…provohet se njëri prej këtyre dy qitësve, ka qenë në distancë të afërt jo më tepër se 1 metër, me viktimën Pjerin Xhuvani në teshat e të cilit janë gjetur faktorë plotësues të qitjes. Këta faktorë plotësues janë gjetur edhe në teshat e Eltion Bodinaku dhe Emiljan Prenga të ndodhur shumë pranë viktimës Pjerin Xhuvani…”, shprehet Gjykata e Apelit Tiranë.

E njëjta gjykatë rrëzoi dënimin për punonjësit e policisë së Elbasanit, duke deklaruar të pafajshëm Albert Nushin, Nikollaq Pallan, Dedjon Durakun, Pëllumb Biçakun, Erjon Ballën, Erjon Meçjan, Donald Dedjan dhe Besmir Kadiun./Ora

Genta Gjalpi reagon “indirekt” pas publikimit të VIDEOS ku dukej se us htronte dh▪︎ në ndaj υαjzës së partnerit

Pas publikimit të një videoje shqetësuese në rrjet, ku ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, shihej duke u sjellë në mënyrë agresive me një vajzë të mitur, ka ardhur edhe reagimi i saj i parë.

Pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit tregonin Gentën duke kapur nga flokët një vajzë në një ambient publik, për të cilën burime jozyrtare pretendojnë se është vajza e bashkëshortit të saj nga një marrëdhënie e mëparshme.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale, dhe në mënyrë të menjëhershme ka folur edhe nëna biologjike e vajzës, e cila u shpreh se do ta çojë çështjen deri në fund dhe do kërkojë drejtësi për të bijën.

Reagimi i Gentës ka ardhur përmes një postimi në Instagram, ku ajo ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga një mikesha e saj.

Në reagimin e saj, të cilin genta e mbështet thuhet:

“Një moment i shkëputur nga konteksti nuk tregon të vërtetën.
Shoqja ime, Genta, po përpiqej të ndalonte një fëmijë që po vraponte drejt rrugës – një reagim instinktiv, mbrojtës dhe plot përgjegjësi.

Genta është një grua e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kujdesit për moshën e tretë.”

Mikesha e Gentës kërkon gjithashtu që publiku të tregojë kujdes me gjykimet e nxituara, duke theksuar fuqinë dhe përgjegjësinë që mbartin rrjetet sociale.

Derisa situata të qartësohet plotësisht nga autoritetet përkatëse, reagimet në rrjet mbeten të ndara: disa e shohin videon si të pakundërshtueshme, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë informacion për të kuptuar rrethanat reale të ngjarjes.

Dh▪︎na ndaj vajzës së mitur të partnerit/ Procedohet penalisht ish-banorja e Big Brother, Genta Gjalpi!

Ish-banorja e Big Brother Genta Gjalpi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas publikimit në rrjet të një video ku shfaqet duke kryer veprime të dhunshme ndaj vajzës së mitur të partnerit të saj.

Policia njofton se po veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Gj., 35 vjeçe, pasi në një video të publikuar në një portal, duket se kryen veprime të dhunshme, kundrejt vajzës së mitur të bashkëjetuesit të saj. Po kryhen veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, njofton policia.

Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në market, shihet Genta Gjalpi dhe vajza e vogël pranë kasës së marketit duke bërë pagesën dhe në ato momente Genta e ka kapur vajzën nga flokët.

https://www.instagram.com/reel/DJG1pR9Nv1p/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al&rp=%2Faktualitet%2Fdhna-ndaj-vajzes-se-mitur-te-partnerit-procedohet-penalisht-ish-banor-i91009#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A510.9000000357628%2C%22ls%22%3A214.9000000357628%2C%22le%22%3A256.4000000357628%7D

Më pas, vajza tenton të largohet ndërsa Genta në tentativë për ta kapur për dore rrëzohet, e ndjek duke e tërhequr nga bluza dhe e shtyn për ta nxjerrë jashtë ambienteve të marketit.

Dh*na ndaj vajzës së mitur të partnerit/ Procedohet penalisht

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke e konsideruar sjelljen e saj të papranueshme.

Për ngjarjen ka reaguar edhe nëna e vajzës, e cila në një koment krahas videos së publikuar nga JOQ, shkruan: “Unë jam nëna e fëmijës në video dhe më dridhen duart nga ajo çfarë po shoh këtu. Ky njeri që ngre dorë mbi vajzën time, që ua lë në mirëbesim të atit, do përballet me ligjin!”.

Vendosën të largoheshin përfundimisht nga SHBA/ Udhëtimi i bukur drejt një fundi tragjik në Shkodër: Kemi rënë në dashuri me…

Një udhëtim që nisi me ëndrra për një jetë të re, me shpresë dhe dashuri, përfundoi në një krim makabër…

Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ku një turiste amerikane, Sandra Saporito vetëm 53 vjeç, u vra nga partneri i saj, Brendon Saporito, 57-vjeç.

Pas vrasjes, autori ka tentuar të vetëvritet, duke prerë damarët e dorës me thikë, por duket se ka shpëtuar vetëm me disa plagë të lehta.
Policia ka bërë me dije se ai është shoqëruar ndërsa 57-vjeçari ishte në gjendje të dehur.

Shkodra duket se ishte destinacioni i fundit i asaj që duhej të ishte një aventurë për çiftin.

Një nga miqtë shkruan në një postim në profilin e autorit më 21 mars: “Shumë i lumtur që unë dhe Jason kaluam natën e fundit me Brendonin dhe Sandrën përpara se ata të nisnin disa aventura të reja të jashtëzakonshme në jetë! U urojmë atyre dhe qenushit të tyre të adhurueshëm Harvey gëzim të pafund, shëndet të plotë dhe përvojat më të mrekullueshme të jetës së tyre! Çfarë fati që ishim bashkë para nisjes suaj”.
Ishte një nisje me zemrën plot ëndrra. Çifti kishte vendosur të largohej nga SHBA përfundimisht. Më 24 mars, shesin edhe makinën e fundit dhe përgatiten për një fillim të ri në Europë.

“Po bëhet realitet! Makina u shit dhe nesër është dita jonë e fundit në SHBA para se të lëvizim në Europë! Ndjehem e emocionuar!”, shkruante Sandra në një postim të mbushur me gëzim dhe emocion.

Në rrjetet sociale, ajo ndante detaje për udhëtimin që i priste:

“Fillimisht do të nisim me një tur të ngadaltë në Europë. Do të qëndrojmë disa kohë në Ballkan dhe më pas do të udhëtojmë në Europë, derisa të gjejmë një shtëpi që do të na pëlqejë dhe që do ta blejmë. Do të fillojmë me Shqipërinë, ku kemi planifikuar të qëndrojmë për 9 muaj dhe më pas do të bëjmë vizita 1 ose 2 mujore në disa shtete”.

Më 27 mars, Sandra dhe Brendoni mbërrijnë në Shqipëri. Destinacioni i parë është Tirana, ku kalojnë disa ditë të qeta dhe të mbushura me përjetime pozitive.

“Kemi rënë në dashuri me Tiranën”, shkruan Sandra më 30 mars, duke ndarë foto nga Piramida dhe Parku i Liqenit Artificial.

Në çdo foto, në çdo postim, nuk mungon edhe Harvey, qenushja e tyre, pjesë e pandashme e familjes dhe i këtij udhëtimi.

Por ëndrra u ndërpre në mënyrën më tragjike, dhe Shkodra, që do të duhej të ishte një tjetër ndalesë e bukur në itinerarin e tyre, u kthye në skenën e një krimi të rëndë.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ‘shpëton’ nga memet: Tani fjalimet m’i përgatit ChatGPT (VIDEO)

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, e njohur për gafat e saj që më pas janë kthyer virale në rrjet, ka deklaruar se e gjetur zgjidhjen për të shpëtuar nga memet.

Tashmë ajo ka pranuar që fjalimet ia përgatit ChatGBT.

Gjatë një takimi elektoral ku ishte prezent edhe Edi Rama çuditi të pranishmit, por jo vetëm, me idetë e saj dhe dijet e saj kur thotë se kishte postuar ne linjën e inteligjencës artificiale të gjithë fjalimet e saj dhe të shefit të saj Rama dhe kishte marrë si fryt një fjalim shumë të bukur.

“E ndërkohë që vija sot i kërkova shokut tim më të mirë ChatGPT që të më ndihmonte ne fakt me një fjalim për ditën e sotme.

Dhe ishte shumë interesante, pasi nuk ishte një Chat normal, por ishte ai i Botttit të ChatGPT që unë kam përgatitur që të dijë të flasë dhe të mendojë siç mendoj unë.

I kam vendosur gjithë fjalimet e mia, biles kam shkuar edhe pak me larg, kam vendosur gjithë fjalimet e kryeministrit, kam vendosur të gjithë rrjetet e programit tonë të kodimit dhe më beri një fjalim shumë të bukur”, tha Muzhaqi.

Doli garant për 6 milionë dollarë, lobim për Berishën, Nuredin Seci thyen heshtjen: I dhashë paratë nga dashuria dhe për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona

Nuredin Seci, i cili është garantor i kontratës së lobimit në favor të PD-së në Washington, i ka dërguar një mesazh Blendi Fevziut.

“Zotëria më çon…Nuredin Seci, New Jersey. Përshëndetje, duke dëgjuar panelin tuaj sonte dua të bëj një sqarim për çështjen e PD-së në US si biznesmen shqiptaro-amerikan. Me dashuri të thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kam qenë dhe mbetem i përkushtuar ndaj forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Për këtë arsye vendosa të ofroj mbështetjen time financiare për opozitën shqiptare me bindjen e palëkundur se përfaqësimi dinjitoz dhe profesional në kryeqytetin amerikan është thelbësor për avancimin e interesave për një Shqipëri demokratike e të lirë.

Mbështetja që ka filluar të marrë nga anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan është një dëshmi inkurajuese e ndjenjës tonë të përbashkët për ruajtjen e kësaj lidhjeje të veçantë mes dy vendeve tona”, thuhej në reagimin e tij.

Më tej, thekson se nuk është i befasuar nga “sulmet e pabaza dhe përhapja e dezinformacionit nga individë dhe grupe që kundërshtojnë presidentin Trump, një Amerikë të fortë dhe nuk përkrahin një Shqipëri demokratike”.

“Qëllimi im ka qenë dhe mbetet të mbështes angazhimin e profesionistëve më të kualifikuar në fushën e marëdhënieve me qeverinë amerikane. Ata që e kuptojnë realisht thellësinë e lidhjes historike mes dy vendeve dhe që njohin mundësitë që lindin nga udhëheqja e fortë e presidentit Trump dhe janë të gatshëm të avokatojnë për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë.

Si një person privat kam vendosur të mos bëj më deklarata të tjerta publike siç nuk kam bërë për fondacionin që drejtoj, përmes të cilit ndihmoj familje me fëmijë të spektrit autik në Shqipëri.

Përkatësisht në Tropojë e Tepelenë. Përkushtimi im për të mbështetur Amerikën dhe Shqipërinë do vazhdojë pa ndërprerje. Zoti e bekoftë miqësinë mes dy vendeve”, përfundon Seci në mesazhin e tij.

“Jeto djali i mamit dhe babit”, 20-vjeçari shqiptar υd. es pas aksidentit me motor, mesazhi i të atit kur i biri luftonte për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një i ri shqiptar ka ndërruar jetën në mënyrë tragjike. Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane një 20-vjeçar shqiptar u aksidentua me motor në rrugën “Modena” dhe si pasojë humbi jetën.

Ngjarja u regjistrua më 25 prill në Torrita di Siena ku shqiptari i identifikuar si Angelo Kanapari u aksidentua teksa ishte duke qarkulluar me motorin e tij.

Menjëherë ai u dërgua me urgjencë në spital ku për ditë me radhë luftoi me vdekjen, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë mbrëmjen e 30 prillit.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe xhaxhai i të riut shqiptar i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka lajmëruar ndjekësit për ndarjen nga jeta të nipit të tij.

“Ndahet nga jeta në një aksident tragjik me motor, nipi im Angelo Kanapari në moshë të re, duke “lënë në pikëllim nënën Brunilda, babën Ferik, vëllain Aleksandër, gjyshërit dhe gjyshet, miqtë dhe shokët e tij”, shkruan ai.

Ndërkohë që dy ditë pas aksidentit, nëna e të mituri kishte ndërruar foton e profilit. Përpos dhjetëra komenteve të ndjekësve të cilët luteshin për shërimin e Angelos, komenti që na ra në sy është ai i babait të 20-vjeçarit.

“Forca dashuria e babit dhe mamit”, shkruan ai, por fatkeqësisht biri i tyre nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve duke lënë kështu në dhimbje të madhe familjarët, vëllain e tij si dhe të gjithë miqtë.

Shkëmbim zjarri mes ushtrisë dhe trafikantëve në Ekuador, një i υ. rarë dhe 4 të arrestuar! Shpëtohen 2 pengje shqiptare

Një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën Rinconada dhe Ayampe në Ekuadot, ku forcat e rendit u patën një shkëmbim zjarri me disa trafikantë të armatosur gjatë bastisjes së një ferme.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Los Choneros” mbeti i vrarë.

Pas neutralizimit të situatës, autoritetet shpëtuan pesë persona të rrëmbyer, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe tre ekuadorianë. Katër persona të tjerë u arrestuan në vendin e ngjarjes.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan armë zjarri, municion, telefona celularë dhe pajisje që përdoren për lidhjen e pengjeve.

Të gjithë personat e përfshirë dhe provat janë dorëzuar tek autoritetet për hetime të mëtejshme, ndërsa emrat e shqiptarëve të shpëtuar nuk janë bërë ende publikë.

E moshuara revoltohet gjatë mitingut të Berishës: Belinda Balluku paguante 10 milionë për të larë makinën! I përρiftë dheu! Bjeri ilaçet e kontrolluara të jetojmë dhe 5 ditë…

Një e moshuar është revoltuar gjatë takimit elektoral të kreut të PD-së, Sali Berishës në Dimal të Beratit.

Gruaja ka vendosur në pah gjatë fjalës së saj në mitingun e PD-së, shpenzimet luksoze të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Ballukja paguante 10 mln për të larë makinën dhe kush e lante Enver Hoxha”, u shpreh e moshuara, duke shtuar “bjeri ilaçet e kontrolluara të jetojmë dhe 5 ditë, se të gjithë tek mali do të vemë, por të vemë kur të na vijë, jo të na sëmurësh ti”.

Gjithashtu kritikoi edhe dy kandidate të PS-së për deputete: “E para është dinjiteti, morali. Kam persekutuar prindërit, familje të nderuara, ka socialistë shembullorë, ka demokratë shembullorë. Kam parë Zegjinenë, ta gëzojë emrin, le të jetë e mirë, por çfarë përçon ajo tek rinia jonë?! I thërriste ‘hajde t’i të hamë një çikë, hajde ti të hamë një çikë’, që e ngrëntë dheu atë. Po ça do të hante me Gaz Bardhin, krahason veten me Jozefina Topalli. Duket njeriu nga familja, nëse familja është e saktë, qeveria do të jetë e saktë dhe e menaxhon mirë. Si do ta menaxhojë, jam gjyshe dhe e di se ku më pikon pika. Ky fëmijë ka nevojë për këtë dhe do të plotësoj këtë nevojë. Edhe qeveria, ka nevojë tek bujqësia, tek bujqësia. Ka nevojë tek pleqëria, tek pleqëria, se pleqëria e solli këtë rini. Kush e pruri? Investo tek pleqëria. Do të bëjë qeverie të re, ja e bëre por çfarë kulture ka ajo Zegjineja. U i përpiftë dheu, ajo e Vlorës, i thoshte ‘çfarë doni t’ju zbres hënën?’ Jo hënën, por respektin për babanë e nënën.

Edhe një fjalë, ndërsa Ballukja paguante 10 mln për të larë makinën dhe kush e lante Enver Hoxha, bjeri ilaçet e kontrolluara të jetojmë dhe 5 ditë, se të gjithë tek mali do të vemë, por të vemë kur të na vijë, jo të na sëmurësh ti”, tha e moshuara.