Arsyet befasυese pse fe mrat duan të b. ëjnë … ks nga m braρa

Duket se studime të ndryshme sjellin versione që ndoshta nuk i kemi lexuar më herët, si ky i mëposhti, ku jepen disa nga arsyet se përse femrat preferojnë që të bëjnë s*ks a*al, si dhe fakte që më parë ndoshta nuk i keni ditur.

Ka keqkuptime që pengojnë gratë të dorëzojnë veten në shijimin e s*ks a*al, shikoni se cilat janë më të shpeshta dhe të shpëtoni prej tyre.

Gruaja është e poshtëruar
Ky është një keqkuptim i plotë! Në të kundërtën, gratë në sytë e partnerit të tij, ai që e do, është duke u bërë më të vlerësuar. Arsyeja është se një mashkull i cili gëzon lidhje me partnerin e tij, dëshiron të provojë në realitet atë që ka ëndërruar.

Se femrat shijojnë s*ks a*al?
Ka femra që prej natyrës, pra që në tru kanë një qendër të theksuar të ndjeshmërisë së s*ks a*al, por mesatarisht këto femra janë më pak. Sipas se*soterapeutëve, turpi është më shumë i zakonshëm në femrat që janë në marrëdhënie afatgjata apo martesë, për shkak të paragjykimeve dhe nëse partneri nuk ka marrë iniciativën, ajo është e heshtur.

Përvoja e parë është zakonisht e dhim.bshme
Për shumicën e femrave që e përjetojnë këtë për herë të parë është e dhimbshme, por në qoftë me kohë zhvilloni teknikën e duhur, arrihet kënaqësi e madhe e përbashkët. Një preparat i rëndësishëm psikologjik para se të angazhohen në marrëdhënie a*ale.

Është thelbësore që femrat të relaksohen dhe mashkulli të jetë shumë i durueshëm. Disa përpjekje mund të jenë të pakëndshme, por në fund, kur ju të zhvilloni teknikën e duhur, do të përjetoni kënaqësi të paharruara.

Mos harroni, përvoja e parë se*suale është e dhim.bshme.
Të rinjtë duan të provojnë s*ks a*al nga kurioziteti, dëshira për të eksperimentuar dhe nevoja për të përjetuar një përvojë të re.

Higjiena e duhur
Në asnjë mënyrë pas s*ks a*al mos lëvizni në atë v*ginal, pasi kjo mund të shkaktojë infeksione të rënda.

Nëse një mashkull dëshiron s*ksin më pas në v*ginë, është e nevojshme që të dy partnerët të lajnë organet gjenitale. Në rastin e përdorimit të kondomit, hiqeni atë dhe vazhdoni me s*ks v*ginal. Ajo është e ngjashme me s*ksin oral pas raportit s*ksual a*al.

Derdhja dhe org*zma
Derdhja është pikërisht ajo që një partner e dëshiron. Org*azma është e ndryshme varësisht nga eksperienca dhe gjithashtu ka nevojë që të flitet për të.

Disa femra përpiqen që përmes s*ksit a*al të përjetojnë gëzimin përfundimtar, më i madh se ai v*ginal, ndërsa të tjerët nuk e bëjnë. Përfundimi është i thjeshtë – të flasim për çdo gjë që ju doni dhe çfarë ju ëndërroni, provoni çdo gjë që ju mund ta bëni interesante dhe ta shijoni

6 mln USD për të nxjerrë Berishën nga non-grata? Gazetari përplaset keq me deputetin e PD: Thoni që nuk kemi lekë por…

Ditën e sotme për të folur në lidhje me kontratën e lobimit prej 6 milionë dollarësh ishin të ftuar në një emision gazetari Anri Bala dhe deputeti i PD-së në lidhje direkte Luan Baçi.

Kontrata e lobimit prej 6 milionë dollarësh për heqjen e non-gratës së Sali Berishës në SHBA ka ngritur diskutime dhe pikëpyetje të mëdha në studio.

Ishte moderatorja e programit e cila drejtoi pyetjen deputetit nëse ai kishte dijeni të kësaj kontrate ose të parave më pas gazetari i kthehet duke konfirmuar se çdo anëtar i asaj partije kishte dijeni por çështja ishte se ku janë gjetur paratë që u pagua kjo kontratë.

Moderatorja: Nuredin Seçin nuk e njihni?

Baçi: Jo, s’është e thënë ta njoh

Moderatorja: E dinit ju zoti Baçi që kishte një kontratë lobimi për këtë çështje?

Bala: Sigurisht, e kanë ditur të gjithë përderisa thonin që Berisha do shkojë në Amerikë si do shkojë ai atje? E thanë në mars që zoti berisha do ikë atje, po dje një tjetër zyrtar i PD-së tha që zoti Berisha do shkojë në Amerikë. Kjo është kontrata që do e 7onte zoti berishën në Amerikë, se ishte non-grata nuk ikte dot me asgjë.

Bçi: E morët përgjigjen nga zotëria që është i revoltuar.

Bala: Jam pak se mund t’i kishit shpenzuar më zgjuar ato para se kur vjen puna te vota e diasporës thoni nuk kemi para, kur vjen puna për mbështetësit e partisë Demokratike thoni nuk kemi para kur vjen puna për t’i heq Berishës non-gratën si në Britani të Madhe si në SHBA nuk e keni problem të jepni me miliona dollarë e pastaj thoni mbështetësve tuaj nuk kemi para për të rrëzuar Edi Ramën.

Nga 1 Maj Whatsapp nuk do të funksionojë te këta lloj telefonash

WhatsApp, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në botë, do të ndalojë së qeni i disponueshëm në pajisjet e vjetra Android dhe iOS duke filluar nga 1 maji 2025. Aplikacioni nuk do të funksionojë në disa telefona me përditësimin e ri të Meta-s me fokus sigurinë dhe performancën.

WhatsApp nuk do të jetë më i disponueshëm në pajisjet me Android 5.0 ose më të hershëm, si dhe në iPhone me iOS 12 ose më të hershëm, duke filluar nga 1 maji 2025.

Telefonat celularë që aplikacioni i njohur nuk do të mbështesë brenda pak ditësh janë:

iPhone 5
iPhone 5C
iPhone 6
Samsung Galaxy Ace Plus
Galaxy Note 3
Huawei Ascend P6 S
LG Optimus G
Motorola Moto G
Meta informon përdoruesit se këto pajisje nuk mund të mbështesin më veçori të reja dhe janë të prekshme ndaj të metave të sigurisë. Shumica e pajisjeve të prekura u lëshuan në treg në 2013 dhe 2014, dhe pas më shumë se 10 vitesh, ka ende shumë pak përdorues të tyre.

Përdoruesve u rekomandohet që të bëjnë kopje të mesazheve të tyre, pra të bëjnë kopje rezervë të të dhënave përmes Google Drive ose iCloud në mënyrë që të mos humbasin të dhënat.

WhatsApp thotë se po ndërpret shërbimet e tij në këto modele sepse sistemet e vjetra operative nuk mund të mbështesin veçoritë e reja të aplikacionit dhe protokollet e sigurisë.

“E ke bërë rrugë këtë …”/ Moderatorja nuk përmbahet ndaj Luan Baçit: Pse del atëherë kur nuk di pyetjet

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ishte deputeti i partisë Demokratike Luan Baçi.

Deputeti diskutoi nëpërmjet një lidhjeje në “Skype” në lidhje me çështjen e cila bëri një bujë prag zgjedhjeve elektorale, kontrata e lobimit prej 6 milionë dollarësh për heqjen e statusit non-grata t) kryetarit të PD-së Sali Berishës në SHBA.

Gjatë diskutimit deputeti devijon temën e caktuar duke folur për një çështje tjetër dhe moderatoja e emisionit duke u munduar ta rikthejë sërish ai reagoi duke thënë se nuk e di për çfarë teme duhet të flasë.

Moderatorja e emisionit i kthehet ashpër duke e lajmëruar se s’ka pse të pranojë të flasë nëse ai nuk e di për çfarë po flet. Sipas saj ky është një veprim i përsëritur i deputetit sa herë ftohet në emision për të folur rreth ndonjë teme të caktuar.

Pas kësaj përplasjeje mes të ftuarit dhe moderatores u fol më qartë rreth kontratës së lobimit.

“Do ju kompensojmë çdo humbje”/ Berisha premtim biznesmenëve: Do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim ditën e sotme, me pronarë të biznesit fason.

Berisha ka premtuar se do të ulë çmimin e energjisë elektrike për ta, nga 18 lekë që është aktualisht, në vetëm 6 lekë. Berisha premtoi gjithashtu dhe kompensim të çdo dëmi që u është shkaktuar, sipas tij, për shkak të rënies së euros.

“Do të transformojmë klimën për biznesin. Kësaj here ne kemi edhe një eksperiencë, dhe me shpejtësi do të vendosim standardet më optimale, më miqësore për biznesin. Për të gjithë eksportet, ne garantojmë së pari një bord që do kompensojë qindarkë për qindarkë rënien e euros, që është një faktor që dëmton shumë çdo sipërmarrës që prodhon për eksportin. E dyta, ne do ulim çmimin e energjisë nga 18 do të jetë 6 lekë. Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin. Rënia e euros është një problem shumë i madh.”– tha Berisha.

Arbjan Mazniku u mor në pyetje për më shumë se 4 orë, zbulohet çështja për të cilën po hetohet ministri nga Prokuroria e Tiranës! Dosja mund t’i kalojë SPAK

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ministri Mazniku u mor në pyetje rreth 3 javë më parë nga prokurori i çështjes.

Arbjan Mazniku, njëherazi drejtuesi politik i PS-së në qarkun Elbasan, ka dhënë shpjegime për më shumë se 4 orë në prokurorinë e Tiranës, lidhur me një hetim që po kryhet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Dosja penale është çelur nga organi i akuzës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Belind Këlliçi, në kohën kur garonte për kryetar Bashkie i Tiranës, përballe Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për rrugën Xhon Belushi në Tiranë, e cila ishte asfaltuar nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, në një kohë që tenderi ishte ende i hapur dhe nuk ishte shpallur asnjë kompani fituese.

Pas denoncimit, tenderi fiktiv u anulua, ndërsa në prokurorinë e Tiranës u kallëzua edhe Erion Veliaj, me detyrë kryetar Bashkie.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Arbjan Mazniku, atë kohë në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, ishte në cilësinë e autoritetit kontraktor.

Për këtë arsye, ai është thirrur në prokurori për dëshminë e tij. Burime pranë prokurorisë thanë se janë duke vlerësuar nëse do ta kalojnë dosjen për kompetencë të SPAK, pasi ka të dhëna dhe indicie për kryerjen e veprave penale.

Rama përplaset me qytetarin: Po ke paguar për legalizimin, bëjmë bashkë denoncimin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të hënë në prezantimin e projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë ku kishte një përballje me një qytetar që banonte në atë zonë

Qytetari iu ankua kryeministrit Edi Rama se kishte bërë legalizimin duke paguar para dhe se kjo nuk ishte bërë as nga PD, as nga PS, ndërsa Rama e ftoi që nëse është vërtet kjo që thotë, të shkonin së bashku në polici dhe të denonconin rastin në fjalë.

“Jemi banorë të kësaj zone, rrugët janë gropa-gropa, copë-copë. Mjafton t’i shohësh dhe unë po të them se nuk e di nëse të thonë apo jo. Uji derdhet rrugëve. Urime për këtë investimin se ndoshta punësohen njerëz dhe familjarët. Legalizimin e kam bërë vetë, s’ma ka bërë as PD, as PS. Besoj e kupton sesi e kam bërë si të gjithë të tjerët. Por, a ka mundësi të na ndihmoni të rregullojmë rrugën? Nuk po kërkojmë as para, asgjë. Dhe diçka të fundit: një gjë të vogël që do të bësh, bie fjala një kosh pulash, të vijnë këto institucione dhe të kërkojnë para, por jo zbatimin e ligjit”, tha qytetari.

Rama iu përgjigj se nëse dikush i thotë atë që ai pretendon, duhet ta denoncojë, sepse ndryshe nuk mund të funksionojë puna që të ngarkohen të gjithë me përgjegjësi vetëm me fjalë duke e ftuar qytetarin që të paraqiteshin bashkë në polici dhe të kallëzonin personin që i ka kërkuar para.

“Nuk e përjashtoj që të ketë individë të tillë, por kur thua ‘policia’, janë 9 mijë vetë. Si ngarkon të gjithë me fjalë në ajër? Ti ke ndërtuar pa leje këtu, po të ishe vetëm ti që ke ndërtuar pa leje, do ta zgjidhnim këtë punë. Po s’je vetëm ti. Ne i kemi bërë legalizimet, dhe se ke bërë ti. Po, meqë ti pretendon se ke paguar para, do të shkojmë bashkë në polici dhe do ta denoncojmë personin që thua ti dhe do t’i shkojmë deri në fund atij personi që të ka cenuar, sepse është turp i madh që e thua kështu. Normalisht kjo nuk duhet të ndodhte. Nuk e përjashtoj që ka të tillë, por ama, në bazë të ligjit, ti je po aq fajtor sa ai që e ka bërë këtë gjë nëse e ka bërë me ty, pasi dyshoj shumë. Do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune, unë me ty dhe do të të mbështes deri në fund. Nuk do të lejojmë këta njerëz të godasin dhe të nxijnë imazhin e shumicës. Patjetër ka punonjës policie që meritojnë ndëshkim, infermierë dhe mjekë ka nga të gjithë, por nuk janë shumica. Shumica nuk e meritojnë të futen në një thes dhe që të mos futen të gjithë në thes, raste si kjo do shfrytëzohen në të mirë të shoqërisë. Do ta shfrytëzojmë të gjithë bashkë. Janë bërë 270 mijë legalizime. Do t’i shkojmë bashkë kësaj pune, dhe nëse dikush të ka kërkuar të paguash, do ta paguajë ai, por ti do tregosh kush është ky që të ka kërkuar. Kur ne kemi marrë detyrën, kanë qenë 21 mijë, janë bërë 270 mijë. Pse nuk kanë mbaruar? Janë dhe mbi 60 mijë që po vazhdon procesi. Që ka rrugë në Tiranë dhe kudo, qofshin nëpër zona që nuk janë si duhet, nuk e diskutoj fare, por ama ti ke të gjithë akset kryesore që të kanë ardhur te dera e shtëpisë”, tha Rama.

E rëndë! Gjendet e pajetë në nje varkë shkrimtarja e njohur

Alexandra Fröhlich, shkrimtarja e njohur gjermane, është gjetur e pajetë të martën në mëngjes në një varkë pranë shtëpisë së saj, në bregun Holzhafen të lumit Elba, në distriktin Moorfleet të Gjermanisë. Ajo ishte 58 vjeç dhe romanet e saj janë ndër më të shiturat në Gjermani.

Sipas mediave të huaja, trupi i Fröhlich u gjet nga djali i saj, i cili e zbuloi atë mëngjesin e 27 prillit. Policia ka nisur hetimet për vrasje dhe ka njoftuar se hetuesit po kërkojnë të dyshuarit e mundshëm. Dyshimet fillestare lidhen me mundësinë që vrasësi mund të ketë qenë i njohur për shkrimtaren.

Sipas autoriteteve, ajo besohet se ka ndërruar jetë midis mesnatës dhe orës 5:30 të mëngjesit. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që ky krim të ketë pasur një lidhje personale me viktimën.

“Sipas informacioneve aktuale, të afërmit e gjetën gruan 58-vjeçare të pajetë në skafin e saj dhe lajmëruan brigadën e zjarrfikëses, e cila ishte në gjendje vetëm të konfirmonte vdekjen e gruas”, tha një zëdhënës i policisë për mediat lokale. Pas vlerësimit të gjurmëve dhe provave, autoritetet hetuese tani besojnë se gruaja ka vdekur si pasojë e dhunës”, thuhet në njoftim.

Renato Hoxhaj u υr.a për tokën e tij? Zbardhet PISTA e re e policisë: Është kërcënuar sepse nuk pranonte…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë.

Raportohet se pika ku viktima kishte shtëpinë ishte e vendosur në një vend shumë të lakmuar për ndërtime të reja dhe duket se policia po nis hetimet në një pistë të re. Burime pranë familjes së Hoxhajt janë shprehur se kohët e fundit ishte shfaqur i shqetësuar pasi kishte marrë kërcënime të ndryshme për të dhënë tokën për ndërtim por ai nuk kishte pranuar.

Vetëm disa metra më larg, është ndërtuar një pallat disa katësh ku çmimet e apartamenteve janë të larta duke shkuar në rreth 1500 euro/metri. Policia po merr në pyetje disa persona edhe për këtë pistë përfshirë pronarin e pallatit të ndërtuar pranë banesës të tij, për të vërtetuar nëse ekziston prej tij një kërkesë e tillë apo jo.

Sipas të njëjtave burime, në kontakte me të afërm, ai është shprehur se ”po merr kërcënime për shtëpinë ” me qëllim që aty të ndërtohej por do rezistonte. Kjo pistë po hetohet më intensivisht vetëm për faktin që Hoxhaj nuk kishte probleme të tjera dhe në zonë njihej si një njeri i qetë dhe i respektueshëm. Dy fëmijët e rritur nuk kanë patur shumë kontakte me të pasi jetojnë jashtë shtetit prej vitesh dhe kontaktet e vetme kanë qenë telefonike.

28 prill/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.5 lekë dhe shitet me 87.5 lekë.

Euro blihet me 98.4 lekë dhe shitet 99 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 114.8 lekë dhe shitet me 115.8 lekë

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 62.2 lekë, ndërsa në shitje me 63.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja: