V▪︎asja e Ilaria Sulës/ I dashuri filipinas, ndryshon sërish dëshminë rreth ngjarjes: Kur po fusja valixhen në makinë…

Edhe pse shumë pista, detaje, dhe zhvillime janë sjellë për këtë ngjarje, duket se nuk do të kenë një numër. Një dëshmi tjetër tronditëse me detaje të reja, vjen sërish nga i dashuri filipinas i Ilarias. Sipas mediave italiane, siç edhe ka treguar me herët para hetuese Samson ka deklaruar sërish që valixhen me trupin e pajetë të Ilarias pasi e vrau në dhomën e tij të gjumit më 26 mars, e ka nxjerrë vetë nga shtëpia dhe e ka futur po vetë në makinën e tij.

Advertisements

Por, ndryshe nga herët e tjera, përveç se insiston se e ka ngarkuar vetë trupin në makinë, ai përmend edhe një dëshmitar, një person që thuhet se e ka parë teksa tërhiqte valixhen që përmbante trupin e Ilaria Sulas. Kjo deklaratë ka ngritur pikëpyetje të reja për hetuesit, se pse, pavarësisht bujës së madhe mediatike, ky dëshmitar nuk është paraqitur ende.

Advertisements

“E ngarkova vetë valixhen në makinë, jam i fortë, më vini në provë. Më ka parë edhe një person”, shkruan 23-vjeçari në letrën e tij, të përpiluar nga qelia ku ndodhet i paraburgosur dhe që i është dorëzuar prokurorëve të Romës nga avokatët e tij. Hetuesit e çështjes, të udhëhequr nga prokurori i Romës Giuseppe Cascini, kanë zbuluar se Samson ka gënjyer në mënyrë të përsëritur gjatë hetimeve. Ai ka fshehur faktin që kishte dështuar në studimet e tij, që kishte dhënë vetëm një provim në arkitekturë, dhe ka gënjyer për rolin e nënës së tij, e cila, sipas të dhënave të policisë, e ka ndihmuar të pastrojë gjakun pas krimit.

Gjithashtu, ai kishte tentuar të devijonte hetimet duke përdorur telefonin e viktimës për të simuluar lëvizje të rreme në Napoli dhe për të krijuar idenë se Ilaria ishte gjallë dhe kishte takuar një mik të njohur në internet. Në deklaratat e para ndaj policisë dhe prokurorëve, Samson nuk pranoi përfshirjen e tij të plotë, ndërsa tani, i nxitur nga avokatët e tij, ka filluar të bashkëpunojë pjesërisht me drejtësinë. Ai tani pretendon se nuk e ka hedhur telefonin në një pusetë, siç kishte deklaruar më parë, por se celulari ishte fshehur nën dyshek në dhomën e prindërve, aty ku e kishte vendosur nëna e tij dhe ku u gjet nga policia.

I ftohtë? Ja si e komenton Egli takimin me prindërit e Gjestit

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako ka ndarë së fundmi disa detaje mbi marrëdhënien e saj me familjen e Gjestit. Ajo ka treguar se ka pasur një takim të ngrohtë me prindërit e tij, duke theksuar se gjithçka ka shkuar mirë dhe pa tensione.

“Kam pasur një takim të ngrohtë me prindërit e Gjestit. Pjesa është prerë, por nuk ka pasur asnjë dramë të madhe,” është shprehur Egli, duke hedhur poshtë çdo aludim për ndonjë përplasje mes tyre.

Pretendoi se kishte pasur Iidhje me një tra. nsgjinore, Laerti nxjerr bllof Amberin

Një nga deklaratat më të pavenda pas Big Brother ishte e Amberit pasi doli nga shtëpia, se Laerti kishte pasur një lidhje me një shoqe të sajën transgjinore.

“Kjo është goca që ka qenë Laerti i lidhur një vit e gjysmë në Greqi. [Ajo] është transgjinore e famshme në Greqi. Dhe pavarësisht që e ka thënë që ishte mision, historia është e vërtetë,” shkroi atëherë Amberi mbi foton e një gruaje.

Megjithatë, dje Amber e bëri lëmsh zbulimin e saj “investigativ”, duke thënë një herë që nuk ishte vajza në foto personi me të cilën Laerti ishte marrë, por gjithsesi ajo e kishte të konfirmuar se ai kishte pasur lidhje me një transgjinore në Greqi.

Kthehemi pas në Big dhe kujtojmë që kjo rrëmujë nga Amberi, erdhi pasi Laertit i ishte dhënë misioni i 2 të vërtetave dhe 1 gënjeshtre, për të cilën Laerti më pas shpjegoi se gënjeshtra kishte qenë lidhja me një transgjinore. Dje, Laerti sqaroi Amberin një herë e mirë:

“Të kam treguar këtë histori që është e vërtetë. Një çun balerin, bënte hijen e personazhit tim derisa vritesha. Pas shumë vitesh në një party, të kam thënë më afrohet një vajzë shumë e bukur, bionde, vjen drejt meje dhe më thotë në vesh: ‘Nuk më mban mend? Jam…’ s’po ia them emrin. Dhe unë aty kuptoj që ishte ai që bënte personazhin tim.”

I pyetur sërish nga Amberi nëse i vinte turp të pranonte lidhjen me një transgjinore, rasti konkret me të cilën sipas Amberit kishte bërë shumë bujë në Greqi, Laerti u përgjigj:

“Për mua është turp?! Unë kam pranuar që kam bërë gjithçka dhe nuk kam turp nga asgjë. Historia që e njoh ka qenë e vërtetë, por jo që kam qenë (i lidhur) me të.”

Anxhela Peristeri nuk fshihet më, fotografohet krah partnerit! (FOTO)

Nëse flasim për karrierën e saj, Anxhela Peristeri është padyshim një nga artistet më të njohura të muzikës shqiptare. E pranishme prej vitesh në skenë, ajo nuk ndalet me koncertet live dhe projektet muzikore, duke ruajtur gjithmonë një imazh të fortë artistik.

Por kur bëhet fjalë për jetën private, këngëtarja ka zgjedhur një qasje krejt tjetër: ruajtjen maksimale të privatësisë.

Siç raporton Panorama Plus, Anxhela është fotografuar për herë të parë në shoqërinë e një mashkulli, teksa shëtiste qetësisht nëpër rrugët e Tiranës.

Ajo shfaqet e qeshur dhe komode, duke e mbajtur partnerin për krahu, pa tentuar të fshihet nga sytë e paparacëve. Djaloshi brun duket i përqendruar në telefonin e tij, ndërsa Anxhela, edhe pasi vëren praninë e fotografëve, nuk e largon dorën nga krahu i tij.

Një gjest i thjeshtë, por mjaft domethënës për të gjithë ata që prej kohësh kanë pritur të shohin një imazh të çiftit.

Aksidentohet me makinë ish konkurrentja e BBVA

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë.

Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka bërë dy aksidente me makinë

Tutje, ka njoftuar se është mirë dhe se është frikësuar shumë pasi kishte me vete në makinë vajzën e vogël, disa muajshe, teksa u kërkon drejtuesve të automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Kete jave dhe un kam bere 2 aksidente . Cdo gje eshte shume mire shyqyr zotit, dhe makinen e mora sot nga servisi. Por…Psee more njerez nuk respektoni asnjë rregull sidomos ne rreth-rrotullim që jeni te gjithe ne gare kush makine e fut ‘turirin’ e para…Une u tremba shume te them te drejten dhe akoma se kam mar veten sepse ne te 2-ja aksidentet kisha dhe vajzen ne makine ….Ju lutem!!!!! Udhetoni me kujdes”- ka shkruar Mikela në InstaStory.

Dyshimet për kontratën 6 milionë Dollarë të PD me kompaninë amerikane “Continental Stategy”, SPAK nis verifikimet

SPAK ka nisur verifikimet pas publikimit të kontratës së PD me kompaninë amerikane ‘Continental Strategy”, e zotëruar nga njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

Shifra prej 6 milionë dollarësh e kësaj kontrate dhe burimi i të ardhurave të financuesve, po verifikohen nga SPAK.

Lëvizja e institucionit të drejtuar nga Altin Dumani, erdhi pas publikimit në media të kësaj kontrate, e cila sipas PD-së, është e sponsorizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në New York nëpërmjet organizatës “Make Albania Great Again”.

Aeroporti i Vlorës merr kodin për shitjen e biletave, gjatë sezonit veror do presë avionët charter

Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ka njoftuar se aplikimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Shoqatën Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror, është vlerësuar nga kjo e fundit si aplikim me standardet ndërkombëtare.

Më tej sqarohet se IATA i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO.

“IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave: VLO”, shkruan Rama.

Punimet në këtë aeroport janë drejt fundit, ndërkohë që qeveria pak ditë më parë ka bërë publike se “Air Albania” në ditët e para të muajit Maj, do të bëjë fluturimin inaugurues duke prekur pistën më të madhe në Ballkan, 3.2 kilometra.

Ky aeroport do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit. Ai do të funksionojë me 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtrihet në 22 mijë metra katrorë terminal.

Sipas Unionit Turistik Shqiptar, sezonin veror të këtij viti ky aeoport do të funksionojë vetëm për avionët charter me turistë. Dhe në bazë të kontratave që janë lidhur avioni i parë me turistë pritet që të ulet më 8 Qershor. Ndërkohë që minimalisht sipas kontratave paraprake që janë lidhur me agjencisë turistike, në Aeroportin e Vlorës gjatë një jave do ulen 4 avionë charter.

Aeroporti i Vlorës merr kodin për shitjen e biletave, gjatë

Rozana Radi hedh akuza të rënda për Neda Ballukun: Kërkove ndihmë nëpër korridore për të më goditur mua

Për shumëkush, dramat pas Big Brother VIP janë thjesht argëtim, por për Rozana Radin dhe Neda Ballukun, ajo ka evoluar në një arenë të vërtetë. Pas daljes nga shtëpia, ato kanë gjetur mënyra të reja për të hedhur akuzat dhe ironitë. Ja ç’ndodhi mbrëmë në post Big Brother?

“Ti kush je? Avokatja e Gertës?”

Neda ndërhyri teksa Rozana Radi dhe Laert Vasili po debatonin me Gertën dhe vuri në dukje se dy aktorët kanë një lloj urrejtjeje kundrejt Gertës. Kaq u desh që Rozana të ironizonte: “Ti kush je? Avokatja e Gertës?”.

Akuza për “lidhje të fshehta” në korridoret e Top Channel

Rozana nuk e la me aq dhe filloi duke paralajmëruar se me Nedën do merrej pak më vonë, por nuk duroi gjatë dhe akuzoi: “Ti do të ishte mirë që të mos kërkojë ndihmën e ish-banorëve siç e ke kërkuar nëpër korridoret e Top Channel për të më rënë mua në post-Big Brother.”

Neda mohoi akuzat dhe kërkoi që të ngriheshin në këmbë banorët që ajo supozohet se u ka kërkuar ndihmë për të sulmuar Rozanën.

Rikthehen statuset

Neda iu rikthye statuseve të Rozanës ku shkruante në 2014-ën se do ta shtypte me makinë Nedën nëse e shihte në rrugë: “Të ka skaduar patenta ty?”.

Rozana mbrojti veten për statuset e dikurshme dhe u justifikua – me ironi – se kanë qenë hiperbolizim. Ajo madje akuzoi Nedën se statuset i ka nxjerrë Neda. Kjo e fundit e mohoi. “Ti ke dashur të bësh Big Brother-in nga jashtë. Nuk e bëre dot me Gertën, zgjodhe ta bësh me Rozin,” u shpreh Rozana.

“Të shpëtova fytyrën, po nuk më falenderove”

“Natën e famshme të 19 marsit, unë ty të kam mbajtur në kurriz,” deklaroi Neda drejtuar Rozanës. “Natën e famshme të 19 marsit unë ty të kam shpëtuar fytyrën me sjelljen time ashtu. Ti natën e 19 marsit meritoje që unë të të thoja që ‘ti zonjë je përsëritëse në dhunë, që je agresive’. Nuk jam unë njeriu që është detyruar tre prime të sqarojë se ku ka rrahur dynjanë, në liqen apo në televizion. Këtë duhet të të thoja në 19 mars. Prandaj të mbajta në kurriz, që ty të të mos ndikonte të finalja.”

Kontrata lobuese e PD, Rama: 6 mln euro për heqjen e damkës së një non-grate, ku i gjetën paratë?

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Vlorës në kuadër të fushatës elektorale të Partisë Socialiste që ai drejton.

E ndërsa SPAK-u do të verifikojë një kontratë lobuese mes Partisë Demokratike dhe Shteteve e Bashkuara në vlerë 6 milionë euro, Rama ka vendosur ta përdorë në fushatën e tij elektorale si një sulm ndaj kundërshtarit të tij kryesor politik.

Rama shtron pyetjen se ku i ka gjetur Partia Demokratike këtë vlerë parash kaq të lartë, për të hequr “non-gratën”, e kryedemokratit Sali Berisha.

Kampi i demokratëve ka sqaruar se paratë e kontratës me kompaninë amerikane ‘Continental” po shlyhet nga patriotë emigrantë. Këtë gjë kreu i qeverisë e ironizoi duke thënë se dhe “Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë”.

Duke përfituar nga rasti, kryesocialisti kërkoi votën për partinë e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke cilësuar e një herë tjetër avantazhin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot, ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin në të përditshmen e vet këtë përballje, jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 mln euro. Është bërë një kontratë 6 mln euro, thuhet nga patriotë. Ju kujtojmë se Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë.

Por 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non grata janë vërtet shumë, për të mos bërë pyetjen ku u gjetën gjithë këto para. E si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu, të paguhen më shumë para se sa çfarë shteti shqiptar jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku.

Është e çuditshme kur mendon se ne na u thanë se sa të vinte Trump do ikte non grata, tani u dashkan e 6 mln euro me shpresën se ikën non grata. Edhe sikur të rrijë, e sikur të ikë, kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese e shqiptarëve, që janë sot në një moment historik, e duhet të marrin një vendim historik.

Sepse, në 11 Maj nuk është zgjedhje mes dy kampeve politike. Është një zgjedhje mes Shqipërisë në BE, në Evropë, dhe interesit kombëtar të një populli të tërë dhe hallit privat të një 80 e kusur vjeçari që vazhdon të provojë të bëjë çorap Shqipërinë. Është një zgjedhje mes të mirës së përbashkët, pa dallim bindjesh politike, sepse bëhet fjalë për mundësinë e madhe që na është dhënë ne”, tha Rama.