Gruaja e parë ‘kryepolice’/ Emërohet drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake të Tiranës, vijon “fshesa” e besnikëve të Veliajt

Një tjetër lëvizje raportohet se do të ndodhë në Bashkinë e Tiranës. Pas shkarkimit të Toni Benit nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Bashkiake, Elona Lalaj Xhelilaj do të jetë pasuesja e kësaj detyre.

Referuar burime të “VNA.al”, mësohet se Xhelilaj pritet të emërohet Drejtuese e Policisë Bashkiake. Ky emërim duket të jetë pjesë e “fshesës” për largimin e njerëzve të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Në detyrën e shefit të Policisë Bashkiake ishte komanduar Toni Beni i cili u shkarkua një muaj më parë. Ky i fundit njihej si një nga njerëzit e afërt të Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Pas përplasjeve për postin e nënkryetarit të Bashkisë ku Veliaj emëroi Sara Goxhajn të cilën Rama e shkarkoi duke emëruar të preferuarën e tij Anuela Ristani, tashmë dhe drejtuesi i ri i Policisë Bashkiake duket të jetë një preferencë e kryeministrit i cili “nga larg” po tërheq fijet e drejtimit të Bashkisë më të madhe në vend.

Premtimi i Sali Berishës: Të gjitha taksat rrugore do të hiqen që javën e parë të qeverisë! Amnisti për qytetarët dhe bizneset e vogla

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha premtoi se do të heqë të gjitha taksat rrugore, përfshirë edhe atë që qytetarët paguajnë në rrugën e Kombit.

“Çdo diskriminimi nga çdo krahinë merr fund. Të gjitha taksat rrugore hiqen javën e parë qeverisë demokratike”, tha Sali Berisha gjate bashkebisedimit me qytetaret ne rrjetet sociale.

Po ashtu Berisha deklaroi se një nga aktet e para të qeverisë së tij do të jetë amnistia për qytetarët dhe bizneset e vogla.

“Të gjitha gjobat mbi qytetarët të vendosura para datës 11 maj dhe deri në 1992, cdo gjobë dhe kamatë do të falen, do të jenë zero. Po kështu edhe gjobat e biznesit të vogël. Ju garantoj se amnistia për qytetarët, ndaj gjobave absurde do të jetë nga aktet me të parë të qeverisë”, u shpreh Berisha.

Momentet e tërmetit të fuqishëm në Stamboll, spikerja tmerrohet nga lëkundjet

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka tronditur Stambollin në orën 12.49 të së mërkurës.

Prezantuesja e CNN TURK Meltem Bozbeyoğlu është kapur drejtpërdrejt në studio në momentin e tërmetit dhe siç duket nga pamjet e ka përjetuar shumë keq.

Tërmeti shkaktoi panik te banorët e zonave afër epiqendrës të cilët kanë dalë menjëherë nga banesat dhe janë këshilluar që të mos hyjnë brenda për rreth 3 orë.

Nga informacione e deritanishme nuk raportohet për dëme të konsiderueshme apo fatalitete në jetë njerëzish.

Ngjarje e rëndë për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, i djegin makinën brenda vilës!

Kristian Panuçi është përballur me një ngjarje të rëndë në fillimin e kësaj jave. Pasditen e së hënës, Audi Q8 që ndodhej i parkuar në vilën e ish-trajnerit të Kombëtares, është gjendur në flakë.

Zjarri është ndezur qëllimisht raportohet, ndërsa gjithçka ndodhi në Itali. Në vilën e Panuçit jeton djali i tij, Huan. Ish-trajneri i Kombëtares ndërkohë ndodhej në Dubai.

Panuçi mbajti për herë të fundit pozicionin e trajnerit të Shqipërisë, nga viti 2017 deri në vitin 2019.

52-vjeçari drejtoi kuqezinjtë në 15 ndeshje pa lënë shenjë. Si lojtar, periudhën më të gjatë e kaloi te Roma.

Familja nuk e pranon si nuse? Egli bën veprimin e papritur ndaj motres së Gjestit (Foto)

Romanca mes Gjestit dhe Eglit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat rozë, ku kohët e fundit ka tërhequr vëmendje edhe marrëdhënia e Eglit me familjen e këngëtarit.

Një veprim i fundit i saj në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta.

Egli ka hequr nga lista e ndjekësve motrën e Gjestit, Blerinën – pavarësisht se kjo e fundit nuk e kishte ndjekur asnjëherë në profilin e saj. Ky detaj ka bërë që fansat të aludojnë për përçarje në marrëdhënien e çiftit.

Megjithatë, vetë Egli dhe Gjesti nuk kanë dhënë asnjë koment publik lidhur me këto spekulime. Përkundrazi, në festën e organizuar nga ‘Big Brother’, ata u shfaqën së bashku dhe dukeshin më të afërt e më të lumtur se kurrë më parë.

SHUHEN SHPRESAT/ S’ka liri për Erion Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

Ditën e sotme u zhvillohet seanca gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca ndaj kryetarit të Bashkisë, i cili ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, u mbajt mbahet në orën 13:00 dhe pak minuta me pare u vendos qe Veliaj te rikthehet ne qelin e eparaburgimit ne Durres

“Vendimi u dha këtë të mërkurë gjatë seancës ku SPAK solli informacion dy mujor, e ku mbrojtja e personave nën hetim kishte kërkuar revokim të masave të sigurisë, përkatësisht “arrest në burg” për Erion Veliajn dhe “arrest shtëpie” për biznesmenin Elman Abule.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erion Bani”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

Kujtojme se në seancën e datës 16 Prill, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve.

Për këtë aryse seanca u shty ditën e sotme (23 prill).

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Laert Vasili flet per here te pare per eksperiencën në BBV, paralajmëron padi ndaj ish-banorëve për …

Aktori Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, ishte sot në një rrëfim në emisionin “Shqipëria Live”. Ai tregoi sesi ndihet pas daljes nga shtëpia dhe si e pret publiku jashtë.

“Kështu e kisha parashikuar edhe unë finalen. Më vjen mirë që eci në rrugë dhe ‘sagapo Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri, falë nënës sime, të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashamirësi”, tha ai.

Por sa i përket situata në shtëpi, ai tha se emri i tij është përdhosur dhe se janë lëshuar shumë ofendime ndaj tij, për të cilat tha se përfaqësuesit e tij ligjor do të shohin nëse do të ketë një padi apo jo.

“Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë. Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë. Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai.

Në lidhje me fituesin ai tha se Gjesti e meritonte, por nuk ia kurseu thumbimet.

“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri. Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”, tha Laerti.

Por si është raporti i tij jashtë shtëpisë me Valbonën?

“Asnjë marrëdhënie nuk ka sot me Valbonën. Ishte një njohje që nisi me vendim të saj, kaloi në pëlqim. Luhatjet e humorit bënë që çdo dy tre ditë të thoshte ‘sukses në jetë’. Përdori fjalë të rënda, e kam falur, nuk pranoi darkën, e kam falur, doja të sqaroheshim tha jo… a do ta njoh jashtë? Në kishë shkojnë njerëzit dhe fal Perëndia pa fund, njeriu ka një limit”, u shpreh ai duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk do të ketë asnjë marrëdhënie.

Tërmeti në Turqi/ AFAD: Mund të ketë një tërmet edhe më të fortë, duhet..

Stambolli u trondit paraditen e sotme nga tërmete të njëpasnjëshme, pas atij me magnitudë 6.2. AFAD bëri të ditur magnitudën e tërmetit me qendër në Silivri në orën 12:49 me magnitudë 6.2 ballë. Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya bëri një deklaratë duke thënë: AFAD dhe institucionet tona përkatëse kanë filluar skanimin me të gjitha ekipet e tyre.

Sipas medias turke Sabah, eksperti i tërmeteve Şükrü Ersoy bëri deklarata të rëndësishme ndërsa tha se edhe në vitin 2019 në po të njëitn vend ka pasur sërish një tërmet të fortë. “Kur po komentonim 3.9, thamë se vendndodhja e tij ishte kritike. Po kështu, një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në të njëjtin vend në vitin 2019. Pra, thamë se mund të jemi të shqetësuar sepse mund të jetë pikënisja e tërmetit të ardhshëm të Marmarasë. Kjo madhësi është shumë e rëndësishme. Mund të ketë një tjrtër tërmet në vijim edhe më i fortë”, tha ai.

“Është e dobishme të jesh vigjilent. Një pikë ku mund të pritet një tërmet më i madh, pasi vetë tërmeti mund të shkaktojë dëme. Nëse qëndrojmë jashtë, duhet të qëndrojmë në një zonë të hapur, jo aty ku ka shtëpi”, shtoi ai.

TR0 NDITËSE/ E Lindi, e braktisi dhe vazhdoi festën! Nëna 27-vjeçare le foshnjën të υd*së në parking për të shijuar festivalin (VIDEO)

Pamje tronditëse të publikuara në rrjet kanë shokuar opinionin publik. Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në një festival në qarkun e Bangkokut, ku një grua 27-vjeçare, e identifikuar nga policia si Piyathida, ka sjellë në jetë një foshnjë në një parking, për ta braktisur më pas pa mëshirë.

Kamerat e sigurisë e kanë regjistruar momentin kur gruaja, e dukshme në dhimbje, lëviz përreth një makine duke mbajtur belin. Ajo shihet duke hequr rrobat dhe duke lindur pranë një veture të parkuar, ndërsa më pas largohet menjëherë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pa i ofruar ndihmë foshnjës apo të kërkonte ndihmë, ajo është kthyer sërish në festivalin në fshatin Rotsarin, duke vazhduar festimet.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, një grup kalimtarësh vërejnë foshnjën. Edhe pse ajo ishte ende gjallë në ato momente, për fat të keq nuk ka mundur të shpëtohet dhe ka ndërruar jetë si pasojë e braktisjes.

Në përballje me policinë, fillimisht Piyathida i mohoi akuzat, por më vonë i pranoi pasi u shtrua në spital. Policia ka njoftuar se ajo ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes dhe se ka edhe dy fëmijë të tjerë me ish-bashkëshortin e saj. Të dy ata janë marrë nën kujdes nga autoritetet sociale. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse do të ngrihen akuza penale ndaj saj për braktisje me pasojë vdekjen.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-14634703/Woman-gives-birth-street-festival-leaves-baby-die-parties-on.html?ico=embedded

E trishtë/ Aktorja e njohur ndahet nga jeta në moshën 24-vjeçare

Aktorja amerikane Sophie Nyweide, është ndarë nga jeta në moshën 24-vjeçare. Trupi i saj u gjet më 14 prill pranë një lumi në Bennington, Vermont, ndërsa lajmi është bërë publik këtë mëngjes nga mediat ndërkombëtare.

Sophie u bë e njohur që në fëmijëri me rolet e saj në filma si Mammoth (2009), An Invisible Sign (2010) dhe Margot at the Wedding (2007).

Ajo lindi më 8 korrik 2000 në Vermont dhe nisi karrierën në aktrim që në moshën 6-vjeçare me filmin Bella (2006).

Në filmin Mammoth, Sophie interpretoi vajzën e personazheve të luajtur nga Michelle Williams dhe Gael García Bernal.

Vdekja e saj po hetohet nga autoritetet, të cilat nuk përjashtojnë asnjë pistë. Një burrë që ndodhej me të në momentin e ngjarjes po bashkëpunon me policinë, por nuk është i dyshuar.

Pranë trupit të saj nuk janë gjetur shenja jete kur mbërritën ekipet mjekësore. Priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore dhe analizave toksikologjike.

Familja e saj ka konfirmuar lajmin përmes një deklarate prekëse, ku thuhet:

“Sophie, një jetë që u shua shumë shpejt. Le të frymëzohemi nga prania e saj e shkurtër dhe të përpiqemi të jemi njerëz më të mirë. Është detyra jonë t’i mbrojmë fëmijët tanë dhe të bëjmë të duhurën për ta”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se; Sophie vuante nga trauma të pazgjidhura dhe dhimbje emocionale, për të cilat përdorte substanca si formë vetë-mjekimi.