Pas 22 vitesh ndarje, Livia Brunga takohet me babanë! (FOTO)

Livia Brunga është bërë bashkë me të atin pas 22-vitesh ndarje! Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale!

Rikujtojmë që në një moment prekës gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, ish-banorja Livia Brunga përjetoi një emocion të veçantë: pas 22 vitesh ndarje, ajo komunikoi për herë të parë me të atin përmes një lidhjeje Skype. Ky takim i papritur u bë i mundur nga produksioni i spektaklit, duke sjellë emocione të forta për Livian dhe banorët e tjerë të shtëpisë.

Gjatë bisedës, Livia, e përlotur, i tha të atit: “Është ai zëri… që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab.” Babai i saj, i emocionuar, u shpreh: “Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderoje babin.” Ata e mbyllën komunikimin duke premtuar një takim pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP.

Pas 22 vitesh ndarje, Livia Brunga takohet me babanë! (FOTO)

Ja kush është aktorja 62-vjeçare që shpallet “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 nga revista PEOPLE

Aktorja e njohur Demi Moore është shpallur “Gruaja më e bukur në notë” për vitin 2025 nga revista prestigjioze PEOPLE.

Në moshën 62-vjeçare, Moore rrëfen me sinqeritet për rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit, bukurisë së brendshme dhe suksesit të fundit në karrierë me filmin horror “The Substance”, i cili i solli çmime të rëndësishme si Golden Globe dhe Screen Actors Guild.

Në një intervistë për këtë numër special, Moore ndan reflektime të thella mbi jetën e saj, përfshirë një fëmijëri të vështirë, sfidat në marrëdhëniet personale dhe përvojën si nënë e tre vajzave: Rumer, Scout dhe Tallulah, të cilat i ka me ish-bashkëshortin Bruce Willis. Ajo thekson rëndësinë e pranimit të vetvetes dhe bukurisë që vjen nga përvoja dhe pjekuria.

Familja dhe miqtë e saj kanë reaguar me entuziazëm ndaj këtij nderimi. Vajzat e saj kanë shprehur krenarinë dhe dashurinë për nënën e tyre në rrjetet sociale, ndërsa Emma Heming Willis, gruaja aktuale e Bruce Willis dhe mikesha e ngushtë e Moore, ka vlerësuar bukurinë dhe forcën e saj të brendshme.

Veprimi i papritur i Eglit ndaj motrës së Gjestit habiti të gjithë

Që nga romanca e Gjestit dhe Eglit në mediat rozë është mjaftë i përfolur edhe raporti i Eglit me familjarët e këngëtarit.

Një veprim i Eglit ka ngjall reagime të shumta në rrjet, pasi kishte hequr nga lista e ndjekësve motrën e Gjestit, Blerinën.

Fansat e çiftit kanë aluduar se raporti i tyre nuk është në gjendjen më të mirë, por vetë personat nuk kanë bërë ndonjë reagim të tillë.

Kujtojmë se në festën e organizuar nga ‘Big Brother’ Gjesti dhe Egli janë shfaqur bashkë dhe më të lumtur se kurrë.

Veprimi i papritur i Eglit ndaj motrës së Gjestit habiti të

E BUJSHME nga Spanja/ Vinicius rrezikon PËRJASHTIMIN nga futbolli

Një lajm i bujshëm nga Spanja është përhapur për Vinicius.

Ylli i Realit raportohet se rrezikon përjashtimin deri në dy vite, ndërsa ndodhet nën investigim nga FIFA.

“Marca” tregon se Vinicius akuzohet nga FIFA për konflikt interesi.

Kjo pasi braziliani është i regjistruar si pronar i disa klubeve profesionale në futboll.

Në rast se akuzat do të verifikohen dhe lojtari ka shkelur rregullat, atëherë përjashtimi shkon deri në dy vite.

Një rast ky i paprecendentë edhe për Realin, që planifikon të ardhmen te Vinicius.

Vinicius ka mbi 300 ndeshje me Realin ku u afrua në vitin 2018.

Me 105 gola të shënuar dhe 79 të tjerë të asistuar, është ndër lojtarët që ka bërë më mirë gjatë kësaj periudhe.

Stresi tregon shumë marramendëse që paguhet vetëm për 40 minuta koncert live!

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi se paguhet plot 10 mijë euro për një koncert live që zgjat vetëm 40 minuta.

Ky informacion ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit kanë reaguar me habi, por edhe me admirim për suksesin dhe vlerësimin që ka arritur artisti në skenën muzikore.

Stresi, i cili prej vitesh është aktiv në muzikën shqiptare dhe njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë, ka theksuar se kjo shumë është rezultat i përkushtimit të tij dhe lidhjes së fortë me publikun, si dhe i 18 viteve që ai është pjesë e skenës.

Reperi vazhdon të jetë një ndër figurat më të komentuara në industrinë e muzikës urbane në Shqipëri dhe Kosovë, duke mbajtur koncerte të shpeshta brenda dhe jashtë vendit.

Kandidati për deputet zbulon kontratën e Berishës me LaCivitan: Ja sa do të paguhet

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Halit Valteri, ka zbuluar kontratën mes Partisë Demokratike dhe kryestrategut të fushatës elektorale Chris La Civitas.

Në studion e “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, Valteri zbuloi se sipas informacioneve të tij, Berisha do t’i paguajë “Latifit” siç e quajti ai, 1.2 milionë euro dhe ndërmjetës i kësaj kontrate është Fatmir Mediu.  

PD ende nuk është treguar transparente dhe nuk ka treguar se kush, dhe si do paguajë Kryearkitektin e triumfit të Trump.

SKANDAL në Argjentinë/ TRONDITET klubi i njohur, presidenti kapet “MAT” me 25 mijë dollarë! (VIDEO)

Presidenti i San Lorenzos, Marçelo Moreti, ka vendosur të tërhiqet nga drejtimi i klubit dhe pse më parë kishte deklaruar që nuk dorëhiqet.

Gjithçka lidhet me skandalin, që përfshin Moretin në korrupsion.

Duke mbajtur postin e presidentit të klubit të njohur argjentinas, mori një shumë prej 25 mijë dollarësh.

Nëna e një futbollisti ia jep në dorë të gjithë shumën e parave dhe kamera e fshehtë e ka faktuar.

https://www.instagram.com/reel/DIv5fOvsKv_/?utm_source=ig_embed&ig_mid=470693B4-286A-43CF-8BC4-DE54AA757A15

Tashmë një investigim është hapur, pasi shuma e dhënë pritej të sillte një favor.

Bëhej fjalë për nënshkrimin e një prej lojtarëve nga moshat.

San Lorenzo synon titullin kampion dhe kjo situatë ka tronditur tashmë strukturat brenda klubit.

Me t.hika dhe shpata / 8 afrikanë tentojnë të grabisin “shtëpinë e barit” në Angli, përballen me ρΙumbat e shqiptarëve

Një bandë afrikanësh ka dalë para gjykaës në Londër, me akuzat e grabitjes së rënduar, pasi tentuan të hynin brenda një shtëpie që shqiptarët e kishin kthyer në fermë kanabisi.

Banda prej tetë afrikanësh nga mosha 17 deri në 32-vjeç, iu afrua banesës në rrugën Canterbury, në North Croydon të Anglisë, të maskuar dhe të armatosur me thika dhe shpata, me qëllim për të grabitur nga shqiptarët sasinë e madhe të kanabisit që ata kishin kultivuar.

Por brenda shtëpisë ndodheshin tre shtetas shqiptarë, të cilët iu përgjigjën atyre me plumba.

Policia angleze arriti të arrestonte si pjesëtarët e bandës, edhe tre shqiptarët, të cilët pranuan fajin për rritjen e bimëve narkotike. Në vendngjarje u sekuestruan si bimët, edhe thika armë dhe sende të tjera të paligjshme.

“Këta tetë të pandehur ranë dakord të punonin së bashku për të grabitur një fermë kanabisi. Kjo është arsyeja pse ata u bashkuan për të qenë së bashku në orët e para të mëngjesit. Ata u armatosën me thika”, tha prokurori, duke shtuar: “Për fat të keq për të pandehurit, ata zbuluan se kishin shkuar me thika në një sherr me armë. Një nga shqiptarët kishte një armë me të cilën qëlloi të paktën një herë.”

Jozi me Gjestin së bashku? Pas fituesit, edhe ish-banori publikon VIDEO në Lamborghini

Pas fotos së Gjestit duke pozuar në një Lamborghini për të festuar fitoren e Big Brother VIP Albania 4 dhe çmimin prej 100 mijë euro, ka reaguar edhe ish-banori Jozi – me të cilin Gjesti pati përplasje gjatë qëndrimit në shtëpi.

Jozi publikoi një video ku shihet duke vozitur një veturë të markës Lamborghini, çka është interpretuar nga ndjekësit si një “diss” i koduar ndaj Gjestit.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, komentet shpërthyen me aludime për një rivalitet që po vazhdon edhe jashtë shtëpisë.

Derisa asnjëri s’ka reaguar publikisht, fansat mendojnë se “lojërat” mes tyre sapo kanë filluar.

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medalje të artë në Podgoricë

Distria Krasniqi ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos, duke u shpallur kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Garuesja kosovare, e cila është edhe kampione olimpike, ishte e pandalshme gjatë gjithë ditës në turneun që po mbahet në Podgoricë, duke treguar nivel të lartë teknik dhe fizik. Ajo fitoi medaljen e artë pasi triumfoi në finale ndaj italianes Odetta Giuffrida, me dy hedhje të suksesshme.

Rrugëtimi i Distrias ishte mbresëlënës .Në gjysmëfinale, Krasniqi mposhti spanjollen Ariane Toro Soler me një Ippon spektakolar, duke siguruar të paktën medaljen e argjendtë. Në çerekfinale, ajo e eliminoi holandezen Naomi Van Krevel. Në të tetën e finales, Distria tregoi qartazi dominim ndaj serbes Milica Nikolic. Ndërkohë, në rrethin e parë, ajo kaloi pa luftë.

Fitorja e saj përforcon edhe një herë rolin e Kosovës si një fuqi në xhudo, dhe vetë Distrian si një nga sportistet më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.