Gjesti nuk mban premtimin që bëri ndaj Eglit

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, u shpall fitues i sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, pas një rrugëtimi të gjatë, sfidues dhe shpesh të dhimbshëm.

Pavarësisht ofendimeve, presionit psikologjik dhe një episodi dhune fizike, ai arriti ta fitonte zemrën e publikut dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gjesti krijoi një lidhje të afërt dhe shumë të komentuar me Eglin, duke u kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera të edicionit.

Por pak ditë para finales, ai befasoi me një deklaratë të fortë: “E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta… Sapo të dal, bllok e ke.”

Kjo deklaratë ngriti shumë pikëpyetje dhe për disa, u duk si fundi i një lidhjeje që nisi me shumë emocione.

Por… a e mbajti fjalën Gjesti?

Pas përfundimit të spektaklit, fansat kanë vëzhguar me vëmendje çdo lëvizje të çiftit në rrjete sociale — dhe rezultati është surprizues!

Jo vetëm që Gjesti nuk e ka bllokuar Eglin, por dyshja duket më e afërt se kurrë. Ata janë parë shpesh bashkë, madje kanë publikuar foto pranë njëri-tjetrit, duke treguar se raporti mes tyre jo vetëm që nuk është ftohur, por ndoshta po bëhet më i fortë jashtë shtëpisë.

Ndjekësit tani pyesin: A kemi të bëjmë me një histori dashurie që do të vazhdojë edhe jashtë kamerave?

Gjesti merr vendimin e papritur ndaj Jozit? (Detaje)

Pas incidentit të bujshëm në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozi Marku sulmoi fizikisht Gjestin gjatë transmetimit live, reagimet nuk kishin të ndalur.

Publiku shpërtheu me komente dhe kritika ndaj Jozit dhe produksionit për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë që ngjarja vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, burime të ndryshme në rrjet po raportojnë se Gjesti, tashmë fituesi zyrtar i BBVA 4, është duke konsideruar seriozisht ndjekjen penale të Jozit për sulmin fizik që ndodhi brenda shtëpisë së famshme.

Pasi doli nga formati dhe mori kurorën e fituesit, Gjesti nuk ka dhënë ende një deklaratë publike të drejtpërdrejtë për incidentin, por burime pranë tij pohojnë se ai ka kontaktuar me përfaqësues ligjorë dhe po shqyrton hapat e ardhshëm që mund të ndërmarrë në drejtim të një padie për dhunë fizike.

Publiku mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga vetë Gjesti, ndërkohë që kërkesat për drejtësi dhe transparencë po shtohen dita-ditës.

Momenti kur merret peng i riu në Tiranë (Video)

Një ngjarje tronditëse është raportuar mbrëmjen e sotme pranë zonës së ish-Doganës, mbrapa rezidencës “Fole”.

Një qytetar ka denoncuar për JOQ se një grup prej rreth 10 deri në 15 djemsh kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu dhe më pas e kanë futur me forcë në një automjet.

“Përshëndetje JOQ, doja të raportoja një rast të sapondodhur te ish-Dogana. Nga distanca nuk e kam filmuar mirë, por pashë 10-15 djem që po rrihnin një djalë dhe më pas e futën me zor në makinë,” shkruan denoncuesi, duke shprehur shqetësim për atë që mund të jetë një rast rrëmbimi i mirëorganizuar.

Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në zonë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia për rrethanat apo motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Kamera sigurie në zonë mund të jenë kyçe për zbardhjen e saj.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 24 Prill 2025

Dashi

Nëse marrëdhënia juaj me partnerin nuk është e kënaqshme, duhet te kini kurajën dhe guximin te diskutoni hapur me te. Gjithsesi mos prisni përmirësime te menjëhershme te situatës. Beqaret, nen ndikimin pozitiv te Venusit, do jene magnetike dhe do tërheqin pas vetes cilindo qe do iu pëlqejë. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj shpenzoni me kujdes dhe maturi.

Demi

Dite e qete dhe e pasur me momente harmonike kjo e sotmja. Do bashkëpunoni pa fund me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë mosmarrëveshjet e vjetra. Për beqaret priten takimet e ëndrrave, por ata duhet te kenë durim deri ne mbrëmje. Ne planin financiar Plutoni do sjelle fat me shumice. Përfitoni për te rregulluar sa me pare situatën.

Binjaket

Influenca e yjeve nuk do jete e keqe për jetën tuaj ne çift sot. Do jeni te gatshëm t’i kushtoni me tepër vëmendje personit qe keni ne krah dhe situata do përmirësohet ndjeshëm. Beqaret nuk duhet t’i mbyllin sytë dhe ta lënë veten te lire sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te bëni gjithçka sepse çdo gabim mund t’iu kushtoje shtrenjtë.

Gaforrja

Përgatituni për një ngjarje te madhe gjate kësaj dite. Partneri do këtë menduar gjithçka qe t’iu lere me goje hapur dhe te përjetoni emocione pa fund. Nëse keni vetëm me siguri qe sot do shkëmbeni shikimet me një person mjaft tërheqës. Jeta juaj do ketë ndryshime rrënjësore. Ne planin financiar do iu duhet pak me tepër maturi dhe kujdes për t’ia dale.

Luani

Do e rigjeni harmoninë dhe ngrohtësinë e jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni me se miri. Mundohuni te mos prekni për pak kohe temat delikate. Beqaret do duan dashuri te mëdha dhe pasionante, por sot mundësitë do ekzistojnë vetëm për aventura kalimtare. Ne planin financiar do keni mbështetjen e yjeve, prandaj nuk priten aspak probleme.

Virgjeresha

Sot do mbizotërojë gjate gjithë kohës një klime e ngrohte ne çift. Te dy nuk do i preferoni emocionet e furishme, por do ju mjaftojnë edhe disa minuta se bashku ne qetësi. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa te reja. Duhet ende te bëjnë durim. Financat priten te përmirësohet fale përmbylljes me sukses te disa projekteve te nisura me herët.

Peshorja

Jeta ne çift nuk do jete as pozitive dhe as negative gjate kësaj dite. Merrini gjerat si t’iu vijnë vetëm se bëni kujdes me kritikat e tepruara ndaj atij qe keni ne krah. Disa nga ata qe janë beqare do kenë takimet e shumëpritura, te tjerët do kalojnë momente te këndshme me miqtë. Financiarisht nuk do jeni ne gjendjen me te mire. Ulni sa me pare shpenzimet e tepruara.

Akrepi

Po u treguar autoritare me atë qe keni ne krah sot do keni debate te forta. Pranoni te bashkëpunoni dhe here pas here edhe te hapni rruge. Jo gjithmonë keni ju te drejte. Beqaret duhet ta heqin turpin dhe te bëjnë atë qe do ndiejnë. Mundësitë për te krijuar një lidhje janë te mëdha. Ne planin financiar do ju duhet te hiqni dore nga te gjitha shpenzimet ne mënyrë qe t’ia dilni.

Shigjetari

Do keni shume gjera për te diskutuar me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do harxhoni shume kohe vetëm për këtë gjë. Ai qe keni ne krah do iu kuptoje dhe do ua plotësojë disa nga dëshirat. Beqaret do kenë dëshira te çmendura te cilat nuk do iu realizohen sot. Financat do kenë përmirësime shume te mëdha dhe do mund te kryeni investimet e dëshiruara.

Bricjapi

Yjet do i keni gjate gjithë kohës pranë sot dhe do ju mbështesin pa fund. Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e bukur sesa e kishit imagjinuar. Edhe beqaret do kalojnë një dite te mrekullueshme dhe te mbushur me takimet e ëndrrave. Me financat duhet te merreni me tepër. Me mire rregullojini problemat sa janë te vogla sesa te prisni qe ato te bëhen te veshura.

Ujori

Çështjet e dashurisë do shkojnë për mrekulli gjate kësaj dite. Do mirëkuptoheni me partnerin tuaj dhe gjerat do ju shkojnë sipas planeve. Beqaret do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje me një person qe e kane njohur qysh ne fëmijëri. Buxheti duhet riorganizuar sa me pare te jete e mundur. Po e late pas dore nuk do arrini dot me ta stabilizoni situatën.

Peshqit

Do jeni ne humor shume te mire gjate kësaj dite dhe do e toleroni pa fund atë qe keni ne krah. Ne mbrëmje mund te ketë ndonjë darke romantike gjate se cilës mund te flisni edhe për te ardhmen. Beqaret serish do jene pa fat ne dashuri dhe do mbeten vetëm. Financat mos kërkoni t’i rritni menjëherë sepse nuk do ia arrini dot. Menaxhoni me kujdes ato qe iu kane mbetur.

Laert Vasili ‘fshin’ Valbonën pas Big Brother dhe thumbon Gjestin: Një analfabet funksional, e meritoi fitoren

Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, tha se Gjesti e meritonte, por nuk ia kurseu thumbimet.

Ai e pranoi fitoren e kundërshtarit të tij, por në mënyrë sarkastike, duke theksuar se ajo nuk ishte rezultat i talentit apo punës, por i kaosit që solli.

“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri. Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”, tha Laerti për Top Channel.

Por si është raporti i tij jashtë shtëpisë me Valbonën?

“Asnjë marrëdhënie nuk ka sot me Valbonën. Ishte një njohje që nisi me vendim të saj, kaloi në pëlqim. Luhatjet e humorit bënë që çdo dy tre ditë të thoshte ‘sukses në jetë’. Përdori fjalë të rënda, e kam falur, nuk pranoi darkën, e kam falur, doja të sqaroheshim tha jo… a do ta njoh jashtë? Në kishë shkojnë njerëzit dhe fal Perëndia pa fund, njeriu ka një limit”, u shpreh ai duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk do të ketë asnjë marrëdhënie.

Laert Vasili rrëfen se nuk do ta ribënte eksperiencën e Big Brother, paralajmëron padi ndaj ish-banorëve?

Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live në Top Channel.

Ai tregoi sesi ndihet pas daljes nga shtëpia dhe si e pret publiku jashtë.

“Kështu e kisha parashikuar edhe unë finalen. Më vjen mirë që eci në rrugë dhe ‘sagapo Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri, falë nënës sime, të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashamirësi”, tha ai.

Por sa i përket situatave në shtëpinë e BBVIP, ai tha se emri i tij është përdhosur dhe se janë lëshuar shumë ofendime ndaj tij, për të cilat tha se përfaqësuesit e tij ligjor do të shohin nëse do të ketë një padi apo jo.

“Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë.

Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë.

Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai.

Laerti foli edhe në lidhje me problematikën që ai ka me banesën e tij, arsye për të cilën ai u fut në Big Brother.

“Njerëzit më pyesin tani çfarë do bësh, se sakrifikove katër muaj, shoh sytë e nënës sime që më shohin me pikëpyetje, pra kjo është gjendja e rënduar. ‘Me shtëpinë çfarë do bësh, do ia lesh bankës’ kjo është pikëpyetja e nënës sime”, tha ai.

U nda nga i dashuri? Ish-banorja e Big Brother i jep fund thashethemeve

Modelja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e BBV, Jori Delli prej kohësh tashmë është në nëj romancë me këngëtarin e njohur italian, Fred de Palma.

Pak ditë më parë bukuroshja shqiptare ishte në një udhëtim me shoqërinë e saj, ndërsa në media qarkulluan lajmet se Jori i ka dhënë fund marrëdhënies me De Palmën.

Por mbrëmjen e së martës përmes një postimi në InstaStory ajo ka zbuluar se asgjë s’është e vërtetë mbi thashethemet që qarkullojnë në median rozë, pasi dyshja vijon të jenë më të të dashuruara se kurrë.

Postimi i Jorit

Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin që përjetoi nga tërmeti në Stamboll, ndodhej në spital me…

Të mërkurën, Stambolli u lëkund nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2. Dridhjet e tokës janë ndier në disa rajone, por deri tani nuk ka raportime për të lënduar dhe dëmtime.

Modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku e cila jeton prej vitesh në Turqi, ka ndarë përjetimet e saj nga ngjarja. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ndodhej në spital me të atin kur ndjeu tërmetin. Menjëherë, ajo ka dalë bashkë me të teksa përshkruan frikën e atij momenti që i është dukur si një skenë filmash.

Isha në spital me babain tim, vetëm pak larg tij, kur papritur ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke thirrur ‘babi, babi, babi’ derisa kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë. Skena ishte e papërshkrueshme si një film, ju betohem. Zoti e bekoftë. Nuk e kisha menduar kurrë se në përballje me vdekjen, do të shkoja diku pa të. Nuk di çfarë të them tjetër…uroj që Zoti t’i mbrojë të gjithë dhe mos të ndodhë asgjë e keqe. Jam ende e traumatizuar, por jemi mirë. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe kujdesin”, tha Morena.

Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin që përjetoi nga

Njohje e aneksimit të Krimesë, Trump paraqet “ofertën finale” për Putin dhe Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është duke bërë përpjekjet finale për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas një raporti të mediave amerikane dhe atyre gjermane, SHBA ka propozuar një kornizë paqeje që do të përfshinte njohjen jozyrtare të kontrollit rus mbi pothuajse të gjitha territoret në Ukrainë të pushtuara që nga fillimi i luftës në 2022. Sipas raportit, SHBA do të heqë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë që nga viti 2014 sipas planit të paraqitur javën e kaluar.

Përveç kësaj, një pjesë e vogël e territorit të pushtuar nga Rusia në Kharkiv do t’i kthehej Ukrainës. Dokumenti është vetëm një faqe dhe quhet “oferta përfundimtare” e Presidentit Trump. Shtëpia e Bardhë thekson se është e përgatitur të tërhiqet nëse nuk arrihet marrëveshje së shpejti.

Propozimi i Trump do të kërkonte lëshime të rëndësishme nga presidenti Volodymyr Zelensky. Konkretisht Rusia merr një njohje zyrtare të kontrollit mbi Krimenë nga Shtetet e Bashkuara. Njohje de facto e pushtimit rus të pothuajse të gjithë rajonit të Luhanskut, si dhe pjesëve të pushtuara të Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhisë. Garancia se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s. Megjithatë, teksti përmend se Ukraina mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Heqja e sanksioneve të vendosura që nga viti 2014. Rritja e bashkëpunimit ekonomik me SHBA-në, veçanërisht në fushën e energjisë dhe industrisë.

Ndërsa Ukraina merr një “garanci e fortë sigurie” nga një grup ad hoc i vendeve evropiane dhe ndoshta shtete të tjera joevropiane me interesa të ngjashme. Megjithatë, dokumenti mbetet i paqartë se si do të funksionojë ky mision paqeruajtës dhe nuk përmend përfshirjen e SHBA. Kthimi i një pjese të vogël të rajonit të Kharkiv-it të pushtuar aktualisht nga Rusia. Qasje falas në lumin Dnipro, i cili kalon përgjatë vijës së frontit në pjesë të Ukrainës jugore. Kompensimi dhe ndihma për rindërtim, megjithëse në dokument nuk specifikohet se nga do të vijnë fondet.

Financial Times, nga ana tjetër, raporton se presidenti rus Vladimir Putin ofroi të ndalonte përkohësisht luftimet në vijën aktuale të frontit gjatë negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas raportit, kreu i shtetit rus sinjalizoi gjithashtu gatishmërinë e tij të mundshme për të tërhequr pretendimet e Moskës ndaj pjesëve të rajoneve të okupuara ukrainase të Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia.

Në këmbim, sipas Financial Times, SHBA mund të pranojë dy kërkesa kryesore nga Rusia, duke përfshirë njohjen e sovranitetit të Moskës mbi gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014. Përveç kësaj, Ukraina duhet të braktisë objektivin e saj për anëtarësim në NATO.